{"id":575596,"date":"2022-01-16T19:25:55","date_gmt":"2022-01-16T18:25:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=575596"},"modified":"2022-01-16T19:25:55","modified_gmt":"2022-01-16T18:25:55","slug":"lajm-jo-i-mire-cmimet-e-ushqimeve-do-te-rriten-edhe-me-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/lajm-jo-i-mire-cmimet-e-ushqimeve-do-te-rriten-edhe-me-2022\/","title":{"rendered":"Lajm jo i mir\u00eb: \u00c7mimet e ushqimeve do t\u00eb rriten edhe m\u00eb 2022"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb gjitha prodhimet ushqimore \u2013 nga kafeja deri te mustarda \u2013 do t\u00eb shtrenjtohen n\u00eb vitin 2022.<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7mimet jan\u00eb rritur edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por do t\u00eb rriten edhe pes\u00eb p\u00ebr qind n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, vler\u00ebson firma k\u00ebrkimore IRI e Shteteve t\u00eb Bashkuara, shkruan Wall Street Journal.<\/p>\n<p>Niveli i rritjes do t\u00eb ndryshoj\u00eb, var\u00ebsisht dyqaneve dhe rajoneve.<\/p>\n<p>Pandemia e koronavirusit, n\u00eb fakt, ka pasur efekt t\u00eb papritur n\u00eb \u00e7mime. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2020, kur pjesa m\u00eb e madhe e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb izoluar, ka pasur shqet\u00ebsime se mbyllja e kufijve do t\u00eb shkaktoj\u00eb rritje \u00e7mimesh, por ato gati se nuk kan\u00eb l\u00ebvizur fare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa muaj m\u00eb von\u00eb, kur pandemia dukej se ishte qet\u00ebsuar n\u00eb bot\u00ebn e pasur dhe kur ekonomit\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb rihapen, \u00e7mimet kan\u00eb filluar t\u00eb rriten me shpejt\u00ebsi alarmante.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021, ato kan\u00eb arritur pik\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb lart\u00eb qysh n\u00eb vitin 2011, pasi, sipas indeksit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ushqim dhe Bujq\u00ebsi, jan\u00eb rritur p\u00ebr 40 p\u00ebr qind brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, t\u00eb nj\u00ebjtat forca q\u00eb kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb rritje, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb probleme, shkruan Economist, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ka pak mund\u00ebsi q\u00eb \u00e7mimet t\u00eb bien.<\/p>\n<p>Faktori kryesor q\u00eb e shpjegon rritjen, \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrthimi i gripit t\u00eb derrit n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb vitin 2018, i cili ka p\u00ebrgjysmuar numrin e derrave.<\/p>\n<p>Kjo e ka detyruar k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb importoj\u00eb shum\u00eb mish derri dhe burime alternative t\u00eb proteinave, gjat\u00eb viteve 2019 dhe 2020, gj\u00eb q\u00eb i ka reduktuar furnizimet globale.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb dukur si m\u00eb e qet\u00eb kah mesi i vitit 2021, por p\u00ebrhapja e koronavirusit ka rritur frik\u00ebn p\u00ebr val\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kjo frik\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb vitin 2022 dhe do t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme tregjet ushqimore, shkruan Economist.<\/p>\n<p>Faktor tjet\u00ebr q\u00eb ka rritur \u00e7mimet, kan\u00eb qen\u00eb disa vonesa logjistike, t\u00eb shkaktuara nga rihapja e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb koh\u00ebn kur pandemia vazhdonte t\u2019i ngufaste disa aktivitete.<\/p>\n<p>Mungesa e kontejner\u00ebve, si dhe mosqarkullimi i shum\u00eb avion\u00ebve, q\u00eb shpesh transportojn\u00eb ushqime m\u00eb delikate, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb transporti i frutave dhe perimeve t\u00eb fresk\u00ebta t\u00eb jet\u00eb ende i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Ushqimet kryesore, si drith\u00ebrat dhe sheqeri, transportohen me shumic\u00eb n\u00eb anije t\u00eb m\u00ebdha, por edhe atje kapaciteti \u00ebsht\u00eb i kufizuar.<\/p>\n<p>Nuk ndihmon as fakti q\u00eb \u00e7mimet e naft\u00ebs jan\u00eb rikuperuar. Inflacioni \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, nga plehrat dhe kimikatet deri te kostot e transportit tok\u00ebsor dhe oqeanik.<\/p>\n<p><strong>Kushtet e motit, problemi kryesor<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, burimi m\u00eb i madh i pasigurive \u2013 si gjithmon\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi \u2013 \u00ebsht\u00eb moti.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, \u00e7mimet jan\u00eb rritur pjes\u00ebrisht si rezultat i that\u00ebsir\u00ebs n\u00eb rajonet prodhuese t\u00eb drith\u00ebrave t\u00eb Amerik\u00ebs Veriore dhe Jugore.<\/p>\n<p>Kushtet e mbjelljes dhe korrjes jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por shkenc\u00ebtar\u00ebt tani mendojn\u00eb se ka nj\u00eb probabilitet t\u00eb lart\u00eb q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr telash i k\u00ebtij lloji, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fenomeni La Nino, i cili ka prishur modelet klimatike nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta, t\u00eb tilla si p\u00ebrmbytjet dhe zjarret n\u00eb pyje, tani mund t\u2019i d\u00ebmtojn\u00eb m\u00eb seriozisht prodhimet n\u00eb hambar\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjarjet ekstreme t\u00eb motit n\u00eb vitin 2021 kan\u00eb shkaktuar rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore, t\u00eb cilat do t\u00eb mbesin t\u00eb tilla edhe n\u00eb vitin 2022, p\u00ebr shkak se kushtet e pazakonta q\u00eb kan\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb korrat, kan\u00eb sjell\u00eb mungesa t\u00eb vazhdueshme, shkruan Financial Times.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e mallrave q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kafen\u00eb braziliane, patatet belge dhe bizelet e verdha kanadeze, jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitin e kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb temperaturave ekstreme dhe p\u00ebrmbytjeve.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb paralajm\u00ebruar se k\u00ebto kushte do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe m\u00eb intensive, si pasoj\u00eb e ndryshimeve klimatike.<\/p>\n<p>Ngricat e forta n\u00eb Brazil kan\u00eb goditur prodhimin e kafes\u00eb atje, n\u00eb muajin korrik, duke i \u00e7uar \u00e7mimet n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb gati shtat\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Moti n\u00eb Brazil vazhdon t\u00eb jet\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm, duke rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr d\u00ebme t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb korra.<\/p>\n<p>\u201cBujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike\u201d, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Institutit t\u00eb Stokholmit p\u00ebr Mjedisin.<\/p>\n<p>Sipas tij, rreziqet jan\u00eb \u201cshum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d se mund\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pritshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb vitin 2022<\/strong><\/p>\n<p>Normat e inflacionit duket se do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb industrin\u00eb ushqimore dhe t\u00eb shkaktojn\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve, shkruan Fortune.<\/p>\n<p>\u201cInflacioni e tejkalon rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjeve dhe ndikon shum\u00eb n\u00eb besimin e konsumator\u00ebve, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe p\u00ebrpara se t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb konsum n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb materiale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb analisti financiar, Greg McBride, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fortune, n\u00eb muajin dhjetor.<\/p>\n<p>Kompania k\u00ebrkimore IRI vler\u00ebson se \u00e7mimet do t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb llojit t\u00eb ushqimit, por edhe rajonit.<\/p>\n<p>\u201cMe rritjen e inflacionit, disa kompani t\u00eb m\u00ebdha b\u00ebjn\u00eb rritje shtes\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve\u201d, thuhet n\u00eb raportin e IRI-t.<\/p>\n<p>\u201cShohim se ndjeshm\u00ebria n\u00eb \u00e7mime shfaqet p\u00ebr artikujt e p\u00ebrditsh\u00ebm, si mishi, , shpend\u00ebt e ngrira dhe ushqimi p\u00ebr kafsh\u00ebt sht\u00ebpiake\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shkruan Economist, \u00e7mimet ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb mbeten n\u00ebn vlerat e arritura n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2008, kur frika globale p\u00ebr munges\u00eb ushqimesh ka nxitur trazira n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Shumica e vendeve kan\u00eb shmangur llojin e masave proteksioniste, si ndalimet e eksporteve dhe grumbullimi, q\u00eb kan\u00eb ndezur kriz\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e ushqimit q\u00eb njer\u00ebzit konsumojn\u00eb, p\u00ebrpunohet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7mimi m\u00eb i lart\u00eb i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para shpesh absorbohet nga ata q\u00eb e transportojn\u00eb, p\u00ebrpunojn\u00eb dhe shesin.<\/p>\n<p>Por, artikujt e shtrenjtuar bujq\u00ebsor\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, sepse popullsia e tyre ha shum\u00eb m\u00eb pak ushqime t\u00eb p\u00ebrpunuara: m\u00eb shum\u00eb vez\u00eb dhe drith\u00ebra, m\u00eb pak \u00e7okollata dhe ushqime t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p>D\u00ebmi do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe nga problemet tjera q\u00eb i kan\u00eb goditur m\u00eb shum\u00eb vendet e varfra, t\u00eb tilla si zhvler\u00ebsimi i monedhave lokale, kufizimet dhe nd\u00ebrprerjet q\u00eb lidhen me pandemin\u00eb dhe humbja e t\u00eb ardhurave familjare p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb dhe pasojave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vaksinimi kund\u00ebr koronavirusit do t\u00eb ishte nj\u00eb ila\u00e7 i fuqish\u00ebm, shkruan Economist, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ekonomit\u00eb jasht\u00eb bot\u00ebs s\u00eb pasur, t\u00eb rihapen dhe t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb rriten p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjitha prodhimet ushqimore \u2013 nga kafeja deri te mustarda \u2013 do t\u00eb shtrenjtohen n\u00eb vitin 2022. \u00c7mimet jan\u00eb rritur edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por do t\u00eb rriten edhe pes\u00eb p\u00ebr qind n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, vler\u00ebson firma k\u00ebrkimore IRI e Shteteve t\u00eb Bashkuara, shkruan Wall Street Journal. Niveli i rritjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":575597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-575596","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=575596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575596\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/575597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=575596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=575596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=575596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}