{"id":575795,"date":"2022-01-17T10:57:43","date_gmt":"2022-01-17T09:57:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=575795"},"modified":"2022-01-17T11:02:25","modified_gmt":"2022-01-17T10:02:25","slug":"skender-hyseni-shperthen-kunder-abdixhikut-e-quan-servil-dhe-hipokrit-te-osmanit-e-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/skender-hyseni-shperthen-kunder-abdixhikut-e-quan-servil-dhe-hipokrit-te-osmanit-e-kurtit\/","title":{"rendered":"Skender Hyseni shp\u00ebrthen kund\u00ebr Abdixhikut, e quan servil dhe hipokrit t\u00eb Osmanit e Kurtit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-ministri jasht\u00ebm Skender Hyseni, ka shp\u00ebrthyer kund\u00ebr kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku.<\/strong><\/p>\n<p>Hyseni ka reaguar n\u00eb lidhje me rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb miratuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e q\u00eb b\u00ebnte thirrje t\u00eb ndalohej mbajtja e referendumit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo rezulut\u00eb ishte qyqarll\u00ebk i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, nd\u00ebrsa e ka qujatur servil t\u00eb tyre edhe kreun e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhikun, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb maskarad\u00eb prej seance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy t\u00eb heqin \u00e7fardo p\u00ebrgjegj\u00ebsie nga vetja e tyre. Dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje e gjet\u00ebn, ku tjet\u00ebr pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-s\u00eb, i cili me aleanc\u00ebn e tij t\u00eb heshtur me Kurtin e Osmanin, p\u00ebrkat\u00ebsisht me servilizmin dhe hipokrizin\u00eb e tij politike,\u00a0 e ka infektuar keq edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb. Po e n\u00ebnvizoj: \u2018Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb\u2019\u201d, ka shkruar Hyseni.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se LDK v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb dal nga kurthi n\u00eb t\u00eb cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, \u201cduke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb parti pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb politike populliste, rr\u00ebnuese p\u00ebr vendin, politik\u00eb e rrezikshme e cila sapo ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb ngre kok\u00eb\u201d.<\/p>\n<ul>\n<li><em><strong>Shkrimi i plot\u00eb i Hysenit:<\/strong><\/em><\/li>\n<\/ul>\n<p>Rezoluta kund\u00ebr referendumit serb, qyqarll\u00ebku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut.<\/p>\n<p>Askush nuk e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim karakterin anti-kushtetues t\u00eb votimit, edhe n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb shtetit serb.<\/p>\n<p>Rjedhimisht ndalimi i k\u00ebtij referndumi ishte obligim kushtetues i Qeveris\u00eb, dhe kjo duhej t\u00eb ndodhte n\u00eb koordinim me aleat\u00ebt dhe miq\u00ebt e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e sigurt se po t\u00eb kishim Kryeminist\u00ebr dhe Ministri t\u00eb Jashtme do t\u00eb mirrej edhe dakordimi p\u00ebr ndalimin e referendumit. P\u00ebr t\u2019u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kan\u00eb pas\u00eb gati dy muaj koh\u00eb. Por, n\u00eb vend t\u00eb koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kan\u00eb zgjedhur opcionin e demonstrimit t\u00eb\u201d \u201csovranitetit t\u00eb padiskutuesh\u00ebm\u201d n\u00ebn slloganin \u201cne nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr aleat e as miq dhe nuk lejojm\u00eb askend t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme\u201d. \u201cNe nuk e shkelim kushtetuten ton\u00eb as p\u00ebr aleat\u00ebt\u201d, than\u00eb k\u00ebta t\u00eb mjer\u00eb. Thua se aleat\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr veqse \u00e7do dit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga ne q\u00eb ta shkelim kushtetut\u00ebn, sic!!!???<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, duke mos pas\u00eb guximin elementar p\u00ebr t\u00eb zbatuar kushtetut\u00ebn, struc\u00ebt, binomi Kurti-Osmani vendos\u00ebn t\u00eb organizonin \u2018referendumin\u2019 e tyre, ku tjet\u00ebr pos, n\u00eb kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019u shtruar deputet\u00ebve nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb: \u201cT\u00eb dashur deputet\u00eb UN\u00cb, VJOSA OSMANI PRESIDENTJA JUAJ DHE UN\u00cb, ALBIN KURTI, KYEMINISTRI JUAJ, po ju pyesim: A duhet ne t\u00eb dy ta zbatojm\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs???!!!\u201d Dhe deputet\u00ebt, 76 sish, nj\u00ebz\u00ebri: \u201cPo shefa! Ju duhet ta zbatoni kushtetut\u00ebn\u201d! Nuk e besoj t\u00eb kishte njeri q\u00eb priste p\u00ebrgjigje tjeter!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb maskarad\u00eb prej s\u00e9ance kuvendore, Kurtit e Osmanit u duhej nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy t\u00eb heqin \u00e7fardo p\u00ebrgjegj\u00ebsie nga vetja e tyre. Dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje e gjet\u00ebn, ku tjet\u00ebr pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-s\u00eb, i cili me aleanc\u00ebn e tij t\u00eb heshtur me Kurtin e Osmanin, p\u00ebrkat\u00ebsisht me servilizmin dhe hipokrizin\u00eb e tij politike,\u00a0 e ka infektuar keq edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb. Po e n\u00ebnvizoj: \u201cNj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>LDK v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb dal nga kurthi n\u00eb t\u00eb cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb parti pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb politike populliste, rr\u00ebnuese p\u00ebr vendin, politik\u00eb e rrezikshme e cila sapo ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb ngre kok\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi me Serbin\u00eb nuk mbyllet me zgjidhje parciale, qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit. Prandaj, dialogu me Serbin\u00eb, si nj\u00eb proces i pashmangsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Marr\u00ebveshje Gjithp\u00ebrfshir\u00ebse \u00ebsht\u00eb prioritet dhe urgjenc\u00eb. Nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore dhe e domosdoshme, sepse vet\u00ebm ashtu zgjidhen, n\u00eb pako, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e ve\u00e7anta t\u00eb interest t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Duhet p\u00ebrseritur k\u00ebtu se \u00e7do zvarritje e m\u00ebtejme e marr\u00ebveshjes me Serbin\u00eb mban\u00eb peng stabilitetin afatgjat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe konsolidimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes rrumbullak\u00ebsimit t\u00eb subjektivitetit t\u00eb saj, deri n\u00eb antar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb NATO, BE dhe OKB!<\/p>\n<p>Duhet komunikim dhe koordinim sistematik me Administrat\u00ebn e re amerikane t\u00eb Presidentit Biden, me Brukselin, Berlinin, Lond\u00ebn, Parisin Rom\u00ebn, si dhe shum\u00eb vende tjera aleate, t\u00eb vullnetshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Levat p\u00ebr arritjen e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb si dy shtete jan\u00eb te k\u00ebta aleat\u00eb dhe miq. Pra, qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb harmonizoj\u00eb politikat dhe interesat e saj me poltikat e partner\u00ebve ton\u00eb n\u00eb Ballkan dhe interesat e tyre.<\/p>\n<p>Mos e d\u00ebrgoni Kosov\u00ebn n\u00eb klub me Palestin\u00ebn.<\/p>\n<p>Kosova, sot ka nevoj\u00eb, mbase m\u00eb shum\u00eb e kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb nga lufta, p\u00ebr bashk\u00ebpunim, koordinim, bashk\u00ebrendim dhe marr\u00ebveshje me aleat\u00ebt dhe miq\u00ebt e saj!<\/p>\n<p>Skender Hyseni<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri jasht\u00ebm Skender Hyseni, ka shp\u00ebrthyer kund\u00ebr kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku. Hyseni ka reaguar n\u00eb lidhje me rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb miratuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e q\u00eb b\u00ebnte thirrje t\u00eb ndalohej mbajtja e referendumit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Sipas tij, kjo rezulut\u00eb ishte qyqarll\u00ebk i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":575796,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-575795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=575795"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575795\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/575796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=575795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=575795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=575795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}