{"id":576047,"date":"2022-01-17T18:43:16","date_gmt":"2022-01-17T17:43:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=576047"},"modified":"2022-01-17T19:05:27","modified_gmt":"2022-01-17T18:05:27","slug":"a-do-te-kete-vendvotime-per-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/a-do-te-kete-vendvotime-per-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb ket\u00eb vendvotime p\u00ebr zgjedhjet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Votimi i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat pritet t\u00eb mbahen m\u00eb 3 prill, do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb sikurse n\u00eb rastin e referendumit p\u00ebr ndryshimet kushtetuese t\u00eb Serbis\u00eb, i cili u mbajt m\u00eb 16 janar, tha shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza Kusari- Lila.<\/strong><\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb partia n\u00eb pushtet, e cila udh\u00ebhiqet nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 janar, Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shprehu kund\u00ebrshtimin q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mbahen votimet p\u00ebr referendumin e shtetit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndryshime kushtetuese.<\/p>\n<p>Kusari-Lila: Votimi p\u00ebr zgjedhjet e Serbis\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb sikurse p\u00ebr referendumin<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, m\u00eb 17 janar, Kusari-Lila tha se Kuvendi i Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes k\u00ebsaj rezolute, rikonfirmoi vullnetin e partive politike, n\u00eb raport me nj\u00eb proces, i cili e shkel sovranitetin dhe kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, votimi, qoft\u00eb p\u00ebr referendum, qoft\u00eb p\u00ebr zgjedhje parlamentare t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr apo shtetasve tjer\u00eb me dyshtet\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb n\u00eb rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb metodat se si votohet. Votohet p\u00ebrmes shkuarjes n\u00eb shtetin ku mbahen zgjedhjet, me post\u00eb apo n\u00eb ambasadat ose zyrat nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb atij shteti\u201d, tha Kusari-Lila.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se si parim dhe si proces \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar dhe mund t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrgatitjet \u2013 tashm\u00eb dy-tre muaj para mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Serbi \u2013 q\u00eb ato t\u00eb kryhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi territoriale, nj\u00eb shtet i pavarur dhe sovran dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i aplikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, pa p\u00ebrjashtim\u201d, shtoi Kusari-Lila.<\/p>\n<p>Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk jan\u00eb detyruese, por pasqyrojn\u00eb vullnetin politik.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet serbe n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cpraktik\u00eb jokushtetuese\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Profesori i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Arsim Bajrami, i cili ka qen\u00eb n\u00eb grupin e ekspert\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpiluar Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Kosova, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore, ka toleruar mbajtjen e zgjedhjeve serbe n\u00eb territorin e saj, duke u bazuar n\u00eb frym\u00ebn e Dokumentit t\u00eb Ahtisaarit \u2013 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit dokument u shpall pavar\u00ebsia n\u00eb vitin 2008 \u2013 por edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb tolerance, p\u00ebrtej obligimeve t\u00eb saj kushtetuese.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, ka qen\u00eb nj\u00eb qasje konstruktive e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dialogut dhe normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 thot\u00eb ai, procesi i dialogut nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim, nd\u00ebrsa Serbia e ka keqp\u00ebrdorur, si\u00e7 e quan ai, \u201czem\u00ebrgjer\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, duke e provokuar sovranitetin dhe integritetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEdhe kjo praktik\u00eb [hapja e vendvotimeve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e Serbis\u00eb] \u00ebsht\u00eb jokushtetuese. Un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen duhet t\u00eb sqarohen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut [Kosov\u00eb-Serbi], sidomos \u00e7\u00ebshtja e mbajtjes s\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb zgjedhjeve serbe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQeveria dhe Kuvendi i Kosov\u00ebs kan\u00eb autoritetin e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr mbajtjen apo mosmbajtjen [e zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb] dhe asnj\u00eb dispozit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk shkelet me k\u00ebt\u00eb \u2013 n\u00eb qoft\u00eb se veprohet nj\u00ebjt\u00eb sikurse edhe te rasti i referendumit\u201d, thot\u00eb Bajrami.<\/p>\n<p>Mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ka edhe Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se zgjedhjet e nivelit qendror t\u00eb Serbis\u00eb, jan\u00eb lejuar t\u00eb organizohen n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2012, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb mir\u00ebkuptimi, kryesisht t\u00eb bazuar n\u00eb shtendosjen e raporteve p\u00ebr zhvillimin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u201cSidoqoft\u00eb, k\u00ebto praktika, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, e cenojn\u00eb rendin juridik dhe kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs. Prandaj, e nj\u00ebjta qasje e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ka ndodhur me referendumin, do t\u00eb duhej t\u00eb vazhdonte edhe me zgjedhjet e ardhshme q\u00eb mbahen n\u00eb prill, n\u00eb nivelin nacional n\u00eb Serbi, duke ua mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve serb\u00eb q\u00eb t\u00eb votojn\u00eb qoft\u00eb p\u00ebrmes post\u00ebs apo Zyr\u00ebs Nd\u00ebrlidh\u00ebse [t\u00eb Serbis\u00eb] n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, tha Miftaraj.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimet nga Lista Serbe dhe zyrtar\u00ebt e Beogradit<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar, autoritetet e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb lejuar mbajtjen n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb referendumit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndryshimet kushtetuese p\u00ebr gjyq\u00ebsorin. Kjo ka nxitur reagime t\u00eb shumta t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb Beogradit dhe t\u00eb List\u00ebs Serbe, parti kjo e cila p\u00ebrfaq\u00ebson komunitetin serb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 janar, n\u00eb nj\u00eb paraqitje n\u00eb televizionin TV Prva n\u00eb Beograd, drejtori i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkoviq, tha se Beogradi zyrtar, n\u00eb bashk\u00ebpunim me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb 3 prillit, kur do t\u00eb votohet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar, n\u00eb dit\u00ebn kur n\u00eb Serbi u mbajt referendumi p\u00ebr ndryshimet n\u00eb gjyq\u00ebsor, kryetari i List\u00ebs Serbe, Goran Rakiq, nj\u00ebher\u00ebsh minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, tha gjat\u00eb nj\u00eb proteste n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs se serb\u00ebt do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet e shpallura nga Serbia m\u00eb 3 prill dhe paralajm\u00ebroi, si\u00e7 tha, vendosjen e reciprocitetit me Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPresim, besojm\u00eb dhe jemi t\u00eb sigurt se m\u00eb 3 prill do t\u00eb mbahen zgjedhjet. N\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje dhe n\u00eb qoft\u00eb se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e ndihmon organizimin e procesit zgjedhor m\u00eb 3 prill, do t\u2019i vendosim t\u00eb gjitha masat e reciprocitetit\u201d, tha Rakiq, pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim se p\u00ebr \u00e7far\u00eb masash t\u00eb reciprocitetit e ka fjal\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Markoviq: Deklaratat \u201ce nxituara\u201d nuk duhet kuptuar seriozisht<\/strong><\/p>\n<p>Igor Markoviq, nga organizata joqeveritare \u201cAktiv\u201d n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, vler\u00ebson se deklaratat e kryetarit t\u00eb List\u00ebs Serbe lidhur me masat e reciprocitetit ndaj institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk duhet kuptuar seriozisht, sepse jan\u00eb \u201ct\u00eb nxituara\u201d.<\/p>\n<p>Ai shton se Rakiq \u201c\u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb arsyetohet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre se p\u00ebrse referendumi serb nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo deklarat\u00eb e nxituar ting\u00ebllon sikur nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim momental. Prilli \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, por duhet t\u00eb kihet parasysh q\u00ebndrimi i fort\u00eb i Kurtit ndaj Beogradit\u2026 Nuk besoj se Qeveria e Kurtit do t\u00eb lejoj\u00eb n\u00eb muajin prill q\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhjet, t\u00eb cilat do t\u2019i organizoj\u00eb Republika e Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Markoviq.<\/p>\n<p>Sipas tij, Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb distancuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pa lejen e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Markoviq rikujton se Lista Serbe, n\u00eb disa raste m\u00eb her\u00ebt, ka paralajm\u00ebruar daljen nga institucionet e Kosov\u00ebs ose bojkotimin e tyre, porse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme q\u00eb t\u00eb zbutet retorika e t\u00eb dyja pal\u00ebve, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 kujton ai, e ka k\u00ebrkuar edhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Praktikat kund\u00ebrkushtetuese \u201cnuk i obligojn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs\u201d<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 14 janar, pas takimit q\u00eb krer\u00ebt e institucioneve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Kosov\u00ebs, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti kan\u00eb mbajtur me ambasador\u00ebt e Quint-it, ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cpraktikat e deritanishme, t\u00eb aplikuara q\u00eb nga viti 2012, kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebrkushtetuese\u201d dhe se ato \u201cnuk i obligojn\u00eb institucionet e tanishme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, t\u00eb dala nga \u201cvullneti i qart\u00eb i qytetar\u00ebve\u201d, i shprehur n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021.<\/p>\n<p>\u201c\u2026aq m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebto praktika kan\u00eb rezultuar vet\u00ebm me fuqizimin e strukturave ilegale t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt tre udh\u00ebheq\u00ebsit e institucioneve t\u00eb larta t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Praktikat nga viti 2012 e k\u00ebndej nuk flasin p\u00ebr mbajtjen e ndonj\u00eb referendumi t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb i till\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 2006. Por, serb\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdimisht kan\u00eb organizuar votimet n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa grumbullimin e votave e ka b\u00ebr\u00eb Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Ndalimi i mbajtjes n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb referendumit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr ndryshimet kushtetuese p\u00ebr gjyq\u00ebsorin ka nxitur reagime t\u00eb shumta edhe nga ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb Quint-it \u2013 SHBA-ja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar \u2013 si dhe nga Bashkimi Evropian, t\u00eb cilat sugjeruan q\u00eb t\u00eb lejohej mbajtja e tij.<\/p>\n<p><strong>Bajrami: BE-ja t\u00eb vendos\u00eb kritere t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb dyja shtetet<\/strong><\/p>\n<p>Por, a priten reagime t\u00eb ngjashme edhe n\u00eb rast se Qeveria e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb lejoj\u00eb organizimin e votimeve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale t\u00eb Serbis\u00eb, m\u00eb 3 prill?<\/p>\n<p>Profesor Bajrami vler\u00ebson se partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb sqarojn\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga ajo.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa ata po favorizojn\u00eb Serbin\u00eb me hapjen e kapitujve [drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE] dhe po b\u00ebjn\u00eb presion te Kosova p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi kompromise, ata, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, nuk po e p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin kriter, sepse jemi i vetmi shtet q\u00eb po mbahemi i getoizuar me \u00e7\u00ebshtjen e vizave. Mendoj se ka ardhur koha q\u00eb sidomos Bashkimi Evropian t\u00eb vendos\u00eb kritere t\u00eb nj\u00ebjta n\u00eb raport me k\u00ebto dy shtete dhe t\u2019i ndaloj\u00eb presionet, t\u00eb cilat vazhdimisht b\u00ebhen vet\u00ebm ndaj pal\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thekson Bajrami.<\/p>\n<p><strong>Miftaraj: Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e arsyetuar p\u00ebr partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ehat Miftaraj vler\u00ebson se k\u00ebrkesat eventuale nga vendet partnere t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebshime p\u00ebr zgjedhjet serbe t\u00eb 3 prillit, nuk do t\u00eb ishin n\u00eb harmoni me rendin kushtetues dhe juridik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe as me praktikat dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me organizimin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se edhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb marrin nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb arsyetuar, e cila \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb praktika e standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare, do ta ken\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb pranueshme. Un\u00eb besoj se presidentja, kryeministri, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme duhet t\u00eb ken\u00eb dialog konstruktiv dhe duhet t\u00eb ken\u00eb fushata ose takime me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u2013 jo t\u00eb presin n\u00eb prill kur vijn\u00eb zgjedhjet, por paraprakisht \u2013 p\u00ebr t\u2019i informuar shtetet mike se p\u00ebrse mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, e cenon edhe vet\u00eb dialogun, por edhe Kushtetut\u00ebn dhe standardet e praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p><strong>\u200bZgjedhjet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nd\u00ebr vite<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj pasi Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb 17 shkurt, 2008, Serbia organizoi zgjedhjet parlamentare n\u00eb mjediset me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje, t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn m\u00eb 11 maj, 2008, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit Republikan t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs n\u00eb vendvotimet n\u00eb Kosov\u00eb e shfryt\u00ebzuan rreth 90 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs u mbajt\u00ebn m\u00eb 2012, m\u00eb 2014 dhe m\u00eb 2016. Zgjedhjet e fundit parlamentare, t\u00eb cilat Serbia i organizoi n\u00eb mjediset e banuara me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, u mbajt\u00ebn m\u00eb 21 qershor, 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sipas praktik\u00ebs s\u00eb vendosur, Misioni i Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb grumbulloi flet\u00ebvotimet. Kjo praktik\u00eb e grumbullimit t\u00eb votave u krijua n\u00eb vitin 2017 dhe deri m\u00eb tani ka pasur leje nga autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pas mbylljes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, votat nga Kosova u num\u00ebruan n\u00eb Rashk\u00eb dhe Vranj\u00eb \u2013 qytetet kufitare t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet presidenciale t\u00eb Serbis\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2017 me metod\u00ebn e \u201cmbledhjes s\u00eb votave\u201d, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj Serbia organizoi zgjedhjet presidenciale n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Zgjedhjet lokale serbe n\u00eb Kosov\u00eb nuk u mbajt\u00ebn pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, pasi q\u00eb procesi i decentralizimit filloi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, bazuar n\u00eb planin e Martti Ahtisaarit, kur edhe u formuan komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb jug t\u00eb Lumit Ib\u00ebr: Gra\u00e7anica, Sht\u00ebrpca, Novob\u00ebrada, Kllokoti, Parteshi dhe Ranillugu.<\/p>\n<p>N\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kat\u00ebr komuna me shumic\u00eb serbe, sipas sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb formuar vet\u00ebm pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Edhe pse at\u00ebher\u00eb Beogradi zyrtar u pajtua p\u00ebr shfuqizimin e vet\u00ebqeverisjes lokale sipas sistemit serb, kjo nuk ndodhi, k\u00ebshtu q\u00eb organet e p\u00ebrkohshme komunale n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn vazhdojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb, t\u00eb financuara nga buxheti i Serbis\u00eb, dhe kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb em\u00ebruar nga Qeveria serbe.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Votimi i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat pritet t\u00eb mbahen m\u00eb 3 prill, do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb sikurse n\u00eb rastin e referendumit p\u00ebr ndryshimet kushtetuese t\u00eb Serbis\u00eb, i cili u mbajt m\u00eb 16 janar, tha shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":576048,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-576047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/576048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}