{"id":576292,"date":"2022-01-18T12:00:09","date_gmt":"2022-01-18T11:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=576292"},"modified":"2023-10-02T16:02:29","modified_gmt":"2023-10-02T14:02:29","slug":"ben-meir-serbia-mund-te-insistoje-sa-te-doje-referendumi-ne-kosove-do-te-sillte-destabilizim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/ben-meir-serbia-mund-te-insistoje-sa-te-doje-referendumi-ne-kosove-do-te-sillte-destabilizim\/","title":{"rendered":"Ben-Meir: Serbia mund t\u00eb insistoj\u00eb sa t\u00eb doj\u00eb, referendumi n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb sillte destabilizim"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nj\u00ebher\u00ebsh profesori amerikan, Alon Ben-Meir n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ka folur rreth d\u00ebshtimit t\u00eb mbajtjes s\u00eb referendumit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Ben-Meir e quajti t\u00eb duhur.<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shprehur i habitur me presionin e shteteve t\u00eb QUINT-it ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr ta lejuar mbajtjen e referendumit, pasi sipas tij, asnj\u00ebra prej tyre nuk do ta lejonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Ben-Meir po ashtu ka folur edhe p\u00ebr raportet e Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb, p\u00ebr ngecjen e dialogut mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Profesori amerikan tha se Kosova nuk duhet ta lejoj\u00eb veten t\u00eb b\u00ebhet peng i munges\u00ebs s\u00eb zgjidhjes me Serbin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duan Beogradi dhe Moska.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, e ka komentuar edhe vizit\u00ebn e presidentit turk Erdogan n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, agjenda kryesore e Erdoganit n\u00eb shtetet ballkanike \u00ebsht\u00eb zgjerimi i ndikimit t\u00eb tij, prandaj b\u00ebri thirrje q\u00eb BE-ja t&#8217;i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb skemave t\u00eb Erdoganit.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Si njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Ballkan, s\u00eb fundmi keni par\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka ngritur reagime edhe n\u00eb spektrin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb tentimi p\u00ebr mbajtjen e referendumit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia si p\u00ebrfundim u t\u00ebrhoq. Si mund ta analizoni k\u00ebt\u00eb tem\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Un\u00eb besoj se q\u00ebndrimi i kryeministrit Kurti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e referendumit \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. Si\u00e7 tha ai, \u201cReferendumi n\u00eb territorin sovran t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e pranuar nga nj\u00eb vend demokratik\u201d. Edhe pse kjo ka qen\u00eb praktik\u00eb m\u00eb par\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se duhet vazhduar. Lejimi i hapjes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit, n\u00eb thelb sugjeron se pjesa e Kosov\u00ebs e pushtuar kryesisht nga serb\u00ebt \u00ebsht\u00eb territor serb. Serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shtet\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb, megjithat\u00eb, mund ta ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre duke \u201cvotuar me post\u00eb ose n\u00eb zyr\u00ebn nd\u00ebrlidh\u00ebse n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, si\u00e7 tha Kurti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe duhet t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb Serbin\u00eb duke p\u00ebrmbushur ende k\u00ebrkesat kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h2 style=\"text-align: left;\"><strong>Ben-Meir shpreh habi ndaj presionit t\u00eb shteteve t\u00eb QUINT-it<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Shtetet e QUINT-it, Franca, Gjermania, Italia, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian, b\u00ebn\u00eb presion mbi Kosov\u00ebn p\u00ebr lejimin e k\u00ebtij referendumi. Si e vler\u00ebsuat k\u00ebt\u00eb thirrje?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> N\u00eb fakt jam befasuar q\u00eb k\u00ebto shtete b\u00ebn\u00eb presion mbi Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lejuar hapjen e vendvotimeve serbe n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. Asnj\u00eb nga k\u00ebto vende nuk do t\u00eb kishte lejuar q\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb t\u00eb ndodhte n\u00eb vendet e tyre. Pse duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard tjet\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn? A do t&#8217;i lejonte SHBA-ja qendrat e votimit meksikan n\u00eb tok\u00ebn e vet, p\u00ebr t\u2019i lejuar qytetar\u00ebt meksikan\u00eb t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb zgjedhjet q\u00eb mbahen n\u00eb Meksik\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> A mund t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb raportet mes Kosov\u00ebs dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse, n\u00ebse mund t\u00eb kujtojm\u00eb, ju disa her\u00eb i keni b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit Albin Kurti t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb SHBA-n\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Po, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj t&#8217;i b\u00ebj thirrje \u00e7do qeverie t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mori \u00e7\u00ebshtjesh, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre. Sepse, lejimi i qendrave t\u00eb tilla serbe n\u00eb Kosov\u00eb cenon pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, di\u00e7ka q\u00eb nuk duhet lejuar. Kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb tjera serbe q\u00eb do t\u00eb \u00e7imentonin pretendimin e saj, s\u00eb paku, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb pushtuar kryesisht nga shtetasit serb\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-576293 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1.jpg 1080w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-150x150.jpg 150w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-768x768.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-696x696.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-1068x1068.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-420x420.jpg 420w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir1-840x840.jpg 840w\" sizes=\"(max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Ben-Meir: Rusia dhe Serbia do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb minuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Po k\u00ebmb\u00ebnguljen e Serbis\u00eb p\u00ebr mbajtjen e referendumit n\u00eb Kosov\u00eb si e pat\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Serbia mund t\u00eb insistoj\u00eb sa t\u00eb doj\u00eb; a do t\u00eb lejonte Beogradi q\u00eb Kosova t\u00eb hap\u00eb qendrat e votimit n\u00eb Serbi? N\u00ebse ata thon\u00eb po, Kosova me k\u00ebnaq\u00ebsi do ta zbatonte reciprocitetin, sepse kjo vet\u00ebm do ta p\u00ebrforconte pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Qeveria e Kosov\u00ebs pohoi se kjo praktik\u00eb e Serbis\u00eb po e ndjek\u00eb modelin rus dhe ka mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs Ruse. A mund t\u00eb shihet kjo, si\u00e7 tha Qeveria, nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb tyre, konkretisht Serbis\u00eb, p\u00ebr destabilizim t\u00eb rajonit dhe po ashtu, t\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb zhb\u00ebjn\u00eb sukseset e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Besoj se edhe Rusia edhe Serbia do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb minuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr shembull. Imagjinoni n\u00ebse kjo do t\u00eb b\u00ebhej praktik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit, sigurisht q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb efekt destabilizues. Por nuk besoj se do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndikim n\u00eb sukseset e Kosov\u00ebs n\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb saj socio-ekonomike dhe politike.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> A mendoni se ndryshimet kushtetuese n\u00eb Serbi do ta shtyjn\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap i vog\u00ebl n\u00eb at\u00eb drejtim. Duke pasur parasysh kushtet aktuale gjeopolitike n\u00eb rajon, tensionin n\u00eb rritje midis SHBA-s\u00eb\/BE-s\u00eb dhe Rusis\u00eb, dhe hezitimin e BE-s\u00eb p\u00ebr ta zgjeruar bllokun, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, do t\u00eb duhen vite q\u00eb Serbia t\u00eb mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE, me kusht q\u00eb, natyrisht, Serbia ta njoh\u00eb s\u00eb pari Kosov\u00ebn, e cila nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb horizont.<\/p>\n<h2 style=\"text-align: left;\"><strong>Ben-Meir: Qeveria Kurti t\u00eb fokusohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Nd\u00ebrrojm\u00eb pak tem\u00eb. Kosova vazhdon t\u00eb mos jet\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb disa organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pes\u00eb shtete t\u00eb Bashkimit Evropian vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e njohin Kosov\u00ebn, por edhe vende tjera. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kosova q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb njohje t\u00eb reja, q\u00eb edhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Edhe pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t&#8217;i bashkohet organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb njohje t\u00eb m\u00ebtejshme nga vendet e tjera, duhet t\u00eb kujtojm\u00eb se Kosova tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur nga mbi 100 vende, duke p\u00ebrfshir\u00eb shumic\u00ebn e shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-n\u00eb. Ajo ku qeveria Kurti duhet t\u00eb fokusohet jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme, ve\u00e7an\u00ebrisht zhvillimet ekonomike, \u00e7\u00ebshtjet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, eliminimi i korrupsionit dhe sigurimi i nj\u00eb gjyq\u00ebsori t\u00eb pavarur. Statusi i Kosov\u00ebs matet dhe do t\u00eb matet me fuqin\u00eb e saj t\u00eb brendshme dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj t\u00eb mira fqinj\u00ebsore, pavar\u00ebsisht nga mosmarr\u00ebveshjet e vazhdueshme me Serbin\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb Kosov\u00eb e fort\u00eb brenda vendit do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, do t\u00eb hapte der\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe do t\u00eb dob\u00ebsonte pretendimet e Serbis\u00eb ndaj vendit.<\/p>\n<h2 style=\"text-align: left;\"><strong>Ben-Meir: Kosova nuk duhet ta lejoj\u00eb veten t\u00eb b\u00ebhet peng i munges\u00ebs s\u00eb zgjidhjes me Serbin\u00eb<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net: <\/strong>Kosova dhe Serbia vazhdojn\u00eb sag\u00ebn e vjet\u00ebr, duke mos gjetur pajtueshm\u00ebri p\u00ebr marr\u00ebveshje. Dialogu, po ashtu ka ngecur. A mendoni se ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare, apo, nuk duket fare n\u00eb horizont?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> P\u00ebrderisa Rusia vazhdon t\u00eb bllokoj\u00eb njohjen e Kosov\u00ebs nga K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebrderisa Moska d\u00ebshiron ta pengoj\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb, Prishtina duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb transaksione me Serbin\u00eb n\u00eb \u00e7do nivel p\u00ebrderisa nj\u00eb bashk\u00ebpunim i till\u00eb nuk rrezikon pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Kosova nuk duhet ta lejoj\u00eb veten t\u00eb b\u00ebhet peng i munges\u00ebs s\u00eb zgjidhjes me Serbin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb duan Beogradi dhe Moska.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-576294 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2.jpg 1080w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-150x150.jpg 150w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-768x768.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-696x696.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-1068x1068.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-420x420.jpg 420w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir2-840x840.jpg 840w\" sizes=\"(max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Si e shihni rolin e SHBA-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. A mendoni se presidenti Joe Biden do t\u00eb p\u00ebrfshihet p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> E dim\u00eb se Biden ka nj\u00eb afinitet t\u00eb fort\u00eb me Kosov\u00ebn, por duke pasur parasysh preokupimin e tij me \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb brendshme n\u00eb SHBA, ve\u00e7an\u00ebrisht pandemin\u00eb dhe legjislacionet e ndryshme q\u00eb ai d\u00ebshiron t\u00eb miratoj\u00eb, ai padyshim q\u00eb do t&#8217;i kushtoj\u00eb m\u00eb pak v\u00ebmendje \u00e7do \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb urgjente. Si\u00e7 e theksova edhe m\u00eb her\u00ebt, Kurti duhet t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e SHBA-s\u00eb p\u00ebr \u201cnormalizimin\u201d e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, vet\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb mundshme pa iu n\u00ebnshtruar k\u00ebrkesave t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Furnizimi i Serbis\u00eb me arm\u00eb nga Rusia po konsiderohet rrezik p\u00ebr Ballkanin, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar gjithashtu nd\u00ebrhyrja e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb. Si e komentoni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Vendimi i Putinit p\u00ebr ta furnizuar me arm\u00eb Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb llogaritur p\u00ebr t\u00eb ndikuar m\u00eb shum\u00eb te Serbia, sepse me k\u00ebto furnizime me arm\u00eb vijn\u00eb edhe trajner\u00eb, furnizime t\u00eb vazhdueshme me pjes\u00eb k\u00ebmbimi etj., gj\u00eb q\u00eb i mund\u00ebson Rusis\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb prani t\u00eb vazhdueshme t\u00eb personelit ushtarak n\u00eb Serbi. Kjo, p\u00ebr mendimin tim, ka implikime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha politike sesa nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ushtarak. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb BE-s\u00eb apo SHBA-s\u00eb, lidhur me furnizimet me arm\u00eb ndaj shteteve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit. Ajo q\u00eb BE-ja duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb procesin e integrimit t\u00eb shteteve ballkanike, e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb parandaluar rritjen e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe Turqis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<h2 style=\"text-align: left;\"><strong>Ben-Meir: BE-ja duhet t&#8217;i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb skemave t\u00eb Erdoganit<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> P\u00ebr fund, Presidenti i Turqis\u00eb, Erdogan vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb 17 janar. Ai para vizit\u00ebs tha se synon t\u00eb zgjeroj\u00eb tregtin\u00eb mes dy vendeve. Si e shihni vizit\u00ebn e z.Erdogan n\u00eb Tiran\u00eb dhe \u00e7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr lidhjet e ngushta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Turqin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ben-Meir:<\/strong> Duhet t\u00eb dihet tashm\u00eb se agjenda kryesore e Erdoganit n\u00eb shtetet ballkanike \u00ebsht\u00eb zgjerimi i ndikimit t\u00eb tij, pasi ai i sheh k\u00ebto vende si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb sfer\u00ebs legjitime t\u00eb ndikimit t\u00eb Turqis\u00eb, (<em>\u00e0 la<\/em>) alla Perandoris\u00eb Osmane. Prandaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me \u00e7do vend n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e kujdesshme q\u00eb t\u00eb mos i l\u00ebr\u00eb peng nj\u00eb fuqie t\u00eb huaj t\u00eb uritur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Turqia n\u00ebn Erdoganin, i cili d\u00ebshiron t\u00eb dominoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb financat e tij dhe nd\u00ebrtimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha si mjete p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Erdogani d\u00ebshiron t\u00eb parandaloj\u00eb hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke demonstruar se ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb zgjeroj\u00eb tregtin\u00eb e Turqis\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tjera me Shqip\u00ebrin\u00eb. BE-ja duhet t&#8217;i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb skemave t\u00eb Erdoganit dhe t\u00eb filloj\u00eb procesin e integrimit p\u00ebr t&#8217;u dh\u00ebn\u00eb shpres\u00eb shqiptar\u00ebve se e ardhmja e tyre varet nga BE-ja, duke parandaluar q\u00eb Erdogani t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb der\u00ebn e pasme t\u00eb Evrop\u00ebs. \/Reporteri.net\/<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-576295 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3.jpg 1080w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-300x300.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-150x150.jpg 150w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-768x768.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-696x696.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-1068x1068.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-420x420.jpg 420w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/Ben-Meir3-840x840.jpg 840w\" sizes=\"(max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nj\u00ebher\u00ebsh profesori amerikan, Alon Ben-Meir n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ka folur rreth d\u00ebshtimit t\u00eb mbajtjes s\u00eb referendumit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Ben-Meir e quajti t\u00eb duhur. \u00cbsht\u00eb shprehur i habitur me presionin e shteteve t\u00eb QUINT-it ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr ta lejuar mbajtjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":576300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[1261,269,451,1230],"class_list":["post-576292","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","tag-alon-ben-meir","tag-intervista","tag-kosova","tag-referendumi-serb"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576292","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576292"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576292\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/576300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}