{"id":576821,"date":"2022-01-19T12:18:15","date_gmt":"2022-01-19T11:18:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=576821"},"modified":"2022-01-19T12:18:15","modified_gmt":"2022-01-19T11:18:15","slug":"i-konfirmohet-aktakuza-ish-kryeshefit-te-kpm-se-qe-ngarkohet-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/i-konfirmohet-aktakuza-ish-kryeshefit-te-kpm-se-qe-ngarkohet-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"I konfirmohet aktakuza ish-kryeshefit t\u00eb KPM-s\u00eb q\u00eb ngarkohet p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pasi her\u00ebn e par\u00eb e ktheu rastin n\u00eb rivendosje, Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konfirmuar aktakuza p\u00ebr korrupsion ndaj ish-kryeshefit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Media (KPM), Luan Latifi.<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00eb me t\u00eb akuzuarin Latifi po akuzohet edhe ish-drejtorit i Administrat\u00ebs dhe Financave n\u00eb KPM-s\u00eb, Arben Bilalli, por q\u00eb ai dhe mbrojt\u00ebsi i tij, nuk kan\u00eb paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr hudhje t\u00eb aktakuz\u00ebs dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Lajmin p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d e ka konfirmuar z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Mirlinda Gashi, e cila ka th\u00ebn\u00eb se gjykata e shkall\u00ebs par\u00eb pas kthimit t\u00eb rastit n\u00eb rivendosje m\u00eb 2 dhjetor 2021, ka refuzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr hudhje t\u00eb aktakuz\u00ebs t\u00eb ushtruar nga mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Latifi.<\/p>\n<p>\u201cDuke iu referuar k\u00ebrkes\u00ebs tuaj p\u00ebr informacione, ju njoftojm\u00eb se pas kthimit n\u00eb rivendosje nga Gjykata e Apelit me dat\u00eb 17.11.2021, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb me dat\u00eb 02.12.2021 ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hudhje t\u00eb aktakuz\u00ebs t\u00eb ushtruar nga mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit L.L si e pa bazuar\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Gashit.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se Gjykata e Apelit m\u00eb 23 dhjetor 2021 ka v\u00ebrtetuar vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr konfirmim t\u00eb aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit m\u00eb 23 dhjetor 2021 ka v\u00ebretuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, ka shtuar Gashi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo theksoi se shqyrtimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast planifikohet t\u00eb caktohet gjat\u00eb muajve mars-prill 2022.<\/p>\n<p>Ndryshe, kryetar i trupit gjykues i caktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb gjyqatri Alban Ajvazi.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 n\u00ebntor, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Mirlinda Gashi e kishte konfirmuar p\u00ebr \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d se ishte konfirmuar aktakuza ndaj ish-kryeshefit dhe ish-drejtorit t\u00eb KPM-s\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr ryshfet si dhe iu ishte nd\u00ebrprer\u00eb masa e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Aktakuza e ngritur m\u00eb 15 shtator 2021, ngarkon Luan Latifin se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeshefit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Media (KPM) dhe Arben Bilalli n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtorit t\u00eb Administrat\u00ebs dhe Financave n\u00eb KPM, gjat\u00eb qershorit 2021, kishin k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb ryshfet shum\u00ebn prej 8 mij\u00eb euro nga i d\u00ebmtuari Elhami Haziri, pronar i kompanis\u00eb \u201cTel Kos\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se ky ryshfet ishte pranuar nga ana e t\u00eb akuzuarve me q\u00ebllim q\u00eb kompanis\u00eb \u201cTel Kos\u201d, t\u00eb mos i shqiptohet gjob\u00eb p\u00ebr shkak se e nj\u00ebjta kishte b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore duke b\u00ebr\u00eb shtrirje t\u00eb rrjetit n\u00eb disa vende p\u00ebr t\u00eb cilat nuk e kishte njoftuar KPM-n\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Bilalli m\u00eb 24 qershor 2021, ishte takuar n\u00eb zyr\u00ebn e tij me pronar\u00ebt e k\u00ebsaj kompanie, Elhami Haziri, Enver Berisha dhe Ymer Kurtolli, t\u00eb cil\u00ebve iu kishte k\u00ebrkuar 20 mij\u00eb euro ryshfet, duke iu th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u00eb parave po e k\u00ebrkonte i akuzuari Latifi.<\/p>\n<p>Por, pasi i d\u00ebmtuari Haziri i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e kishte k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtit kishin arritur t\u00eb merren vesh q\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb japin 10 mij\u00eb euro, ku n\u00eb at\u00eb moment sipas prokuroris\u00eb, i akuzuari Bilalli i kishte shkruar t\u00eb akuzuari Latifi \u201cnuk po l\u00ebshon ve\u00e7 10\u201d, dhe m\u00eb pas m\u00eb 29 qershor 2021, i akuzuari Bilalli ishte takuar me t\u00eb d\u00ebmtuarin Haziri.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, t\u00eb dy ishin takuar n\u00eb restorant \u201cGarden\u201d, n\u00eb Gjilan, dhe pasi i d\u00ebmtuari Haziri i kishte dh\u00ebn\u00eb 8 mij\u00eb euro, kishte k\u00ebrkuar nga i akuzuari Bilalli t\u00eb kontaktoj\u00eb t\u00eb akuzuarin Latifi p\u00ebr tu bindur se ky i fundit e kishte marr\u00eb vesh se parat\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, prokuroria po pretendon se duke u zbatuar masat e fshehta dhe n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb policis\u00eb, i akuzuari Bilalli n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Haziri i kishte telefonuar t\u00eb akuzuarit Latifi duke i th\u00ebn\u00eb \u201ckreva pun\u00eb dhe tash po eci\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari Bilalli shum\u00ebn prej 8 mij\u00eb euro e kishte pranuar n\u00eb nj\u00eb zarf dhe ishte nisur n\u00eb drejtim t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku rrug\u00ebs ishte ndaluar nga policia t\u00eb cil\u00ebn ia kishin gjetur shum\u00ebn prej 8 mij\u00eb euro dhe ia kishin sekuestruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, dy t\u00eb akuzuarit po ngarkohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarrja e ryshfetit\u201d, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal, vep\u00ebr kjo e d\u00ebnueshme me gjob\u00eb dhe me burgim prej nj\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb vjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi her\u00ebn e par\u00eb e ktheu rastin n\u00eb rivendosje, Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konfirmuar aktakuza p\u00ebr korrupsion ndaj ish-kryeshefit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Media (KPM), Luan Latifi. Bashk\u00eb me t\u00eb akuzuarin Latifi po akuzohet edhe ish-drejtorit i Administrat\u00ebs dhe Financave n\u00eb KPM-s\u00eb, Arben Bilalli, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":541511,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1277,1276],"class_list":["post-576821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-apeli","tag-kpm"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576821"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576821\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/541511"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}