{"id":576864,"date":"2022-01-19T13:36:07","date_gmt":"2022-01-19T12:36:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=576864"},"modified":"2022-01-19T13:36:07","modified_gmt":"2022-01-19T12:36:07","slug":"hoti-del-me-propozime-per-daljen-nga-kriza-me-energjine-elektrike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hoti-del-me-propozime-per-daljen-nga-kriza-me-energjine-elektrike\/","title":{"rendered":"Hoti del me propozime p\u00ebr daljen nga kriza me energjin\u00eb elektrike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kosova \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb kriz\u00eb energjetike e cila u nis me reduktime t\u00eb energjis\u00eb dhe po vazhdon tashm\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shtrenjtimin e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs. Kjo ka ngjallur reagime t\u00eb shumta, pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve dhe paralajm\u00ebrime p\u00ebr protesta nga parti opozitare.<\/strong><\/p>\n<p>Duke par\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, ka publikuar nj\u00eb reagim\/analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb profilin e tij n\u00eb t\u00eb cilin jep disa udh\u00ebzime p\u00ebr dalje nga kjo gjendje dhe p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje afatgjate.<\/p>\n<p>Hoti thot\u00eb se Qeveria Kurti ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim strategjik gjeopolitik kur ka vendosur q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb projektin e gazsjell\u00ebsit t\u00eb financuar nga MCC-ja, e q\u00eb sipas tij do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje e duhur q\u00eb do t\u00eb rezultonte me nj\u00eb pavar\u00ebsim energjetik.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs dhe deputeti i LDK\u2019s\u00eb, jep edhe dy zgjidhje afatshkurta p\u00ebr kriz\u00ebn dhe liston m\u00eb tej propozimet e tij p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje afatgjate p\u00ebr pun\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Hoti thot\u00eb se duhet b\u00ebr\u00eb subvencionimi i rrym\u00ebs derisa shton se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb shtrenjtim t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00ebn presionin aktual.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>ENERGJIA \u00cbSHT\u00cb RESURS EKONOMIK DHE GJEOPOLITIK<\/p>\n<p>Sot energjia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm resurs ekonomik, por edhe gjeopolitik. Kjo gj\u00eb duhet kuptuar qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjidhjen e duhur p\u00ebr furnizim stabil dhe pavar\u00ebsi energjetike. Qasja gjeopolitike n\u00eb fush\u00ebn energjetike e qeveris\u00eb s\u00eb kaluar ka qen\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore p\u00ebr miratimin e projektit t\u00eb gazit me MCC, t\u00eb cilin Maqedonia e Veriut e n\u00ebnshkroi para nj\u00eb muaji. Projekti i MCC-s\u00eb p\u00ebrfshinte termocentralin me gaz, baterit\u00eb akumuluese dhe investimet n\u00eb rrjet energjetik p\u00ebr t\u00eb ulur humbjet. Refuzimi i k\u00ebtij projekti nga qeveria aktuale ka qen\u00eb gabim strategjik i Kosov\u00ebs, me kosto afatgjat\u00eb ekonomike dhe politike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt se kriza energjetike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e imponuar nga jasht\u00eb. Por, sa e r\u00ebnd\u00eb do t\u00eb jet\u00eb kjo kriz\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebrcaktohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga veprimet e qeveris\u00eb. Kriza energjetike u paralajm\u00ebruar n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Disa shtete reaguan menj\u00ebher\u00eb me blerje t\u00eb energjis\u00eb, planifikim t\u00eb buxhetit dhe p\u00ebrgatitje t\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve p\u00ebr kriz\u00ebn. Disa shtete e neglizhuan k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim. Kosova hyn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb mesin e shteteve q\u00eb e neglizhuan paralajm\u00ebrimin p\u00ebr kriz\u00eb pasi nuk u nd\u00ebrmor asnj\u00eb veprim q\u00eb propozohej nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<ol>\n<li>\u00c7FAR\u00cb T\u00cb B\u00cbJM\u00cb N\u00cb AFAT T\u00cb SHKURT\u00cbR?<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00c7mimi i energjis\u00eb nuk duhet t\u00eb rritet n\u00ebn presione momentale t\u00eb tregut. \u00c7mimi i energjis\u00eb duhet t\u00eb rritet vet\u00ebm si rezultat i nj\u00eb strategjie afatgjate t\u00eb investimeve n\u00eb energji p\u00ebr t\u00eb reflektuar kostot e investimeve, t\u00eb cilat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arsyetuara n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>N\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr, jan\u00eb dy masa q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n<p>E para, duhet t\u00eb b\u00ebhet subvencionimi i energjis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb forma e vetme p\u00ebr t\u00eb parandaluar rritjen e \u00e7mimit p\u00ebr konsumator\u00eb dhe biznese. Megjith\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte subvencionin e paguan taksapaguesi, subvencionimi i till\u00eb i energjis\u00eb nuk shkakton \u00e7rregullime t\u00eb tregut q\u00eb vijn\u00eb nga rritja e kostos s\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00eb dhe kostos s\u00eb prodhimit p\u00ebr biznese. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr konsumator\u00eb i prek disproporcionalisht familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr biznese \u00ebsht\u00eb mashtrim, sepse kjo i bartet konsumatorit p\u00ebrmes \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb mallrave q\u00eb rezultojn\u00eb nga rritja e kostove t\u00eb prodhimit dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo e p\u00ebrkeq\u00ebson aft\u00ebsin\u00eb konkurruese t\u00eb bizneseve tona n\u00eb tregun vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>E dyta, n\u00eb konsultime me ekspert\u00ebt e fush\u00ebs dhe me disa ndryshime eventuale, duhet konsideruar kthimi i sistemit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur kursimin e energjis\u00eb. Raporti i fundit i ZRRE-s\u00eb tregon qart\u00eb se rritja e konsumit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb tri vitet e fundit n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i atribuohet ndryshimit t\u00eb struktur\u00eb s\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vitin 2017. Me tarifat ekzistuese duket se nuk ka nxitje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>CILA \u00cbSHT\u00cb ZGJIDHJA AFATGJAT\u00cb?<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb, duhet detyrimisht t\u00eb rriten kapacitetet dhe t\u00eb sigurohet pavar\u00ebsia energjetike. Kjo b\u00ebhet p\u00ebrmes kat\u00ebr masave, q\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb paralel me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>E para, p\u00ebrmes projektit t\u00eb MCC-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb: (1) termocentralin me gaz prej 200 M\u00cbh, (2) baterit\u00eb p\u00ebr akumulim t\u00eb energjis\u00eb dhe (3) investimin n\u00eb rrjetin e shp\u00ebrndarjes p\u00ebr t\u00eb ulur humbjet. K\u00ebto investime mund t\u00eb b\u00ebhet relativisht shpejt, ve\u00e7an\u00ebrisht baterit\u00eb dhe investimet n\u00eb rrjet. Me qasjen refuzuese t\u00eb \u00e7do projekti t\u00eb qeverive paraprake, u refuzua projekti i gazit me MCC-n\u00eb dhe financuesit e tjer\u00eb duke u arsyetuar se duhet rillogaritur kostot dhe p\u00ebrfitimet edhe pse studimi i MCC-s\u00eb ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr tri vite me radh\u00eb nga ekspert\u00eb vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, investimi n\u00eb rivitalizim t\u00eb termocentraleve Kosova A dhe Kosova B p\u00ebrmes teknologjis\u00eb moderne q\u00eb p\u00ebrmbush n\u00eb mas\u00eb t\u00eb pranueshme kriteret ambientaliste. Rivitalizimi i termocentralit Kosova A duhet t\u00eb b\u00ebhet derisa t\u00eb modernizohet Kosova B p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Investimi n\u00eb k\u00ebto termocentrale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shtrenjt\u00eb pasi duhet plot\u00ebsuar kriteret ambientaliste, si dhe duhet parapar\u00eb koston n\u00eb form\u00eb t\u00eb taks\u00ebs ambientaliste p\u00ebr emetimet e CO2. Qeveria ekzistuese ka qen\u00eb shum\u00eb refuzuese edhe ndaj projektit Kosova C, i cili do t\u00eb ishte alternativ\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme sesa rivitalizimi i termocentraleve ekzistuese.<\/p>\n<p>E treta, investimet n\u00eb kapacitete energjetike duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb kontekst t\u00eb qasjes komplementare n\u00eb furnizim energjetik me Shqip\u00ebrin\u00eb. Bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrshtet\u00ebrore, k\u00ebtu p\u00ebrfshihet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb hidrocentrali nga Kosova n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe v\u00ebnia n\u00eb dispozicion e termocentraleve me th\u00ebngjill p\u00ebr nevoja t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, duhet zgjeruar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr programet ekzistuese t\u00eb masave p\u00ebr kursim t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb amvis\u00ebri, t\u00eb cilat financiarisht mb\u00ebshtetet me disa linja kreditore q\u00eb jan\u00eb miratuar n\u00eb qeverit\u00eb e kaluara. Duhet investuar m\u00eb shum\u00eb, por me kujdes ndaj ruajtjes s\u00eb ambientit, n\u00eb burimet e rip\u00ebrt\u00ebrishme energjetike. T\u00eb dyja k\u00ebto ndihmojn\u00eb vet\u00ebm marxhinalisht n\u00eb furnizimin stabil me energji, por mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb vendosura nga BE-ja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb kriz\u00eb energjetike e cila u nis me reduktime t\u00eb energjis\u00eb dhe po vazhdon tashm\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shtrenjtimin e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs. Kjo ka ngjallur reagime t\u00eb shumta, pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve dhe paralajm\u00ebrime p\u00ebr protesta nga parti opozitare. Duke par\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ish-kryeministri i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":396614,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[661,548],"class_list":["post-576864","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-avdullah-hoti","tag-rryma"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=576864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/576864\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=576864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=576864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=576864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}