{"id":577640,"date":"2022-01-20T17:46:42","date_gmt":"2022-01-20T16:46:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=577640"},"modified":"2022-01-20T17:46:42","modified_gmt":"2022-01-20T16:46:42","slug":"sanksionet-e-rekomanduara-te-shba-se-ndaj-politikaneve-te-kosoves-nuk-po-shihen-realiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/sanksionet-e-rekomanduara-te-shba-se-ndaj-politikaneve-te-kosoves-nuk-po-shihen-realiste\/","title":{"rendered":"Sanksionet e rekomanduara t\u00eb SHBA-s\u00eb ndaj politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk po shihen realiste"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sanksionet, t\u00eb cilat raporti i Institutit p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme t\u00eb Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendr\u00ebs Wilson ia rekomandon administrat\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ndaj politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb me deklaratat e tyre promovojn\u00eb bashkimin e t\u00eb dyja shteteve, nuk jan\u00eb masa realiste, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Agon Maliqi, dhe ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Paskal Milo.<\/strong><\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb publikuar m\u00eb 18 janar, me titullin \u201cNga kriza n\u00eb konvergjenc\u00eb &#8211; Strategjia p\u00ebr t\u00eb trajtuar paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe burimin e saj n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kontribuuesit e k\u00ebtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar p\u00ebr K\u00ebrkime dhe Zhvillime t\u00eb Politikave (KIPRED), e sheh si opsion real mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb administrata amerikane t\u00eb vendos\u00eb sanksione ndaj politikan\u00ebve q\u00eb promovojn\u00eb \u201cbashkimin\u201d e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIdeja e sanksioneve ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb e promovojn\u00eb bashkimin mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb propozohet si nj\u00eb prej masave n\u00eb rast se ndodh ndryshimi i propozuar rr\u00ebnj\u00ebsor ndaj politik\u00ebs rajonale. Por, edhe kjo lloj mase nuk duket realiste. SHBA-ja nuk e ka praktik\u00eb t\u00eb sanksionoj\u00eb opinione. N\u00eb raste t\u00eb tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik\u201d, thekson Maliqi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Paskal Milo, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/shba-nuk-sanksionon-opinione\/31663619.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a>, thekson q\u00eb administrata e presidentit Biden, muajin e kaluar b\u00ebri t\u00eb ditur kriteret mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave ajo b\u00ebn vler\u00ebsimin e veprimtaris\u00eb t\u00eb personaliteteve politike kudo n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb ai, kjo administrat\u00eb nd\u00ebrlidh gjith\u00e7ka me efektet negative q\u00eb veprimtaria e atyre personaliteteve politike ushtron n\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb p\u00ebrputhje me shkall\u00ebn e k\u00ebsaj veprimtari negative, sipas Milos, administrata amerikane vendos sanksione.<\/p>\n<p>\u201cDeklaratat n\u00eb vetvete nuk mund t\u00eb jen\u00eb penalizuese p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk shoq\u00ebrohen me veprime konkrete q\u00eb cenojn\u00eb k\u00ebt\u00eb siguri. T\u00eb tilla deklarata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb e shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por, ato nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me veprime e politika konkrete q\u00eb cenojn\u00eb stabilitetin rajonal apo at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kan\u00eb qen\u00eb e mbeten m\u00eb tep\u00ebr ushtrime patriotizmi folklorik p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, thekson Milo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb p\u00ebrpilimin e k\u00ebtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar p\u00ebr K\u00ebrkime dhe Zhvillime t\u00eb Politikave (KIPRED), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se baza p\u00ebr sugjerimin p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime me sanksione, por edhe vendosje t\u00eb sanksioneve ndaj politikan\u00ebve q\u00eb promovojn\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb se deklarata n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb \u201cn\u00eb disa raste jepen edhe nga bart\u00ebsit e institucioneve t\u00eb t\u00eb dyja vendeve dhe si t\u00eb tilla, shnd\u00ebrrohen n\u00eb burim t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb rekomandimet e raportit t\u00eb Institutit p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme t\u00eb Universitetit Johns Hopkins dhe Qendr\u00ebs Wilson, p\u00ebr vendosjen e sanksioneve nga ana e SHBA-s\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb promovojn\u00eb bashkimin e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn, Peci e sheh si opsion shum\u00eb real.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt, n\u00ebse aktor\u00ebt kryesor\u00eb politik\u00eb nuk i ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimet e tyre politike, un\u00eb mendoj q\u00eb ky opsion \u00ebsht\u00eb shum\u00eb real, sepse, praktikisht, nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, thekson Peci.<\/p>\n<p>Lulzim Peci, po ashtu, vler\u00ebson se nga politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb nuk ka veprime konkrete q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt realizimit t\u00eb ides\u00eb s\u00eb bashkimit t\u00eb t\u00eb dyja shteteve. Por, sipas tij, as deklaratat n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, nuk duhet neglizhuar.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb fjalor i till\u00eb i d\u00ebmton interesat e t\u00eb dyja vendeve. K\u00ebtu q\u00ebndron problemi. Pavar\u00ebsisht se a b\u00ebhet p\u00ebr populliz\u00ebm apo p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb sot thuhet p\u00ebrbrenda (vendit), ajo i transmetohet edhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sot nuk jan\u00eb t\u00eb kufizuara audiencat, q\u00eb t\u00eb themi se kjo gj\u00eb vlen p\u00ebr brenda dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr vlen p\u00ebr jasht\u00eb\u201d, shprehet Peci.<\/p>\n<p>Ai shton se raporti i Institutit p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendr\u00ebs Wilson hyn n\u00eb domenin e pun\u00ebs q\u00eb institucionet hulumtuese b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar proceset e politik\u00eb-b\u00ebrjes. Si\u00e7 thot\u00eb ai, ka raste kur rekomandimet e tyre merren parasysh, por ka raste edhe t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p><strong>A ndikojn\u00eb raportet n\u00eb p\u00ebrcaktimin e politikave t\u00eb vendimmarr\u00ebsve?<\/strong><\/p>\n<p>Agon Maliqi vler\u00ebson se raporte t\u00eb tilla prodhohen rregullisht n\u00eb Uashington nga institutet q\u00eb merren m\u00eb rajonin dhe ato konsultohen nga vendimmarr\u00ebsit, por nuk i p\u00ebrcaktojn\u00eb politikat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb komunitetin e instituteve ka edhe dallime n\u00eb mendime mbi politik\u00ebn n\u00eb raport me Ballkanin, q\u00eb shpesh i reflektojn\u00eb edhe rrymat ideologjike t\u00eb instituteve\u201d, thekson Maliqi.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Shqip\u00ebris\u00eb, Paskal Milo, thekson se Instituti p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson, jan\u00eb institucione joqeveritare dhe ato nuk i p\u00ebrcjellin ose shprehin politikat zyrtare t\u00eb SHBA-s\u00eb. Me raste, ato p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>&#8220;Aktualisht ky mesazh ka kuptim, sepse si\u00e7 dihet, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor e konkretisht n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, Mal t\u00eb Zi , Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Kosov\u00eb, ka nj\u00eb rritje t\u00eb tensioneve nd\u00ebretnike. Politikan\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb k\u00ebto vende p\u00ebr kapital t\u00eb brendsh\u00ebm politik kan\u00eb shtuar deklaratat e veprimet me p\u00ebrmbajtje t\u00eb theksuar nacionaliste\u201d, thot\u00eb Milo.<\/p>\n<p>Raporti i Institutit p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendr\u00ebs Wilson p\u00ebr strategjin\u00eb se si t\u00eb trajtohet paq\u00ebndrueshm\u00ebria n\u00eb Ballkan, p\u00ebrmend se burimi i paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb ka nisur tri dekada m\u00eb par\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se shp\u00ebrb\u00ebrja e dhunshme e Jugosllavis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb aty ku filloi, n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sanksionet, t\u00eb cilat raporti i Institutit p\u00ebr Politika t\u00eb Jashtme t\u00eb Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendr\u00ebs Wilson ia rekomandon administrat\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ndaj politikan\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb me deklaratat e tyre promovojn\u00eb bashkimin e t\u00eb dyja shteteve, nuk jan\u00eb masa realiste, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike, Agon Maliqi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":535919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[618,624],"class_list":["post-577640","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-sanksione","tag-shba"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/577640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=577640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/577640\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/535919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=577640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=577640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=577640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}