{"id":578212,"date":"2022-01-21T16:12:52","date_gmt":"2022-01-21T15:12:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=578212"},"modified":"2022-01-21T16:12:52","modified_gmt":"2022-01-21T15:12:52","slug":"weber-vazhdimi-i-dialogut-varet-nga-zhbllokimi-i-perspektives-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/weber-vazhdimi-i-dialogut-varet-nga-zhbllokimi-i-perspektives-evropiane\/","title":{"rendered":"Weber: Vazhdimi i dialogut varet nga zhbllokimi i perspektiv\u00ebs evropiane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zhbllokimi i perspektiv\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr ringjalljen e procesit t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, thot\u00eb Bodo Weber, ekspert p\u00ebr Ballkanin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb i K\u00ebshillit p\u00ebr Politika t\u00eb Demokratizimit n\u00eb Berlin.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, ky zhbllokim duhet t\u00eb ndodh\u00eb, nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb gjermane dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Pa plot\u00ebsimin e parakushteve, ai shprehet mjaft skeptik se t\u00eb d\u00ebrguarit e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, Mirosllav Laj\u00e7ak dhe Gabriel Escobar, mund t\u00eb rinisin nj\u00eb dialog serioz Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Raportet e tensionuara nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja vendeve, sipas tij, m\u00eb shum\u00eb i konvenojn\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrkaq pal\u00ebn e Kosov\u00ebs e sheh n\u00eb nj\u00eb pozicion politik shum\u00eb m\u00eb parimor ndaj negociatave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, un\u00eb k\u00ebt\u00eb e shoh si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngjallur negociatat, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb l\u00ebvizur nga pika e ngecjes q\u00eb nga viti i kaluar, pavar\u00ebsisht ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb (presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Joe) Bidenit. Por, jam mjaft skeptik dhe nuk besoj se do t\u00eb ken\u00eb sukses. Kemi par\u00eb vitin e kaluar q\u00eb angazhimi i forcuar nuk \u00ebsht\u00eb se sjell\u00eb rezultate. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebt\u00eb vit, kam frik\u00eb se e kemi situat\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb. Thjesht, mungojn\u00eb parakushtet e caktuara q\u00eb t\u00eb arrihet deri te di\u00e7ka serioze, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme tash e disa vjet dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb rinisja m\u00eb n\u00eb fund e bisedimeve p\u00ebr marr\u00ebveshjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy parakushte. S\u00eb pari, duhet t\u00eb arrihet deri te zhbllokimi i perspektiv\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, sepse ky \u00ebsht\u00eb parakusht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb BE-ja t\u00eb ket\u00eb fare ndikim n\u00eb Serbin\u00eb, n\u00eb kuptimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare, e cila &#8211; si\u00e7 e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8211; duhet t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund edhe njohjen e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehu ai p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/weber-vazhdimi-dialogut-zhbllokimi-perspektiva-evropiane\/31665012.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas tij, parakushti i dyt\u00eb, ku ende nuk kemi arritur, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb zhbllokim, i cili duhet t\u00eb ndodh\u00eb, nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb gjermane, e cila angazhohet p\u00ebr ringjalljen e politik\u00ebs s\u00eb zgjerimit dhe presidentit francez, (Emmanuel) Macron, i cili ka qen\u00eb frenuesi m\u00eb i madh i perspektiv\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Kur ky parakusht t\u00eb p\u00ebrmbushet, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb arrihet deri te di\u00e7ka e ngjashme, t\u00eb cil\u00ebn zoti Laj\u00e7ak dhe Escobar po p\u00ebrpiqen ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij muaji. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj rifillimi (i bisedimeve), por un\u00eb mendoj q\u00eb ky rifillim do t\u00eb duhej t\u00eb vinte nga niveli m\u00eb i lart\u00eb i Bashkimit Evropian dhe SHBA-s\u00eb, gjegj\u00ebsisht, gjithsesi nga Berlini dhe Uashingtoni.<\/p>\n<p>Weber, thot\u00eb tutje \u201cSe a do t\u00eb jet\u00eb kjo n\u00eb nivelin e president\u00ebve dhe kancelarit apo mbase \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme n\u00eb nivelin e ministrave t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme. Por, gjithsesi kjo do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb nivelin e lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra, si konkludim, k\u00ebto vizita t\u00eb paralajm\u00ebruara un\u00eb i shoh si tentim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dialogut nga pika e ngecjes, dialog ky i cili nuk \u00e7oi askund as vitin e kaluar, por q\u00eb nuk po shoh se ka parakushte k\u00ebtu p\u00ebr ndonj\u00eb fryt\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Weber thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga ana e presidentit Vu\u00e7iq n\u00eb Beogradit se n\u00eb gjysm\u00eb-dekad\u00ebn e fundit p\u00ebrjetoi t\u00eb shkonte shum\u00eb larg, ndon\u00ebse parvjet nuk arriti q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shtyj\u00eb iden\u00eb e rrezikshme p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve, gj\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn, parimet dhe q\u00ebllimet e dialogut politik.<\/p>\n<p>\u201cAi e ka par\u00eb q\u00eb aktualisht nuk ekziston presioni politik nga Per\u00ebndimi q\u00eb t\u00eb vazhdohet aty ku dialogu kishte nisur fillimisht dhe aty ku q\u00eb nga fillimi e kishte t\u00eb qart\u00eb se duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, pra, me vendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale dhe pranimin e realitetit q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur, se ajo nuk do t\u00eb kthehet n\u00eb kuadrin e Serbis\u00eb e deri te pranimi formal i Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, atij i konvenon q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb ta zvarris\u00eb zgjidhjen. Sa i p\u00ebrket p\u00ebrket kryeminisrit Kurti dhe Prishtin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebrjetuar at\u00eb negativitetin e ish-drejtuesve t\u00eb bisedimeve nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, n\u00eb episodin e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve dhe tashm\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sinjale t\u00eb qarta se do t\u00eb ket\u00eb negociata serioze dhe se pik\u00ebrisht ata do t\u00eb tregohen serioz lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Weber.<\/p>\n<p>Weber shton se di\u00e7ka e till\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe nuk ka pasur dhe madje nuk ka pasur as gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb hyrjes n\u00eb pushtet dhe l\u00ebvizjes s\u00eb politik\u00ebs nga ana e administrat\u00ebs s\u00eb Bidenit dhe, n\u00eb an\u00ebn vjet\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb pasivitetit t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb nd\u00ebrlidhet me largimin e Qeveris\u00eb s\u00eb (kancelares gjermane Angela) Merkelit.<\/p>\n<p>\u201cPra, derisa t\u00eb zgjas\u00eb kjo, derisa t\u00eb mos qart\u00ebsohet situata dhe t\u00eb mos e shohim rifillimin e dialogut, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb pala e Prishtin\u00ebs dhe Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb pozicionet e saj parimore \u2013 madje aty ka edhe disa elemente t\u00eb pozicioneve dogmatike \u2013 dhe do t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs. Po ashtu, do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime t\u00eb nj\u00ebanshme, si\u00e7 i kemi par\u00eb n\u00eb rastin e targave ose si\u00e7 po e shohim k\u00ebto dit\u00eb lidhur me rregullimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhje (t\u00eb Serbis\u00eb), n\u00eb kuptimin se a do t\u00eb jet\u00eb sikurse me referendumin q\u00eb u mbajt jav\u00ebn e kaluar apo do t\u00eb ket\u00eb mbajtje t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb prill\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhbllokimi i perspektiv\u00ebs s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr ringjalljen e procesit t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, thot\u00eb Bodo Weber, ekspert p\u00ebr Ballkanin dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb i K\u00ebshillit p\u00ebr Politika t\u00eb Demokratizimit n\u00eb Berlin. Sipas tij, ky zhbllokim duhet t\u00eb ndodh\u00eb, nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb gjermane dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":439510,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[610],"class_list":["post-578212","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-bodo-weber"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/578212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=578212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/578212\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/439510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=578212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=578212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=578212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}