{"id":580059,"date":"2022-01-25T13:39:43","date_gmt":"2022-01-25T12:39:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=580059"},"modified":"2022-01-25T13:39:43","modified_gmt":"2022-01-25T12:39:43","slug":"konflikti-i-paperfunduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/konflikti-i-paperfunduar\/","title":{"rendered":"Konflikti i pap\u00ebrfunduar"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Jemi m\u00ebsuar shpesh q\u00eb konfliktin politik n\u00eb Shqip\u00ebri ta shohim kryesisht si luft\u00eb nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike dhe asaj Socialiste. Fillimisht nd\u00ebrmjet Sali Berish\u00ebs dhe Fatos Nanos si dhe m\u00ebpastaj nd\u00ebrmjet t\u00eb parit dhe Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, dinamika e tensioneve politike n\u00eb Tiran\u00eb, jo m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar edhe nga nj\u00eb dyshe tjet\u00ebr. Ajo nd\u00ebrmjet Edi Ram\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs. Pra lufta brenda llojit nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy protagonist\u00ebve ka qen\u00eb jo m\u00eb pak e ashp\u00ebr. Ata kan\u00eb pasur nj\u00eb raport t\u00eb \u00e7uditshm q\u00eb nga dita kur u njoh\u00ebn nd\u00ebrmjet vete, k\u00ebtu e dy dekada me par\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre u p\u00ebrcaktuan nga miq\u00ebsia dhe armiq\u00ebsia p\u00ebr njeri-tjetrin. Urrejtja dhe dashuria. Bashk\u00ebpunimi dhe konkurrenca. Koordinimi dhe intrigat. Aleancat dhe konspiracionet.<\/p>\n<p>E t\u00ebra filloi kur Edi Rama hyri n\u00eb politik\u00ebn shqiptare me nj\u00eb stil prej artisti bohem, pas ftes\u00ebs q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Fatos Nano. Aleanca e tyre u pa me befasi nga shum\u00ebkush. Nj\u00eb artist me frym\u00eb &#8220;rrebele&#8221; dhe nj\u00eb politikan q\u00eb kishte kaluar t\u00eb gjitha hallkat e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri n\u00eb kupol\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij katapultutimi ata e nd\u00ebrtuan nj\u00eb pakt t\u00eb heshtur n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 kund\u00ebr &#8220;patriarkut&#8221; t\u00eb partis\u00eb Fatos Nano. Por edhe konspiruan kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit po ashtu te ish- lideri i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndihma e Ilir Met\u00ebs ishte vendimtare p\u00ebr Edi Ram\u00ebn q\u00eb ta fitonte pozit\u00ebn e kryetarit t\u00eb Tiran\u00ebs. Pas k\u00ebtij suksesi pozita e tij n\u00eb parti erdhi duke u konsoliduar. Kurse kur shp\u00ebrtheu konflikti tjet\u00ebr nd\u00ebrmjet Met\u00ebs dhe Nanos, Rama u t\u00ebrhoq n\u00eb margjina duke pritur bilancin e duelit. Ai konflikt p\u00ebrfundoi me skizm\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. \u00c7arje kjo nga e cila ajo i humbi zgjedhjet. Fatos Nano dha dor\u00ebheqje dhe pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb partis\u00eb e mori Edi Rama.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebta dy ishin n\u00eb parti t\u00eb ndryshme. Fillimisht u duk se u qet\u00ebsuan gjakrat. Por kjo heshtje vrastare nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr pos nj\u00eb qet\u00ebsi para stuhis\u00eb. Af\u00ebria e Edi Ram\u00ebs me Sali Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar ndryshimet kushtetuese, ndryshime k\u00ebto q\u00eb synonin t\u00eb goditnin partit\u00eb e vogla dhe ne fund koalicioni i Ilir Met\u00ebs me Sali Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur s\u00eb bashku e helmuan pafund\u00ebsisht raportin n\u00eb mes Met\u00ebs dhe Ram\u00ebs. Pas k\u00ebtij tensioni Edi Rama e humbi kryeqytetin pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb njeriut q\u00eb e kishte ndihmuar at\u00eb ta fitonte n\u00eb fillim t\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb Edi Rama, t\u00eb ishte i sigurt p\u00ebr fitoren e tij p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2013 u detyrua edhe nj\u00eb her\u00eb ta kuror\u00ebzoj\u00eb lidhjen politike me Ilir Met\u00ebn. Pra k\u00ebta dy pasi e kishin \u00e7nderuar publikisht nj\u00ebri tjetrin, tani vendos\u00ebn t&#8217;ia kumtojn\u00eb dashurin\u00eb politike nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebrs\u00ebri. Kalkulimi doli i sakt\u00eb. Aleanca p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Evropiane i fitoi zgjedhjet. Mandati qeveris\u00ebs ishte po ashtu jo pa tensione, f\u00ebrkime dhe vrerosje. Deri sa i erdhi fundi. Ilir Meta u zgjodh president. Dhe Edi Rama i fitoi zgjedhjet si nj\u00eb &#8220;kalor\u00ebs i vetmuar&#8221; n\u00eb 2017.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, raportet nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre institucioneve gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe pak a shum\u00eb dihen nga t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi sot me Edi Ram\u00ebn n\u00eb mandatin e tret\u00eb qeveris\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb mandatit presidencial. A ka gjasa q\u00eb ky konflikt t\u00eb vazhdoj\u00eb ende? Dhe q\u00eb beteja politike t\u00eb zhvillohet ekskluzivisht nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy &#8220;v\u00ebllez\u00ebrve siamez&#8221;. Sidomos, kur marrim parasysh faktin se Partis\u00eb Demokratike ka koh\u00eb q\u00eb i ka humbur rruga n\u00eb oborr. Dhe po ashtu Partia Socialiste nuk ka ende ndonj\u00eb trash\u00ebgimtar politik q\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsonte Edi Ram\u00ebn. Sepse ky i fundit ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rrethuar vet\u00ebm nga disa &#8220;eunuk\u00eb&#8221; politik\u00eb. K\u00ebshtu, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb Edi, me apo pa vullnetin e tij, do t\u00eb &#8220;detyrohet&#8221; ta vazhdoj\u00eb drejtimin e t\u00eb majt\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. Ky konflikt nuk ka p\u00ebrfunduar ende. Madje ai vet\u00ebm sa ka gjasa t\u00eb rikthehet m\u00eb t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn e tij &#8220;destruktive&#8221;. Kuptohet p\u00ebr momentin Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb raport me Ilir Met\u00ebn. Por se cili do jet\u00eb fundi mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Jemi m\u00ebsuar shpesh q\u00eb konfliktin politik n\u00eb Shqip\u00ebri ta shohim kryesisht si luft\u00eb nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike dhe asaj Socialiste. Fillimisht nd\u00ebrmjet Sali Berish\u00ebs dhe Fatos Nanos si dhe m\u00ebpastaj nd\u00ebrmjet t\u00eb parit dhe Edi Ram\u00ebs. Mir\u00ebpo, dinamika e tensioneve politike n\u00eb Tiran\u00eb, jo m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar edhe nga nj\u00eb dyshe tjet\u00ebr. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":492252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-580059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/580059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=580059"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/580059\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/492252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=580059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=580059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=580059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}