{"id":58226,"date":"2019-06-22T13:53:53","date_gmt":"2019-06-22T11:53:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=58226"},"modified":"2019-06-22T13:53:53","modified_gmt":"2019-06-22T11:53:53","slug":"nga-e-hena-opozita-ne-shqiperi-proteston-cdo-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/nga-e-hena-opozita-ne-shqiperi-proteston-cdo-dite\/","title":{"rendered":"Nga e h\u00ebna, opozita n\u00eb Shqip\u00ebri proteston \u00e7do dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Opozita e bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri paralajm\u00ebron, se do t\u00eb protestoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, deri t\u00eb diel\u00ebn e dat\u00ebs 30 qershor, dat\u00eb q\u00eb qeveria ka vendosur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Vendimi u mor menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb protest\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb komb\u00ebtare, pas takimit t\u00eb kreut t\u00eb Opozit\u00ebs, Lulzim Basha, me aleat\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjat\u00eb mbr\u00ebmjes t\u00eb s\u00eb premtes, Basha artikuloi n\u00eb fjalimin e tij kushtin m\u00eb t\u00eb ri p\u00ebr daljen nga kriza: v\u00ebnien p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjimet e dosjeve 184 dhe 339. \u201cNe ua kemi borxh shqiptar\u00ebve q\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb mos e mbyllim thjesht me nj\u00eb marr\u00ebveshje politike bazuar mbi pazare. Kjo kriz\u00eb politike duhet dhe do t\u00eb mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Dhe sot dua ta them qart\u00eb dhe prer\u00eb se parimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7uarja para drejt\u00ebsis\u00eb dhe prapa hekurave t\u00eb burgut t\u00eb atyre q\u00eb u vodh\u00ebn vot\u00ebn shqiptare\u201d \u2013 deklaroi lideri demokrat, Basha. Ashtu si edhe n\u00eb protestat e kaluara, ai theksoi, se \u201cnuk do t\u00eb ket\u00eb negociata me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Basha dhe aleat\u00ebt e tij vendos\u00ebn, se duke nisur nga e h\u00ebna (24.05) ata do t\u00eb revokojn\u00eb listat e zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>21 Qershori, asnj\u00eb incident<\/p>\n<p>N\u0451 nj\u0451 orar jo krejt t\u0451 zakont\u0451, rreth or\u0451s 20:00 t\u0451 mbr\u0451mjes, n\u0451n masa t\u0451 rrepta sigurie dhe forca t\u0451 shumta t\u0451 policis\u0451, protestuesit kan\u0451 nisur t\u0451 protestojn\u0451 n\u0451n thirrjen e tyre kryesore: \u201cRama ik\u201d. \u201cMarshi i Barabait\u201d \u0451sht\u0451 p\u0451rzgjedhur t\u0451 jet\u0451 simboli i protest\u0451s s\u0451 21 qershorit, s\u0451 bashku me nj\u0451 statuj\u0451 simbolike t\u0451 kryeministrit, e cila p\u0451rngjante me at\u0451 t\u0451 ish-diktatorit Hoxha. Protesta u paralajm\u0451rua p\u0451r t\u0451 qen\u0451 paq\u0451sore nga kreu i Opozit\u0451s Lulzim Basha dhe ashtu p\u00ebrfundoi. P\u0451r k\u0451t\u0451 arsye me sa duket ai u shoq\u0451rua nga bashk\u0451shortja dhe dy vajzat e tij t\u0451 vogla. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre mujave, gjat\u00eb protest\u00ebs nuk u sh\u00ebnua asnj\u00eb incident. N\u0451 fjalimin e nisur n\u0451 or\u0451n 21:00, Basha kishte si kryefjal\u00eb t\u00eb tij \u201cShqip\u00ebrin\u00eb, si e gjith\u00eb Europa\u201d. I rrethuar me protestues q\u00eb mbanin flamujt gjerman\u00eb, amerikan\u00eb dhe t\u00eb Bashkimit Europian, p\u00ebr rreth 40 minuta lideri opozitar ka artikuluar k\u00ebrkesat dhe kushtet q\u00eb Opozita ka p\u00ebr daljen nga kriza. K\u0451saj proteste i parapriu publikimi s\u0451rish i disa regjistrimeve t\u0451 reja nga p\u0451rgjimet e telefonatave nga prokuroria t\u0451 dosjeve 184 dhe 339, ku b\u0451het fjal\u0451 p\u0451r manipulim votash n\u0451 zgjedhjet parlamentare 2017, shkruan DW.<\/p>\n<p>Apele p\u0451r protest\u0451 paq\u0451sore<\/p>\n<p>M\u0451 her\u0451t ambasadat e huaja n\u0451 Shqip\u0451ri kishin b\u0451r\u0451 apel p\u0451r protest\u0451 paq\u0451sore dhe larg dhun\u0451s. \u201cLiria e tubimeve dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb demonstruar paq\u00ebsisht jan\u00eb kolonat e \u00e7do demokracie. Nd\u00ebrsa dhuna e \u00e7do lloj forme \u00ebsht\u00eb e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstrat\u00ebn e njoftuar p\u00ebr mbr\u00ebmjen e sotme u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb respektojn\u00eb ligjet n\u00eb fuqi. Prej organizator\u00ebve pres t\u00eb angazhohen me t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zhvillim paq\u00ebsor t\u00eb protest\u00ebs si dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebrmes apelit publik p\u00ebr protesta paq\u00ebsore\u201d \u2013 reagoi pak or\u0451 para protest\u0451s ambasadorja gjermane n\u0451 Tiran\u0451, Susan Sch\u00fctz.<\/p>\n<p>Apel p\u0451r protest\u0451 paq\u0451sore b\u0451ri edhe presidenti Ilir Meta. \u201cPresidenti Meta thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb protesta e sotme e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht paq\u00ebsore, larg \u00e7do akti dhune, si dhe u b\u00ebn thirrje protestuesve t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbahen dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb kauz\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d \u2013 u tha n\u0451 njoftimin p\u0451r shtyp. Opozita proteston prej kat\u0451r muajsh radhazi kund\u0451r qeveris\u0451, q\u0451 e akuzon p\u0451r manipulim t\u0451 zgjedhjeve m\u0451 2017 dhe lidhje me krimin e organizuar. Pas t\u0451rheqjes nga parlamenti dhe djegies s\u0451 mandateve t\u0451 deputetit q\u0451 nga muaji shkurt, opozita refuzon edhe pjes\u0451marrjen n\u0451 zgjedhjet lokale m\u0451 30 qershor, t\u0451 cilat tashm\u0451 jan\u0451 \u0481dekretuar nga presidenti. Nd\u0451rkoh\u0451 q\u0451 Partia Socialiste n\u0451 qeveri vazhdon fushat\u0451n elektorale, duke mos e njohur vendimin e presidentit dhe duke shkuar drejt zgjedhjeve m\u0451 30 qershor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita e bashkuar n\u00eb Shqip\u00ebri paralajm\u00ebron, se do t\u00eb protestoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, deri t\u00eb diel\u00ebn e dat\u00ebs 30 qershor, dat\u00eb q\u00eb qeveria ka vendosur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje edhe pas bojkotit opozitar. Vendimi u mor menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb protest\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb komb\u00ebtare, pas takimit t\u00eb kreut t\u00eb Opozit\u00ebs, Lulzim Basha, me aleat\u00ebt e Partis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58227,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-58226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}