{"id":582735,"date":"2022-01-30T10:00:33","date_gmt":"2022-01-30T09:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=582735"},"modified":"2022-02-01T17:15:21","modified_gmt":"2022-02-01T16:15:21","slug":"fitorja-ideologjike-e-opozites-dhe-humbja-politike-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/fitorja-ideologjike-e-opozites-dhe-humbja-politike-e-saj\/","title":{"rendered":"Fitorja ideologjike e opozit\u00ebs dhe humbja politike e saj"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Shum\u00ebkush k\u00ebto dit\u00eb ka ngritur dilem\u00ebn se pse opozita parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet e qullt\u00eb dhe inerte ndaj veprimeve t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Albin Kurti, sidomos n\u00eb lidhje me pajtimin e saj me rekomandimin e ZRRE-s\u00eb p\u00ebr ngritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe indiferenc\u00ebn ekzekutivit p\u00ebrball\u00eb rritjes astronomike t\u00eb \u00e7mimeve tjera artikujve ushqimor\u00eb. Spekulime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet kan\u00eb qarkulluar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb &#8220;mister&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p>A mos \u00ebsht\u00eb ajo e shantazhuar nga pushteti, prandaj edhe ka zgjedhur pajtimin kokulur p\u00ebrball\u00eb reagimit publik, apo po kalkulon politikisht se me k\u00ebt\u00eb qasje do t\u00eb mund m\u00eb leht\u00eb ta diskreditoj\u00eb kryeministrin dhe ta zhvleft\u00ebsoj\u00eb retorik\u00ebn e tij mesianike q\u00eb e kishte kultivuar sa ishte n\u00eb opozit\u00eb? Jan\u00eb vet\u00ebm disa nga pandehmat q\u00eb kan\u00eb m\u00ebtuar ta zb\u00ebrthejn\u00eb k\u00ebt\u00eb enigm\u00eb politike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrtej k\u00ebtyre supozimeve q\u00eb as nuk mund t\u2019i pohoj as t\u2019i mohoj, personalisht gjykoj, se kjo sjellje konfuze e opozit\u00ebs parlamentare p\u00ebrball\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura kusht\u00ebzohet edhe nga di\u00e7ka tjet\u00ebr. Nga besimi doktrinar q\u00eb ajo ka promovuar nd\u00ebr vite. Nga bindja e saj ideologjike mbi shenjt\u00ebrin\u00eb absolute t\u00eb tregjeve. Dhe nga propagandimi politik i aft\u00ebsis\u00eb vet-rregullative q\u00eb e posedon ky model ekonomik. N\u00eb fund t\u00eb fundit a nuk ishte kumtuar procesi privatizimit, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte KEDS-i, si parajsa q\u00eb po na pret, nga kjo opozit\u00eb. Dhe se ishte ajo q\u00eb mbronte iden\u00eb se shteti kurdo q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet spontan vet\u00ebm sa shp\u00ebrdoron mrekullin\u00eb magjike q\u00eb e posedon ky mekaniz\u00ebm me status gati hyjnor. A nuk u zhvillua nj\u00eb betej\u00eb gati groteske n\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb politike p\u00ebr t\u2019u pozicionuar vet\u00ebm n\u00eb spektrin e djatht\u00eb ideologjik? Dhe se \u00e7do thirrje p\u00ebr politika intervecioniste q\u00eb e marrin parasysh edhe sigurin\u00eb sociale, u diskualifikua si e inspiruar nga modeli i d\u00ebshtuar i Hugo Ch\u00e1vez-it.<\/p>\n<p>Aq banale ishte b\u00ebr\u00eb kjo retorik\u00eb saq\u00eb edhe \u201cNouveau riche\u201d e ish-pushteteve t\u00eb kaluara \u00e7do gj\u00eb e shpjegonin me shkatht\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u orientuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale me parametrat e k\u00ebtyre rregullave t\u00eb reja socio-ekonomike. Kurse kushdo q\u00eb nuk i g\u00ebzonte k\u00ebto privilegje ishte viktim\u00eb e irracionalitetit t\u00eb tij. E paaft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me \u201cfrym\u00ebn e koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, jan\u00eb k\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie q\u00eb n\u00eb thelb e paralizojn\u00eb nj\u00eb veprim m\u00eb proaktiv t\u00eb opozit\u00ebs aktuale. Sepse, \u00e7do pozicionim serioz i saj kund\u00ebr politikave aktuale qeveritare do ishte q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ideologjik ndaj vetvetes. Ndaj asaj q\u00eb ajo e ka proklamuar dhe implementuar si strategjia e vetme p\u00ebr shtegdalje nga stagnimi ekonomik ku gjendej Kosova. N\u00eb fund t\u00eb fundit, sot kryeministri vet\u00ebm sa po i zbaton rregullat q\u00eb ajo i kishte dizajnuar sa ishte n\u00eb pushtet. Prandaj, \u00e7do thirrje e saj p\u00ebr nj\u00eb angazhim qytetar kund\u00ebr k\u00ebsaj qeverie, pa treguar se a \u00ebsht\u00eb divorcuar nga doktrinat q\u00eb ka mbrojtur deri m\u00eb tani, do ishte vet\u00ebm reagim ndaj nj\u00eb personi, por jo edhe besimeve t\u00eb saj. Dhe se n\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb vet\u00ebm sa do ta thellonte disonanc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Realisht shoq\u00ebria dhe politika kosovare sot \u00ebsht\u00eb kurthuar nga nj\u00eb paradoks i \u00e7uditsh\u00ebm. Sepse kemi nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb po fiton ideologjikisht mir\u00ebpo q\u00eb ka humbur politikisht. Dhe kemi nj\u00eb pushtet q\u00eb ka fituar politikisht por q\u00eb po humb ideologjikisht. Pra nj\u00ebra pal\u00eb po korr fitore n\u00ebp\u00ebrmjet humbjes, kurse tjetra po humb n\u00ebp\u00ebrmjet fitores. \u00cbsht\u00eb ky vakum i shum\u00ebfisht\u00eb q\u00eb vet\u00ebm sa po e p\u00ebrkeq\u00ebson kriz\u00ebn dhe thellon d\u00ebshp\u00ebrimin p\u00ebrgjithsh\u00ebm shoq\u00ebror dhe politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Shum\u00ebkush k\u00ebto dit\u00eb ka ngritur dilem\u00ebn se pse opozita parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet e qullt\u00eb dhe inerte ndaj veprimeve t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Albin Kurti, sidomos n\u00eb lidhje me pajtimin e saj me rekomandimin e ZRRE-s\u00eb p\u00ebr ngritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb dhe indiferenc\u00ebn ekzekutivit p\u00ebrball\u00eb rritjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":582776,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-582735","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/582735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=582735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/582735\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/582776"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=582735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=582735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=582735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}