{"id":58375,"date":"2019-06-22T18:25:24","date_gmt":"2019-06-22T16:25:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=58375"},"modified":"2019-06-22T20:32:06","modified_gmt":"2019-06-22T18:32:06","slug":"fsk-ja-pranon-700-rekrut-te-rinj-prej-tyre-edhe-pjesetare-te-komunitetit-serb-dhe-pakicave-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/fsk-ja-pranon-700-rekrut-te-rinj-prej-tyre-edhe-pjesetare-te-komunitetit-serb-dhe-pakicave-tjera\/","title":{"rendered":"FSK-ja pranon 700 rekrut t\u00eb rinj, prej tyre edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb dhe pakicave tjera"},"content":{"rendered":"<p><strong>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka vazhduar me pranimin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, rekrut\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb kapacitetet e k\u00ebsaj Force, q\u00eb ndodhet n\u00eb procesin e transformimit n\u00eb Ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs. Rreth 700 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, prej tyre edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb dhe pakicave tjera, i jan\u00eb bashkuar rekrutimit n\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs koh\u00ebt e fundit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Me planin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit, planifikohet q\u00eb numri i pjes\u00ebtareve t\u00eb FSK-s\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 5 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb dhe 2 mij\u00eb e 500 rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Dritan Gjonbalaj, k\u00ebshilltar politik dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se vet\u00ebm ata q\u00eb kalojn\u00eb testet do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e FSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb faz\u00ebn e fundit t\u00eb rekrutimit, FSK-ja ka pranuar 650 rekrut\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb kalojn\u00eb trajnimin bazik me koh\u00ebzgjatje prej n\u00ebnt\u00eb jav\u00ebsh. Grupi i par\u00eb prej 350 rekrut\u00ebve ka filluar trajnimin bazik. Grupi i dyt\u00eb do ta vazhdoj\u00eb n\u00eb shtator dhe si rrjedhoj\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb kompletohet ky proces\u201d, tha Gjonbalaj.<\/p>\n<p>Ky proces, sipas zyrtareve n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes do t\u00eb zgjas n\u00ebnt\u00eb jav\u00eb dhe pas kalimit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb trajnimit, rekrut\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb FSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjonbalaj thot\u00eb se interesimi i t\u00eb rinjve ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb rinjt\u00eb nga radh\u00ebt e komuniteteve pa p\u00ebrjashtim. Nga 650 rekrut\u00eb, 11 p\u00ebr qind, sipas Gjonbalajt. jan\u00eb nga radh\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, pas thirrjeve publike t\u00eb autoriteteve t\u00eb Beogradit dhe presioneve tjera, dhjet\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb ishin detyruar ta l\u00ebshonin FSK-n\u00eb. Por, tani, sipas autoriteteve p\u00ebrgjegj\u00ebse, v\u00ebrehet nj\u00eb trend i ri i p\u00ebrfshirjes s\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij komuniteti.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi i FSK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb 10 p\u00ebr qind t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb jen\u00eb nga komunitetet joshumic\u00eb, pra ne e kemi kaluar k\u00ebt\u00eb cak. Pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitet serb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb presioni t\u00eb madh nga pushteti i Beogradit p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e FSK-s\u00eb. Me k\u00ebnaq\u00ebsi mund t\u2019ju informojm\u00eb se shum\u00eb prej tyre kan\u00eb aplikuar p\u00ebr rekrut\u00eb t\u00eb FSK-s\u00eb dhe si\u00e7 thash n\u00eb p\u00ebrputhje m\u00eb fazat strikte t\u00eb rekrutimit, 25 prej tyre jan\u00eb pranuar si rekrut\u00eb t\u00eb FKS-s\u00eb dhe jan\u00eb duke iu n\u00ebnshtruar trajnimit bazik\u201d, tha Gjonbalaj.<\/p>\n<p>N\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes thon\u00eb se shum\u00ebllojshm\u00ebria n\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00eb q\u00eb \u00e7mohet dhe kultivohet. Ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb punuar dhe po punohet shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e duhur etnik dhe gjinor.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Rexhep Selimi nga L\u00ebvizja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Komisioni p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme, Siguri dhe Mbik\u00ebqyrjen e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb m\u00eb t\u00eb shpjet n\u00eb krijimin e mekanizmave q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe Transformimin e FSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se nuk ka qen\u00eb dinamika nevojshme dhe e mjaftueshme q\u00eb ne t\u00eb ishim t\u00eb k\u00ebnaqur me ecjet atje. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ata kan\u00eb plane dhe presim q\u00eb t\u2019i realizojn\u00eb. Faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb planeve q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrgatitja e struktur\u00ebs deri m\u00eb dat\u00ebn 21 maj, duket se nuk e kan\u00eb kaluar sepse tash jemi n\u00eb qershor dhe kemi kaluar m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Selimi.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes, sipas Gjonbalajt, tashm\u00eb ka p\u00ebrmbyllur faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb planit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit, dhe se sipas tij, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitja e par\u00eb e akteve n\u00ebnligjore dhe p\u00ebrgatitja e plot\u00eb n\u00eb aspektin administrative p\u00ebr t\u00eb vazhduar me fazat e tjera.<\/p>\n<p>Kurse deputeti Rexhep Selimi konsideron se edhe me faz\u00ebn e rekrutimit, pun\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ecin m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cDinamika e rekrutimit do t\u00eb duhej t\u00eb ishte m\u00eb e avancuar, por ne i dim\u00eb kapacitet e Komand\u00ebs s\u00eb Trajnimit dhe Doktrin\u00ebs. Ne i dim\u00eb edhe kapacitet trajnuese dhe akomoduese dhe e dim\u00eb po ashtu q\u00eb procesi i rritjes s\u00eb numrit t\u00eb pjes\u00ebtareve t\u00eb FSK-s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb proces n\u00eb vazhdim\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe p\u00ebrgatitja e struktur\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb ishte m\u00eb e avancuar sesa \u00ebsht\u00eb tani. Po ashtu edhe n\u00eb aspektin buxhetor do t\u00eb duhej Qeveria t\u00eb ndante fonde shtes\u00eb p\u00ebr FSK-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb avancoj\u00eb edhe n\u00eb pajisje dhe teknologji ushtarake, duke mos p\u00ebrjashtuar as armatimin\u201d, tha Selimi.<\/p>\n<p>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u themelua m\u00eb 2009 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Planit t\u00eb Ahtisaarit, dokument q\u00eb \u00e7oi drejt pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Tranzicioni i FSK-s\u00eb nga nj\u00eb forc\u00eb p\u00ebr emergjenca civile n\u00eb Ushtri, ishte nj\u00eb proces i gjat\u00eb q\u00eb u finalizua n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018, pas mb\u00ebshtetjes q\u00eb Kosov\u00ebs i erdhi nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht, kjo Forc\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e transformimit n\u00eb Ushtri, e cila parashihet t\u00eb zgjas\u00eb nga 7 \u2013 10 vjet. Kjo Forc\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk p\u00ebrkuan me ambicien e institucioneve, q\u00eb Kosova ta ket\u00eb Ushtrin\u00eb e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka vazhduar me pranimin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, rekrut\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb kapacitetet e k\u00ebsaj Force, q\u00eb ndodhet n\u00eb procesin e transformimit n\u00eb Ushtri t\u00eb Kosov\u00ebs. Rreth 700 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, prej tyre edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb dhe pakicave tjera, i jan\u00eb bashkuar rekrutimit n\u00eb Forc\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-58375","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58375\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}