{"id":586306,"date":"2022-02-05T12:47:05","date_gmt":"2022-02-05T11:47:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=586306"},"modified":"2022-02-05T12:47:05","modified_gmt":"2022-02-05T11:47:05","slug":"oek-kunder-shtrenjtimit-te-energjise-per-bizneset-do-falimentonin-shume-kompani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/oek-kunder-shtrenjtimit-te-energjise-per-bizneset-do-falimentonin-shume-kompani\/","title":{"rendered":"OEK kund\u00ebr shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr bizneset: Do falimentonin shum\u00eb kompani"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komuniteti i biznesit po kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm \u00e7do ide q\u00eb barr\u00ebn e shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike ta mbajn\u00eb ata. Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr propozimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave duke th\u00ebn\u00eb se shtrenjtimi do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb pariparueshme. Kreu i OEK, Berat Rukiqi, thot\u00eb se me rritjen e tarifave p\u00ebr ta, shum\u00eb biznese do t\u00eb kishin fatin e \u201cFerronikelit\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>OEK nuk ka d\u00ebrguar asnj\u00eb koment n\u00eb Zyr\u00ebn e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRrE) p\u00ebr struktur\u00ebn e re t\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb, por Rukiqi t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen se n\u00ebse ZRrE-ja merr vendim p\u00ebr shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr bizneset, kjo do ta rendonte tej mase veprimtarin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Rukiqi deklaroi se n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike, pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, sipas tij, do t\u00eb \u00e7onte shum\u00eb biznese drejt falimentimit.<\/p>\n<p>\u201cJo, absolutisht dhe do ta kund\u00ebrshtojm\u00eb fuqish\u00ebm n\u00ebse ka rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs p\u00ebr bizneset. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e bizneseve nuk do t\u00eb ken\u00eb rrug\u00ebdalje p\u00ebrve\u00e7 mbylljes n\u00ebse ndodh\u00eb rritja me bllok tarifa. Ne kemi luftuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar bllok tarif\u00ebn p\u00ebr bizneset, at\u00ebher\u00eb kur \u00ebsht\u00eb larguar, pasi q\u00eb ka qen\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr konkurreshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve. Dhe krijimi i bllok tarif\u00ebs p\u00ebr bizneset \u00ebsht\u00eb vendim q\u00eb shum\u00eb biznese do t\u2019i d\u00ebrgonte drejt mbylljes. Por, fatmir\u00ebsisht me propozimin e ZRrE-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb rritje e tarif\u00ebs p\u00ebr bizneset\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Rukiqi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, ka treguar arsyet pse nuk kan\u00eb d\u00ebrguar propozim-komente n\u00eb ZRrE p\u00ebr struktur\u00ebn e re t\u00eb tarifave p\u00ebr energjin\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat n\u00ebse ndodh\u00eb ngritja e tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi d\u00ebrguar (propozime) p\u00ebr shkak se propozimi i ZRrE-s\u00eb nuk ka parapar\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ne i kishim d\u00ebrguar n\u00ebse e kishin parapar\u00eb. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb na ka prek dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast propozimi i ZRrE-s\u00eb nuk na ka b\u00ebr\u00eb pal\u00eb t\u00eb interesit p\u00ebr shkak se nuk ka propozuar ndonj\u00eb implikim p\u00ebr bizneset. OJQ-t\u00eb dhe ministrit\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb dukur i arsyesh\u00ebm as propozimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave, e as propozimi INDEP-it q\u00eb t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr bizneset. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb maten efektet q\u00eb jan\u00eb te bizneset. N\u00ebse nj\u00eb biznes mbyllet, ata pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sektorit privat e humbin vendin e pun\u00ebs, e nuk mund ta paguajn\u00eb (energjin\u00eb), as me t\u00eb lir\u00eb e as me t\u00eb shtrenjt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb efekt imediat, e them k\u00ebt\u00eb me plot\u00eb bindje p\u00ebr shkak se margjinat e operimit te bizneset jan\u00eb rritur edhe kostot e tjera. Po ashtu ka pasur vazhdimisht edhe efekte t\u00eb pandemis\u00eb, n\u00ebse ia kishim shtuar bizneseve edhe rritjen \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike kjo do t\u00eb ishte me pasoja t\u00eb t\u00eb pariparueshme ku shum\u00eb prej tyre do t\u2019i detyronte t\u00eb nd\u00ebrpren\u00eb aktivitetin biznesor qysh na ka ndodhur me rastin e \u2018Feronikelit\u2019\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, Hekuran Murati i kishte propozuar q\u00eb barra e shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb bartet edhe tek bizneset.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, kreu i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Rukiqi deklaroi se viti 2022 do t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik, teksa thekson se rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike po cenohet nga dy faktor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani rim\u00ebk\u00ebmbja po cenohet nga dy faktor\u00eb. Faktori i par\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja e \u00e7mimeve dhe jo stabiliteti zinxhir\u00eb i furnizimit, edhe faktori i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb paparashikueshm\u00ebria. Vazhdimisht po ka masa sikur k\u00ebto t\u00eb fundit tek t\u00eb cilat i kemi konsideruar q\u00eb jan\u00eb drastike me or\u00ebn policore, me kufizimet e orareve dhe t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve[\u2026]Vazhdoj t\u00eb insistoj q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb vit (2022) i leht\u00eb pasi q\u00eb me shum\u00eb paparashikueshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb mbyll\u00eb viti 2021\u2026 \u00c7rregullimet n\u00eb tregjet globale, elementet gjeopolitike, nj\u00eb konflikt n\u00eb periferin\u00eb e Evrop\u00ebs nuk e b\u00ebn\u00eb me t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd. Do t\u00eb ket\u00eb efekte n\u00eb ekonomin\u00eb globale, dhe inflacioni q\u00eb i ka kaluar kufijt\u00eb e pritsh\u00ebm n\u00eb nivel global do ta b\u00ebj\u00eb edhe p\u00ebr neve sigurisht m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Prandaj, institucionet e vendit, qeveria dhe parlamenti t\u00eb nxjerrin vendime me fokus ruajtjen e sektorit privat\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komuniteti i biznesit po kund\u00ebrshton fuqish\u00ebm \u00e7do ide q\u00eb barr\u00ebn e shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike ta mbajn\u00eb ata. Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr propozimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave duke th\u00ebn\u00eb se shtrenjtimi do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb pariparueshme. Kreu i OEK, Berat Rukiqi, thot\u00eb se me rritjen e tarifave p\u00ebr ta, shum\u00eb biznese do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":586307,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-586306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/586306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=586306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/586306\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/586307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=586306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=586306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=586306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}