{"id":587400,"date":"2022-02-07T17:00:53","date_gmt":"2022-02-07T16:00:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=587400"},"modified":"2023-07-12T14:12:31","modified_gmt":"2023-07-12T12:12:31","slug":"grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion\/","title":{"rendered":"Grat\u00eb shqiptare u dhunuan nga serb\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb, shteti s\u2019ka informacion"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">\n<p><strong>Mij\u00ebra persona, kryesisht gra shqiptare, besohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raporte vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, theksohet se fenomeni i dhunimeve seksuale nga pjes\u00ebtar\u00ebt e forcave paramilitare serbe ishte mjaft\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-99. Megjithat\u00eb, edhe 23 vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, shum\u00eb pak raste n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb hetuar e gjykuar nga institucionet vendore e ato t\u00eb huaja. Madje, dy dekada nga lufta e fundit, ende nuk dihet as numri i sakt\u00eb i viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, derisa pak m\u00eb shum\u00eb se 1000 personave u \u00ebsht\u00eb njohur tashm\u00eb nj\u00eb status i till\u00eb nga autoritetet kosovare.<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore t\u00eb Tribunalit Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavi (TPNJ) \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se dhunimet dhe abuzimet e tjera seksuale ndaj grave e burrave shqiptar kan\u00eb qen\u00eb dukuri e p\u00ebrhapur gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Por, shum\u00eb pak persona jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr q\u00eb llogaritet si krim lufte.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net n\u00eb k\u00ebt\u00eb seri shkrimesh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb sjell nj\u00eb hulumtim dhe rr\u00ebfim ekskluziv p\u00ebr rastet e dhunimeve seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb jan\u00eb kryer nga forcat serbe ndaj disa grave shqiptare n\u00eb objektin e Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik, brenda kampusit t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Hulumtimi q\u00eb do t\u00eb publikohet n\u00eb tri pjes\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb edhe rr\u00ebfimin e nj\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale q\u00eb tregon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr p\u00ebrdhunimin dhe maltretimet q\u00eb i p\u00ebrjetoi nga paramilitaret serb\u00eb 23 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga sallat e nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb edhe sot shfryt\u00ebzohet nga Fakulteti Juridik n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Raporti i Human Rights Watch apo \u201chistoria e harruar\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb vitin 2000, organizata \u201cHuman Rights Watch\u201d, q\u00eb kishte hetuar p\u00ebrdorimin e dhunimeve dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, konkludonte se k\u00ebto metoda \u201cn\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999 ishin p\u00ebrdorur si arm\u00eb lufte dhe si instrumente p\u00ebr \u2018spastrimin etnik\u2019 t\u00eb vazhduesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdhunimet nuk ishin akte t\u00eb rralla dhe t\u00eb izoluara t\u00eb kryera nga individ\u00eb t\u00eb forcave serbe apo jugosllave, por m\u00eb tep\u00ebr u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb terrorizuar popullat\u00ebn civile, zhvatjen e parave nga familjet dhe shtytjen e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb ikur nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. P\u00ebrdhunimet shtyu p\u00ebrpara q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb detyruar shqiptar\u00ebt etnik t\u00eb largohen nga Kosova\u201d, shkruante HRW, p\u00ebrcjell\u00eb Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb raportit <a href=\"https:\/\/www.refworld.org\/docid\/3ae6a87a0.html?fbclid=IwAR0AoSKx2iTnp9juED9DpP6sgkNrct9d33WkLvED-gVr5GP6cO7-Cm15yKw\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cKosovo: Rape as a Weapon of &#8220;Ethnic Cleansing&#8221; [Kosova: P\u00ebrdhunimi si arm\u00eb e \u2018spastrimit etnik\u2019], HRW<\/a> listonte disa m\u00ebnyra se si ndodhnin k\u00ebto dhunime seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb mbajtjen peng t\u00eb grave shqiptare, p\u00ebrdhunimet n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb t\u00eb tjera objekte t\u00eb shfryt\u00ebzuara nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga nd\u00ebrtesat e kthyera n\u00eb qendra ku ushtrohej dhuna seksuale ndaj grave e burrave shqiptar ishte edhe kampusi qendror i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. M\u00eb konkretisht, objekti i Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, q\u00eb ende edhe pas dy dekadave vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr m\u00ebsim nga profesor\u00ebt e student\u00ebt k\u00ebtyre departamenteve, sh\u00ebrbeu si qend\u00ebr e p\u00ebrkohshme ndalimi n\u00eb t\u00eb cilat keqtrajtoheshin grat\u00eb shqiptare t\u00eb kryeqytetit. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte raportuar nga organizatat kredibile nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas lufte p\u00ebr \u201cHuman Rights Watch\u201d, Sevdie Ahmeti, aktivistja tashm\u00eb e ndjer\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile, kishte p\u00ebrshkruar gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kishte gjetur objektin e Fakultetit Ekonomik e Juridik menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs. Bazuar n\u00eb ato se \u00e7far\u00eb ajo dhe t\u00eb tjer\u00ebt kishin hasur, sipas Ahmetit, ky objekt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr dhunimin seksual t\u00eb grave gjat\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Aty ishin gjetur batanije me njolla gjaku, t\u00eb mbathura t\u00eb brendshme t\u00eb grave, kreh\u00ebr flok\u00ebsh, e mure t\u00eb veshura me postor\u00eb pornografik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSipas Sevdie Ahmetit, departamenti i ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur edhe si qend\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrdhunime dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. Ahmeti dhe hetuesit e tjer\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebruan at\u00eb, gjet\u00ebn geta, kreh\u00ebr dhe brek\u00eb grash t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr bodrum. Dhoma ishte zbukuruar me fotografi pornografike t\u00eb grave. N\u00eb nj\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs, ishte shkruar nj\u00eb mesazh n\u00eb serbisht: \u201cN\u00ebse je i frustruar, zbrazu mes k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb nj\u00eb gruaje\u201d. Batanijet e gjetura n\u00eb bodrum kishin ato q\u00eb dukej t\u00eb ishin njolla gjaku\u201d, citonte HRW rr\u00ebfimin e Ahmetit, n\u00eb raportin e vitit 2000.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-587407\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/sevdie-ahmeti.jpg\" alt=\"\" width=\"843\" height=\"259\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/sevdie-ahmeti.jpg 843w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/sevdie-ahmeti-300x92.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/sevdie-ahmeti-768x236.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/sevdie-ahmeti-696x214.jpg 696w\" sizes=\"(max-width: 843px) 100vw, 843px\" \/><\/p>\n<h3><strong>23 vite pas lufte, shteti e shoq\u00ebria civile pa informacione p\u00ebr dhunimet seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb UP<\/strong><\/h3>\n<p>Mir\u00ebpo, vuajtjet e grave n\u00eb vendet ku sot qindra student\u00eb ndjekin studimet duket t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebnuar vet\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dhunimeve dhe akteve t\u00eb tjera seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb UP u raportua tash e 22 vite m\u00eb par\u00eb, ende nuk ka asnj\u00eb rast t\u00eb evidentuar zyrtarisht n\u00eb institucionet kosovare, sikurse as n\u00eb organizatat e specializuara p\u00ebr trajtimin e viktimave t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, Komisioni Qeveritar p\u00ebr Njohjen dhe Verifikimin e Statusit t\u00eb Personave t\u00eb Dhunuar gjat\u00eb Luft\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb trajtuarit deri m\u00eb tani nuk ka asnj\u00eb rast nga nd\u00ebrtesa e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik.<\/p>\n<p>\u201cNga rastet e trajtuara deri m\u00eb tash nuk kemi raste nga Fakulteti Juridik\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komisionit.<\/p>\n<p>Raste t\u00eb evidentuara gjat\u00eb kryerjes s\u00eb k\u00ebtij hulumtimi del se nuk ka as nga organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb merren me trajtimin e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale.<\/p>\n<p>Nga Qendra Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs i than\u00eb Gazet\u00ebs Online Reporteri.net se deri m\u00eb tani asnj\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb UP nuk \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar n\u00eb zyrat e saj.<\/p>\n<p>\u201cNe ju njoftojm\u00eb q\u00eb kemi shikuar dhe diskutuar me koleget t\u00eb cilat punojn\u00eb direkt n\u00eb rehabilitimin dhe trajtimin e rasteve t\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale, dhe deri m\u00eb tani konkretisht asnj\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar n\u00eb qendr\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr trajtim q\u00eb ka qen\u00eb i dhunuar n\u00eb Fakultetin Juridik apo n\u00eb hap\u00ebsirat e UP-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e QKRMT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nga kjo organizat\u00eb deklaruan se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave jo zyrtare \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr dhunimet seksuale n\u00eb hap\u00ebsirat e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik.<\/p>\n<p>\u201cSipas disa t\u00eb dh\u00ebnave jo zyrtare thuhet q\u00eb ka pasur dhunime n\u00eb hap\u00ebsirat e Fakultetit Juridik, por q\u00eb ne nuk posedojm\u00eb asnj\u00eb informat\u00eb lidhur me k\u00ebto raste\u201d, shtuan nga QKRMT p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<h3><strong>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs injoron pyetjet rreth k\u00ebtyre rasteve, EULEX \u2018diplomatikisht\u2019 shmanget nga p\u00ebrgjigja<\/strong><\/h3>\n<p>Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d ka d\u00ebrguar pyetje edhe n\u00eb adres\u00ebn elektronike t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb EULEX-it p\u00ebr t\u2019u interesuar n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb hetuar raportimet p\u00ebr dhunimet seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb kampusin universitar t\u00eb UP-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Prokuroria Speciale nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje, EULEX-i pas insistimeve t\u00eb gazet\u00ebs e disa dit\u00eb hezitimesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur, por pa th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dhjetor 2018, EULEX-i e ka p\u00ebrmbyllur dor\u00ebzimin e dosjeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve policore, prokuroriale dhe gjyq\u00ebsore tek autoritetet e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet tuaja, ju lutemi kontaktoni drejtp\u00ebrdrejt\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs\u201d, deklaruan nga EULEX p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<h3><strong>Pak aplikime p\u00ebr statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Megjith\u00ebse p\u00ebrllogaritet q\u00eb jan\u00eb af\u00ebrsisht 20 mij\u00eb gra t\u00eb mbijetuara t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, deri m\u00eb tani statusin e viktim\u00ebs e g\u00ebzojn\u00eb vet\u00ebm pak m\u00eb shum\u00eb se 1 mij\u00eb persona. N\u00eb mesin e tyre ka edhe burra shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Komisioni Qeveritar treguan shifrat e sakta t\u00eb aplikimeve dhe t\u00eb grave e burrave q\u00eb u \u00ebsht\u00eb njohur ky status, q\u00eb rezultojn\u00eb se nga 1618 aplikime, 1044 jan\u00eb gra q\u00eb jan\u00eb evidentuar si t\u00eb mbijetuara t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, derisa 48 t\u00eb tjer\u00eb burra.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket procesit t\u00eb aplikimit q\u00eb nga fillimi i procesit me dat\u00eb 05.02.2018 e deri m\u00eb tash kemi pranuar gjithsej 1618 aplikacione, prej tyre 1044 femrave dhe 48 meshkujve i \u2019u \u00ebsht\u00eb njohur statusi viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs. Procesi i aplikimit \u00ebsht\u00eb duke vazhduar normalisht, m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast inkurajojn\u00eb t\u00eb mbijetuarit p\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb Komisionin Qeveritar p\u00ebr p\u00ebrfitimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre p\u00ebr njohjen e statusit viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs\u201d, sqaruan nga Komisioni Qeveritar p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<h3><strong>Vet\u00ebm nj\u00eb i d\u00ebnuar nga gjykatat vendore p\u00ebr p\u00ebrdhunimet gjat\u00eb luft\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb kan\u00eb kaluar mbi dy dekada nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs, p\u00ebr krimet seksuale kund\u00ebr grave e burrave shqiptar\u00eb jan\u00eb hetuar e d\u00ebnuar shum\u00eb pak persona.<\/p>\n<p>Nga Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare than\u00eb se nga gjykatat vendore t\u00eb Kosov\u00ebs vet\u00ebn nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me dhunimet gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, pran\u00eb gjykatave vendore t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb iniciuar kat\u00ebr (4) raste, ku jan\u00eb akuzuar 4 serb\u00eb dhe 1 shqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment jan\u00eb liruar t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb akuzuar vet\u00ebm rasti ndaj Zoran Vukotiqit \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces i cili \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor nga shkalla e par\u00eb\u201d, tha Am\u00ebr Alija nga FDH, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Tutje Alija theksoi se n\u00eb gjykimet kund\u00ebr epror\u00ebve serb\u00eb pran\u00eb TPNJ \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb ndodhur abuzimet seksuale.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me rastet e abuzimit seksual sipas nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale jan\u00eb shpallur fajtor pes\u00eb (5) epror\u00eb serb\u00eb, p\u00ebr veprimet e vart\u00ebsve t\u00eb vet\u00eb\u201d, shtoi Alija.<\/p>\n<h3><strong>Nj\u00eb rr\u00ebfim i gjall\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn seksuale n\u00eb objektin e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik<\/strong><\/h3>\n<p>Gazeta Online \u201cReporteri.net\u201d ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv t\u00eb nj\u00eb gruaje nga Prishtina, e cila ishte dhunuar seksualisht gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e gjat\u00eb t\u00eb saj, V.B. p\u00ebrshkruan or\u00ebt m\u00eb t\u00eb gjata t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1999, ajo u d\u00ebbua me t\u00ebr\u00eb familjen e saj nga banesa n\u00eb lagjen \u201cUlpiana\u201d t\u00eb Prishtin\u00ebs, e m\u00eb pas u t\u00ebrhoq prej kolon\u00ebs nga ushtar\u00ebt e polic\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimin e V.B. e kund\u00ebrshtoi bashk\u00ebshorti i saj, i cili mbeti i plagosur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb teksa po luftonte p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar gruan e tij nga serb\u00ebt e uniformuar.<\/p>\n<p>E pas rr\u00ebmbimit, at\u00ebbot\u00eb 23 vje\u00e7ja V.B. p\u00ebrfundoi n\u00eb objektin e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik e ku pohon se u dhunua seksualisht p\u00ebr disa or\u00eb nga 12 ushtar\u00eb e polic\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa shtin\u00eb n\u00eb Fakultet, korrili i shkoll\u00ebs bajke foto me aparat. Na kan\u00eb dhunu e rreh se u mundojshim me rezistu, por ishte e kot\u00eb. 4-5 or\u00eb 12 vet\u00eb m\u00eb kan\u00eb dhunu ve\u00e7 mua\u201d, rr\u00ebfen V.B. p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Tutje ajo tregon mendimet e para q\u00eb i erdh\u00ebn n\u00eb kok\u00eb pasi u lirua nga serb\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKur kan\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebr me na l\u00ebshu, thash ta mbys vet\u00ebn\u201d, shton V.B.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb rr\u00ebfimit, i cili publikohet i plot\u00eb nes\u00ebr n\u00eb Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, V.B. shpalos bised\u00ebn e par\u00eb me burrin dhe vjehrrin pas ndodhis\u00eb, rikthimin n\u00eb Kosov\u00eb e pasojat q\u00eb i la kjo ngjarje tragjike e pranver\u00ebs s\u00eb 1999.<\/p>\n<p>[<em><strong>VAZHDON &#8230;<\/strong><\/em>] <strong>Gazeta Online Reporteri.net, nes\u00ebr, n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij hulumtimi, do t\u00eb botoj\u00eb t\u00eb plot\u00eb rr\u00ebfimin e k\u00ebsaj gruaje q\u00eb i mbijetoi dhun\u00ebs seksuale, gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, brenda nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra persona, kryesisht gra shqiptare, besohet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb shum\u00eb raporte vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, theksohet se fenomeni i dhunimeve seksuale nga pjes\u00ebtar\u00ebt e forcave paramilitare serbe ishte mjaft\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-99. Megjithat\u00eb, edhe 23 vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":587380,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[271],"class_list":["post-587400","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","tag-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/587400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=587400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/587400\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/587380"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=587400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=587400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=587400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}