{"id":587889,"date":"2022-02-08T17:00:46","date_gmt":"2022-02-08T16:00:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=587889"},"modified":"2023-07-12T15:40:20","modified_gmt":"2023-07-12T13:40:20","slug":"kur-dhane-urdher-me-na-leshu-thash-ta-mbys-veten-e-mbijetuara-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-rrefen-per-here-te-pare-historine-e-saj-te-trishte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/kur-dhane-urdher-me-na-leshu-thash-ta-mbys-veten-e-mbijetuara-e-dhunes-seksuale-gjate-luftes-rrefen-per-here-te-pare-historine-e-saj-te-trishte\/","title":{"rendered":"\u201cKur dhan\u00eb urdh\u00ebr me na l\u00ebshu, thash ta mbys vet\u00ebn\u201d, e mbijetuara e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs rr\u00ebfen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb trisht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cKur kan\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebr me na l\u00ebshu, thash ta mbys vet\u00ebn\u201d. Ky ishte mendimi i par\u00eb q\u00eb i erdhi n\u00eb kok\u00eb V.B., gruas nga Prishtina q\u00eb u b\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Ajo s\u00eb bashku me disa gra t\u00eb tjera u ndan\u00eb nga kolona e shqiptar\u00ebve civil q\u00eb po d\u00ebboheshin nga kryeqyteti n\u00eb fund t\u00eb marsit t\u00eb 1999, e m\u00eb pas u keqtrajtuan seksualisht p\u00ebr disa or\u00eb nga 12 burra serb\u00eb t\u00eb uniformuar.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo n\u00eb kushte t\u00eb anonimitetit ka pranuar t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj. Rr\u00ebfimin e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkruar me dor\u00eb t\u00eb vet\u00eb, si d\u00ebshmi e p\u00ebrjetshme p\u00ebr krimin ndaj saj, sikurse edhe ndaj mij\u00ebra gra e burrave tjer\u00eb, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Si simbol i nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb munguar.<\/p>\n<h2><strong>\u2018Spastrimi\u2019 i Prishtin\u00ebs dhe pengmarrja<\/strong><\/h2>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999, me urdh\u00ebr t\u00eb autoriteteve serbe qyteti i Prishtin\u00ebs ishte boshatisur nga banor\u00ebt e saj shqiptar. N\u00eb fund t\u00eb marsit, pak dit\u00eb pasi kishte filluar bombardimi i NATO-s\u00eb ndaj caqeve t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb serbe, banor\u00ebt e kryeqytetit u grumbulluan nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb dhe n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve u detyruan t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb dhe banesat e tyre. Krahas k\u00ebtij \u2018spastrimi\u2019, nj\u00eb krim tjet\u00ebr po aq i r\u00ebnd\u00eb, megjithat\u00eb pak i diskutuar, kishte ndodhur: dhunimet seksuale ndaj grave prishtinase.<\/p>\n<p>T\u00eb ndara nga burrat e familjet e tyre, me urdh\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsive ushtarako-policore serbe k\u00ebto gra u mblodh\u00ebn dhe u d\u00ebrguan n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Si\u00e7 raportohej menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs, e po ashtu <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">si\u00e7 u raportua n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij hulumtimi t\u00eb Gazet\u00ebs Online Reporteri.net<\/a>, nj\u00ebra nga k\u00ebto vende q\u00eb u shfryt\u00ebzua p\u00ebr dhunimin e grave t\u00eb Prishtin\u00ebs ishte edhe objekti i Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht nd\u00ebrtesa e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga t\u00eb mbijetuarat e dhun\u00ebs seksuale t\u00eb ushtruar n\u00eb Fakultetin Juridik gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, pas shum\u00eb insistimesh, ka pranuar t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<h2><strong>\u201cThash ta mbys vet\u00ebn\u201d<\/strong><\/h2>\n<p>V.B, q\u00eb edhe sot jeton n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk ka pranuar t\u2019i incizohet z\u00ebri e as pamja e saj, teksa tregon p\u00ebr historin\u00eb e saj t\u00eb trisht\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo u dakordua q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimit ta shkruaj vet\u00eb p\u00ebr publikim, i cili rr\u00ebfim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se dy faqe e gjysm\u00eb sa ajo i ka sh\u00ebnuar me dor\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>V.B. pranoi t\u00eb ndaj\u00eb kujtimet e saja, i cili \u00ebsht\u00eb i pari rr\u00ebfim i nj\u00eb t\u00eb mbijetuareje t\u00eb dhun\u00ebs seksuale q\u00eb u ushtrua gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ndaj grave n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, me shpres\u00ebn q\u00eb shteti t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkujtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb muze n\u00eb objektin ku ngjau tragjedia e saj dhe disa grave tjera nga Prishtina.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1999, ishte dit\u00eb e vran\u00ebt marsi kur forcat paramilitare hyn\u00eb n\u00ebp\u00ebr shpija e banesa dhe na qit\u00ebn n\u00eb kolon\u00eb. At\u00ebher\u00eb jetojsha n\u00eb Ulpian\u00eb me burr\u00eb, vjehrri, kunet\u00eb dhe kunat\u00ebn dhe e kisha vajz\u00ebn 3 vje\u00e7e\u201d, nis rr\u00ebfimi i V.B., i shkruar n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<figure id=\"attachment_587860\" aria-describedby=\"caption-attachment-587860\" style=\"width: 1024px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-587860 size-large\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-1024x455.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"455\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-1024x455.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-300x133.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-768x341.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-696x309.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-1068x475.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1-945x420.jpg 945w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/rrefime-letra-1.jpg 1125w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-587860\" class=\"wp-caption-text\">[Gazeta Online Reporteri.net p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7far\u00ebdo mund\u00ebsie t\u00eb zbulimit t\u00eb identitetit t\u00eb t\u00eb mbijetuar\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrmes dor\u00ebshkrimit apo edhe emrave q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb let\u00ebr, i ka mbuluar me &#8216;blur&#8217; pamjet e let\u00ebr-rr\u00ebfimit t\u00eb shkuar me dor\u00eb nga V.B.]<\/figcaption><\/figure>\n<p style=\"text-align: left;\">Me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, ajo tregon se si me urdh\u00ebr t\u00eb forcave serbe, ajo dhe shum\u00eb gra t\u00eb tjera u ndan\u00eb nga kolona e civil\u00ebve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDol\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt jasht\u00eb dhe na ban\u00eb rresht p\u00ebr tre t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt jasht\u00eb. Burri e kishte vajz\u00ebn n\u00eb qaf dhe un\u00eb dhe vjehrri duke ecur rrug\u00ebs, u ndal kolona dhe i ndajshin disa femra ku m\u00eb mor\u00ebn edhe mua\u201d, vazhdon rr\u00ebfimin e saj t\u00eb shkruar, V.B., e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Burri i saj rezistoi rr\u00ebmbimin e V.B., por ishte e kot. Gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb ndalur forcat serbe, ai u plagos n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebmbimit, forcat serbe i d\u00ebrguan n\u00eb objektin e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik, i cili vazhdon edhe sot t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebt si objekt studimi nga profesor\u00ebt e student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Aty ajo s\u00eb bashku me disa gra t\u00eb tjera u keqtrajtuan seksualisht e u rrah fizikisht nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa shtin\u00eb n\u00eb Fakultet. Ka qen\u00eb klasa e par\u00eb ku m\u00eb kan\u00eb dhunu. Jan\u00eb kan\u00eb t\u00eb maskuar. Korrili i shkoll\u00ebs [Fakultetit] bajke foto me aparat. Na kan\u00eb dhunu e rreh se u mundojshim me rezistu, por ishte e kot. 4 or\u00eb ose pes\u00eb or\u00eb, 12 vet\u00eb m\u00eb kan\u00eb dhunu ve\u00e7 mua.\u201d, vazhdon rr\u00ebfimin e saj V.B..<\/p>\n<p>Tutje, ajo tregon se \u00e7far\u00eb pa tjet\u00ebr gjat\u00eb mbajtjes s\u00eb saj n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjak sa dush edhe tesha. 7 femna kan\u00eb q\u00ebn\u00eb aty para meje e bashk\u00eb me mu na kan\u00eb shti kat\u00ebr. Nj\u00eb fem\u00ebr e kan\u00eb majte ni koh\u00eb aty. Pastaj e kan qu n\u00eb podrum e kan\u00eb majt\u00eb e kan\u00eb dhunu sa her\u00eb kan\u00eb dasht\u00eb. Ka qen\u00eb kojshike e jemja dhe se ka dit\u00eb as kur u ardh liria deri jan\u00eb shkue kojshija e kan\u00eb gjet t\u00eb lidhne\u201d, shton V.B.<\/p>\n<p>E kur urdhri i lirimit t\u00eb grave erdhi, mendimi i par\u00eb i V.B. ishte t\u00eb mbyste veten p\u00ebr shkak t\u00eb tragjedis\u00eb q\u00eb i kishte ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cKur kan\u00eb dhan\u00eb urdhur me na l\u00ebshu, thash ta mbys vet\u00ebn, por aq thi q\u00eb ishin serb\u00ebt, m\u00eb than\u00eb ke me vdek me kujtimin ton\u00eb. Disa veta i kan\u00eb ndal\u00eb, disave na l\u00ebshuan. Na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me kolon\u00eb tek hekurudha dhe me thik\u00eb ma kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kryqin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb djatht\u00eb\u201d, rr\u00ebfen V.B. p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/p>\n<p><figure id=\"attachment_587903\" aria-describedby=\"caption-attachment-587903\" style=\"width: 960px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-587903 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik.jpg 960w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-300x225.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-768x576.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-696x522.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/fakuteti-juridik-560x420.jpg 560w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-587903\" class=\"wp-caption-text\">Nd\u00ebrtesa e fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb [Pamje e sotme]<\/figcaption><\/figure>Pas lirimit, ajo u takua me familjen e saj. Edhe pse kan\u00eb kaluar gati 23 vite, V.B. e ka t\u00eb fresk\u00ebt bised\u00ebn e par\u00eb me vjehrrin e saj.<\/p>\n<p>\u201cPas dy or\u00ebve jam b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb mas pari me vjehrrin. I thash \u201co bab\u00eb, sen nuk m\u2019kan\u00eb bo, m\u2019kan\u00eb rrah edhe qet kryq ma kan\u00eb bo\u201d. Vjehrri m\u00eb tha \u201cbaba e di q\u00eb shk***e [serb\u00eb] t\u00eb mir\u00eb nuk ka, po mos e fol me k\u00ebrkan, pos burrit t\u00ebnd\u201d. Kur jena ul\u00eb n\u00eb tren, jam ul\u00eb af\u00ebr burrit dhe i kam tregu. Tha \u201cgru nuk t\u00eb veta sen\u201d. Ma nuk kam fol deri n\u00eb Bllac\u00eb. Ve\u00e7 kam kajt\u00eb.\u201d. Deri sa po e shkruante k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb saj, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb, V.B. nuk arrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbahet nga lot\u00ebt q\u00eb i rrjedhnin n\u00eb fytyr\u00eb.<\/p>\n<h2><strong>Bllaca e jeta pas luft\u00ebs<\/strong><\/h2>\n<p>Pas ribashkimit me familjen, ajo sikur mij\u00ebra prishtinas t\u00eb tjer\u00eb u largua p\u00ebr n\u00eb Shkup, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb shp\u00ebtimit nga forcat serbe.<\/p>\n<p>Ajo tregon bised\u00ebn q\u00eb kishte nd\u00ebrmjet burrit t\u00eb saj dhe vjehrrit rreth ndodhis\u00eb tragjik\u00eb q\u00eb i kishte ngjar\u00eb n\u00eb Fakultetin Juridik.<\/p>\n<p>\u201cKur kena mb\u00ebrri n\u00eb Bllac\u00eb, vjehrri e ka taku nj\u00eb mjek edhe me thik\u00eb duke ja nxeh, vjehrri ja ka hjek plumbin burrit. Nesrit vjehrri na ka marr\u00eb mua e burrin, na ka largue prej familjes dhe i ka than\u00eb \u201cdjali jem, ke me u kujdes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gru ma shum\u00eb se p\u00ebr nan\u00ebn tane. Burri i tha \u201cpo bab\u00eb, ve\u00e7 ama bes\u00ebn q\u00eb ve\u00e7 na tre kemi me dit\u00eb\u201d, shpalos kujtimet e mbijetuara e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>As jeta e pas luft\u00ebs nuk ishte e leht\u00eb p\u00ebr V.B.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb traumave nga ngjarja e hidhur e pranver\u00ebs s\u00eb 1999, ajo tregon se p\u00ebrjetonte ankthe t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb ishte trajtuar tek personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr 6 vite.<\/p>\n<p>\u201cKur u kthym n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb kisha shum\u00eb ankthe dhe stres. M\u00eb dilke gjumi duke kajt\u00eb. Ngajke kunata me kqyr\u00eb \u00e7ka kam. Vjehrri i thojke q\u00eb bab\u00ebn e ka t\u00eb s\u00ebmur dhe vendosi me na nda. N\u00eb vitin 2004, vjehrri m\u2019ka \u00e7u n\u00eb Shkup, ma ka hjek kryqin n\u00eb dor\u00eb dhe ma blejti nj\u00eb zinxhir. Jam trajtu n\u00eb psikiatri 6 vjet. Mir\u00eb e kalojm\u00eb me burr\u00eb, kur s\u2019ma ka p\u00ebrmend. U mundu me m\u00eb trajtu shum\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb V.B..<\/p>\n<p>E mbijetuara V.B. ka p\u00ebrmendur me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr nj\u00eb grua tjet\u00ebr, fqinj\u00ebn e saj [emrin dhe inicialet e t\u00eb cil\u00ebs nuk do t\u2019i publikojm\u00eb] si t\u00eb viktim\u00eb tjet\u00ebr e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb radhazi n\u00eb Fakultetin Juridik e m\u00eb pas edhe n\u00eb bodrumin e banes\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb v\u00eb kontakt me personin n\u00eb fja\u00eb, por nuk ka arritur, pasi q\u00eb e nj\u00ebjta nga pas lufta jeton jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gruaja nga Prishtina, V.B. gjat\u00eb bised\u00ebs me Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, tregoi se ajo tashm\u00eb e g\u00ebzon statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn ia njohu vite m\u00eb par\u00eb Komisioni Qeveritar p\u00ebr njohjen dhe verifikimin e statusit t\u00eb personave t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dje, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar rreth raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbi dhun\u00ebn seksuale t\u00eb ushtruar ndaj grave shqiptare n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb dhe rreth munges\u00ebs s\u00eb informacionit nga shteti dhe institucionet tjera n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike t\u00eb vitit 1999<\/a>. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>[VAZHDON]&#8230;<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"nAQDzR2bsU\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion\/\">Grat\u00eb shqiptare u dhunuan nga serb\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb, shteti s\u2019ka informacion<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cGrat\u00eb shqiptare u dhunuan nga serb\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik t\u00eb UP-s\u00eb, shteti s\u2019ka informacion\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/hulumtime\/grate-shqiptare-u-dhunuan-nga-serbet-ne-ndertesen-e-fakultetit-ekonomik-dhe-juridik-te-up-se-shteti-ska-informacion\/embed\/#?secret=u6PeXybE6A#?secret=nAQDzR2bsU\" data-secret=\"nAQDzR2bsU\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKur kan\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebr me na l\u00ebshu, thash ta mbys vet\u00ebn\u201d. Ky ishte mendimi i par\u00eb q\u00eb i erdhi n\u00eb kok\u00eb V.B., gruas nga Prishtina q\u00eb u b\u00eb e mbijetuar e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik. Ajo s\u00eb bashku me disa gra t\u00eb tjera u ndan\u00eb nga kolona e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":587872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763,21],"tags":[271],"class_list":["post-587889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","category-lajme","tag-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/587889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=587889"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/587889\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/587872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=587889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=587889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=587889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}