{"id":588022,"date":"2022-02-08T22:12:47","date_gmt":"2022-02-08T21:12:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=588022"},"modified":"2022-02-08T22:12:47","modified_gmt":"2022-02-08T21:12:47","slug":"tre-skenare-te-pritshem-ne-mal-te-zi-pas-renies-se-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/tre-skenare-te-pritshem-ne-mal-te-zi-pas-renies-se-qeverise\/","title":{"rendered":"Tre skenar\u00eb t\u00eb pritsh\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi, pas r\u00ebnies s\u00eb qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jan\u00eb tre skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien fund t\u00eb kriz\u00ebs politike nj\u00ebmujore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e cila kulmoi n\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebt e fundit me votimin e mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb dhe shkarkimin e kryetarit t\u00eb Kuvendit.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Qeveria e Zrdavko Krivokapiqit, q\u00eb u rr\u00ebzua p\u00ebrmes mocionit m\u00eb 4 shkurt, edhe Aleksa Be\u00e7iq, q\u00eb u shkarkua nga posti i kryetarit t\u00eb Kuvendit m\u00eb 7 shkurt, jan\u00eb zgjedhur nga shumica parlamentare prej 41 deputet\u00ebsh t\u00eb Frontit Demokratik pro-serb, Demokrat\u00ebve dhe L\u00ebvizjes Qytetare URA pas zgjedhjeve t\u00eb 30 gushtit t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb ato zgjedhje, ata sh\u00ebnuan fitore t\u00eb ngusht\u00eb kundrejt Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve (DPS) t\u00eb presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, e cila, s\u00eb bashku me parti t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb pakicave, mbeti n\u00eb opozit\u00eb me 40 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy ndryshimet, mosbesimi ndaj Qeveris\u00eb dhe shkarkimi i Be\u00e7iqit, u votuan nga L\u00ebvizja URA dhe opozita, e udh\u00ebhequr nga DPS e Gjukanoviqit. Ish-aleat\u00ebt e L\u00ebvizjes URA, Fronti Demokratik dhe Demokrat\u00ebt, i vler\u00ebsuan k\u00ebto vendime si \u201ctradhti\u201d dhe kalim n\u00eb an\u00ebn e DPS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza aktuale e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb se kush b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn parlamentare dhe kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe kjo kriz\u00eb mund t\u00eb zgjidhet n\u00eb tri m\u00ebnyra: me formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re me ose pa mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs aktuale, me formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb pakic\u00ebs sipas modelit t\u00eb propozuar nga L\u00ebvizja URA ose p\u00ebrmes mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja URA, e cila inicioi shkarkimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Krivokapiqit p\u00ebr shkak t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it n\u00eb integrimet evropiane, m\u00eb her\u00ebt ka propozuar modelin e nj\u00eb qeverie t\u00eb pakic\u00ebs. Kreu i L\u00ebvizjes URA, Dritan Abazoviq, tha se do t\u00eb k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb model nga t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e Kuvendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, L\u00ebvizja URA aktualisht po bisedon me partner\u00ebt e saj aktual\u00eb nga Fronti Demokratik, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb se zgjidhja \u00ebsht\u00eb q\u00eb tre koalicionet q\u00eb fituan zgjedhjet e gushtit t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte partit\u00eb e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Analisti politik Millosh Beshiq tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se mund\u00ebsia e krijimit t\u00eb nj\u00eb qeverie me shumic\u00ebn aktuale parlamentare nuk ekziston pas shkarkimit t\u00eb kreut t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ajo histori ka p\u00ebrfunduar. Mund t\u00eb bisedonim p\u00ebr at\u00eb tem\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb para se Be\u00e7iq t\u00eb largohej nga posti i kryetarit t\u00eb Kuvendit. Por, ky shkarkim e pengoi plot\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb e formimit t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb re brenda shumic\u00ebs ekzistuese ose t\u00eb vjet\u00ebr\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr S\u00ebrxhan Periqin nga organizata \u201cKOD\u201d, marr\u00ebveshja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re me shumic\u00ebn aktuale parlamentare \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb pak e mundshme.<\/p>\n<p>\u201cQeveria me shumic\u00ebn e saj aktuale parlamentare po vepron gjithnj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb pak t\u00eb sigurt p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjella, t\u00eb cilat u d\u00ebgjuan n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mes URA-s dhe Demokrat\u00ebve, n\u00eb periudh\u00ebn e kaluar dhe p\u00ebr shkak t\u00eb armiq\u00ebsive t\u00eb forta personale, t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb politik\u00ebn. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ky \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, tha Periq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Beshiqin \u00ebsht\u00eb gjithashtu i pamundur opsioni q\u00eb modeli i Abazoviqit p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb pakic\u00ebs t\u00eb fitoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Frontit Demokratik dhe Demokrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb ndodh\u00eb. Tani mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse do t\u00eb kemi qeveri t\u00eb pakic\u00ebs apo zgjedhje\u201d, tha Beshiq.<\/p>\n<p>Abazoviq prezantoi konceptin e nj\u00eb qeverie e pakic\u00ebs m\u00eb 17 janar, si model p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs dhe zhbllokimin e proceseve evropiane. M\u00eb pas ai deklaroi se nuk kishte vend n\u00eb t\u00eb p\u00ebr dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb forta, Frontin Demokratik pro-serb dhe Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Socialist\u00ebve e Gjukanoviqit. E para p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb orientimi t\u00eb qart\u00eb euroatlantik dhe e dyta p\u00ebr munges\u00ebn e kapaciteteve demokratike dhe vullnetit p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e shfaqur gjat\u00eb qeverisjes tridhjet\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<p>Sipas tij, ata mund t\u00eb mb\u00ebshtesin qeverin\u00eb e pakic\u00ebs, pa marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. Baza e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb memorandumi q\u00eb Abazoviq n\u00ebnshkroi me t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e partive minoritare dhe me Partin\u00eb Popullore Socialiste pro-serbe, e cila deri m\u00eb tani ka funksionuar n\u00eb aleanc\u00eb me Frontin Demokratik. Memorandumi p\u00ebrmban p\u00ebrkushtimin e n\u00ebnshkruesve ndaj vlerave qytetare dhe evropiane n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Analisti Millosh Beshiq shprehet pothuajse i sigurt se Mali i Zi do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb pakic\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb Kuvend nga Partia Demokratike e Socialist\u00ebve e Gjukanoviqit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thosha 95 kundrejt 5 p\u00ebr qind t\u00eb probabilitetit q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri t\u00eb pakic\u00ebs. Duke pasur parasysh deklaratat dhe sjelljet e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb, \u00ebsht\u00eb fare e qart\u00eb se DPS do ta mb\u00ebshtes\u00eb qeverin\u00eb e pakic\u00ebs. \u00cbsht\u00eb po aq e qart\u00eb se minoritetet do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e saj. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb mase Partia Popullore Socialiste (SNP) dhe ndoshta dikush tjet\u00ebr nga i ashtuquajturi \u2019blloku serb\u2019 do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb qeveri\u201d, thaBeshiq.<\/p>\n<p>Ai mendon se krijuesit e qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb ekzekutiv edhe ndonj\u00eb nga partit\u00eb opozitare pro-malazeze, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Partia Socialdemokrate.<\/p>\n<p>S\u00ebrxhan Periq pajtohet gjithashtu se skenari m\u00eb i mundsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb formimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb pakic\u00ebs, e cila do t\u00eb drejtohej nga URA dhe partneri i saj m\u00eb i vog\u00ebl i koalicionit CIVIS, qeveri q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtetej nga DPS-ja dhe opozita aktuale.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nj\u00eb qeveri e till\u00eb do t\u00eb paraqiste nj\u00eb ndryshim t\u00eb caktuar n\u00eb strategjin\u00eb dhe retorik\u00ebn n\u00eb raport me retorik\u00ebn dhe strategjin\u00eb parazgjedhore t\u00eb L\u00ebvizjes URA.<\/p>\n<p>Presidenti i Malit t\u00eb Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite se partia e tij do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb qeverin\u00eb e pakic\u00ebs, por nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, presidenti i jep mandatin p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e qeveris\u00eb s\u00eb re nj\u00eb grupi politik q\u00eb mund t\u00eb siguroj\u00eb 41 vota n\u00eb Kuvend p\u00ebr propozimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse askush nuk mund ta plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>Beshiq beson se zgjedhjet e parakohshme, si opsion n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb do t\u2019i p\u00ebrshtateshin Frontit Demokratik dhe Demokrat\u00ebve, atyre q\u00eb deri dje ishin n\u00eb pushtet dhe nuk jan\u00eb m\u00eb sot.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet nuk do t\u2019i p\u00ebrshtaten t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht L\u00ebvizjes URA. P\u00ebr shkak t\u00eb humbjes eventuale t\u00eb votave dhe p\u00ebr shkak t\u00eb konstelacionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm politik. Sipas mendimit tim, DPS nuk do t\u00eb shkonte p\u00ebrpara as prapa. Sigurisht, DPS llogarit se duke mb\u00ebshtetur qeverin\u00eb e pakic\u00ebs mund t\u00eb kthej\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb elektoratit. Do t\u00eb shohim n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, mendoj se do t\u00eb varet nga ndryshimet e personelit brenda partis\u00eb dhe ndryshimeve tjera\u201d, tha Beshiq.<\/p>\n<p>Periq pret q\u00eb qeveria t\u00eb formohet n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb them se presim dhe do t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai po ashtu beson se zhvillimet n\u00eb sken\u00ebn politike, n\u00eb planin afatgjat\u00eb, nuk po shkojn\u00eb drejt stabilitetit, pasi, si\u00e7 tha Periq, jan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb aktor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren vesh edhe pas zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cMalit t\u00eb Zi i mungojn\u00eb politikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb konsensus mbi \u00e7\u00ebshtjet themelore lidhur me funksionimin e qeveris\u00eb, dhe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb armiq\u00ebsit\u00eb personale\u201d.<\/p>\n<p>Paralelisht me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim jan\u00eb paralajm\u00ebruar edhe se do t\u00eb mbahen protesta kund\u00ebr l\u00ebvizjeve politike t\u00eb L\u00ebvizjes URA, por edhe t\u00eb tjera, q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshtesin modelin e nj\u00eb qeverie t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb tre skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien fund t\u00eb kriz\u00ebs politike nj\u00ebmujore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e cila kulmoi n\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebt e fundit me votimin e mocionit t\u00eb mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb dhe shkarkimin e kryetarit t\u00eb Kuvendit. Edhe Qeveria e Zrdavko Krivokapiqit, q\u00eb u rr\u00ebzua p\u00ebrmes mocionit m\u00eb 4 shkurt, edhe Aleksa Be\u00e7iq, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":588025,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-588022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/588022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=588022"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/588022\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/588025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=588022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=588022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=588022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}