{"id":588253,"date":"2022-02-09T12:56:29","date_gmt":"2022-02-09T11:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=588253"},"modified":"2022-02-09T13:35:24","modified_gmt":"2022-02-09T12:35:24","slug":"krasniqi-qeverise-permes-zrre-se-po-u-bini-ne-qafe-qytetareve-pdk-do-ta-kundershtoje-rritjen-e-cmimit-te-rrymes-me-te-gjitha-mjetet-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/krasniqi-qeverise-permes-zrre-se-po-u-bini-ne-qafe-qytetareve-pdk-do-ta-kundershtoje-rritjen-e-cmimit-te-rrymes-me-te-gjitha-mjetet-ligjore\/","title":{"rendered":"Krasniqi-Qeveris\u00eb: P\u00ebrmes ZRRE-s\u00eb po u bini n\u00eb qaf\u00eb qytetar\u00ebve, PDK do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs me t\u00eb gjitha mjetet ligjore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi ka kritikuar ashp\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti lidhur me shtrenjtimin e energjis\u00eb elektrike, gj\u00eb q\u00eb po e b\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrballueshme jetes\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Krasniqi nga foltorja e Kuvendit tha se k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb, Qeveria e realizoi p\u00ebrmes Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb, nj\u00eb instrumenti q\u00eb ligj\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb i pavarur e praktikisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb agjend\u00ebs politike t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>&#8220;Dje, kjo Zyre, nuk nd\u00ebrmori nj\u00eb vendim t\u00eb pavarur, por vulosi nj\u00eb vendim politik t\u00eb propozuar n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve nga mazhoranca e k\u00ebtij Kuvendi. Nga deputet\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes dhe nga Ministrat dhe Qeveria e Vet\u00ebvendosjes. Nga kjo parti dhe nj\u00eb kryeministri q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet duke premtuar pik\u00ebrisht, zbritjen e k\u00ebtij \u00e7mimi. Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb, e cila me vendimin e saj, doli t\u00eb jet\u00eb jo ve\u00e7 mbi Kuvendin, por edhe mbi kushtetut\u00ebn e mbi sovranitetin, q\u00eb i ndau qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb subjekte t\u00eb pabarabarta, duke iu qit\u00eb haraq disave, p\u00ebr t\u00eb mbuluar koston e disa t\u00eb tjer\u00ebve.&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Lideri i PDK-s\u00eb e ritheksoi se p\u00ebrkund\u00ebr paralajm\u00ebrimeve drejtuar qeveris\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn, ajo e injoroi komplet at\u00eb dhe nuk nd\u00ebrmori kurrfar\u00eb mase, duke pasuar me reduktime t\u00eb ashpra dhe me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb foltore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji pa e diskutuar ende askush ju kam th\u00ebn\u00eb ju do ta rrisni \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike dhe sot diku 6 a po 7 jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, ne e jetojm\u00eb pasoj\u00ebn e k\u00ebtij injorimi t\u00eb Albin Kurtit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb tij. Debatin p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerret me koh\u00eb, e kemi shterur m\u00eb her\u00ebt dhe s\u2019ka pas\u00eb efekt p\u00ebr qeverin\u00eb dhe kemi pasur t\u00eb gjith\u00eb propozime shum\u00eb konkrete prej fundit t\u00eb shtatorit, por pa asnj\u00eb efekt sepse qeveria zgjodhi t\u00eb na injoroj\u00eb jo vet\u00ebm neve n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb i kishim dh\u00ebn\u00eb propozime konkrete si t\u00eb dilet nga kriza, po edhe injori qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Debatin p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb u nd\u00ebrrmorr nga ZRRE-ja, qeveria p\u00ebrmes mazhoranc\u00ebs s\u00eb vet, dje nuk e la as t\u00eb shtrohet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb tash na imponohet t\u00eb flasim p\u00ebr realitetin e ri q\u00eb ka krijuar kjo qeveri q\u00eb nga dita e djeshme.&#8221;, tha Krasniqi. Ai tha se rritja e kostos s\u00eb sh\u00ebrbimeve nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e pazakont\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuara, por ka disa parakushte q\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo kosto t\u00eb mos e prish\u00eb balancin e jetes\u00ebs, e jo duke i v\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt para aktit t\u00eb kryer, t\u00eb cil\u00ebt fatur\u00ebn e muajt shkurt do ta paguajn\u00eb rreth 100% m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Dhe \u00ebsht\u00eb krejt e pritshme q\u00eb kur nj\u00eb qeveri q\u00eb s\u2019ka as vizion ekonomik, as strategji p\u00ebr zhvillim, as p\u00ebr pun\u00ebsim, as p\u00ebr rritje t\u00eb pag\u00ebs minimale e as asaj mesatare, e n\u00eb vend t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebtyre ka ve\u00e7 nj\u00eb zgjidhje: rritjen e kostos s\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve, rritjen e \u00e7mimeve, t\u00eb gjitha \u00e7mimeve duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7mimin e energjis\u00eb. Nuk ju jep tjet\u00ebr zgjidhje qytetar\u00ebve, ve\u00e7se me k\u00ebrku largimin nga ky vend. Si\u00e7 u pa, vet\u00ebm n\u00eb dy muajt e fundit, mbi 100 mij\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb reja kan\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebtim larg Kosov\u00ebs, duke trokitur n\u00eb dyert e ambasadave t\u00eb huaja.&#8221;, shtoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Krasniqi njoftoi se Partia Demokratike e Kosov\u00ebs do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb me \u00e7do mjet ligjor, n\u00eb \u00e7do instanc\u00eb gjyq\u00ebsore dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit t\u00eb ZRRE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkel\u00eb barazin\u00eb e qytetar\u00ebve dhe kushtetut\u00ebn e sovranitetin e vendit, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb politike, por obligim komunitar t\u00eb cilit do t&#8217;i shkojn\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi ka kritikuar ashp\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti lidhur me shtrenjtimin e energjis\u00eb elektrike, gj\u00eb q\u00eb po e b\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrballueshme jetes\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Krasniqi nga foltorja e Kuvendit tha se k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb, Qeveria e realizoi p\u00ebrmes Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb, nj\u00eb instrumenti q\u00eb ligj\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":588263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-588253","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/588253","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=588253"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/588253\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/588263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=588253"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=588253"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=588253"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}