{"id":591425,"date":"2022-02-15T20:24:37","date_gmt":"2022-02-15T19:24:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=591425"},"modified":"2022-02-15T20:37:12","modified_gmt":"2022-02-15T19:37:12","slug":"fero-serish-para-gjykates-deklaron-se-ishte-ne-xhami-ne-momentin-kur-u-sulmua-ish-menaxheri-i-tij-met-elshani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/fero-serish-para-gjykates-deklaron-se-ishte-ne-xhami-ne-momentin-kur-u-sulmua-ish-menaxheri-i-tij-met-elshani\/","title":{"rendered":"Fero s\u00ebrish para gjykat\u00ebs, deklaron se ishte n\u00eb xhami n\u00eb momentin kur u sulmua ish-menaxheri i tij Met Elshani"},"content":{"rendered":"<p><strong>D\u00ebshmitari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebrse t\u00eb akuzuarit Shp\u00ebtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi kishin plagosur menaxherin e \u201cOn Records\u201d, Mehmet Elshani.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb akuzuarit Krasniqi, avokat Haxhi Millaku, se a e din arsyen p\u00ebrse ka ndodhur kjo gjuajtje e arm\u00ebve n\u00eb mes t\u00eb akuzuarit dhe t\u00eb d\u00ebmtuarit Elshani, Shabani tha se nuk i din arsyet, <a href=\"https:\/\/betimiperdrejtesi.com\/fero-thote-se-nuk-eshte-ne-dijeni-pse-te-akuzuarit-kishin-plagosur-ish-menaxherin-e-tij-mehmet-elshanin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/a><\/p>\n<p>Paraprakisht, Shabani ka deklaruar se dit\u00ebn kritike ka qen\u00eb n\u00eb xhami p\u00ebr t\u00eb kryer ritet fetare me mikun e tij Ferki Morina dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb dhe se nuk ka pasur ndonj\u00eb konflikt me ndonj\u00eb nga personat e tjer\u00eb, nd\u00ebrkaq lidhur me plagosjen e ish-menaxherit t\u00eb tij kishte d\u00ebgjuar n\u00eb lajme.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam shku, jam fal dhe pas disa or\u00ebve d\u00ebgjova q\u00eb o plagos menaxheri im, Mehmet Elshani, ashtu kam d\u00ebgju dhe kam pa n\u00eb lajme\u201d, tha Shabani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me t\u00eb akuzuarit, Shabani tha se t\u00eb nj\u00ebjtit nuk i ka njohur para rastit, por pasi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit i ka par\u00eb n\u00eb lajme p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb t\u00eb akuzuarit Cakiqi, avokat Hamit Gashi, se a e \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni a ka pasur ndonj\u00eb problem me t\u00eb mbrojturin e tij dit\u00ebn kritike kur ka qen\u00eb n\u00eb xhami, Shabani deklaroi se at\u00eb dit\u00eb nuk e ka par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta ky o kon n\u00eb xhami, po un\u00eb nuk e kom pa\u201d, tha Shabani.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb pyetjen e t\u00eb akuzuarit Cakiqi, se pasi q\u00eb kan\u00eb dalur nga xhamia m\u00eb 17 maj 2019, a i kujtohet problemi q\u00eb kishin pasur ai, i akuzuari Krasniqi dhe nj\u00eb person me nofk\u00ebn \u201cDulla\u201d, Shabani tha se nuk i kujtohet.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb akuzuarit Krasniqi, avokat Naser Sopjani, se a e ka vizituar ish-menaxherin e tij pas rastit, Shabani tha se pas plagosjes s\u00eb Elshanit, ka shkuar p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spital, por pasi q\u00eb i nj\u00ebjti ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, nuk i \u00ebsht\u00eb lejuar vizita.<\/p>\n<p>\u201cKam shku me vizitu n\u00eb spital, m\u00eb doket mbas nj\u00eb jave, se niher e ka pas gjendjen e keqe sh\u00ebndet\u00ebsore, nuk m\u00eb kan\u00eb lon me hi, por e di q\u00eb pas disa dit\u00ebve kam shku edhe e kam vizitu\u201d, tha Shabani.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb pyetjen e avokatit Sopjani, se a \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb portalet mediatike kan\u00eb paraqitur se shkak i k\u00ebsaj plagosje ka qen\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e Feros, Shabani tha se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto lajme, por sipas tij, ka qen\u00eb vet\u00ebm arsye e mediave p\u00ebr t\u00eb ia d\u00ebmtuar imazhin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Shabani tha se nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, ai shtoi se dit\u00ebn kritike nuk ka qen\u00eb prezent por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme do t\u00eb paraqitet prap\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam qen\u00eb prezent kur ka ndodh rasti, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme me ardh apet, kom me ardh apet. Un\u00eb aq sa di, aq sa mbaj mend do t\u00eb tregoj\u201d, tha Shabani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, pyetjen e avokatit Millaku se si e sqaron Shabani th\u00ebnien e deklarat\u00ebs s\u00eb Riza Bajramit, \u201cFero ka pas nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me disa persona, k\u00ebt\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb disa njer\u00ebz, qytetar t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb\u201d, e ka kund\u00ebrshtuar prokurori Hivzi Bajraktari me arsyetimin se d\u00ebshmitari duhet t\u00eb deklaroj p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ka par\u00eb dhe \u00e7ka ka d\u00ebgjuar p\u00ebr momentin q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb xhami, e m\u00eb pas ky kund\u00ebrshtim \u00ebsht\u00eb aprovuar nga kryetari i trupit gjykues, gjykat\u00ebsi Agim Ku\u00e7i.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, avokati Haxhi Millaku k\u00ebrkoi ballafaqimin e d\u00ebshmitarit Shabani me d\u00ebshmitarin Riza Bajrami, sipas tij kur d\u00ebshmitari \u00ebsht\u00eb n\u00ebn betim dhe paraqet fakte dhe rrethana kontradiktore p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, gjykata apo pal\u00ebt n\u00eb procedur\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ballafaqimin e d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, avokati Millaku propozoi q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb d\u00ebgjohen Ferki Morina dhe Avdullah Islami me nofk\u00ebn \u201cDulla\u201d, pasi q\u00eb sipas tij, t\u00eb nj\u00ebjtit kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb par\u00eb ngjarjen e q\u00eb k\u00ebt\u00eb e ka v\u00ebrtetuar edhe d\u00ebshmitari Riza Bajrami.<\/p>\n<p>Ky propozim u mb\u00ebshtet nga t\u00eb akuzuarit dhe avokat\u00ebt Sopjani dhe Gashi, nd\u00ebrsa u kund\u00ebrshtua nga prokurori Bajraktari me arsyetimin se t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb relevant p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas gjykat\u00ebs Ku\u00e7i mori vendim me t\u00eb cilin e aprovoi propozimin e avokatit Haxhi Millaku.<\/p>\n<p>N\u00eb fund mbrojtja ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb akuzuarve Shp\u00ebtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi t\u2019iu hiqet masa e paraburgimit ose t\u2019iu z\u00ebvend\u00ebsohet me cil\u00ebndo mas\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky propozim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga prokurori Bajraktari dhe \u00ebsht\u00eb refuzuar nga gjykat\u00ebsi Agim Ku\u00e7i.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb nuk kishte kushte p\u00ebr vazhdimin e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, gjykat\u00ebsi Ku\u00e7i e nd\u00ebrpreu seanc\u00ebn dhe seancat e radh\u00ebs i caktoi m\u00eb 16 dhe 22 mars 2022.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Shp\u00ebtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi po akuzohen se kishin tentuar t\u00eb privonin nga jeta t\u00eb akuzuarin Mehmet Elshani, nd\u00ebrsa Cakiqi po akuzohet edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rast, n\u00eb t\u00eb cilin kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Agon Selmanaj, t\u00eb cilit i kishte shkaktuar l\u00ebndim t\u00eb leht\u00eb trupor, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se derisa Elshani ishte duke shkuar n\u00eb drejtim t\u00eb sallonit \u201cRizza Hair Sallon\u201d, kishin shkuar t\u00eb akuzuarit dhe kishin filluar t\u00eb fjalosen me t\u00eb, ku t\u00eb tre i kishin nxjerr\u00eb arm\u00ebt dhe kishin filluar t\u00eb shtien n\u00eb drejtim t\u00eb Elshanit, i cili p\u00ebr t\u2019u mbrojtur kishte nxjerr\u00eb arm\u00ebn e tij dhe kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto t\u00eb sht\u00ebna, nj\u00eb predh\u00eb e kishte q\u00eblluar Elshanin n\u00eb kofsh\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb djath\u00eb duke e rr\u00ebzuar p\u00ebr tok\u00eb dhe duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore, nd\u00ebrsa t\u00eb akuzuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas aktakuz\u00ebs, nga t\u00eb sht\u00ebnat me arm\u00eb t\u00eb zjarrit, predhat kishin dep\u00ebrtuar edhe n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarit Shaip Latifi duke i shkaktuar d\u00ebm n\u00eb vler\u00eb 95 euro, si dhe n\u00eb vetur\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarit Riza Bajrami, vetur\u00ebn e Besart Hasanit si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr vetur\u00eb t\u00eb tipit \u2018Audi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, tre t\u00eb akuzuarit n\u00eb bashk\u00ebkryerje po akuzohen se kan\u00eb kryer veprat penale \u201cvrasja e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb\u201d dhe \u201cshkaktimi i rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa t\u00eb nj\u00ebjtit bashk\u00eb me t\u00eb akuzuarin Mehmet Elshani po akuzohen edhe p\u00ebr \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas prokuroris\u00eb, i akuzuari Shp\u00ebtim Cakiqi, m\u00eb 16 maj 2019, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAgim Ramadani\u201d, n\u00eb Prishtin\u00eb, me dashje i kishte shkaktuar l\u00ebndim trupor t\u00eb d\u00ebmtuarit Agon Selmanaj.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, derisa i d\u00ebmtuari Selmanaj kishte qen\u00eb duke ecur me v\u00ebllan\u00eb e tij Ndue Selmanaj, p\u00ebrball\u00eb tyre kishin kaluar t\u00eb akuzuarit Cakiqi dhe i akuzuari Adhurim Krasniqi, ku s\u00eb bashku me nj\u00eb person t\u00eb panjohur i kishin nxjerr\u00eb arm\u00ebt dhe i kishin repetitur duke ua drejtuar t\u00eb d\u00ebmtuarve dhe kishin filluar t\u00eb fjalosen me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se n\u00eb ato momente i akuzuari Adhurim Krasniqi e kishte goditur me grusht n\u00eb kok\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarin Ndue Selmanaj, nd\u00ebrsa i akuzuari Cakiqi kishte sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Agon Selmanajt, duke e q\u00eblluar n\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb dhe duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb lehta trupore, nd\u00ebrsa t\u00eb tre kishin ikur nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, i akuzuari Cakiqi po ngarkohen me vepr\u00ebn penale \u201cl\u00ebndim i leht\u00eb trupor\u201d, nd\u00ebrsa i akuzuari Adhurim Krasniqi me veprat penale \u201ckanosja\u201d dhe \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitari Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebrse t\u00eb akuzuarit Shp\u00ebtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi kishin plagosur menaxherin e \u201cOn Records\u201d, Mehmet Elshani. N\u00eb pyetjen e mbrojt\u00ebsit t\u00eb akuzuarit Krasniqi, avokat Haxhi Millaku, se a e din arsyen p\u00ebrse ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":218764,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-591425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/591425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=591425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/591425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=591425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=591425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=591425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}