{"id":593826,"date":"2022-02-20T16:22:29","date_gmt":"2022-02-20T15:22:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=593826"},"modified":"2022-02-20T16:22:29","modified_gmt":"2022-02-20T15:22:29","slug":"iken-rinia-kosova-mbetet-pa-punetore-te-ndertimtarise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/iken-rinia-kosova-mbetet-pa-punetore-te-ndertimtarise\/","title":{"rendered":"Ik\u00ebn rinia, Kosova mbetet pa pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimtaris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve pa kontrata dhe rrezikshm\u00ebria e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb disa nga shkaqet kryesore pse sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb po p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve tash e sa koh\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Nga Shoqata e Nd\u00ebrtuesve e Kosov\u00ebs presin q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb marrin pun\u00ebtor\u00eb nga vendet tjera. Nd\u00ebrsa nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, fajin ua l\u00ebn\u00eb kushteve t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrballur pun\u00ebtor\u00ebt dhe mostrajtimi i duhur nga pronar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrtuesve, Faton Hoxha, thot\u00eb se gjendja nuk \u00ebsht\u00eb ende alarmante, por po shkohet at\u00eb drejtim pasi pun\u00ebtor\u00ebt po kan\u00eb oferta t\u00eb shumta p\u00ebr pun\u00ebsim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKemi edhe migrim shum\u00eb, p\u00ebr shembull nj\u00eb num\u00ebr i madh i atyre kan\u00eb shkuar n\u00eb Kroaci n\u00eb Slloveni, dhe tash n\u00eb Gjermani. Po ofrohen kontrata prej firmave q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Gjermani, shumica jan\u00eb firma shqiptare q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr Gjermani e n\u00eb Evrop\u00eb. Se \u00e7ka po i shtyn ata \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me i pyet ata, mir\u00ebpo sigurisht po pretendojn\u00eb q\u00eb ka kushte m\u00eb t\u00eb mira atje. Edhe pse sipas asaj q\u00eb e dim\u00eb ne, sipas kontakteve q\u00eb i kemi, ata paguhen si pun\u00ebtor\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb kualifikuar ose t\u00eb pakualifikuar \u00e7far\u00eb na i kemi k\u00ebtu n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shkollave profesionale. Me pagesat q\u00eb i marrin atje nuk munden me b\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtu me pagesat q\u00eb b\u00ebhen k\u00ebtu\u201d, tha Hoxha.<\/p>\n<p>Hoxha ka shtuar se pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit nga vendet e rajonit ka, por jo n\u00eb mas\u00eb t\u00eb theksuar.<\/p>\n<p>\u201cPo prej rajonit, prej Shqip\u00ebris\u00eb sidomos pjesa e Lum\u00ebs, Hasit ka vite q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Prizren, Gjakov\u00eb po edhe n\u00eb Prishtin\u00eb por jo n\u00eb mas\u00eb t\u00eb theksuar. Mundeni me marr\u00eb shifrat p\u00ebr shembull Kroacia po e marrim se ne mundemi me u krahasuar vet\u00ebm me vende t\u00eb rajonit jo m\u00eb larg. Kroacia prej regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb q\u00eb e ka pas n\u00eb vitin 2011 edhe t\u00eb fundit 2021 i ka diku 10 p\u00ebr qind m\u00eb pak numrin e banor\u00ebve. Nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr 270 mij\u00eb vet\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl numri i banor\u00ebve n\u00eb Slloveni q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 p\u00ebr qind. Dometh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ve\u00e7 te kosovar\u00ebt po migrojn\u00eb, prej t\u00eb gjitha shteteve migrohet\u201d, tha Hoxha. \u201cNjer\u00ebzit gjithmon\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, gjithmon\u00eb ka pasur l\u00ebvizje e sidomos tash kur ka m\u00eb shum\u00eb informata, m\u00eb shum\u00eb ke mund\u00ebsi me u qas, me krijuar kontakt me dik\u00ebn. Me teknologji t\u00eb informacionit nuk ke nevoj\u00eb me shku n\u00eb Gjermani me gjet dik\u00ebnd p\u00ebr pun\u00eb e gjen nga k\u00ebtu. Dometh\u00ebn\u00eb migrimi nuk ndalet asnj\u00ebher\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Sektorit Privat, Jusuf Azemi, se gjendja e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimtaris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai thot\u00eb se 70 p\u00ebr qind e humbjes s\u00eb jet\u00ebve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda gjendja q\u00eb ka qen\u00eb dhe ende \u00ebsht\u00eb \u2013 sektori i nd\u00ebrtimit; q\u00eb nga mungesa e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs deri tek humbja e jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre pun\u00ebtor\u00ebve. Mund t\u00eb themi se 70 p\u00ebr qind e humbjes s\u00eb jet\u00ebve t\u00eb pun\u00ebtorit vijn\u00eb nga sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe po flasim deri m\u00eb sot, sepse \u00e7ka do t\u00eb ndodh nes\u00ebr nuk e dim\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sektor ku pun\u00ebtor\u00ebt kan\u00eb punuar jasht\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs, kan\u00eb punuar pa kushte adekuate t\u00eb pun\u00ebs. Po flas p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb sepse nj\u00eb pjes\u00eb ndoshta edhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kushte normale po sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb \u00ebsht\u00eb sektori i cili punon gjat\u00eb ver\u00ebs e n\u00eb moment kur nuk mund t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, faktikisht gjith\u00e7ka p\u00ebrfundon aty\u201d, u shpreh Azemi.\u201cPjesa d\u00ebrmuese e pun\u00ebtor\u00ebve pa kontrata pune vijn\u00eb nga sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb dhe sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb \u00ebsht\u00eb sektor p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pun\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pasi q\u00eb ne kemi pak mekanizma bashkohor\u00eb. Pun\u00ebtor\u00ebt jan\u00eb t\u00eb obliguar shpeshher\u00eb q\u00eb ta bartin materialin nga kati i par\u00eb n\u00eb kate m\u00eb t\u00eb larta dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda, k\u00ebta punojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi bukur t\u00eb madhe, pa masa dhe mjete mbrojt\u00ebse, \u00e7ka shpesh here kemi p\u00ebrfunduar edhe me fatalitet\u201d, thot\u00eb Azemi.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka munges\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve pasi pronar\u00ebt e kompanive nuk i kan\u00eb trajtuar ata si duhet.<\/p>\n<p>\u201cPo kemi munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kryesisht pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb profesioneve t\u00eb caktuara. Pse e kemi k\u00ebt\u00eb munges\u00eb e kemi pasi q\u00eb pronar\u00ebt e kompanive nuk i kan\u00eb trajtuar ashtu si\u00e7 duhet e sa duhet pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij sektori. Tani desh\u00ebm apo nuk desh\u00ebm, e pranojn\u00eb apo nuk e pranojn\u00eb, pronar\u00ebt e kompanive megjith\u00ebse ata e din\u00eb m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb ka munges\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha profileve dhe faktikisht pun\u00ebtor\u00ebt me profesionet t\u00eb caktuara nuk jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb para nj\u00eb viti. Po ndihet munges\u00eb shum\u00eb e madhe e k\u00ebtyre profileve\u201d, tha Azemi.\/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve pa kontrata dhe rrezikshm\u00ebria e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb disa nga shkaqet kryesore pse sektori i nd\u00ebrtimtaris\u00eb po p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve tash e sa koh\u00eb. Nga Shoqata e Nd\u00ebrtuesve e Kosov\u00ebs presin q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb marrin pun\u00ebtor\u00eb nga vendet tjera. Nd\u00ebrsa nga Sindikata e Pavarur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":593827,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-593826","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/593826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=593826"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/593826\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/593827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=593826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=593826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=593826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}