{"id":594705,"date":"2022-02-22T09:44:42","date_gmt":"2022-02-22T08:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=594705"},"modified":"2022-02-22T17:22:04","modified_gmt":"2022-02-22T16:22:04","slug":"kici-artistik-i-kenges-liria-ka-emer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kici-artistik-i-kenges-liria-ka-emer\/","title":{"rendered":"Ki\u00e7i artistik i k\u00ebng\u00ebs \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d\u00a0"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor:<strong> Afrim Kasolli\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Para pak dit\u00ebsh, k\u00ebng\u00ebtarja Leonora Jakupi u shfaq para publikut me k\u00ebng\u00ebn \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d. Q\u00ebllimi dhe motivi i k\u00ebsaj performance shihet qart\u00eb se ishte solidarizimi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po mbahen n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb akuzuar nga Gjykata Speciale. Po ashtu, t\u00eb sforcohet sensibiliteti shoq\u00ebror dhe individual mbi fatin e tyre. Sepse, ai s\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat thjesht personal. Por, ka edhe pesh\u00eb historike, politike dhe komb\u00ebtare. Dhe tradicionalisht ka qen\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e krijimeve artistike q\u00eb ta luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb till\u00eb vet\u00ebdijesues .\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Reprezentimi i t\u00eb kaluar\u00ebs epike t\u00eb nj\u00eb populli i sh\u00ebrben nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit kolektiv tij, si p\u00ebr t\u00eb tashmen ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen. N\u00eb fund t\u00eb fundit, si\u00e7 ka pohuar Hegeli n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cEstetika\u201d, gjat\u00eb p\u00ebrsiatjeve mbi natyr\u00ebn e krijimeve epike, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjinie artistike \u201caksionet e kaluara heroike shnd\u00ebrrohen n\u00eb fjal\u00eb\u201d. Fjal\u00ebt n\u00eb kujtes\u00eb, imagjinat\u00eb dhe mendim dhe k\u00ebshtu mbahet gjall\u00eb trash\u00ebgimia e themeltareve t\u00eb historis\u00eb. \u201cP\u00ebrdorimi\u201d i artit p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime i p\u00ebrjet\u00ebson ngjarjet historike n\u00eb memorien e nj\u00eb populli. Ai ndikon q\u00eb ato t\u00eb mos mbulohen nga \u201cpluhuri i harres\u00ebs\u201d.\u00a0 Madje, historia e let\u00ebrsis\u00eb evropiane pik\u00ebnisjen e ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje. Iliada e Homerit \u00ebsht\u00eb shembull paradigmatik i k\u00ebsaj fryme.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, nuk dyshoj te motivet e sinqerta q\u00eb mund ta ken\u00eb nxitur Leonora Jakupin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb performanc\u00eb. As n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb. Kurse, a \u00ebsht\u00eb kjo k\u00ebng\u00eb nism\u00eb e saj personale, apo pjes\u00eb e fushat\u00ebs \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d, fushat\u00eb kjo q\u00eb nuk u dallua p\u00ebr asnj\u00eb impakt serioz shoq\u00ebror, kulturor, historik dhe politik, p\u00ebrpos disa promovimeve personale q\u00eb e shfryt\u00ebzuan shansin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb \u201cdrit\u00ebn\u201d e opinionit publik nga \u201cerr\u00ebsira\u201d private, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta di.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si teksti i k\u00ebng\u00ebs ashtu edhe m\u00ebnyra e emetimit t\u00eb saj, l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Madje, mund t\u00eb them se ajo nuk ia ka arritur ta transmetoj\u00eb si duhet misionin p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u krijua. Dhe n\u00eb vend t\u00eb fisnik\u00ebrimit estetik shoq\u00ebror kjo k\u00ebng\u00eb fqinj\u00ebron shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb me parametrat e ki\u00e7it estetik.<\/p>\n<p>Dhe ky fenomen, mjerisht, nuk \u00ebsht\u00eb s\u2019e s\u2019na ka shoq\u00ebruar shum\u00eb q\u00eb nga paslufta e k\u00ebndej. Efektet negative t\u00eb k\u00ebsaj tendence i ka elaboruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brilante ish-politikani dhe mendimtari i njohur Arben Xhaferi, n\u00eb shkrimin e tij \u201cMetastaza e Ki\u00e7it\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim ai tregon se si veprat e k\u00ebsaj natyre \u201cduke shfryt\u00ebzuar ndjenjat patriotike t\u00eb popullat\u00ebs kontrabandohen si vlera artistike, apo ato q\u00eb nuk kan\u00eb vlera t\u00eb tilla prodhohen vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime komerciale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb \u201cmobilizimi\u201d t\u00eb duhur shoq\u00ebror dhe t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr karakterin e ngjarjes n\u00eb fjal\u00eb, teksti i k\u00ebsaj k\u00ebnge \u00e7alon sa i p\u00ebrket mesazhit t\u00eb tij kryesor. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb panevojshm\u00ebrisht e orienton mllefin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi vet\u00ebm ndaj Evrop\u00ebs. Thuajse ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsja kryesore e k\u00ebsaj drame. Sepse, ajo ende nuk po ngopet me sasin\u00eb e gjakut t\u00eb derdhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. Prandaj, edhe po i vazhdon papushim intrigat e saj mbi kurrizin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk e mohon se politika zyrtare e BE-s\u00eb apo edhe vendeve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebtij entiteti kusht\u00ebzohet nga interesat e tyre t\u00eb ngushta politike dhe ekonomike. Dhe t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs k\u00ebto interesa nuk shkojn\u00eb paralelisht me detyrimet universale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, edhe ngarkesa t\u00eb tilla shum\u00eb her\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb favor tonin. Mir\u00ebpo, nuk mund t\u00eb portretizohet ajo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si kryefajtore dhe at\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb i ngjason reminishencave ideologjike t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste enveriste. Sepse, kjo qasje nuk i kontribuon ndri\u00e7imit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs as p\u00ebr pozicionin ton\u00eb ku ndodhemi aktualisht dhe as arsyes se pse drejtuesit e U\u00c7K-s\u00eb ndodhen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, mir\u00ebmbajtja e raporteve miq\u00ebsore edhe me vendet evropiane duhet t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb konstante e institucioneve tona politike, kulturore dhe akademike etj. E informimit t\u00eb tyre p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Dhe jo angazhim episodik. E pun\u00ebs aktive p\u00ebr ta mbajtur vazhdimishtt prezente t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr ne. Pra e pasqyrimit historik, se si ishim viktima t\u00eb nj\u00eb makine shtet\u00ebrore vrastare t\u00eb ngjizur mbi nj\u00eb projekt fashist gjenocidal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mund t\u00eb marrim shembull se si ende sot k\u00ebsaj dite, prodhohen filma t\u00eb shumt\u00eb artistik\u00eb, dokumentar\u00eb, k\u00ebng\u00eb etj. q\u00eb i pasqyrojn\u00eb krimet naziste mbi hebrenjt\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos harrohen kurr\u00eb tmerret makabre t\u00eb asaj ngjarjeje tragjike.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, angazhimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pa pushim krimet e shtetit serb mbi popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb para publikut evropian duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb detyre imperative. Prandaj, shtrohet pyetja pse kemi d\u00ebshtuar ne qe 20 vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs ta prodhojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb film t\u00eb till\u00eb p\u00ebr audienc\u00ebn evropiane?\u00a0 Dhe mbase \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky d\u00ebshtim q\u00eb ka prodhuar jo pak pasoja p\u00ebr ne n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Madje po ta marrim vet fushat\u00ebn \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d, cilat jan\u00eb efektet e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare? Sa arriti ajo ta mobilizoj\u00eb opinionin publik evropian mbi q\u00ebllimet e k\u00ebsaj nisme, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur past\u00ebrtin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb? Sa shkrimtar\u00eb, artist\u00eb, intelektual\u00eb, gazetar\u00eb, opinionist\u00eb evropian\u00eb ia doli q\u00eb t\u2019i aktivizojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj kauze? Sa ekspozita u promovuan n\u00eb vendet e tjera ku do t\u00eb d\u00ebshmoheshin me fotografi krimet e shtetit serb mbi ne. Asnj\u00eb. Krejt puna e tyre u reduktua n\u00eb improvizimin e disa shfaqjeve lokale dhe pa asnj\u00eb shije e me shpenzime financiare q\u00eb nuk u dihet shuma.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht se Gjykata Speciale nuk u krijua p\u00ebr shkak se fajtore e vetme ishte Evropa. Ajo u instalua p\u00ebr arsye se propaganda ruse dhe serbe dep\u00ebrtoi fuqish\u00ebm n\u00eb institucionet multinacionale evropiane.\u00a0 Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lufte speciale q\u00ebllimi i vendeve tona armike ishte ta satnizonte iden\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrkrahur nga bota per\u00ebndimore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe SHBA-t\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, si t\u00eb themeluar mbi nj\u00eb \u201ckrim fondator\u201d. Prandaj, ishin SHBA-t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr q\u00eb ngulmuan n\u00eb krijimin e k\u00ebtij entiteti supra-juridik. Sepse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tentuan t\u2019u japin fund nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb akuzave t\u00eb tilla morbide. Ta mbrojn\u00eb karakterin e past\u00ebr t\u00eb liris\u00eb dhe shtetit ton\u00eb, q\u00eb Uashingtoni e ka p\u00ebrkrahur pa pushim. Kurse \u201cdjemve tan\u00eb q\u00eb s\u2019i kemi n\u00eb sht\u00ebpi\u201d u ka r\u00ebn\u00eb barra p\u00ebr ta justifikuar moralisht dhe juridikisht, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb liri.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, q\u00eb ky mision t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm, ai nuk mund t\u00eb jet\u00ebsohet duke p\u00ebrndezur tone mallkimi ndaj Evrop\u00ebs, por duke k\u00ebrkuar kanale bashk\u00ebpunimi e bashk\u00ebveprimi, ashtu si\u00e7 edhe e kemi b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs. Sepse, me an\u00eb t\u00eb asaj shkatht\u00ebsie ia dol\u00ebm q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ta p\u00ebrmbysim propagand\u00ebn e shtetit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim edhe krijimet artistike e kan\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Por, mjerisht, k\u00ebnga \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d e Leonora Jakupit si dhe gjith\u00eb fushata q\u00eb \u00ebsht\u00eb orkestruar deri m\u00eb tani n\u00ebn k\u00ebt\u00eb slogan, ka d\u00ebshtuar dhe s\u2019e ka kaluar k\u00ebt\u00eb test t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik dhe historik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli\u00a0\u00a0 Para pak dit\u00ebsh, k\u00ebng\u00ebtarja Leonora Jakupi u shfaq para publikut me k\u00ebng\u00ebn \u201cLiria ka em\u00ebr\u201d. Q\u00ebllimi dhe motivi i k\u00ebsaj performance shihet qart\u00eb se ishte solidarizimi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po mbahen n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb akuzuar nga Gjykata Speciale. Po ashtu, t\u00eb sforcohet sensibiliteti shoq\u00ebror dhe individual mbi fatin e tyre. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-594705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/594705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=594705"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/594705\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=594705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=594705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=594705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}