{"id":595957,"date":"2022-02-24T10:34:43","date_gmt":"2022-02-24T09:34:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=595957"},"modified":"2022-02-24T16:59:52","modified_gmt":"2022-02-24T15:59:52","slug":"shperfillja-e-hegelit-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/shperfillja-e-hegelit-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrfillja e Hegelit n\u00eb Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 520px;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ajo q\u00eb u paralajm\u00ebrua q\u00eb sa dit\u00eb nga agjencionet informative amerikane m\u00eb n\u00eb fund ndodhi. Ukraina u sulmua. Fatkeq\u00ebsisht, historia e p\u00ebrs\u00ebrit vetveten. Dhe at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike. Tiran\u00ebt e p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat praktika. Dhe t\u00eb nj\u00ebjtat metoda.<\/strong><\/p>\n<p>Sjellja aktuale e Putinit nuk dallon asgj\u00eb nga ajo q\u00eb dikur e kishte ushtruar Hiteleri. Ashtu edhe ai pasi erdhi n\u00eb pushtet, pohonte se paqja e vendosur pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kishte qene e padrejt\u00eb kund\u00ebr Gjermanis\u00eb. Se anulimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Austris\u00eb dhe pushtimi krahin\u00ebs Sudetenland n\u00eb ish-shtetin e dikursh\u00ebm t\u00eb \u00c7ekosllovakis\u00eb ishte kusht p\u00ebr t\u00eb mbajtur &#8220;paqen n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb&#8221;, sepse k\u00ebto rajone banoheshin nga gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si Hitleri edhe Putini ka koh\u00eb q\u00eb i zbaton t\u00eb nj\u00ebjtat taktika. Me nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb papar\u00eb agresive e satanizoi si katastrof\u00eb gjeopolitike rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendosur pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, rend ky q\u00eb arriti t\u2019u garantonte qenieve njer\u00ebzore t\u00eb drejta, zhvillim, liri dhe demokraci n\u00eb p\u00ebrmasa planetare m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, shtyllat e k\u00ebtij rendi filloi t\u2019i kontestonte fillimisht n\u00eb rajonet e Abkhazi-s\u00eb the Osseti-s\u00eb n\u00eb Gjeorgji, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj n\u00eb Krime, Donbass dhe tani duke sulmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb totale shtetin e Ukrain\u00ebs. Me an\u00eb te k\u00ebtyre taktikave graduale diktator\u00ebt e testojn\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Milosheviqi ishte prototip i k\u00ebsaj shkolle.<\/p>\n<p>Mjerisht, po ashtu gabimet strategjike ndaj k\u00ebtyre tendencave destruktive p\u00ebrs\u00ebriten. Edhe at\u00ebbot\u00eb, lider\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb shpresonin se duke ia plot\u00ebsuar ambiciet dhe planet e tilla p\u00ebr gllab\u00ebrime territoriale Hitlerit, mund ta qet\u00ebsonin, ta ruanin paqen dhe ta shmangnin luft\u00ebn. Madje kalkulonin se roli i tij ishte i domosdosh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision. Marr\u00ebveshja e Mynihut ishte shembull i k\u00ebsaj mend\u00ebsie. Se \u00e7ka prodhuan iluzione t\u00eb tilla dihet nga t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shum\u00eb lider\u00eb evropian\u00eb n\u00eb vend t\u00eb reagimit t\u00eb vendosur dhe t\u00eb prer\u00eb ndaj pretendimeve Carit t\u00eb ri t\u00eb Rusis\u00eb, e k\u00ebrkuan mir\u00ebkuptimin e tij. Ai e sulmonte \u00e7do dit\u00eb rendin q\u00eb e garantonte paqen, ata nuk nguronin ta konsideronin pesh\u00ebn e tij si jetike p\u00ebr arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb evropiane. Pozonin me t\u00eb. Shpresonin se duke e thelluar bashk\u00ebpunimin ekonomik me Rusin\u00eb mund ta zbutnin zem\u00ebrimin e sundimtarit t\u00eb saj.<br \/>\nKriza e Ukrain\u00ebs nuk ka filluar sot. Ajo ka nisur n\u00eb vitin 2014. M\u00eb shum\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, qytetar\u00ebt e k\u00ebtij shteti kan\u00eb vdekur duke protestuar n\u00eb mbrojte t\u00eb vlerave evropiane dhe kund\u00ebr invazionit subversiv t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>Ish-kancelaria Angela Merkel, nuk e ndali nd\u00ebrtimin e gazp\u00ebr\u00e7uesit Nord Stream 2, projekt ky, madje q\u00eb e anashkalonte Ukranin\u00ebn duke krijuar qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb burimet energjetike ruse p\u00ebr ekonomin\u00eb e shtetit gjerman.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, presidenti Franc\u00ebs Emmanuel Macron i pushtuar nga fantazma e ish-presidentit Charles de Gaulle dhe ndjenja e resantimantit p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs globale t\u00eb Amerik\u00ebs, nuk nguronte ta shpallte NATO-n\u00eb t\u00eb vdekur klinikisht dhe t\u00eb angazhohej me \u00e7do kusht p\u00ebr ta anuluar izolimin e pjessh\u00ebm q\u00eb G7 e kishte imponuar mbi Rusin\u00eb. Paradoks i papar\u00eb! Revoltohej kund\u00ebr Uashingtonit, roli i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar jetik p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb evropiane dhe preferonte bashk\u00ebpunimin m\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e minonte k\u00ebt\u00eb siguri. Madje edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Ukraina po i vuante pa nd\u00ebrprer\u00eb pasojat e k\u00ebtyre veprimeve.Kulmi i ironis\u00eb ishte se n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb intervistash, ky lider ekzibicionist, pohonte se i p\u00eblqente q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb kridhej n\u00eb mendime spekulative duke e lexuar Hegelin dhe interpretimin e filozofit gjerman p\u00ebr rolin e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Histori. Sepse, k\u00ebta t\u00eb fundit me aksionet e tyre ia dalin q\u00eb t\u2019i jet\u00ebsojn\u00eb parimet universale humane dhe \u201cfrym\u00ebn e koh\u00ebs\u201d. Mir\u00ebpo, nuk ka lider q\u00eb i ka shp\u00ebrfillur m\u00eb shum\u00eb praktikisht m\u00ebsimet bazike t\u00eb Hegelit, se sa ky apologjet i vet\u00ebshpallur i tij. Hegeli n\u00eb ligj\u00ebratat mbi procesin progresiv t\u00eb historis\u00eb ka vet\u00ebdija mbi lirin\u00eb, pohon se e tash e tutje barra e historis\u00eb bot\u00ebrore ka r\u00ebn\u00eb mbi Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, t\u00eb pretendosh se mund ta garantosh sigurin\u00eb dhe lirin\u00eb evropiane duke bashk\u00ebpunuar me Rusin\u00eb dhe duke k\u00ebrkuar autonomin\u00eb strategjike t\u00eb Evrop\u00ebs nga Amerika nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr pos anti-hegelianiz\u00ebm i past\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo qasje i karakterizoi shum\u00eb lider\u00eb evropian q\u00eb nga koha kur shp\u00ebrthej kriza n\u00eb Ukrain\u00eb. Ajo q\u00eb ndodhi sot, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, pos kronika e nj\u00eb krimi t\u00eb paralajm\u00ebruar n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Mir\u00ebpo, n\u00eb vend se shum\u00eb lider\u00eb evropian\u00eb t\u2019i d\u00ebgjonin kambanat e alarmit, ata i b\u00ebn\u00eb ato gabime q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb paraardh\u00ebsit e tyre n\u00eb raport me Hitlerin dhe Miloshevicin. Dhe n\u00eb k\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e konfirmuan edhe nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb sentenc\u00eb tjet\u00ebr profetike t\u00eb Hegelit \u201cse e vetmja gj\u00eb q\u00eb kemi m\u00ebsuar nga historia \u00ebsht\u00eb se nuk kemi m\u00ebsuar asgj\u00eb prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Ukraina u gdhi sot n\u00ebn terror si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj shp\u00ebrfilljeje. Ajo \u00ebsht\u00eb viktima brutale e k\u00ebtij gabimi. Po nes\u00ebr?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Ajo q\u00eb u paralajm\u00ebrua q\u00eb sa dit\u00eb nga agjencionet informative amerikane m\u00eb n\u00eb fund ndodhi. Ukraina u sulmua. Fatkeq\u00ebsisht, historia e p\u00ebrs\u00ebrit vetveten. Dhe at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike. Tiran\u00ebt e p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtat praktika. Dhe t\u00eb nj\u00ebjtat metoda. Sjellja aktuale e Putinit nuk dallon asgj\u00eb nga ajo q\u00eb dikur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-595957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/595957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=595957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/595957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=595957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=595957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=595957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}