{"id":599013,"date":"2022-03-01T09:59:52","date_gmt":"2022-03-01T08:59:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=599013"},"modified":"2022-03-01T14:31:43","modified_gmt":"2022-03-01T13:31:43","slug":"kenga-e-kukuvajkes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kenga-e-kukuvajkes\/","title":{"rendered":"K\u00ebnga e kukuvajk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Me fillimin e sulmit rus mbi shtetin e Ukrain\u00ebs, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e ka shpeshtuar at\u00eb strategji q\u00eb din\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, shtihimin, mashtrimin dhe kuisjen e tij para mediave. Ta p\u00ebrdor me t\u00eb madhe edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebng\u00ebn e kukuvajk\u00ebs. T\u00eb tregoj\u00eb se si \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb presion t\u00eb hatash\u00ebm nga dy drejtime. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb nga vendet per\u00ebndimore p\u00ebr t\u2019iu bashkuar atyre, p\u00ebr t\u2019i imponuar sanksione Rusis\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nga disponimi i opinionit dhe klerit religjioz q\u00eb i kund\u00ebrshton kategorikisht k\u00ebto politika. Asgj\u00eb e re nga fronti i politik\u00ebs serbe. Mashtrim perfid.<\/strong><\/p>\n<p>Synimi mbetet i qart\u00eb; zhveshja nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale, politike dhe njer\u00ebzore dhe shitja n\u00eb rolin e viktim\u00ebs edhe at\u00ebher\u00eb kur solidarizohet me agresorin. Shfaqja si i pafajsh\u00ebm edhe kur e p\u00ebrkrah diktatur\u00ebn kund\u00ebr demokracis\u00eb, si dhe shtypjen kund\u00ebr liris\u00eb.<br \/>\nMir\u00ebpo, mjerisht ky manipulim i pashembullt i ka sjell\u00eb deri m\u00eb tani, atij dhe vendit q\u00eb drejton, jo pak p\u00ebrfitime. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj loje t\u00eb paskrupullt, ai ka arritur q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kurse, Serbia e ka p\u00ebrmir\u00ebsuar tej mase imazhin e saj si shtet. Dhe nga kjo qasje duale \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar jo pak edhe Kosova.<\/p>\n<p>Duhet ta themi hapur, se prej se Aleksandar Vu\u00e7iq, e ka konsoliduar pushtetin n\u00eb Serbi, vendi yn\u00eb ka sh\u00ebnuar nj\u00eb degradim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai u shfaq para Brukselit dhe Uashingtonit si nj\u00eb njeri q\u00eb ka vullnet p\u00ebr dialog me Prishtin\u00ebn. Si i domosdosh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Mir\u00ebpo, jo p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje q\u00eb do ta p\u00ebrmbyllte kontestin nd\u00ebrmjet dy vendeve tona, por p\u00ebr ta zvarritur at\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi. P\u00ebr ta mbajtur Kosov\u00ebn t\u00eb bllokuar sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb ingranazh. Mjerisht, pala kosovare u gjend pa alternativ\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, s\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb shtyhej ky proces, aq m\u00eb shum\u00eb shtohej presioni mbi t\u00eb. Si brenda vendit ashtu edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shto k\u00ebtu edhe iluzionin e disa politikan\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr g\u00ebrryerjen e autoritet politik, krijuan shpresa t\u00eb rreme, se e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr ta ruajtur relevan\u00ebn e tyre politike ishte gatishm\u00ebria p\u00ebr dialog n\u00eb Bruksel. Mir\u00ebpo, ky proces pa bilanc final e rraskapiti si Kosov\u00ebn si dhe e d\u00ebmtoi pesh\u00ebn dhe rolin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, presidenti serb, e vazhdonte spitullimin, lamentin, ankesat dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mir\u00ebkuptim planetar, p\u00ebr shkak t\u00eb presioneve q\u00eb i ka, si nga Rusia ashtu edhe nga shoq\u00ebria serbe. Ekspozohej si i vetmi njeri n\u00eb Serbi q\u00eb mbetet i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr paqe, por q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb fati tragjik ta drejtoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb pushtuar nga pasionet kolektive p\u00ebr luft\u00eb. Si e vetmja qenie racionale q\u00eb i duhet t\u00eb navigoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient irracional. Mendja tij q\u00ebndron n\u00eb antinomi me zemr\u00ebn e popullit t\u00eb tij. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rr\u00ebfimeve duket ta ket\u00eb mall\u00ebngjyer edhe Edi Ram\u00ebn. Prandaj, ky i fundit konfrontohej me \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb nuk demonstronte m\u00ebshir\u00eb dhe p\u00ebrd\u00eblllim p\u00ebr \u201cmikun e tij Aleksand\u00ebr\u201d dhe vizonin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhmen e raporteve shqiptaro-serbe dhe rajonit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kjo hipokrizi doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe, m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb evropiane. Ai u bashkua me Bjellorusin\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb makin\u00ebs vrastare t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Putini. Dhe p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebrkon t\u00eb maskohet p\u00ebr zgjedhjen e b\u00ebr\u00eb. Se nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr. Tenton t\u2019i mashtroj\u00eb diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, se ai personalisht q\u00ebndron me per\u00ebndimin, por e ka t\u00eb pamundur ta shfaq hapur opinionin e tij. Sepse, jeta e tij mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrezik. Mund te jet\u00eb viktim\u00eb e grupeve ekstremiste.<\/p>\n<p>Madje, mund t\u2019u mbaj\u00eb ligj\u00ebrata nga historia e konflikteve politike n\u00eb Serbi, se si emnaku i tij, Mbreti Aleksand\u00ebr dhe gruaja e tij, Princesha Draga, u ekzekutuan pasi tentuan ta shk\u00ebpusin Serbin\u00eb nga orbita ruse dhe ta integrojn\u00eb n\u00eb universin per\u00ebndimor dhe at\u00eb kryesisht me lidhje specifike me Austro-Hungarin\u00eb. Apo edhe ua p\u00ebrkujton fatin e kobsh\u00ebm t\u00eb Zoran \u0110in\u0111i\u0107-it. Por, jam i bindur u thot\u00eb se ju nuk e doni nj\u00eb gjakderdhje m\u00eb shum\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb fati im. M\u00eb duhet koh\u00eb deri sa ta iluminoj\u00eb k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb dehur nga dalldia nacionaliste.<\/p>\n<p>E, k\u00ebt\u00eb mision cinik, mbase e arsyeton duke e huazuar rr\u00ebfimin letrar t\u00eb Radoje Domanovi\u0107, Prij\u00ebsi (Vo\u0111a). Vet\u00ebm se tani duke i p\u00ebrmbysur rrolet. Sepse n\u00eb at\u00eb vep\u00ebr flitet p\u00ebr nj\u00eb popull, q\u00eb me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme e lejon vet\u00ebn t\u00eb drejtohet nga nja prij\u00ebs i verb\u00ebr, i cili n\u00eb fund i shpie kolektivisht drejt humner\u00ebs. At\u00ebher\u00eb, ata pak q\u00eb mbesin, marrin guximin dhe e pyesin drejtuesin, se ku po na d\u00ebrgon k\u00ebshtu? Ai u kthehet, po un\u00eb jam i verb\u00ebr, po ju ku i pat\u00ebt syt\u00eb?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr dallim nga ky p\u00ebrfundim tragji-komik, Aleksandar Vu\u00e7iqi, tani e merr rolin e njeriut t\u00eb vetmitarit q\u00eb ka vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e popullit t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, mjerisht, grigja q\u00eb e drejton vazhdon t\u00eb jet\u00eb e zhytur n\u00eb nj\u00eb verb\u00ebri iracionale nacionaliste. Prandaj, edhe ka t\u00eb pamundur t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr prirjeve kolektive te saj. Me k\u00ebt\u00eb metod\u00eb ai pretendon ta vazhdoj\u00eb qasjen e tij thuajse asgj\u00eb s\u2019ka ndodhur, apo si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb angleze \u201cbusiness as usual\u201d. Por, shtrohet pyetja deri kur per\u00ebndimi do ta toleroj\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb neveritshme t\u00eb kukuvajk\u00ebs?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Me fillimin e sulmit rus mbi shtetin e Ukrain\u00ebs, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e ka shpeshtuar at\u00eb strategji q\u00eb din\u00eb ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, shtihimin, mashtrimin dhe kuisjen e tij para mediave. Ta p\u00ebrdor me t\u00eb madhe edhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebng\u00ebn e kukuvajk\u00ebs. T\u00eb tregoj\u00eb se si \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb presion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-599013","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/599013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=599013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/599013\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=599013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=599013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=599013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}