{"id":600484,"date":"2022-03-03T16:16:11","date_gmt":"2022-03-03T15:16:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=600484"},"modified":"2022-03-03T16:27:27","modified_gmt":"2022-03-03T15:27:27","slug":"fuqia-jone-eshte-bashkimi-yne-putini-zgjodhi-luften","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/fuqia-jone-eshte-bashkimi-yne-putini-zgjodhi-luften\/","title":{"rendered":"Fuqia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkimi yn\u00eb: Putini zgjodhi luft\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Jeffrey Hovenier<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7ast i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe njer\u00ebzit liridash\u00ebs anemban\u00eb bot\u00ebs. Me nisjen e sulmit t\u00eb tij t\u00eb tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs, Vladimir Putini gjithashtu kreu sulm mbi parimet q\u00eb e mb\u00ebshtesin paqen dhe demokracin\u00eb globale. Por, populli i Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm. Ata kan\u00eb pasur demokraci me dekada t\u00eb t\u00ebra dhe trim\u00ebria e tyre po e frym\u00ebzon bot\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ne q\u00ebndrojm\u00eb t\u00eb bashkuar me Ukrain\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, s\u00eb bashku me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt tan\u00eb anemban\u00eb globit, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin popullin ukrainas p\u00ebrderisa e mbrojn\u00eb vendin e tyre. N\u00eb vend t\u00eb investimeve p\u00ebr nevoja t\u00eb rus\u00ebve, Putini zgjodhi q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb, prandaj pushtimi i Ukrain\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshtim strategjik p\u00ebr Kremlinin dhe do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00eb ardhmen e popullit rus. Kur t\u00eb shkruhet historia e k\u00ebsaj epoke, do t\u00eb tregoj\u00eb se zgjedhja e Putinit p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb sulm t\u00eb paprovokuar, t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb paramenduar e la Per\u00ebndimin m\u00eb t\u00eb bashkuar dhe Rusin\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb bashkuar n\u00eb reagimin ton\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Vladimir Putinin. S\u00eb bashku, Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e partner\u00ebt tan\u00eb po nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi Rusis\u00eb. Si rezultat i bashk\u00ebrenditjes t\u00eb paprecedent\u00eb p\u00ebr sanksione globale, Shtetet e Bashkuara, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Kanadaja i kan\u00eb p\u00ebrjashtuar bankat e zgjedhura ruse nga sistemi i pagesave nd\u00ebrbankare, SWIFT dhe kan\u00eb vendosur masa kufizuese ndaj Bank\u00ebs Qendrore ruse. Presidenti Biden njoftoi p\u00ebr sanksione financiare gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe kontroll t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb eksportit, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb ekonomin\u00eb, sistemin financiar dhe qasjen e Rusis\u00eb n\u00eb teknologjin\u00eb m\u00eb bashk\u00ebkohore. Pasi Putini filloi pushtimin, rubla arriti pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb histori dhe bursa ruse p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb thell\u00eb. S\u00eb bashku me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs vendos\u00ebn sanksione edhe ndaj arkitekt\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj lufte, p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb Putinin.<\/p>\n<p>Duke vepruar n\u00eb bashk\u00ebrenditje t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb koalicion t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb aleat\u00ebve dhe partner\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e ekonomis\u00eb bot\u00ebrore, ne rrit\u00ebm ndikimin e veprimeve tona p\u00ebr t\u00eb imponuar kosto maksimale ndaj Putinit dhe regjimit t\u00eb tij. N\u00eb reagim ndaj luft\u00ebs s\u00eb zgjedhur t\u00eb Putinit, ne do t\u00eb kufizojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes n\u00eb dollar\u00eb. Do t\u00eb pengojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar dhe rritur ushtrin\u00eb e saj. Do t\u00eb pengojm\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb ekonomin\u00eb globale. Dhe jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebshkimeve ekonomike, Presidenti Biden autorizoi edhe nj\u00eb shtes\u00eb prej 350 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asistenc\u00ebs p\u00ebr siguri p\u00ebr t\u00eb ndihmuar menj\u00ebher\u00eb Ukrain\u00ebn p\u00ebr tu mbrojtur. Me k\u00ebt\u00eb, asistenca e p\u00ebrgjithshme e Amerik\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar shkoi n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb miliard dollar\u00eb. Gjithashtu, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb mbrojm\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb NATO-s. Presidenti Biden ka koordinuar me qeverit\u00eb aleate p\u00ebr t\u00eb pozicionuar mij\u00ebra forca shtes\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Poloni si pjes\u00eb e angazhimit ton\u00eb p\u00ebr mbrojtjen kolektive t\u00eb NATO-s. Ai autorizoi dislokimin e forcave tok\u00ebsore dhe ajrore t\u00eb stacionuara tashm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb krah\u00ebt lindor\u00eb dhe juglindor\u00eb t\u00eb NATO-s: Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani. Po ashtu, aleat\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb shtuar forcat dhe kapacitetet e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtjen ton\u00eb kolektive. Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dyshim p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e Aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs: NATO \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bashkuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs gjithashtu i kan\u00eb bashk\u00ebrenduar veprimet me vendet prodhuese dhe konsumuese m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb theksuar interesin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sigurimin e furnizimeve globale me energji. Po punojm\u00eb me kompanit\u00eb e energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet e tyre p\u00ebr t\u00eb furnizuar tregun me energji, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrderisa \u00e7mimet rriten.<\/p>\n<p><strong>Lufta e paprovokuar dhe e paramenduar e Putinit<\/strong><\/p>\n<p>Ky ishte sulm, t\u00eb cilin Vladimir Putini e kishte planifikuar prej koh\u00ebsh. Ai zhvendosi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metodike m\u00eb shum\u00eb se 150.000 trupa dhe pajisje ushtarake n\u00eb kufirin me Ukrain\u00ebn. Ai d\u00ebrgoi furnizime me gjak dhe nd\u00ebrtoi spitale fushore, duke demonstruar q\u00ebllimet e tij gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs. Ai refuzoi \u00e7do p\u00ebrpjekje n\u00eb mir\u00ebbesim t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe partner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet e tij t\u00eb sajuara t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin dhe vuajtjet e njer\u00ebzve duke u angazhuar n\u00eb diplomaci dhe dialog.<\/p>\n<p>Putini e ekzekutoi skenarin e tij pik\u00ebrisht si\u00e7 kishim paralajm\u00ebruar se do ta b\u00ebnte. Ne e pam\u00eb se si forcat e af\u00ebrta me Rusin\u00eb i shtuan granatimet n\u00eb Donbas. E pam\u00eb se si qeveria ruse nisi operacione kibernetike kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. E pam\u00eb teatrin e organizuar politik n\u00eb Mosk\u00eb dhe d\u00ebgjuam pohime t\u00eb pazakonshme dhe t\u00eb pabaza kund\u00ebr Ukrain\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar agresionin e Rusis\u00eb. Rusia vazhdon t\u00eb justifikoj\u00eb agresionin e saj ushtarak duke pretenduar rrejsh\u00ebm nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndalur \u201egjenocidin\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr se nuk ka prova q\u00eb aty po ndodhte gjenocid. E kemi par\u00eb Rusin\u00eb duke i p\u00ebrdorur k\u00ebto taktika edhe m\u00eb par\u00eb: kur e pushtoi Ukrain\u00ebn n\u00eb vitin 2014 dhe Gjeorgjin\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>E pastaj, pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7ast kur K\u00ebshilli i Sigurimit i Kombeve t\u00eb Bashkuara po mbante mbledhje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sovranitetin e Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar katastrof\u00ebn, Putini nisi pushtimin e tij n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Raketat filluan t\u00eb binin pareshtur, duke i goditur qytetet historike anemban\u00eb Ukrain\u00ebs. Pastaj erdh\u00ebn sulmet ajrore, kolonat e tankeve dhe batalionet me trupa ushtarake, t\u00eb gjitha duke vazhduar n\u00eb nj\u00eb val\u00eb t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb dezinformimit dhe g\u00ebnjeshtrave t\u00eb pastra.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb transparent\u00eb para bot\u00ebs. Ne de-klasifikuam informatat e inteligjenc\u00ebs p\u00ebr planet e Rusis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kishte ngat\u00ebrres\u00eb dhe mbulim. Putini \u00ebsht\u00eb agresori. Putini e zgjodhi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. E tani populli i tij do t\u2019i bart\u00eb pasojat e vendimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb luft\u00eb e jo n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Uniteti dhe vendosm\u00ebria transatlantike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Putinit p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb Per\u00ebndimin ka d\u00ebshtuar. P\u00ebrball\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej sfidave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndaj siguris\u00eb evropiane dhe idealeve demokratike q\u00eb prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aleat\u00ebt e partner\u00ebt tan\u00eb u bashkuan n\u00eb solidaritet. Jemi bashkuar duke u koordinuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr t\u2019u angazhuar si nj\u00eb me Rusin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn, p\u00ebr t\u2019i ofruar ndihm\u00eb Ukrain\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb reagim t\u00eb gjer\u00eb dhe masiv dhe p\u00ebr t\u00eb ri-konfirmuar p\u00ebrkushtimin ton\u00eb ndaj NATO-s.<\/p>\n<p>Putini nuk ia doli q\u00eb t\u00eb na ndaj\u00eb. Putini nuk ia doli p\u00ebr t\u00eb prishur besimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb t\u00eb drejtat themelore t\u00eb kombeve sovrane p\u00ebr t\u00eb zgjedhur vet\u00eb fatin dhe aleat\u00ebt e tyre. Dhe Putini do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb kombin krenar t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt, jav\u00ebt dhe muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr popullin e Ukrain\u00ebs. Putini ju ka shkaktuar vuajtje t\u00eb m\u00ebdha. Por, populli i Ukrain\u00ebs qe 30 vjet ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb dhe vazhdimisht ka d\u00ebshmuar se nuk do t\u00eb toleroj\u00eb ask\u00ebnd q\u00eb p\u00ebrpiqet ta kthej\u00eb vendin e tyre prapa. Bota po e p\u00ebrcjell p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi k\u00ebt\u00eb konflikt dhe n\u00ebse forcat ruse kryejn\u00eb mizori, ne do t\u00eb shqyrtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019iu k\u00ebrkuar llogari t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve \u2013 qofshin ata pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb apo udh\u00ebheq\u00ebs civil\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Agresioni i Putinit kund\u00ebr Ukrain\u00ebs do t\u2019i kushtoj\u00eb shum\u00eb Rusis\u00eb, n\u00eb aspektin ekonomik dhe strategjik. Populli rus meriton m\u00eb shum\u00eb nga qeveria e tij sesa kostoja e madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre q\u00eb e ka shkaktuar ky pushtim.<\/p>\n<p>Liria, demokracia dhe dinjiteti njer\u00ebzor jan\u00eb forca shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme se sa frika dhe shtypja. N\u00eb gar\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb demokracis\u00eb dhe autokracis\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb sovranitetit dhe n\u00ebnshtrimit, mos u gaboni: Liria do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb.<\/p>\n<p>*Autori i k\u00ebtij shkrimi, <em>Jeffrey Hovenier, \u00ebsht\u00eb Ambasadori Amerikan n\u00eb Kosov\u00eb. Shkrimi u botua n\u00eb tre gjuh\u00eb,- shqip, anglisht dhe serbisht,- n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-ve n\u00eb Prishtin\u00eb.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Jeffrey Hovenier Ky \u00ebsht\u00eb \u00e7ast i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe njer\u00ebzit liridash\u00ebs anemban\u00eb bot\u00ebs. Me nisjen e sulmit t\u00eb tij t\u00eb tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs, Vladimir Putini gjithashtu kreu sulm mbi parimet q\u00eb e mb\u00ebshtesin paqen dhe demokracin\u00eb globale. Por, populli i Ukrain\u00ebs \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm. Ata kan\u00eb pasur demokraci me dekada t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":506983,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-600484","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/600484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=600484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/600484\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/506983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=600484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=600484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=600484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}