{"id":602378,"date":"2022-03-07T10:31:12","date_gmt":"2022-03-07T09:31:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=602378"},"modified":"2022-03-16T22:19:18","modified_gmt":"2022-03-16T21:19:18","slug":"si-do-ta-pranonte-albin-kurti-marreveshjen-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-do-ta-pranonte-albin-kurti-marreveshjen-me-serbine\/","title":{"rendered":"Si do ta pranonte Albin Kurti marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Para pak dite, diplomati Gabriel Escobar, gjat\u00eb komenteve mbi kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk la pa e p\u00ebrmendur edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka \u201cdyfshimi i p\u00ebrpjekjeve diplomatike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje kompromisi midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vend t\u00eb margjinalizimit t\u00eb k\u00ebsaj teme, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb madhe, ai deklaroi se p\u00ebrkushtimi p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb intensiv tani, se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllen vatrat tjera t\u00eb konflikteve gjeopolitike n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai s\u00eb bashku me t\u00eb ngarkuarin evropian Mirosllav Laj\u00e7ak, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj agjende, e pat\u00ebn vizituar si Kosov\u00ebn ashtu edhe Serbin\u00eb. Kurse, nuk vonoi shum\u00eb dhe nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri edhe emisari i Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Sir Stuart Peach.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimeve q\u00eb ata pat\u00ebn me autoritetet vendore politike, si kryeministrin dhe presidenten, e theksuan pa ekuivoke nj\u00eb gj\u00eb; nevoj\u00ebn urgjente q\u00eb e ka Kosova p\u00ebr ta finalizuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, sepse, sipas tyre, status quo-ja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb frustuese dhe e rraskapit\u00ebse. Prandaj, kjo gjendje pezull duhet t\u00eb tejkalohet sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>K\u00ebto mesazhe t\u00eb qarta t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueseve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb kan\u00eb ngritur shum\u00eb pyetje, dilema dhe spekulime mbi vullnetin dhe seriozitetin e pal\u00ebve p\u00ebr t\u2019iu qasur k\u00ebsaj teme ashtu si\u00e7 po k\u00ebrkohet dhe pa obstruksione. Kuptohet, q\u00eb ky proces p\u00ebr t\u2019u kanalizuar n\u00eb binar\u00eb t\u00eb duhur nevojitet q\u00eb t\u00eb dy kryeqytetet t\u00eb demonstrojn\u00eb angazhim konkret n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi. Nuk mjafton vet\u00ebm p\u00ebrkushtimi i nj\u00ebr\u00ebs an\u00eb. Mir\u00ebpo, se cili do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nShum\u00eb analist\u00eb dhe opinionist\u00eb politik\u00eb, kan\u00eb theksuar se duke marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat e qarta t\u00eb diplomat\u00ebve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur drejtuar pal\u00ebs kosovare q\u00eb ta gjej\u00eb rrug\u00ebn e zbatimit t\u00eb asociacionit, pasi ky i fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb obligim nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb shteti Kosov\u00ebs e ka marr\u00eb n\u00eb dialogun e Brukselit, kan\u00eb pohuar se kryeministri Albin Kurti, mund t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pasi n\u00eb vazhdim\u00ebsi ai ka deklaruar se nuk do t\u00eb zbatoj\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Madje jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime se nj\u00eb refuzim i till\u00eb do ta favorizonte Serbin\u00eb, sepse pas dy dekadave t\u00eb negocimit nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kosova do t\u00eb akuzohej si pal\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme dhe q\u00eb e saboton dialogun pasi \u00ebsht\u00eb betonuar n\u00eb q\u00ebndrime antagoniste, sidomos ndaj vendeve tona mike, t\u00eb cilat edhe ishin m\u00eb meritoret n\u00eb rrug\u00ebtimin e shtet-nd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kurse, si\u00e7 dihet, ato edhe sot e k\u00ebsaj dite n\u00ebp\u00ebrmjet mb\u00ebshtetjes s\u00eb tyre e mir\u00ebmbajn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij shteti. Me k\u00ebt\u00eb rast kjo do t\u00eb na d\u00ebmtonte tej mase, si dhe do t\u00eb rrezikonte ta penalizonte Kosov\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e me pasoja t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p><strong>Fitorja e brendshme historike si kusht p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr Serbin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ndon\u00ebse k\u00ebto hipoteza mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, megjithat\u00eb ato nuk i marrin parasysh disa faktor\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb vendimtar\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb mund t\u00eb sillej kryeministri i vendit n\u00eb raport me k\u00ebto presione nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ta rifilluar sa m\u00eb shpejt procesin e dialogut, i cili ka koh\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb gjendje komatoze. Pra, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vajtje-ardhjeve turistike n\u00eb relacionin Prishtin\u00eb-Bruksel, t\u00eb t\u00eb em\u00ebruarit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr dialog, Besnik Bislimi, bajrakun e k\u00ebsaj teme ta merrte vet\u00eb kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ndon\u00ebse kompetencat e Asociacionit apo Bashk\u00ebsia e komunave me shumic\u00eb serbe, mund t\u00eb jen\u00eb sfid\u00eb serioze n\u00eb vazhdimin e negociatave, megjithat\u00eb pengesa ose nxitja kryesore n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb ka gjasa t\u00eb kusht\u00ebzohet nga ngarkesat ideologjike dhe narracioni historik q\u00eb Albin Kurtit do t\u2019i duhet p\u00ebr t\u2019u justifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt. Pra m\u00ebnyra se si ai e projekton rolin dhe vendin q\u00eb do ta zinte n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs, pas pranimit eventual t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga shkaqet kryesore q\u00eb do ta p\u00ebrcaktoj\u00eb vullnetin e tij, p\u00ebr t\u2019u impenjuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Cilat gabime fatale t\u00eb drejtuesve paraprak\u00eb politik\u00eb t\u00eb vendit, kryeministri ia doli t\u2019i korrigjoj\u00eb? Dhe nga cilat rreziqe e shp\u00ebtoi Kosov\u00ebn me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb? N\u00ebse Albin Kurti nuk arrin t\u00eb sajoj\u00eb q\u00ebndrim afirmativ n\u00eb raport me k\u00ebto pyetje at\u00ebher\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se ai do t\u00eb demonstroj\u00eb vullnet p\u00ebr t\u2019u involvuar sa duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb sponsorizuar nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, lideri i Vet\u00ebvendosjes, sot nuk ka problem me shumic\u00ebn e lider\u00ebve n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit. Sepse, p\u00ebrjashto Ramush Haradinajn, q\u00eb vjen nga trash\u00ebgimia e luft\u00ebs, dy t\u00eb tjer\u00ebt, Memli Krasniqin e PDK-s\u00eb dhe Lumir Abdigjikun e LDK-s\u00eb i konsideron vet\u00ebm si administrator\u00eb partiak\u00eb dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Madje s\u2019\u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kryeparlamentari Konjufca e pat p\u00ebrsh\u00ebndetur nd\u00ebrrimin e lidershipit politik n\u00eb k\u00ebto parti si nj\u00eb ogur t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, ngase sipas tij ato po i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb reformave, duke injoruar totalisht arsyet pse e detyruan PDK-n\u00eb ta nd\u00ebrmerrte nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, \u00ebsht\u00eb pesha e lider\u00ebve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe trash\u00ebgimia e tyre historike dhe politike, fillimisht e Ibrahim Rugov\u00ebs, q\u00eb nuk ndodhet n\u00eb mesin e t\u00eb gjall\u00ebve dhe e Hashim Tha\u00e7it, fati i t\u00eb cilit aktualisht dihet nga t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb e ndjekin pas t\u00eb parin e qeveris\u00eb si nj\u00eb fantazm\u00eb. Pra, fakti se sa do t\u00eb arrij\u00eb ai t\u00eb \u00e7lirohet nga ky makth do ta formoj\u00eb boshtin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij kryesore politike edhe n\u00eb negociatat me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pasi nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb shum\u00eb fronte do t\u00eb ishte m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e menaxhueshme, at\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb shum\u00eb se Ibrahim Rugova, targeti i tij kryesor mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm Hashim Tha\u00e7i. Sepse m\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji do ta kishte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta miklonte LDK-n\u00eb. Madje, ka koh\u00eb q\u00eb t\u00eb parin ka filluar ta rehabilitoj\u00eb n\u00eb aspektin politik dhe historik. Sepse ish-lideri i LDK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kritik letrar, por edhe nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb vend meritor n\u00eb panteonin ton\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Kjo aleanc\u00eb, ta quajm\u00eb kushtimisht pragmatike, kusht\u00ebzohet nga kalkulimet strategjike dhe taktike t\u00eb kryeministrit q\u00eb ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta orientoj\u00eb fushat\u00ebn e tij vet\u00ebm ndaj ish-liderit t\u00eb PDK-s\u00eb, si pjese e betej\u00ebs s\u00eb tij historike dhe politike. Shto k\u00ebtu faktin, kur dihet roli dhe pesha e tij si n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb ashtu n\u00eb procesin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Dhe Albin Kurti \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rolin e tij politik plot\u00ebsisht margjinal n\u00eb k\u00ebto dy ngjarje madhore p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ku e para solli \u00e7lirimin dhe dyta shtet\u00ebsin\u00eb. Prandaj, edhe kryeministri e ka nevoj\u00eb inherente q\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale me Serbin\u00eb ta kompensoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201czbrazt\u00ebsi historike\u201d. Pra vet\u00ebm n\u00ebse Albin Kurti arrin ta bind vet\u00ebn dhe ta imponoj\u00eb narracionin se m\u00eb n\u00eb fund ia doli q\u00eb ta shfronzoj\u00eb lexuesin e deklarat\u00ebs s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga historia moderne e Kosov\u00ebs, ai do t\u00eb angazhohet seriozisht n\u00eb procesin e dialogut. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do ta sabotoj\u00eb at\u00eb me lloj-lloj justifikime politike, kushtetuese dhe juridike.<\/p>\n<p>Pra imponimi i rr\u00ebfimit se m\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje roli i kryeministrit na del si shprehje e rrjedh\u00ebs s\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shk\u00ebputje nga Serbia, kurse i atij t\u00eb Hashim Tha\u00e7it si nj\u00eb aksidenc\u00eb historike dhe politike q\u00eb me veprimet e tij i komercializoi aspiratat tona kolektive p\u00ebr liri dhe shtet-formim, si dhe tjet\u00ebrsoi frym\u00ebn e rezistenc\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb frym\u00eb tregtare, jan\u00eb faktor\u00eb q\u00eb paraqesin shtys\u00ebn e tij kryesore politike dhe do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00ebndrimin e Albin Kurtit p\u00ebrball\u00eb thirrjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim u puq\u00ebn mendimet edhe me publicistin Veton Surroi, i cili koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u em\u00ebrua si k\u00ebshilltar i kryeministrit p\u00ebr dialog, pavar\u00ebsisht faktit se vite m\u00eb her\u00ebt nuk e kan\u00eb pasur nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb till\u00eb shpirt\u00ebrore, politike dhe mendore nd\u00ebrmjet vete. Jan\u00eb t\u00eb njohura skenat, kur Albin Kurti, n\u00eb stilin e nj\u00eb tribuni popullor me altoparlant n\u00eb dor\u00eb, ia zhdrivillonte \u00ebndrrat publikisht Vetonit, duke e akuzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, se e vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron, jan\u00eb pallatet e Beogradit. Por, me kalimin e koh\u00ebs i relaksuan tensionet dhe armiq\u00ebsit\u00eb, sepse si\u00e7 pat deklaruar Vetoni n\u00eb nj\u00eb interviste televizive, ai takohet shpesh me Albinin dhe shumic\u00ebn e koh\u00ebs flasin p\u00ebr tema intelektuale dhe libra. Pra pas nj\u00eb \u00e7nderimit q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri-tjetrit publikisht, m\u00eb fund e shpall\u00ebn dashurin\u00eb \u201cplatonike\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr historin\u00eb. Sepse edhe Vetoni, ka koh\u00eb q\u00eb mbron opinionin se n\u00eb dallim nga t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 1945 e k\u00ebndej, q\u00eb u angazhuan her\u00eb m\u00eb shum\u00eb e her\u00eb me pak se si ta kufizojn\u00eb pushtetin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, sipas tij, n\u00eb dialogun e Brukselit e ka cenuar k\u00ebt\u00eb parim strategjik komb\u00ebtar duke i krijuar kushte pushtetit t\u00eb Beogradit p\u00ebr akomodim n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, shefja e grupit parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, duke mbrojtur politikat segreguese energjetike q\u00eb i privilegjojn\u00eb serb\u00ebt e veriut, deklaroi se k\u00ebt\u00eb veprim po e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sovranitetin e vendit nga planet e err\u00ebta dhe konspiracionste p\u00ebr ndarje territoriale q\u00eb i ka promovuar ish-presidenti i vendit. Madje ajo pohoi se shum\u00eb diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb kan\u00eb trokitur n\u00eb der\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes duke k\u00ebrkuar q\u00eb ta mb\u00ebshtesim at\u00eb projekt, sepse si i till\u00eb krijon paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe stabilitet afatgjat\u00eb n\u00eb rajon. Mir\u00ebpo, qeveria aktuale nuk ka r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij karremi. Prandaj edhe mos shtrenjtimi i tarifave energjetike n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pagesa q\u00eb jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e k\u00ebsaj zone jan\u00eb t\u00eb lidhura me politikat shtet\u00ebrore p\u00ebr mbrojtje t\u00eb integritetit territorial. Pra me nj\u00eb fjal\u00eb, tash ne me buxhet po i paguajm\u00eb d\u00ebmet politike dhe komb\u00ebtare t\u00eb ish-presidentit.<\/p>\n<p>Kjo apologji ka gjasa q\u00eb t\u00eb sforcohet gjat\u00eb muajve n\u00eb vijim si pjes\u00eb e amplifikimeve retorike t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb arsyetuar involvimin e kryeministrit n\u00eb procesin e dialogut me Serbin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja. Dhe n\u00eb vend t\u00eb Asociacionit, argumenti kryesor p\u00ebr marr\u00ebveshje mund t\u00eb jet\u00eb teza se si Albin Kurti ia doli q\u00eb ta ruaj\u00eb Kosov\u00ebn. Po ashtu planet e err\u00ebta dhe djall\u00ebzore t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit, t\u00eb p\u00ebrkrahura edhe nga disa lider\u00eb rajonal, q\u00eb u orkestruan me thika dhe piruna mbi hart\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfunduan nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Mori fund makthi i gjat\u00eb kolektiv i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. E detyruam Serbin\u00eb ta pranoj\u00eb komplet integritetin territorial t\u00eb shtetit ton\u00eb. Dhe nga k\u00ebtu fillon historia e v\u00ebrtet\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Republika e tret\u00eb, themelet e s\u00eb cil\u00ebs u hodh\u00ebn me referendumin e mbajtur me 14 shkurt t\u00eb vitit 2021. Sepse, si\u00e7 dihet, \u201crepublika e par\u00eb ishte p\u00ebr rezistenc\u00eb, e dyta p\u00ebr shitje dhe e treta p\u00ebr zhvillim\u201d.<\/p>\n<p>Kuptohet, kjo betej\u00eb p\u00ebr interpretime mund t\u2019i agravoj\u00eb tensionet e brendshme politike dhe ta d\u00ebmtoj\u00eb konsensusin e brendsh\u00ebm politik, nj\u00eb kusht ky i domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje finale me Serbin\u00eb, n\u00ebse PDK-ja nuk e pranon k\u00ebt\u00eb lloj t\u00eb revizionizmit t\u00eb historis\u00eb. Pra ka gjasa q\u00eb ky proces i pajtimit me Serbin\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7arjeve ekstreme t\u00eb brendshme politike, ideologjike dhe historike, se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb meritori p\u00ebr sigurimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb nga projeksionet hegjemonike t\u00eb Beogradit.<br \/>\nPor se si mund t\u00eb sillet ajo k\u00ebt\u00eb nuk mund ta themi me siguri. Se a do ta pranoj\u00eb ky formacion politik kokulur k\u00ebt\u00eb narracion apo do t\u00eb mobilizohet p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar at\u00eb m\u00eb te gjitha m\u00ebnyrat, mbetet t\u00eb shihet. Mir\u00ebpo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje kryeministri i vendit mund ta ket\u00eb edhe nj\u00eb aleat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm; mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi at\u00eb parti p\u00ebr t\u2019i disiplinuar sjelljet e saj. Sepse n\u00eb fund te fundit atyre iu konvenon vet\u00ebm n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes dhe pajtimi i t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm politik\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e saj e jo anomzitetet e brendshme \u201cparake\u201d politike dhe historike. Prandaj, ajo ka gjasa q\u00eb ta kap\u00ebrdij\u00eb k\u00ebt\u00eb sallat\u00eb propagandistike q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb narracionit historik dhe ideologjik t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, marr\u00ebveshja eventuale me Serbin\u00eb ka gjasa t\u00eb p\u00ebrkrahet nga pushteti vet\u00ebm n\u00ebse e kalon testin e k\u00ebtij justifikimi dhe narracioni t\u00eb brendsh\u00ebm historik. Pranimi publik dhe institucional i k\u00ebtij interpretimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kryeministrin se sa \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Fundja, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb, Freidrich Nietzche, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb interpretim. Dhe sidomos, politika. Askund nuk zhvillohet beteja p\u00ebr lavdi historike n\u00ebp\u00ebrmjet interesimit m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nMir\u00ebpo, pajtimi me k\u00ebto supozime, desh\u00ebm apo s\u2019desh\u00ebm ne, do t\u00eb kishte edhe implikime tjera politike. Sidomos ai me statusin e Gjykat\u00ebs Speciale. Dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr statutin e saj juridik, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb vler\u00ebsohet puna e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment delikat historik. Me k\u00ebt\u00eb rast pranimi i opinioneve t\u00eb sip\u00ebrcekura pashmangsh\u00ebm se do t\u00eb n\u00ebnkuptonte afirmimin e vler\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb institucion supra-juridik, si nj\u00eb e keqe e domosdoshme, por q\u00eb duke e hetuar t\u00eb kaluar\u00ebn e shp\u00ebtoi t\u00eb ardhmen. Dhe masivizimi i k\u00ebsaj qasjeje \u00ebsht\u00eb interes i jo pak faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm edhe t\u00eb jasht\u00ebm. Prandaj, \u00e7do konsensus mbi k\u00ebto parametra do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb burim t\u00eb nj\u00eb amnezie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Para pak dite, diplomati Gabriel Escobar, gjat\u00eb komenteve mbi kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk la pa e p\u00ebrmendur edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka \u201cdyfshimi i p\u00ebrpjekjeve diplomatike p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje kompromisi midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Pra, n\u00eb vend t\u00eb margjinalizimit t\u00eb k\u00ebsaj teme, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb krize [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":492252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-602378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/602378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=602378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/602378\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/492252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=602378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=602378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=602378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}