{"id":606605,"date":"2022-03-15T09:15:58","date_gmt":"2022-03-15T08:15:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=606605"},"modified":"2022-03-15T09:15:58","modified_gmt":"2022-03-15T08:15:58","slug":"ne-kosove-priten-masa-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ne-kosove-priten-masa-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve\/","title":{"rendered":"N\u00eb Kosov\u00eb, priten masa p\u00ebr mbrojtjen e konsumator\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ulja e akciz\u00ebs p\u00ebr karburantet, heqja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet baz\u00eb, kufizimi i \u00e7mimit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar, jan\u00eb disa nga masat e nd\u00ebrmarra nga shtetet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si p\u00ebrgjigje ndaj ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb shkaktuar nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, reagimi i shtetit \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb i but\u00eb\u201c.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit t\u00eb biznesit dhe ekonomist\u00eb thon\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb vendos\u00eb masa p\u00ebr t\u2019i mbrojtur qytetar\u00ebt nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore dhe karburanteve n\u00eb tregun vendor. Nj\u00ebher\u00ebsh, sipas tyre, Qeveria duhet t\u00eb rris\u00eb angazhimin p\u00ebr monitorimin e tregut, raporton <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/marzhe-per-cmimet-\/31752958.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Sikurse n\u00eb vende tjera, edhe n\u00eb Kosov\u00eb \u00e7mimet po p\u00ebsojn\u00eb ndryshime t\u00eb vazhdueshme, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs bot\u00ebrore p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktit n\u00eb Ukrain\u00eb dhe ndalimit t\u00eb eksporteve t\u00eb produkteve bazike nga disa shtete t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve dhe situat\u00ebn e krijuar n\u00eb treg, sidomos jav\u00ebn e kaluar, Kuvendi i Kosov\u00ebs, m\u00eb 15 mars do t\u00eb mbaj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Seanca \u00ebsht\u00eb thirrur nga partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar n\u00eb Kosov\u00eb ka pasur rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs, vajit, miellit, produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit dhe sh\u00ebrbimeve, biletave t\u00eb autobusit dhe taksive.<\/p>\n<p>Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosovare e Biznesit thot\u00eb se rritja e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb pashmangshme n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga importi.<\/p>\n<p>Zbritja e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) dhe akciz\u00ebs n\u00eb produktet elementare, sipas saj, jan\u00eb disa nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr TVSH-n\u00eb p\u00ebrcakton dy norma t\u00eb tatimit: norm\u00ebn standarde 18 p\u00ebr qind, si dhe norm\u00ebn e reduktuar 8 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetari t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb situat\u00ebn e pakontrolluar t\u00eb \u00e7mimeve, Qeveria duhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb kohore, t\u00eb heq\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr produktet e drith\u00ebrave, vajin e produktet e qum\u00ebshtit. Ose edhe t\u00eb subvencionet industria prodhuese p\u00ebr produktet bazike\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kund\u00ebr heqjes s\u00eb akciz\u00ebs dhe TVSH-s\u00eb n\u00eb produktet elementare, shprehet Albulen\u00eb Kastrati, profesoresh\u00eb e Ekonomis\u00eb n\u00eb Kolegjin privat AAB. Ajo thot\u00eb se k\u00ebto masa mund t\u00eb ken\u00eb efekte eventuale n\u00eb buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll \u00e7mimet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, ajo konsideron se duhet t\u00eb vendoset tavani i \u00e7mimeve, por n\u00eb raste t\u00eb caktuara t\u00eb subvencionohen produktet. K\u00ebto politika p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Tavani i \u00e7mimeve n\u00ebnkupton q\u00eb \u00e7mimi i ngarkuar n\u00eb treg t\u00eb mos e tejkaloj\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb merret parasysh, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb i thuhet nj\u00eb shit\u00ebsi privat, p\u00ebr shembull, \u00e7mimi i naft\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb mbi 1.49 cent\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb ai furnizohet me 1.50 euro, kjo mund t\u00eb sjell\u00eb efekte tjera negative n\u00eb treg. Kjo mund t\u00eb sjell\u00eb edhe munges\u00eb t\u00eb produkteve, r\u00ebnie t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb ose mund t\u00eb krijojn\u00eb edhe tregje ilegale. Zakonisht, n\u00ebse Qeveria vendos \u00e7mime tavan, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb subvencionohet pjesa tjet\u00ebr e produkteve bazike\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ruajtur mund\u00ebsin\u00eb nga \u00e7rregullimet n\u00eb treg, Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur marzh\u00eb tregtare (\u00e7mim maksimal) vet\u00ebm p\u00ebr derivatet e naft\u00ebs. Sipas k\u00ebtij vendimi, marzha m\u00eb e lart\u00eb tregtare duhet t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb 4 p\u00ebr qind t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes, nd\u00ebrkaq te shit\u00ebsit me pakic\u00eb marzha m\u00eb e lart\u00eb deri n\u00eb 6 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, m\u00eb 9 mars, Qeveria ka marr\u00eb vendim q\u00eb fermer\u00ebve dhe bujqve t\u2019iu subvencionohet nafta n\u00eb vler\u00eb prej rreth 5 milion\u00eb euro. Subvencionimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb vler\u00ebn prej rreth 0.36 cent\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr naft\u00eb, t\u00eb p\u00ebrllogaritur me hektar\u00eb t\u00eb poseduar t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punuar.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, sipas Albulen\u00eb Kastratit dhe Lumnije Ajdinit, \u00ebsht\u00eb kontrollimi i tregut nga Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do biznes apo tregtar q\u00eb keqp\u00ebrdor situat\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime personale, thon\u00eb ato, duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 9 qershori i vitit t\u00eb kaluar, Autoriteti Kosovar i Konkurrenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb jofunksional p\u00ebr shkak se kryetarit, n\u00ebnkryetarit dhe tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij komisioni u ka skaduar mandati pes\u00ebvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Qeveria, m\u00eb 9 mars, i ka propozuar Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n<p>Albulena Kastrati thot\u00eb se funksionimi i Autoritetit Kosovar t\u00eb Konkurrenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb urgjence. Nd\u00ebrsa, aksionet me inspektor\u00eb duhen t\u00eb jen\u00eb standard i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe \u201cjo aktivizim vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb krizash\u201d.<\/p>\n<p>Ministra e Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Industris\u00eb dhe Tregtis\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se a jan\u00eb duke u shqyrtuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb \u00e7mimet, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vendet e rajonit. Ministrja Rozeta Hajdari, nuk e mohoi se n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb shqyrtohet kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb reduktimit t\u00eb akciz\u00ebs &#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb zbatohet mbi produktet e akciz\u00ebs, si ato energjetike, duhani apo alkooli &#8211; dhe TVSH-s\u00eb, ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb e Kosov\u00ebs, Rozeta Hajdari, jav\u00ebn e kaluar nuk e mohoi se n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb shqyrtohet kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Disa nga shtetet e rajonit tashm\u00eb kan\u00eb vendosur masa t\u00eb ndryshme p\u00ebr \u00e7mime si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs globale.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, me akt normativ ka marr\u00eb vendim q\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb \u00e7mimin e shitjes s\u00eb n\u00ebnprodukteve t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr konsumator\u00ebt. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti, nga 12 deri n\u00eb 15 mars \u00e7mimi i naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs do t\u00eb kushtoj\u00eb 217 (1.79 euro) lek\u00eb, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i gazit 93 lek\u00eb (0.76 euro).<\/p>\n<p>Kurse t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 13 mars, Qeveria ka prezantuar \u201cPaket\u00ebn Sociale\u201d. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, Qeveria ka ndar\u00eb nga tre mij\u00eb lek\u00eb (24 euro) n\u00eb muaj, p\u00ebr pensionet p\u00ebr tre muaj. Ka hequr taks\u00ebn mbi pag\u00ebn deri n\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb (325 euro). Kjo taks\u00eb ishte 13 p\u00ebr qind, si dhe fermer\u00ebt do t\u00eb blejn\u00eb naft\u00eb t\u00eb pashoq\u00ebruar nga taksat.<\/p>\n<p>Masa p\u00ebr p\u00ebrballje me kriz\u00ebn ekonomike ka miratuar edhe Kuvendi i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e disa mallrave ushqimore<\/p>\n<p>M\u00eb 12 mars, \u00ebsht\u00eb miratuar Ligji p\u00ebr uljen e akciz\u00ebs p\u00ebr karburantet q\u00eb merr shteti nga shitja e tyre, si dhe Ligjin p\u00ebr uljen e Tatimit mbi Vler\u00ebn e Shtuar (TVSH) p\u00ebr karburantet, nga 18 n\u00eb 10 p\u00ebr qind. TVSH-ja \u00ebsht\u00eb hequr p\u00ebr ushqimet baz\u00eb.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut p\u00ebr dhjet\u00eb dit\u00eb ka ndaluar eksportin e mallrave t\u00eb caktuara ushqimore. Vendimi p\u00ebrfshin eksportin e grurit, elbit, misrit, miellit, farave t\u00eb lulediellit, si dhe vajrave.<\/p>\n<p>Vendim t\u00eb ngjash\u00ebm ka marr\u00eb edhe Qeveria e Serbis\u00eb. Ky shtet ka pezulluar eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit, nga 10 marsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr ruajtjen e standardit t\u00eb jet\u00ebsor t\u00eb popullat\u00ebs, Qeveria serbe ka kufizuar \u00e7mimin e derivateve t\u00eb naft\u00ebs,deri m\u00eb 11 prill. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb lit\u00ebr naft\u00eb do t\u00eb kushtoj\u00eb 1.50 euro.<\/p>\n<p>Serbia do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare m\u00eb 3 prill.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ulja e akciz\u00ebs p\u00ebr karburantet, heqja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet baz\u00eb, kufizimi i \u00e7mimit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar, jan\u00eb disa nga masat e nd\u00ebrmarra nga shtetet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si p\u00ebrgjigje ndaj ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb shkaktuar nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":560527,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-606605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/606605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=606605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/606605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/560527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=606605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=606605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=606605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}