{"id":612265,"date":"2022-03-25T11:27:28","date_gmt":"2022-03-25T10:27:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=612265"},"modified":"2022-03-27T23:08:54","modified_gmt":"2022-03-27T21:08:54","slug":"si-u-be-ardhja-e-vetevendosjes-ne-pushtet-interes-amerikan-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-u-be-ardhja-e-vetevendosjes-ne-pushtet-interes-amerikan-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Si u b\u00eb ardhja e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb pushtet interes amerikan n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p style=\"padding-left: 520px;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ka ekzistuar bindja se Vet\u00ebvendosja do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet, apo edhe n\u00ebse i fiton, do t\u00eb bllokohet ta formoj\u00eb qeverin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve jo t\u00eb mira me SHBA-t\u00eb. Se kritika e saj ndaj proceseve politike mund t\u00eb jet\u00eb atraktive, p\u00ebr shkak t\u00eb dhimbjeve t\u00eb domosdoshme q\u00eb po e prodhonte lindja e nj\u00eb shteti t\u00eb ri. Por, me kalimin e koh\u00ebs, paralelisht me stabilizimin e shtetit, sirenat e asaj kritike, do t\u00eb treteshin n\u00eb mug\u00ebtir\u00ebn e koh\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Dhe kjo pandehm\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u2019ka pasur baz\u00eb n\u00eb realitet. Sepse, q\u00eb prej se \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit, her\u00eb si forc\u00eb jo parlamentare dhe m\u00eb pastaj si pjes\u00eb e Kuvendit, ky formacion nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb i ka pasur raportet e mira, fillimisht me t\u00eb d\u00ebrguarit e Uashingtonit n\u00eb Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse, e m\u00eb von\u00eb me ambasador\u00ebt e tij n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb fakte q\u00eb s\u2019mund t\u00eb mohon. T\u00eb gjith\u00ebve na kujtohen k\u00ebto tensione. Madje, diplomat\u00ebt e SHBA-s\u00eb refuzonin edhe ta takonin lidershipin e VV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, me kalimin koh\u00ebs gj\u00ebrat ndryshuan. Pik\u00ebrisht ardhja e k\u00ebtij formacioni politik n\u00eb pushtet u shnd\u00ebrrua n\u00eb interes strategjik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ardhmen afatgjat\u00eb t\u00eb proceseve demokratike n\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb kontigjencave politike q\u00eb u kristalizuan n\u00eb politik\u00ebn kosovare. Di\u00e7ka q\u00eb as s\u2019mund t\u00eb paramendohej para nj\u00eb dekade. Dhe kjo tendenc\u00eb u v\u00ebrejt sidomos k\u00ebto vitet e fundit.<\/p>\n<p>Kuptohet, kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb humbja e saj nes\u00ebr, po ashtu nuk do t\u00eb jet\u00eb interes i Uashingtonit, ashtu si\u00e7 ishte deri dje margjinalizimi i saj politik. Prandaj, kjo kthese e befasishme, m\u00eb shum\u00eb se merit\u00eb e vet\u00eb kreut t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, mbase ishte pasoj\u00eb e gabimeve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj. E iluzioneve q\u00eb ata i kultivuan nd\u00ebr vite. Arroganc\u00ebs dhe shp\u00ebrfilljes s\u00eb tyre. Bindjes naive t\u00eb ish-eksponent\u00ebve t\u00eb ish-pushtetit, se duke qen\u00eb se kreu i k\u00ebsaj partie nuk ka raportet harmonike me SHBA-t\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata mund t\u00eb sillen me Kosov\u00ebn si me bah\u00e7e t\u00eb bab\u00ebs, dhe ta ken\u00eb t\u00eb garantuar pushtetin, p\u00ebrjet\u00ebsisht. Ngase mungon alternativa p\u00ebr ta. Sepse, me triumfin e tyre ka p\u00ebrfunduar historia. Prandaj, qytetareve s\u2019u mbetej tjet\u00ebr opsion, pos te pajtoheshin me k\u00ebt\u00eb fat.<br \/>\nSi pasoj\u00eb e k\u00ebsaj sjellje, k\u00ebt\u00eb klas\u00eb politike e kapi erozioni shoq\u00ebror. Ajo kishte penetruar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha kapilar\u00ebt e sistemit, por gradualisht po e humbte impaktin e saj n\u00eb shoq\u00ebri. U shk\u00ebput nga kjo e fundit. E shnd\u00ebrroi shtetin n\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Fisit dhe Familjes. N\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr interesa personale. Dhe n\u00eb medium p\u00ebr t\u00eb akomoduar vet\u00ebm lidhjet klanore t\u00eb gjakut. Jeta e protagonist\u00ebve t\u00eb saj nuk reflektonte asgj\u00eb me jet\u00ebn mesatare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Vet\u00ebvendosje duke qen\u00eb formacion q\u00eb nuk kishte qasje n\u00eb sistem u shnd\u00ebrrua n\u00eb adres\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. T\u00eb anktheve, traumave dhe frustrimeve t\u00eb saj. Nga kjo ndarje u gjenerua nj\u00eb tension i \u00e7uditsh\u00ebm politik, konflikti nd\u00ebrmjet sistemit dhe shoq\u00ebris\u00eb. M\u00eb t\u00eb par\u00ebn u identifikuan ish-partit\u00eb e pushtetit, me t\u00eb dyt\u00ebn Vet\u00ebvendosja. Kurse vullneti demokratik i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs po anonte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt s\u00eb dyt\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb zhg\u00ebnjimit dhe klim\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb mosbesimit me t\u00eb parin.<\/p>\n<p>T\u00eb pushtuar nga perspektiva e r\u00ebnies, e humbjes s\u00eb relevanc\u00ebs dhe shthurjes s\u00eb autoritetit t\u00eb tyre shoq\u00ebror dhe politik, shum\u00eb nga mbart\u00ebsit e ish-pushtetit, filluan t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb magji politike. Shpresonin se fatin e tyre t\u00eb pashmangsh\u00ebm mund ta ndalte Amerika. Ajo mund t\u2019ua ofronte shp\u00ebtimin p\u00ebrfundimtar. Pra at\u00eb q\u00eb po e humbnin n\u00eb popull, pretendonin ta fitonin me mb\u00ebshtetjen e Uashingtonit. K\u00ebt\u00eb objektiv synonin ta realizonin nga gatishm\u00ebria e tyre p\u00ebr dialog, duke marr parasysh q\u00ebndrimin rigjid q\u00eb e kishte mbajtur deri at\u00ebher\u00eb Vet\u00ebvendosja, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Kurse, kjo e fundit, gjith\u00eb arsenalin e saj e orientoi n\u00eb kund\u00ebrshtimin t\u00eb negociatave. Kjo strategji ishte e mir\u00eb shestuar. Sepse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tentohej t\u2019i tregohej bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se kot n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshje ata q\u00eb po negociojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs, deri sa nuk g\u00ebzojn\u00eb legjitimitet t\u00eb brendsh\u00ebm qytetar\u00eb p\u00ebr t\u2019i kaluar ato marr\u00ebveshje. Pra, q\u00ebllimi ishte q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin t\u00eb padobish\u00ebm edhe n\u00eb sfer\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Dhe kjo taktik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se nuk u tregua fryt\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Sepse, si Brukseli ashtu edhe Uashingtoni e kuptoi se nuk ia vlen t\u00eb zhvillohet edhe me tutje ky proces, me ata q\u00eb nuk mund t\u2019i kalonin n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs,marr\u00ebveshjet q\u00eb i n\u00ebnshkruanin.<\/p>\n<p>E ky paradoks, tregon se mbart\u00ebsit e atij procesi, ishin pushtuar nga fantazmagorit\u00eb e skemave t\u00eb Luft\u00eb s\u00eb Ftoht\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjat\u00eb asaj kohe, shpeshher\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i mbrojtur interesat e tyre nacionale qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb bashk\u00ebpunonin edhe me regjime q\u00eb nuk kishin mb\u00ebshtetje popullore, sepse me r\u00ebnd\u00ebsi, ishte fakti se i sh\u00ebrbenin agjend\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr freninimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik. Por, pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, superfuqia planetare hoqi dor\u00eb nga k\u00ebto praktika, dhe filloi ta promovoi plot\u00ebsisht nj\u00eb doktrin\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebrhapja e demokracis\u00eb, mb\u00ebshtetja e pushteteve q\u00eb dalin nga zgjedhjet e lira, dhe respektimi e vullnetit demokratik u b\u00ebn t\u00eb vetmet parime drejtuese t\u00eb interesave nacionale amerikane n\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Pra, nga ai moment kund\u00ebrshtar\u00ebt e Uashingtonit ishin ata q\u00eb k\u00ebrkonin shp\u00ebrfilljen e k\u00ebtyre vlerave, e jo si dikur q\u00eb mjaftonte t\u00eb ishin armik t\u00eb komunizmit dhe k\u00ebto standarde edhe me raste mund t\u00eb sakrifikoheshin. Madje, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb promovimit t\u00eb k\u00ebsaj doktrine, Uashingtoni e t\u00ebrhoqi edhe mb\u00ebshtetjen diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake, p\u00ebr shum\u00eb nga regjimet autokratike n\u00eb Lindjen e Mesme. Sepse, strateg\u00ebt e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Amerik\u00ebs kalkulonin se asgj\u00eb nuk i d\u00ebmton m\u00eb shum\u00eb interesat amerikane n\u00eb at\u00eb rajon t\u00eb trazuar se sa, perceptimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm popullor, q\u00eb SHBA-t\u00eb po konspirojn\u00eb me regjime diktatoriale kund\u00ebr vullnetit popullor. Kjo zhvendosje taktike e solli edhe Pranver\u00ebn Arabe. Jo \u00e7do gj\u00eb shkoi si duhet. Mir\u00ebpo, nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, as n\u00eb Kosov\u00eb s\u2019mund t\u00eb veprohej ndryshe. Nuk mbet alternativ\u00eb tjet\u00ebr. S\u2019mund t\u00eb p\u00ebrkrahej opsioni q\u00eb procesi i dialogut t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb anashkaluar vullnetin e brendsh\u00ebm popullor. Sepse, kjo do t\u00eb prodhonte pasoja t\u00eb pariparueshme sociale dhe politike t\u00eb brendshme. Me k\u00ebt\u00eb rast, Amerika vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb skenar nuk mund ta toleronte. Sepse, asgj\u00eb nuk i sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb afirmimit t\u00eb interesave t\u00eb saja nacionale, se sa respektimi i vullnetit demokratik t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe k\u00ebt\u00eb kriter e plot\u00ebsonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur vet\u00ebm Vet\u00ebvendosje. Prandaj, ardhja e saj pushtetet u ishte n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me interesat momentale amerikane. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe ajo t\u00eb provohej e besa t\u00eb konsumohej nga burokracia e koklavitur e politik\u00ebb\u00ebrjes. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Uashingtoni ka nj\u00eb dashuri fatale p\u00ebr Albin Kurtin. P\u00ebrkundrazi, ata mund t\u00eb ken\u00eb me dhjet\u00ebra mospajtime, ideologjike, politike dhe ekonomike. Mir\u00ebpo, p\u00ebrkushtimi i Amerik\u00ebs , p\u00ebr t\u00eb respektuar vullnetin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mbi \u00e7do kalkulim tjet\u00ebr strategjik i p\u00ebrjashtonte skenar\u00ebt e tjer\u00eb. Q\u00ebndrim ky, q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb, q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn edhe thelbin doktrinar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Dhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb delikate historike, k\u00ebto parime nuk mund t\u00eb realizoheshin ndryshe pos me Vet\u00ebvendosjen n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrfundim mbase ishte dhurata m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb qeverisjet e kaluara i b\u00ebn\u00eb kund\u00ebrshtarit t\u00eb tyre m\u00eb t\u00eb madh politik. Sepse, duke insistuar me \u00e7do kusht t\u00eb mbesin n\u00eb pushtet n\u00eb fund e humb\u00ebn edhe at\u00eb, si dhe ndikuan q\u00eb ajo parti q\u00eb ishte par\u00eb me besim jo t\u00eb plot\u00eb nga Amerika, t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb partnerin e saj t\u00eb domosdosh\u00ebm, p\u00ebr momentin. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme n\u00eb politik\u00eb. \u00c7do gj\u00eb e ka gjeanologji e saj. Sikur, t\u00eb ishin d\u00ebgjuar me koh\u00eb, k\u00ebshillat e mikut t\u00eb madh t\u00eb Kosov\u00ebs nga Amerika, James Rubin, t\u00eb kumtuara n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs, mbase nuk do t\u00eb kishim ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Por ato i injoruan.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ka ekzistuar bindja se Vet\u00ebvendosja do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet, apo edhe n\u00ebse i fiton, do t\u00eb bllokohet ta formoj\u00eb qeverin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve jo t\u00eb mira me SHBA-t\u00eb. Se kritika e saj ndaj proceseve politike mund t\u00eb jet\u00eb atraktive, p\u00ebr shkak t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-612265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/612265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=612265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/612265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=612265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=612265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=612265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}