{"id":612334,"date":"2022-03-25T13:09:01","date_gmt":"2022-03-25T12:09:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=612334"},"modified":"2022-03-27T23:08:06","modified_gmt":"2022-03-27T21:08:06","slug":"si-po-e-ndryshon-boten-lufta-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-po-e-ndryshon-boten-lufta-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"Si po e ndryshon bot\u00ebn lufta n\u00eb Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>George Friedman<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb tragjedi humanitare, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo arsyeja pse ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e gjith\u00eb bot\u00ebs. Tek e fundit, aktualisht ka kriz\u00eb humanitare n\u00eb Jemen, Siri dhe vende t\u00eb tjera. Por nga perspektiva gjeopolitike, kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb potencialisht nj\u00eb moment vendimtar.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse vazhdon uniteti politiko-ushtarak i Evrop\u00ebs, kjo do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri t\u00ebkontinentit duke e ndryshuar arkitektur\u00ebn e sistemit global. Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsore, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Kin\u00ebs mbi bot\u00ebn, teksa Pekini do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ose nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb ri me Shtetet e Bashkuara, ose do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i distancuar prej tij.<\/p>\n<p>Rus\u00ebt kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb luft\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb dob\u00ebt deri tani n\u00eb Ukrain\u00eb, sidomos n\u00eb raport me q\u00ebllimin e tyre:t\u00eb shnd\u00ebrrojn\u00eb Ukrain\u00ebn n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tampon midis tyre dhe Per\u00ebndimit, dhe t\u00eb tregojn\u00eb se fuqia e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb duhet marr\u00eb parasysh. Por deri m\u00eb tani, lufta n\u00ebterren ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste kjo disfat\u00eb \u00ebsht\u00eb e kap\u00ebrcyeshme. P\u00ebr shembull n\u00eb Afganistan, Irak dhe Vietnam, Shtetet e Bashkuara nuk arrit\u00ebn t\u00eb impononin vullnetin e tyre, dhe u pan\u00eb nga disa si nj\u00eb fuqi n\u00eb r\u00ebnie. Por dallimi \u00ebsht\u00eb se ato vende nuk ishin thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurin\u00eb e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ukraina \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Rusin\u00eb. Pra, tani kjo e fundit po k\u00ebrkon p\u00ebrforcime nga Siria, Bjellorusia, Grupi \u00cbagner, etj. Edhe n\u00ebse Moska gjen njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luftojn\u00eb, duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb transportuar trupat, p\u00ebr t\u2019i njohur ata me fush\u00ebn e betej\u00ebs, dhe p\u00ebr t\u2019i inkuadruar n\u00eb struktur\u00ebn luftarake.<\/p>\n<p>Por edhe n\u00ebse Moska ia del t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra, ajo rrezikon ende q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet mekonflikt t\u00eb gjat\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb, nevoja p\u00ebr t\u00eb rekrutuar trupa t\u00eb huaja, tregon nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb komandant\u00ebve rus\u00eb, nj\u00eb dob\u00ebsi n\u00eb trajnimin dhe motivimin e trupave ruse, dhe shum\u00ebprobleme logjistike.<\/p>\n<p>N\u00ebse Rusia synonte t\u00eb krijonte n\u00eb Evrop\u00eb ndjesin\u00eb se mund t\u00eb pushtonte \u00e7dok\u00ebnd me leht\u00ebsi dhe kur t\u00eb donte \u2013 di\u00e7ka q\u00eb potencialisht do ta kishte nxitur Evropa t\u00eb b\u00ebnte shum\u00ebkompromise me Mosk\u00ebn, ose t\u00eb rishqyrtonte marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me SHBA \u2013 ajo ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn tani p\u00ebr tani, lufta e saj e ka afruar m\u00eb shum\u00eb SHBA-n\u00eb me Evrop\u00ebn. Vazhdimi i luft\u00ebs dhe brutaliteti q\u00eb Moska mendon se duhet p\u00ebr ta mposhtur Ukrain\u00ebn, vet\u00ebm sa po e forcon k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendohet q\u00eb Rusia mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb avantazh t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb terren pa p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb mas\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e shqet\u00ebson shum\u00eb Per\u00ebndimin. Statusi i nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe globale, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht ushtarak dhe pjes\u00ebrisht ekonomik.<\/p>\n<p>PBB-ja e Rusis\u00eb n\u00eb vitin 2001 ishte 1.6 trilion dollar\u00eb. Pra e 11-ta n\u00eb bot\u00eb pas Kores\u00eb s\u00eb Jugut. Por q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Rusia ka pasur r\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb paq\u00ebndrueshme t\u00eb energjis\u00eb, kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008, pandemis\u00eb s\u00eb Covid-19, dhe tani sanksionet e r\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra Rusia nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet m\u00eb as si fuqi ekonomike. Dhe kjo e ndryshon kuptimin ton\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn, ku Rusia konsiderohej nj\u00eb fuqi e madhe, p\u00ebr shkak t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb saj ushtarake, edhe pse me nj\u00eb ekonomi t\u00eb dob\u00ebt. Disa jav\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb luft\u00ebs, Kina k\u00ebrkoi nj\u00eb aleanc\u00eb me Rusin\u00eb, sepse ajo kishte nevoj\u00eb p\u00ebr miq p\u00ebrball\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb madhe amerikane, q\u00eb shtrihet nga Japonia n\u00eb Indi.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kam p\u00ebrmendur m\u00eb her\u00eby, Kina nuk ka aleat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 Pakistanit. Kina e dinte se nuk mund t\u2019i ofronte Rusis\u00eb mb\u00ebshtetje ekonomike, pasi ka problemet e veta q\u00ebduhen menaxhuar. Kina kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb presionit, t\u00eb cilin ajo shpresonte ta arrinte duke shfryt\u00ebzuar fuqin\u00eb ushtarake ruse, p\u00ebr ta detyruar SHBA\u2013n\u00eb dhe Evrop\u00ebn q\u00eb t\u00eb rillogaritnin k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb paraqesnin sanksionet kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 aspektit ushtarak, Rusia p\u00ebrfitoi nga mund\u00ebsia e mb\u00ebshtetjes financiare kineze, ose t\u00eb pakt\u00ebn nga p\u00ebrshtypja se Kina po e mb\u00ebshteste ekonomin\u00eb ruse. Ishte e qart\u00eb se aft\u00ebsia e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb konsiderueshme nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb nisur nga Kina, \u00ebsht\u00ebshum\u00eb e kufizuar.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ishte gatishm\u00ebria e Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb ekonomi ruse shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.Aleanca Mosk\u00eb-Pekin kishte fuqin\u00eb t\u00eb ngjallte frik\u00eb tek ata q\u00eb donin t\u00eb kishin frik\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb ende retorikisht aty, por jo m\u00eb mund\u00ebsia e mb\u00ebshtetjes faktike.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar tashm\u00eb nga veprimet ekonomike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj, dhe Kina nuk ka luksin t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb grack\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Rusia. \u00c7do mb\u00ebshtetje ushtarake do t\u00eb binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me sanksionet. Un\u00eb dyshoj se vendimi i Pekinit p\u00ebr t\u00eb shpallur aleanc\u00ebn e tij me Mosk\u00eb, bazohej n\u00eb dijenin\u00eb mbi pushtimin q\u00eb kishte nd\u00ebrmend t\u00ebniste Rusia.<\/p>\n<p>Ky plan e b\u00ebri t\u00ebrheq\u00ebs k\u00ebt\u00eb aleanc\u00ebn Pekin-Mosk\u00eb, pasi Kina besonte se Rusia ishte e aft\u00eb t\u00eb arrinte nj\u00eb fitore t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb leht\u00eb. Nj\u00eb fitore q\u00eb teorikisht, do ta detyronte Per\u00ebndimin t\u00eb rishqyrtonte pozicionin e tij ndaj nj\u00eb Kine q\u00eb ndoshta mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste strategjin\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia e Rusis\u00eb, e ka detyruar Kin\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mundet p\u00ebr t\u00eb rikuperuar terren, ndaj ajo duhet t\u00eb rishqyrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me SHBA-n\u00eb. P\u00ebr me tep\u00ebr po p\u00ebrjeton aktualisht nj\u00eb r\u00ebnie ekonomike serioze. Aleanca e saj me Rusin\u00eb nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fryt, dhe as ka gjasa t\u00eb ket\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb model t\u00eb luft\u00ebs ekonomike, i cili n\u00ebse zbatohet n\u00eb Kin\u00eb, do t\u00eb dukej t\u00eb ishte shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. Prandaj strategjia afatshkurt\u00ebr e Kin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfaqet e sigurt n\u00eb vetvete, duke e ruajtur mb\u00ebshtetjen e saj retorike p\u00ebr Rusin\u00eb dhe duke kritikuar SHBA-n\u00eb, nd\u00ebrsa po p\u00ebrgatit l\u00ebvizjen e saj t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Dhe l\u00ebvizja e radh\u00ebs nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Tajvanin. Kina po sheh se luft\u00ebrat mund t\u00eb shkojn\u00eb keq, ndaj pushtimi i Tajvanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan q\u00eb p\u00ebr momentin duhet shmangur. N\u00ebse mendojm\u00eb p\u00ebr fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, normalisht do t\u00eb renditim Shtetet e Bashkuara, Evrop\u00ebn dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse nuk b\u00ebn di\u00e7ka befasuese dhe efektive n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, Rusia do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pretendoj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Evropa do jet\u00eb nj\u00eb fuqi e madhe, vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ebashkuar ushtarakisht dhe ekonomikisht.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb po e b\u00ebn tani, por kur t\u00eb zbehet frika nga Rusia, do t\u00eb rishfaqen tensionet e vjetra. Kina \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb fuqi e madhe, megjith\u00ebse me nj\u00eb ushtri t\u00eb paprovuar, dhe me nj\u00eb ekonomi n\u00eb telashe. Tani p\u00ebr tani, vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara mbeten t\u00eb shk\u00eblqyera, si n\u00eb aspektin ekonomik ashtu edhe at\u00eb ushtarak. \/ \u201cGeopolitical Futures\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: George Friedman Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurisht nj\u00eb tragjedi humanitare, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo arsyeja pse ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e gjith\u00eb bot\u00ebs. Tek e fundit, aktualisht ka kriz\u00eb humanitare n\u00eb Jemen, Siri dhe vende t\u00eb tjera. Por nga perspektiva gjeopolitike, kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb potencialisht nj\u00eb moment vendimtar. N\u00ebse vazhdon uniteti politiko-ushtarak i Evrop\u00ebs, kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":612336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-612334","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/612334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=612334"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/612334\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/612336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=612334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=612334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=612334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}