{"id":616948,"date":"2022-04-02T07:14:58","date_gmt":"2022-04-02T05:14:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=616948"},"modified":"2022-04-02T07:14:58","modified_gmt":"2022-04-02T05:14:58","slug":"analistet-serbe-hill-diplomati-buldozer-ne-beograd-vjen-per-shkak-te-kosoves-por-edhe-me-detyre-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/analistet-serbe-hill-diplomati-buldozer-ne-beograd-vjen-per-shkak-te-kosoves-por-edhe-me-detyre-speciale\/","title":{"rendered":"Analist\u00ebt serb\u00eb: Hill \u2018diplomati buldozer\u2019 n\u00eb Beograd \u2013 vjen p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe me detyr\u00eb speciale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ambasadori i shum\u00ebpritur i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) n\u00eb Serbi, diplomati Christopher Hill, ia ka dor\u00ebzuar t\u00eb enjten letrat kredenciale presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke filluar k\u00ebshtu zyrtarisht sh\u00ebrbimin e tij diplomatik n\u00eb kryeqytetin serb.<\/strong><\/p>\n<p>Kur e b\u00ebri betimin, ai premtoi se \u201cvalixhja e tij nuk do t\u00eb r\u00ebndohet me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, dhe pasi i p\u00ebrket plejad\u00ebs s\u00eb \u201cdiplomat\u00ebve t\u00eb buldozer\u00eb\u201d dhe pezulloi pensionin p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb Beograd, pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb Christopher Hill sjell n\u00eb Serbi dhe \u00e7far\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb bagazhin e tij?<\/p>\n<p>P\u00ebrshpejtimi i zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe qet\u00ebsimi i kriz\u00ebs n\u00eb BeH do t\u00eb jen\u00eb detyrat e tij kryesore n\u00eb let\u00ebr, por ai do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht aktuale q\u00eb nga shp\u00ebrthimi i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, dhe ajo \u00ebsht\u00eb hulumtimi i terrenit dhe shkall\u00ebs s\u00eb ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb Serbi dhe n\u00eb rajon, vler\u00ebsojn\u00eb analist\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr mediat \u201c<a href=\"https:\/\/www.blic.rs\/vesti\/politika\/buldozer-diplomata-stigao-u-beograd-pocinje-era-ambasadora-kristofera-hila-kazu-da\/ljltvf9\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">serbe<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Hill praktikisht iu rikthye \u201cvendit t\u00eb krimit\u201d, sepse pik\u00ebrisht n\u00eb kryeqytetin serb e nisi karrier\u00ebn diplomatike.<\/p>\n<p>Ndryshe nga paraardh\u00ebsi i tij Anthony Godfrey, ai mund t\u00eb mburret edhe me njohjen personale dhe kontaktin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me presidentin amerikan Joe Biden, me ftes\u00ebn e t\u00eb t\u00eb cilit hoqi pluhurin nga pasaporta e tij diplomatike, transmeton Telegrafi.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb nj\u00eb plan ambicioz p\u00ebr rajonin dhe se rrethanat aktuale tregojn\u00eb se n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: n\u00eb vlugun e pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, vazhdon presioni q\u00eb Serbia t\u00eb p\u00ebrcaktohet ndaj Mosk\u00ebs dhe t\u00eb vendos sanksione. Dialogu Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb pa krye, dhe, si\u00e7 mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb qarqet diplomatike, Per\u00ebndimi nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me lidhjet e ngushta nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Republik\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p><strong>\u201cK\u00ebto jan\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga temat me t\u00eb cilat Hill mund t\u00eb merret, e kur b\u00ebri betimin ai b\u00ebri nj\u00eb premtim personal: \u201cvalixhja ime nuk do t\u00eb r\u00ebndohet me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d. Pasoi edhe vler\u00ebsimi se \u201cnuk ka dyshim se k\u00ebto jan\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor un\u00eb besoj se dy vendet tona mund t\u2019i mir\u00ebpresin s\u00eb bashku me nj\u00eb frym\u00eb dhe ton konstruktiv dhe me vet\u00ebdijen se ne kemi shum\u00eb interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, porositi Hill.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i sjell Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira njeriu special i Biden-it?<\/strong><\/p>\n<p>Suzana Grubjeshiq nga Qendra p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme thot\u00eb se Hill sjell nj\u00eb rol m\u00eb aktiv t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasi e filloi karrier\u00ebn e tij diplomatike n\u00eb Beograd, fakti q\u00eb ai po kthehet pas tre dekadash flet p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb administrata Biden i kushton Serbis\u00eb si shtet qendror i Ballkanit Per\u00ebndimor, me t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara planifikojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb partneritet m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu thekson se Serbia \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr zgjidhjen e pikave t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb rajon \u2013 \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe funksionalitetin e BeH, p\u00ebr t\u00eb cilat, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk ka pajtim me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn e agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, Shtetet e Bashkuara mb\u00ebshtet\u00ebn q\u00ebndrimin parimor t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb shprehur p\u00ebrmes votimit t\u00eb rezolut\u00ebs s\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb. Ambasadorit Hill nuk duhet t\u2019i tregohet historia apo ngjarjet e s\u00eb kaluar\u00ebs n\u00eb t\u00eb cilat ai ka marr\u00eb pjes\u00eb, prandaj duhet pritur q\u00eb ai t\u00eb fokusohet n\u00eb t\u00eb ardhmen e Serbis\u00eb dhe rajonit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrshpejtim i integrimit evropian dhe forcimi i bashk\u00ebpunimit rajonal dhe iniciativave si Ballkani i Hapur, t\u00eb cil\u00ebn Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin fuqish\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Grubjeshiq, transmeton Telegrafi.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7far\u00eb detyre ka marr ai nga qeveria e tij, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cBlic\u201d ish-diplomati Sre\u00e7ko Gjukiq. Ai shton se pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb q\u00eb Hill t\u00eb jet\u00eb aktive dhe t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb problemet q\u00eb e r\u00ebndojn\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>\u201cKjo n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs. N\u00eb seancat d\u00ebgjimore p\u00ebrpara Kongresit, ai l\u00ebvizi brenda korniz\u00ebs standarde t\u00eb nj\u00eb ambasadori. Pas k\u00ebsaj, duhet t\u00eb ket\u00eb detyra t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb ai ka marr\u00eb nga kreu i Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe kreu i Departamentit t\u00eb Shtetit dhe q\u00eb p\u00ebrshtaten me tablon\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara duan t\u00eb krijojn\u00eb. Ai i p\u00ebrket plejad\u00ebs s\u00eb diplomat\u00ebve buldozer\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga ambasadori Holbrooke. Mir\u00ebpo, koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar dhe me to edhe Hill, dhe ai do t\u00eb duhet t\u00eb filloj\u00eb nga e para\u201d, thot\u00eb Gjukiq.<\/p>\n<p>Prandaj, shtoi ai, metodat diplomatike do t\u2019i p\u00ebrshtat me rrethanat e reja.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e ambasadorit Hill q\u00eb ndoshta t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb kontribut ky\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore dhe t\u00eb bazuar n\u00eb interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb problemit\u201d, thekson Gjukiq.<\/p>\n<p><strong>\u201cPo vjen artileria e r\u00ebnd\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ish-diplomati Ivo Viskoviq vler\u00ebson gjithashtu se \u201cartileria e r\u00ebnd\u00eb e diplomacis\u00eb amerikane\u201d po vjen, por se nuk \u00ebsht\u00eb realiste t\u00eb pritet q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ndodhin ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb fushat e problemeve me t\u00eb cilat ai do t\u00eb merret.<\/p>\n<p>\u201cPres q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, q\u00eb t\u00eb mos ushtroj\u00eb presione q\u00eb do t\u00eb ishin v\u00ebrtet kund\u00ebrproduktive, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb mos insistoj\u00eb q\u00eb disa gj\u00ebra t\u00eb b\u00ebhen, si\u00e7 themi ne, \u2018mbi gju\u2019. Respektivisht se do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb praktik sesa duket n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb. Sepse ai ka nj\u00eb reputacion t\u00eb nj\u00eb diplomati shum\u00eb dep\u00ebrtues, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri realist dhe q\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb politikisht e mundur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb optimale. Nuk pres prej tij vrazhd\u00ebsi, v\u00ebrshime n\u00eb opinion\u2026, por sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb me t\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ka q\u00ebndrim edhe p\u00ebr t\u00eb cilin dihet se ka nj\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Departamentin e Shtetit, madje edhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj, dhe bashk\u00ebbiseduesit e tij k\u00ebtu do ta ken\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb\u201d, shprehet Viskoviq p\u00ebr N1.<\/p>\n<p><strong>Hill do t\u00eb jet\u00eb \u201csyt\u00eb dhe vesh\u00ebt e Uashingtonit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Hill paralajm\u00ebroi gjithashtu se Beogradit duhet t\u2019i tregohet se Amerika ofron nj\u00eb model m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa ofrojn\u00eb rus\u00ebt dhe kinez\u00ebt. Kurse docenti n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike Stefan Surliq thekson se detyra e diplomatit t\u00eb famsh\u00ebm amerikan do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb ekzaminoj\u00eb shkall\u00ebn e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb Serbi dhe t\u00eb shoh\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr interesat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Uashingtonit.<\/p>\n<p>\u201cMe forc\u00ebn e personalitetit dhe autoritetit t\u00eb tij, ai do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb mesazhe t\u00eb forta nga Uashingtoni n\u00eb Beograd, Prishtin\u00eb dhe mbar\u00eb rajonin, do t\u00eb jet\u00eb \u2018syt\u00eb dhe vesh\u00ebt\u2019 e administrat\u00ebs amerikane. Supozoj se ky \u00ebsht\u00eb fundi i karrier\u00ebs s\u00eb tij dhe se ai ka nj\u00eb ambicie personale p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb sukses t\u00eb caktuar, e ai \u00ebsht\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, thot\u00eb Surliq p\u00ebr Tanjug.<\/p>\n<p>Ai thekson se nj\u00eb nga sfidat kryesore n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin, \u00ebsht\u00eb ndikimi i vazhduesh\u00ebm i Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs dhe beson se n\u00eb kontekstin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, detyra e Hillit do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb nivelin e ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Serbi dhe t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr interesat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebson se Hillit nuk duhet t\u2019i kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb tejkalon korniz\u00ebn e nj\u00eb diplomati t\u00eb shquar, ambasadorit t\u00eb nj\u00eb fuqie t\u00eb madhe dhe d\u00ebshmitarit t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re serbe, i cili, thot\u00eb, se nuk do t\u00eb marr\u00eb vendime, por do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues n\u00eb negociata si p\u00ebrfaq\u00ebsues i interesave t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cPara tij jan\u00eb sfida t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk i ka planifikuar, p\u00ebr shembull, pasojat e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb dhe rajonin. Por aty ku do t\u00eb vihet re roli i tij \u00ebsht\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi dhe marr\u00ebveshja e tri pal\u00ebve n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb, ku ai pret nj\u00eb rol konstruktiv t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, potencon Surliq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i shum\u00ebpritur i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) n\u00eb Serbi, diplomati Christopher Hill, ia ka dor\u00ebzuar t\u00eb enjten letrat kredenciale presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, duke filluar k\u00ebshtu zyrtarisht sh\u00ebrbimin e tij diplomatik n\u00eb kryeqytetin serb. Kur e b\u00ebri betimin, ai premtoi se \u201cvalixhja e tij nuk do t\u00eb r\u00ebndohet me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":616949,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-616948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/616948","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=616948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/616948\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/616949"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=616948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=616948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=616948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}