{"id":621213,"date":"2022-04-08T20:50:30","date_gmt":"2022-04-08T18:50:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=621213"},"modified":"2022-04-08T20:50:30","modified_gmt":"2022-04-08T18:50:30","slug":"shteti-posedon-video-qe-deshmon-dhunimin-e-te-mitures-nga-kengetari-gjiko","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/shteti-posedon-video-qe-deshmon-dhunimin-e-te-mitures-nga-kengetari-gjiko\/","title":{"rendered":"Shteti posedon video q\u00eb d\u00ebshmon dhunimin e t\u00eb mitur\u00ebs nga k\u00ebng\u00ebtari Gjiko"},"content":{"rendered":"<p><strong>Organet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, posedojn\u00eb d\u00ebshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dhunimit t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb mitur.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhunimi portali FrontOnline ka raportuar i pari. Ky hulumtim \u00ebsht\u00eb cituar pothuajse nga t\u00eb gjitha mediet e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa sot n\u00eb zyret e FrontOnline ka arritur padia e reperit Gjiko ndaj drejtuesve t\u00eb FrontOnline, Enis Veliu dhe Lavdim Hamidi.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij Gjiko ka paditur edhe portalet Insajderi dhe Demokracia.<\/p>\n<p>Rasti dyshohet t\u00eb ket\u00eb ndodhur n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Prishtin\u00eb, pasi q\u00eb fillimisht sipas prokuroris\u00eb ai e kishte droguar viktim\u00ebn. N\u00eb aktakuz\u00ebn q\u00eb e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura ka qen\u00eb banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta b\u00ebnte k\u00ebng\u00ebtare. Ekzistojn\u00eb edhe prova t\u00eb tjera q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se Gjiko ka kryer edhe tri vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs sa q\u00ebndronim n\u00eb ballkon e banes\u00ebs, nga dritarja e kam v\u00ebrejtur [viktim\u00ebn] duke b\u00ebr\u00eb seks me Gjikon. Po ashtu e kam v\u00ebrejtur Gjikon duke e incizuar at\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhveshur duke b\u00ebr\u00eb disa skena q\u00eb mua nuk m\u00eb jan\u00eb dukur normale\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, ndaj reperit Asdren Gjikolli.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtari Asdren Gjikolli-Gjiko, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2017, \u00ebsht\u00eb njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs, se ndaj tij \u00ebsht\u00eb ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb penale dhunim i t\u00eb mitur\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktakuza t\u00eb cil\u00ebn e ka siguruar Gazeta Insajderi, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr dhunim e ngarkon Gjikon edhe me tri vepra t\u00eb tjera penale: posedinimin e narkotik\u00ebve, arm\u00ebmbajtje dhe moslajm\u00ebrim i veprave penale.<\/p>\n<p>K\u00ebto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjat\u00eb viteve 2015-2016.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs me datat 27-28 korrik 2015, Gjiko ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me t\u00eb mitur\u00ebn (em\u00ebr i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb), banore n\u00eb SOS Fshat, e m\u00eb pas e ka mashtruar se do ta b\u00ebnte k\u00ebng\u00ebtare dhe se do ta angazhonte n\u00eb spote t\u00eb k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tij, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre premtimeve t\u00eb Gjikos, sipas aktakuz\u00ebs e mitura ka pranuar t\u00eb shkoj n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb lagjen Arb\u00ebria, n\u00eb Prishtin\u00eb ku ai dyshohet se e kishte droguar dhe m\u00eb pas ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE d\u00ebmtuara ka pranuar q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb pandehurit dhe pasi q\u00eb i pandehuri Asdren Gjikolli ka shkaktuar dehjen e saj me an\u00eb t\u00eb substancave narkotike \u2013 marihuna\u00eb, me t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00ebn e prokuroris\u00eb q\u00eb e ka siguruar Insajderi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime Gjiko akuzohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cDhunim\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar nga Gazeta Insajderi, prokuroria pretendon se ka prova t\u00eb pakontestueshme duke p\u00ebrfshir\u00eb video, fotografi e materiale tjera p\u00ebr veprat p\u00ebr t\u00eb cilat e akuzon Gjikollin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bastisjes n\u00eb banes\u00ebn e Gjikollit n\u00eb Prishtin\u00eb, gjithashtu policia kishte gjetur dhe konfiskuar substanc\u00eb narkotike t\u00eb llojit marihuan\u00eb. P\u00ebr \u00e7ka Gjikollin, e ngarkon prokuria me vepr\u00ebn penale, posedim i pa autorizuar i narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, atij i \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb banes\u00eb edhe nj\u00eb arm\u00eb dore.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb v\u00ebrtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb organeve kompetente ka mbajtur nj\u00eb arm\u00eb \u2013 pistolet\u00eb e tipit \u201cEkol\u201d e cila i \u00ebsht\u00eb konfiskuar nga zyrtar\u00ebt policor\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb veprim, Gjikolli akuzohet p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Gjikolli akuzohet edhe p\u00ebr \u201cMoslajm\u00ebrim t\u00eb veprave penale\u201d.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb n\u00eb procesverbal mbi bastisjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Gjikollit, figurojn\u00eb edhe raporti mbi k\u00ebqyrjen e vendit t\u00eb ngjarjes, fotodokumentacionin dhe videoincizime t\u00eb siguruara si prova materiale n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e q\u00eb sipas tyre, v\u00ebrtetojn\u00eb pa m\u00ebdyshje se Gjikolli ka kryer veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat ngarkohet.<\/p>\n<p>\u201cNga videoincizimet e siguruar nga pajisjet elektronike, gjegj\u00ebsisht nga nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb e kompjuterit dhe dy USB, n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale jan\u00eb siguruar edhe prova t\u00eb tjera nga t\u00eb tjera nga t\u00eb cilat v\u00ebrtetohet se i dyshuari Asdren Gjikolli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale, ku n\u00eb banes\u00ebn e tij shihen persona t\u00eb ndrysh\u00ebm duke konsumuar substance narkotike, e po ashtu shihen edhe femra t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat xhirohen nga i dyshuari duke k\u00ebrcyer e t\u00eb cilat dyshohen se jan\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb mitur e po ashtu n\u00ebn ndikim t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjiko ka b\u00ebr\u00eb seks dhe e ka incizuar at\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhveshur\u201d<\/p>\n<p>Pretendimet e prokuroris\u00eb p\u00ebr dhunimin e t\u00eb mitur\u00ebs nga reperi Gjiko, i ka konfirmuar edhe d\u00ebshmitarja A.H.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs, pasi q\u00eb p\u00ebrmes saj Gjikolli ishte njoftuar me viktim\u00ebn. Dhe ndaj saj r\u00ebndon akuza p\u00ebr \u201cNdihm\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale dhunim\u201d, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, n\u00eb nat\u00ebn kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashk\u00eb me viktim\u00ebn dhe me nj\u00eb person tjet\u00ebr, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e reperit Gjiko.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb detaje e ka p\u00ebrshkruar gjith\u00e7ka q\u00eb kishte ndodhur aty, ku kan\u00eb q\u00ebndruar e \u00e7ka kishin pir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb kujtohet data po ka qen\u00eb ora 21:00, n\u00eb banes\u00eb te Gjiko, kemi q\u00ebndru q\u00eb t\u00eb 4 n\u00eb salon \u2013 dhom\u00ebn e pritjes, aty un\u00eb kam konsumuar birr\u00eb, [viktima] ka pir\u00eb uj\u00eb. Nd\u00ebrsa q\u00eb t\u00eb 4 pra un\u00eb, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar nj\u00eb cigare marihuan\u00eb. Marihuan\u00ebn na e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Gjiko e V. pasi q\u00eb ne nuk kemi pasur\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, Gjiko e kishte marr\u00eb t\u00eb mitur\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Pastaj [viktima] me Gjikon pas q\u00ebndrimit rreth 10 min me neve kan\u00eb shkuar n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa un\u00eb me V. q\u00ebndruam n\u00eb salon. Pas gjys\u00eb ore un\u00eb kam trokitur n\u00eb der\u00ebn e dhom\u00ebs ku ishin ata dy e kam thirrur [Viktimen] q\u00eb t\u00eb vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do t\u00eb q\u00ebndronte aty at\u00eb nat\u00eb\u201d, vazhdon d\u00ebshmia e A.H para hetuesve.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se nga ballkoni e kishte par\u00eb se Gjiko po kryente marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale m\u00eb t\u00eb mitur\u00ebn dhe se ishte duke e gjiruar n\u00eb skena t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs sa un\u00eb e V. q\u00ebndronim n\u00eb ballkon e banes\u00ebs nga dritarja e kam v\u00ebrejtur [vitikm\u00ebn] duke b\u00ebr\u00eb seks me Gjikon dhe po ashtu e kam v\u00ebrejtur Gjikon duke e incizuar at\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhveshur duke b\u00ebr\u00eb disa skena q\u00eb mua nuk m\u00eb jan\u00eb dukur normale dhe kam vendosur t\u00eb largoh\u00ebm dhe ajo ka mbetur aty\u201d, thot\u00eb A.H lidhur me rastin.<\/p>\n<p>Gjikolli e mohon se ka dhunuar vajz\u00ebn e mitur \u2013 thot\u00eb se i siguroi strehim<\/p>\n<p>Reperi Asdren Gjikolli, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb para hetuesve, e ka pranuar se e njeh t\u00eb mitur\u00ebn dhe se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se ajo \u00ebsht\u00eb banor\u00eb e SOS Fshatit. Ai gjithashtu ka pranuar se e nj\u00ebjta ka qen\u00eb edhe n\u00eb banes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u201cDiku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qen\u00eb nat\u00eb ora 23:00 ajo ka ardh\u00eb n\u00eb banes\u00ebn time. Ajo ka ardhur vet\u00ebm nuk ka qen\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ndokujt dhe me vet\u00ebiniciativ\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar m\u00ebnyre ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn ton\u00eb duke treguar se jeton n\u00eb SOS fshat dhe se atje \u00ebsht\u00eb e abuzuar psiqikisht se ka jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nuk ka cka me hang\u00ebr, nuk ka cka t\u00eb vesh\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb jetime, na ka treguar arsyen pse ajo p\u00ebrdor\u00eb narkotikduke theksuar se e p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr tu qet\u00ebsuar nga se ka abuzime psikike n\u00eb SOS fshat\u201d, tha reperi para hetuesve.<\/p>\n<p>Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar t\u00eb mitur\u00ebn t\u00eb kaloj nat\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e tij, me arsyetimin se ka qen\u00eb von\u00eb dhe se e mitura nuk ka mundur t\u00eb kthehet n\u00eb SOS Fshat aq von\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo ka q\u00ebndruar at\u00eb nat\u00eb aty, dhe ka fjetur n\u00eb n\u00eb salon, e pasi q\u00eb dukej shum\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb un\u00eb bile ja kam shtruar mbulesat e f\u00ebmij\u00ebve. Un\u00eb kam fjet\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn time\u201d.<\/p>\n<p>Tha se e mitura ka qen\u00eb n\u00ebn ndikimin e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cEdhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb kur [viktima] ka ardh\u00eb n\u00eb banes\u00ebn time ka qen\u00eb n\u00eb kriz\u00eb narkotike, dhe e nj\u00ebjta na ka k\u00ebrkuar narkotik\u00eb mir\u00ebpo ne nuk i kemi dh\u00ebn\u00eb pasi q\u00eb nuk kemi pasur\u201d.<\/p>\n<p>Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb mitur\u00ebn, shkruan Gazeta Insajderi.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb kam kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn un\u00eb jam ngritur her\u00ebt dhe jam dal nga banesa me femr\u00ebn time dhe ajo ka betur n\u00eb banes\u00eb duke fjetur, m\u00eb von\u00eb jam d\u00ebgjuar n\u00eb telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajz\u00eb. Ai m\u00eb njoftoi se kishte ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb pic\u00eb dhe ishte larguar\u201d, tha Gjikolli.<\/p>\n<p>\u201cPas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar n\u00eb Fb duke m\u00eb d\u00ebrguar foto nudo dhe gjysm\u00eb e zhveshur dhe me t\u00eb un\u00eb nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as p\u00ebrgjigjur asnj\u00eb mesazhi n\u00eb FB\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb ndaj Gjikollit, i cili ngarkohet me veprat e r\u00ebnda penale, para disa dit\u00ebsh ishte parapar\u00eb t\u00eb mbahet seanca e par\u00eb fillestare. Por seanca ishte shtyr\u00eb pasi q\u00eb mbrojtja kishte k\u00ebrkuar paisjen me shkresa t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs. Mediat raportuan lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, por kund\u00ebr raportimeve reagoi ashp\u00ebr reperi. Ai ka paralajm\u00ebruar padi p\u00ebr shpifje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-621216\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza.jpg\" alt=\"\" width=\"1080\" height=\"1920\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza.jpg 1080w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-169x300.jpg 169w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-576x1024.jpg 576w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-768x1365.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-864x1536.jpg 864w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-696x1237.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-1068x1899.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-236x420.jpg 236w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/Gjiko-aktakuza-473x840.jpg 473w\" sizes=\"(max-width: 1080px) 100vw, 1080px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, posedojn\u00eb d\u00ebshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb dhunimit t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb mitur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhunimi portali FrontOnline ka raportuar i pari. Ky hulumtim \u00ebsht\u00eb cituar pothuajse nga t\u00eb gjitha mediet e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa sot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":151289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-621213","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/621213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=621213"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/621213\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/151289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=621213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=621213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=621213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}