{"id":62504,"date":"2019-06-30T23:26:50","date_gmt":"2019-06-30T21:26:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=62504"},"modified":"2019-06-30T23:26:50","modified_gmt":"2019-06-30T21:26:50","slug":"rrefimi-i-imamit-te-pare-homoseksual-tregon-per-sfidat-qe-ka-si-mysliman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/rrefimi-i-imamit-te-pare-homoseksual-tregon-per-sfidat-qe-ka-si-mysliman\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i imamit t\u00eb par\u00eb homoseksual \u2013 tregon p\u00ebr sfidat q\u00eb ka si mysliman"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vendet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb duke sh\u00ebnuar progres n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e tyre, me Ekuadorin i cili e legalizoi martes\u00ebn mes gjinis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe Botswana q\u00eb dekriminalizoi homoseksualizmin.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Gjithsesi, komuniteti LGBT ende p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida.<\/p>\n<p>Ludovic-Mohamed Zahed, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imam nga Algjeria i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e komunitetit LGBT, dhe \u00ebsht\u00eb i pari imam i cili nd\u00ebrtoi xhamin\u00eb e par\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb Evrop\u00eb. E k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri para 10 vjet\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ai flet p\u00ebr sfidat e t\u00eb qen\u00ebt nj\u00eb mysliman homoseksual, transmeton Gazeta Express.<\/p>\n<p><strong>Si ishte eksperienca jote, si nj\u00eb mysliman, q\u00eb t\u00eb deklarohesh homoseksual?<\/strong><\/p>\n<p>Isha i ri, 17 vje\u00e7ar, kur e kuptova se me \u00e7ka kisha t\u00eb b\u00ebj, ajo \u00e7far\u00eb ndjeja, ishte homoseksualiteti. Isha n\u00eb Algjeri gjat\u00eb luft\u00ebs civile. Nuk flitej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e minoriteteve seksuale nuk adresohej, as n\u00eb sfer\u00ebn publike e as n\u00eb familje. N\u00eb vitin 1995, un\u00eb isha n\u00eb gjendje ta shprehja identitetin tim m\u00eb hapur, por papritur nuk isha n\u00eb gjendje ta lidhja homoseksualitetin me spiritualitetin tim.<\/p>\n<p>I vetmi interpretim i Islamit q\u00eb e kisha par\u00eb ishte fashist, homofobik, paragjykues dhe anti-semit. Idet\u00eb q\u00eb un\u00eb i kisha p\u00ebr homoseksualitetin ishin fetare dhe mjaft\u00eb homofobike.<\/p>\n<p>Mu desh\u00ebn shtat\u00eb vite q\u00eb t\u00eb rilidhem me fen\u00eb, kur isha n\u00eb universitet kisha zgjedhur t\u00eb jetoja nga seksualiteti im dhe jo nga aspekti spiritual. M\u00eb pas, pasi lexova dhe mendova thell\u00eb rreth asaj se kush isha dhe pse u largova nga bota spiritual\u00eb dhe kultura ime aq papritur. Mendova se ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i lidhur k\u00ebto dyja. K\u00ebtu un\u00eb vendosa q\u00eb do t\u00eb kthehem p\u00ebrs\u00ebri tek bota spirituale, p\u00ebrmes meditimit dhe budizmit.<\/p>\n<p>Shkova n\u00eb Tibet dhe kam par\u00eb shum\u00eb homobfobi edhe atje. Fillova t\u00eb i thoja vetes, m\u00eb n\u00eb fund, problemi nuk \u00ebsht\u00eb feja apo islami: problemi \u00ebsht\u00eb diskriminimi, paragjykimi dhe injoranca. Kur njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, ekonomikisht dhe mend\u00ebrisht, at\u00ebher\u00eb ata fillojn\u00eb t\u00eb diskriminojn\u00eb dhe t\u00eb luftojn\u00eb mes vete, dhe minoritetet jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb sulmohen. Kjo ka ndodhur n\u00eb shum\u00eb vende dhe n\u00eb shum\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike.<\/p>\n<p><strong>Cili ishte reagimi i familjes tuaj kur u deklarove? Cilat kan\u00eb qen\u00eb eksperiencat tua si nj\u00eb burr\u00eb algjerian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb haptazi homoseksual?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00eb fillim nuk ndodhi k\u00ebshtu \u2013 nuk fola p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra me familjen time. Kjo tem\u00eb ishte e ndaluar, ishte tabu dhe un\u00eb kam d\u00ebgjuar: \u201cN\u00ebse je k\u00ebshtu do t\u00eb vdes\u00ebsh \u2013 njer\u00ebzit do t\u00eb t\u00eb vrasin\u201d. Kishte shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime por q\u00eb sigurisht nuk ndodhi asgj\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb isha k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Babai im ishte ai q\u00eb b\u00ebri m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrpjekje: Ai vjen nga nj\u00eb shoq\u00ebri patriarkale dhe kishte nj\u00eb interpretim ndryshe t\u00eb burr\u00ebris\u00eb. Kur un\u00eb u deklarova n\u00eb mosh\u00ebn 21 vje\u00e7are, I thash atyre se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jetoj me k\u00ebrc\u00ebnimet e v\u00ebllait t\u00eb madh dhe xhaxhait. I thash atyre \u201cOse m\u00eb pranoni k\u00ebshtu si jam, ose un\u00eb iki \u2013 valixhet e mia jan\u00eb gati. Por vet\u00ebm m\u00eb thoni. Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu.\u201d K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb momenti kur babi, shum\u00eb i emocionuar i tha atyre: \u201cAi e b\u00ebri zgjedhjen e tij, ne mund t \u00eb mos e pranojm\u00eb, por ne duhet ta respektojm\u00eb at\u00eb dhe zgjedhjen e tij.\u201d Pastaj ai m\u00eb tha mua: \u201cJeta do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ty. Mos eja e t\u00eb qash n\u00eb krah\u00ebt e mi.\u201d Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja se kisha b\u00ebr\u00eb zgjedhjen time, q\u00eb madje nuk kisha nevoj\u00eb t\u00eb zgjedhja.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ky moment e tutje ne nuk fol\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb p\u00ebr rreth 10 vjet. Ishte shum\u00eb e \u00e7uditshme. Por v\u00ebllai dhe motra fol\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre n\u00eb familjen ton\u00eb, dhe n\u00ebna erdhi te un\u00eb, isha n\u00eb t\u00eb 30-tat, dhe m\u00eb tha: \u201cJe shum\u00eb privat, duhet ta ndash jet\u00ebn t\u00ebnde me ne.\u201d K\u00ebshtu un\u00eb i prezantova ata me t\u00eb fejuarin tim, dhe ata erdh\u00ebn te dasma ime dhe ne shkojm\u00eb t\u2019i vizitojm\u00eb edhe gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit. Ne m\u00eb pas u divorcuam, gj\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb \u00e7do kujt, por n\u00ebna ime m\u00eb tha \u201c\u00c7far\u00eb turpi, neve v\u00ebrtet\u00eb na p\u00eblqente bashk\u00ebshorti yt.\u201d Ashtu si\u00e7 ndodh te t\u00eb gjith\u00eb \u2013 ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat nuk funksionojn\u00eb. Por n\u00ebna ime m\u00ebsoi shum\u00eb p\u00ebr homoseksualitetin p\u00ebrmes neve dhe marr\u00ebdh\u00ebnies ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam me fat q\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u00eb jetoj n\u00eb Per\u00ebndim \u2013 nuk do t\u00eb ishte nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb Algjeri. Nuk do ta kishim fatin e nj\u00ebjt\u00eb. Nuk ka liri atje. E ardhmja e familjes sime do t\u00eb ishte ndryshe. Prind\u00ebrit e mi jan\u00eb t\u00eb hapur, por ata u desh\u00ebn q\u00eb t\u00eb largohen nga shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb. Xhaxhai im, pasi m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi mua me vdekje, e k\u00ebrc\u00ebnoi edhe n\u00ebn\u00ebn time gjithashtu. N\u00ebna ime nuk foli me t\u00eb q\u00eb nga ajo koh\u00eb \u2013 edhe ajo e pagoi \u00e7mimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xhamia gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse tani \u00ebsht\u00eb 10 vje\u00e7are. Si filloi?<\/strong><\/p>\n<p>Para 10 vjet\u00ebsh ne themeluam Asociacionin e Mysliman\u00ebve Homoseksual n\u00eb Franc\u00eb ((Homosexuels musulmans de France, ose HM2F). Ky minoritet shprehu nevoj\u00ebn p\u00ebr diskutime t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tyre shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj lutje kolektive. Kjo ishte nj\u00ebra nd\u00ebr arsyet kryesore pse ne e themeluam xhamin\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, nd\u00ebrsa shum\u00eb asociacione tjera nuk duan q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete fetare. Ata u ndien t\u00eb traumatizuar pasi q\u00eb trajtimi q\u00eb e kishin marr\u00eb n\u00eb hap\u00ebsira fetare n\u00eb jet\u00ebt e tyre nuk ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p>Xhamia u b\u00eb e para gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb Evrop\u00eb. Sot, k\u00ebto lloj komunitete ekzistojn\u00eb, gjithkah n\u00eb bot\u00eb: N\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Indonezi, Afrik\u00eb t\u00eb Jugut e madhe edhe n\u00eb Tunizi. Pra \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb \u00e7do kund, por fillimisht filloi n\u00eb SHBA dhe Kanada.<\/p>\n<p>Arsyeja e dyt\u00eb pse e krijuam k\u00ebt\u00eb vend, ku njer\u00ebzit mund t\u00eb takohen e t\u00eb flasin p\u00ebr bot\u00ebn shpirt\u00ebrore, madje ka njer\u00ebz nga Asociacioni i t\u00eb Krishter\u00ebve LGBT q\u00eb duan t\u00eb m\u00eb takojn\u00eb. Madje edhe disa mysliman\u00eb t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb par\u00eb nuk mund ta gjenin veten, u ishin bashkuar atyre. Nj\u00eb vajz\u00eb e re transgjinore myslimane e cila nuk kishte ku t\u00eb shkonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e q\u00eb tani ka vdekur. Asnj\u00eb imam nuk donte t\u2019i b\u00ebnte lutjet p\u00ebr vdekjen e saj, p\u00ebr shkak se ajo ishte transgjinore.<\/p>\n<p>Ata m\u00eb than\u00eb mua: ti ke studiuar teologjin\u00eb, fen\u00eb dhe je nj\u00eb imam. Kjo ishte hera ime e par\u00eb n\u00eb jet\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb veproj si imam pasi q\u00eb u largova nga Algjeria, ku edhe p\u00ebrfundova studimet. Un\u00eb nuk jam penduar p\u00ebr identitetin tim dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe. N\u00eb at\u00eb moment, E dija: ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb jam mashkull dhe n\u00ebse shkoj n\u00eb xhami askush nuk m\u00eb pengon. Por njer\u00ebzit transgjinor\u00eb nuk i kan\u00eb privilegjet e nj\u00ebjta. Privilegjet nuk jan\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe aspak t\u00eb sigurta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne themeluam xhamin\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Komuniteti jon\u00eb ekziston n\u00eb Paris dhe n\u00eb Marsej, ku edhe kemi Institutin Kalem me dhoma t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr lutje dhe strehime emergjente p\u00ebr njer\u00ebzit LGBT. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vazhdosh dhe ta zgjerosh k\u00ebt\u00eb komunitet. Ne ose jemi shum\u00eb mysliman\u00eb ose jemi shum\u00eb homoseksual. T\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb je n\u00eb t\u00eb dyja, por ne kemi shpres\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat ishin disa nga pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kur keni tentuar ta krijoni xhamin\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse? Cili ishte reagimi i mysliman\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb LGBT n\u00eb komunitetin rreth jush?<\/strong><\/p>\n<p>Sinqerisht, nuk ka pasur shum\u00eb pengesa. Iniciativa ka pasur nj\u00eb reagim shum\u00eb pozitiv. Personat e par\u00eb q\u00eb na u bashk\u00ebngjit\u00ebn ishin shum\u00eb pozitiv\u00eb dhe t\u00eb motivuar. Ne mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb protesta p\u00ebr t\u00eb drejta t\u00eb barabarta dhe p\u00ebr martes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Paris. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit ton\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb lidhur politikisht. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb e pasur p\u00ebr Islam progresiv. Kishim shum\u00eb kund\u00ebrshtime, dhe disa k\u00ebrc\u00ebnime por asgj\u00eb nuk ka ndodhur. Ne vazhduam.<\/p>\n<p>Islam, do t\u00eb thot\u00eb \u201cpaqe\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn arabe dhe njer\u00ebzit po e shohin k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb Islamit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ne debatuam edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Universitetit t\u00eb Egjiptit n\u00eb televizionin gjerman, Deutche Welle, dhe ata na than\u00eb q\u00eb ne nuk jemi mysliman\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Imami i xhamis\u00eb progresive n\u00eb Berlin, Ibn Rushd-Goethe, ishte me mua. Ata debatuan me neve dhe nuk ishin t\u00eb lumtur, por t\u00eb pakt\u00ebn ata fol\u00ebn me ne. Dialogu \u00ebsht\u00eb i hapur \u2013 para 10 vitesh nuk ishte. Madje edhe ata e kuptuan q\u00eb l\u00ebvizja jon\u00eb nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb, dhe ata duhet t\u00eb flasin me neve.<\/p>\n<p><strong>A po shtohet numri q\u00eb i bashkohen l\u00ebvizjes? Sa ka ndryshuar pjes\u00ebmarrja n\u00eb 10 vitet e fundit? Dhe cila jan\u00eb planet tuaja p\u00ebr t\u00eb ardhmen?<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e pjes\u00ebmarr\u00ebsve jan\u00eb t\u00eb rinj. Kjo gjenerat\u00eb e di se gj\u00ebrat nuk ndryshojn\u00eb vet\u00eb. Ata duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si ta krijojn\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. P\u00ebr pjes\u00ebn time, un\u00eb dua t\u00eb fokusohem n\u00eb edukimin e imam\u00ebve t\u00eb rinj, dhe t\u00eb jap m\u00ebsim m\u00eb progresiv n\u00eb Islam. I inkurajoj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebso lloj komunitetesh q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpara dhe ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00ebse un\u00eb munda ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb para 25 vjet\u00ebsh, t\u00eb qen\u00ebt algjerian, homoseksual, mysliman, arab, HIV pozitiv, i ri dhe i pa p\u00ebrvoj\u00eb, mendoj se t\u00eb gjith\u00eb munden. Ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb: ne nuk duhet t\u00eb jemi t\u00eb frik\u00ebsuar kur p\u00ebrballemi me realitetin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb duke sh\u00ebnuar progres n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e tyre, me Ekuadorin i cili e legalizoi martes\u00ebn mes gjinis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe Botswana q\u00eb dekriminalizoi homoseksualizmin. Gjithsesi, komuniteti LGBT ende p\u00ebrballet me shum\u00eb sfida. Ludovic-Mohamed Zahed, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imam nga Algjeria i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e komunitetit LGBT, dhe \u00ebsht\u00eb i pari imam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62505,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-62504","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}