{"id":625210,"date":"2022-04-15T17:13:47","date_gmt":"2022-04-15T15:13:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=625210"},"modified":"2022-04-15T17:13:47","modified_gmt":"2022-04-15T15:13:47","slug":"cka-na-meson-ramazani-muaji-i-agjerimit-lutjes-dhe-faljes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/cka-na-meson-ramazani-muaji-i-agjerimit-lutjes-dhe-faljes\/","title":{"rendered":"\u00c7ka na m\u00ebson Ramazani \u2013 muaji i agj\u00ebrimit, lutjes dhe faljes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ramazani \u00ebsht\u00eb muaji i dashuris\u00eb dhe i solidaritetit islam.<\/strong><\/p>\n<p>Ramazani \u00ebsht\u00eb muaji i frym\u00ebzimit p\u00ebr vepra t\u00eb mira dhe i shp\u00ebrblimit t\u00eb sakrific\u00ebs e durimit; muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit mysliman t\u00eb hixhrit, i cili llogaritet sipas H\u00ebn\u00ebs dhe jo sipas Diellit.<\/p>\n<p>Agj\u00ebrimi i Ramazanit fillon \u00e7do vit 10 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ose, gjat\u00eb vitit t\u00eb brisht\u00eb, 11 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt se ai i m\u00ebparshmi. K\u00ebshtu, \u00e7do dit\u00eb e vitit n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar mbulohet me agj\u00ebrim.<\/p>\n<p><strong>Abstenimi nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e k\u00ebqija<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb Ramazanit, t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt n\u00eb bot\u00eb abstenojn\u00eb nga ushqimi, pijet, mendimet dhe veprat e k\u00ebqija nga m\u00ebngjesi (syfyri) deri n\u00eb mbr\u00ebmje (iftari). Nga ata gjithashtu pritet q\u00eb sa m\u00eb me besnik\u00ebri t\u00eb pasojn\u00eb m\u00ebsimet e Muhamedit, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. R\u00ebnd\u00ebsi i kushtohet past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb mendimit dhe veprave.<\/p>\n<p>Sipas profetit Muhamed, s\u00eb bashku me ngr\u00ebnien dhe pirjen, k\u00ebto gj\u00ebra e prishin agj\u00ebrimin: g\u00ebnjeshtra, sharjet, thashethemet, shpifjet dhe shikimi i pasionuar. N\u00ebse hahet apo pihet di\u00e7ka n\u00eb harres\u00eb, nuk e prish agj\u00ebrimin, me kusht q\u00eb besimtari ta nd\u00ebrpres\u00eb at\u00eb sapo t\u2019i kujtohet agj\u00ebrimi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse nga pakujdesia g\u00eblltitet vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb uji gjat\u00eb abdesit (larja rituale para namazit) ose larjes, agj\u00ebrimi prishet automatikisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Islami e dallon neglizhenc\u00ebn nga pakujdesia.<\/p>\n<p><strong>Nata e Fatit<\/strong><\/p>\n<p>Besohet se me fillimin e muajit t\u00eb Ramazanit hapen dyert e Xhenetit (parajs\u00ebs), dyert e Xhehenemit (ferrit) mbyllen dhe shejtan\u00ebt (djajt\u00eb) lidhen me zinxhir\u00eb. Besohet se nata e 27-t\u00eb e Ramazanit (Laylat al-Qadr) \u00ebsht\u00eb nata m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e vitit, sepse pik\u00ebrisht gjat\u00eb asaj nate filloi shpallja e Librit t\u00eb Shenjt\u00eb Kuranit. Prandaj Nata e Kadrit \u00ebsht\u00eb nata e p\u00ebrcaktimit, nata e fatit, prandaj thon\u00eb se vlera e saj \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb muaj n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk ka nat\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nat\u00ebn kur engj\u00ebjt (meleqet), me lejen e Zotit, zbresin n\u00eb tok\u00eb dhe p\u00ebrmbushin d\u00ebshirat e vdekatar\u00ebve dhe u falin m\u00ebkatet e vogla, me kusht q\u00eb ta kalojn\u00eb at\u00eb n\u00eb adhurim (duke besuar dhe shpresuar).<\/p>\n<p>P\u00ebr Ramazanin thuhet se \u00ebsht\u00eb \u201cmysafiri m\u00eb i dashur\u201d n\u00eb \u00e7do sht\u00ebpi myslimane dhe vlen m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb. Agj\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb manifestim i fsheht\u00eb i besimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb sepse, thon\u00eb ata, n\u00eb t\u00eb nuk ka hipokrizi.<\/p>\n<p>Besohet se gjat\u00eb agj\u00ebrimit njeriu merr disa nga cil\u00ebsit\u00eb e Zotit, nuk ha, nuk pi dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr to. Kur agj\u00ebrojn\u00eb, besimtar\u00ebt e din\u00eb se po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb Zotit dhe se ai i shp\u00ebrblen ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ngr\u00ebnia dhe pirja lejohen gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Libri i Shenjt\u00eb Kurani thot\u00eb se Ramazani ka kat\u00ebr dimensione \u2013 shpirt\u00ebrore, morale, solidare dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Nga agj\u00ebrimi jan\u00eb liruar f\u00ebmij\u00ebt, shtatz\u00ebnat, n\u00ebnat me foshnja n\u00eb gji dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt. Dit\u00ebt e Ramazanit jan\u00eb gjithashtu specifike n\u00eb at\u00eb q\u00eb xhamit\u00eb jan\u00eb plot gjat\u00eb t\u00eb pes\u00eb namazeve (faljeve), megjith\u00ebse ato mund t\u00eb falen edhe n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Agj\u00ebrimi nj\u00ebmujor nuk i liron besimtar\u00ebt nga obligimet dhe pun\u00ebt e rregullta, por u lejohet t\u2019u p\u00ebrshtaten detyrimeve fetare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb net\u00ebve t\u00eb Ramazanit, tubimet familjare jan\u00eb t\u00eb shpeshta dhe tryezat jan\u00eb plot me ushqime t\u00eb ndryshme nga kuzhina tradicionale myslimane.<\/p>\n<p>Pas agj\u00ebrimit 30-ditor t\u00eb Ramazanit, fillon Fit\u00ebr Bajrami treditor, i cili konsiderohet nj\u00eb fest\u00eb e madhe n\u00eb Islam. K\u00ebto jan\u00eb dit\u00ebt kur besimtar\u00ebt, t\u00eb k\u00ebnaqur me detyrimet e p\u00ebrmbushura ndaj Zotit, u kthehen jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.\/TELEGRAFI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramazani \u00ebsht\u00eb muaji i dashuris\u00eb dhe i solidaritetit islam. Ramazani \u00ebsht\u00eb muaji i frym\u00ebzimit p\u00ebr vepra t\u00eb mira dhe i shp\u00ebrblimit t\u00eb sakrific\u00ebs e durimit; muaji i n\u00ebnt\u00eb i kalendarit mysliman t\u00eb hixhrit, i cili llogaritet sipas H\u00ebn\u00ebs dhe jo sipas Diellit. Agj\u00ebrimi i Ramazanit fillon \u00e7do vit 10 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ose, gjat\u00eb vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":625214,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-625210","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/625210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=625210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/625210\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/625214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=625210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=625210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=625210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}