{"id":627476,"date":"2022-04-19T09:30:42","date_gmt":"2022-04-19T07:30:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=627476"},"modified":"2022-04-19T09:58:55","modified_gmt":"2022-04-19T07:58:55","slug":"qytetaret-kerkojne-tu-lejohet-terheqja-e-parave-nga-trusti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/qytetaret-kerkojne-tu-lejohet-terheqja-e-parave-nga-trusti\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u lejohet t\u00ebrheqja e parave nga Trusti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar hapur se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb parave nga Trusti, duke th\u00ebn\u00eb se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Kurtit njoh\u00ebsi i ekonomis\u00eb, Erton Bega po e konsideron \u201ct\u00eb men\u00e7ur\u201d, pasi sipas tij, do t\u00eb kishte pasoja n\u00eb gjeneratat e ardhshme e do t\u00eb d\u00ebmtohej edhe pleq\u00ebria e personave kontributpagues.<\/p>\n<p>Bega thot\u00eb po t\u00eb lejohej t\u00ebrheqja e mjeteve do t\u00eb kishte nj\u00eb kund\u00ebr efekt e do t\u00eb pasonte me ngritje t\u00eb \u00e7mimeve edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u201cT\u00ebrheqja e Fondeve Pensionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kur ekonomia po ballafaqohet me ngritje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve do t\u00eb kishte kund\u00ebr efekt n\u00eb ekonomi, pasi q\u00eb do t\u00eb ndikonte n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve edhe m\u00eb tej. Prandaj komenti i Kryeministrit mund t\u00eb vler\u00ebsohet si nj\u00eb koment i duhur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb duhur pasi q\u00eb jan\u00eb dy situata t\u00eb ndryshme n\u00ebse krahasohet momenti i tanish\u00ebm q\u00eb propozohet t\u00ebrheqja nga trusti dhe momenti kur u propozua n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb kishim munges\u00eb t\u00eb qarkullimit paras\u00eb n\u00eb treg dhe duhet t\u00eb mbulohej kjo hap\u00ebsir\u00eb duke shtuar para dhe u gjet nj\u00eb form\u00eb p\u00ebrmes trustit. Sot t\u00eb veprohet nj\u00ebjt\u00eb kur rrethanat jan\u00eb t\u00eb ndryshme edhe efekti do t\u00eb jet\u00eb i kund\u00ebrt. Do t\u00eb ishte vendim i men\u00e7ur q\u00eb t\u00eb mos prekeshin kursimet pensionale t\u00eb qytetar\u00ebve sepse kjo do t\u00eb shkaktonte pasoja p\u00ebr gjenerata t\u00eb ardhshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb d\u00ebmtonte pleq\u00ebrin\u00eb e personave kontribut pagues n\u00eb trust pensional\u201d, tha Bega.<\/p>\n<p>Kurse ish-dekani i Fakultetit Ekonomik, Musa Limani, thot\u00eb se Qeveria duhet ta lejoj\u00eb shfryt\u00ebzimin e nj\u00eb sasie t\u00eb hollash nga Trusti.<\/p>\n<p>Sipas tij, mjetet e Trustit nuk jan\u00eb fond i p\u00ebrbashk\u00ebt por jan\u00eb kursime individuale, prandaj askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb e po ashtu edhe Qeveria q\u00eb t\u2019i ndaloj\u00eb kursimtar\u00ebt q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb mjetet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb krize.<\/p>\n<p>\u201cVendimet q\u00eb i merr Qeveria jan\u00eb vendime t\u00eb pavarura dhe jan\u00eb n\u00eb kompetencat e tyre prandaj Qeveria merr vendim si t\u2019a shohin t\u00eb arsyeshme pavar\u00ebsisht prej reagimeve t\u00eb personave ose strukturave t\u00eb ndryshme. Duke marr parasysh nivelin e lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve dhe t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb t\u00eb ardhurave un\u00eb mendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim jo i mir\u00eb, nuk p\u00ebrkon me \u00e7\u00ebshtjen sociale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet popullata e Kosov\u00ebs, normalisht nuk i p\u00ebrgjigjet situat\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb sociale dhe ekonomike me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohet popullata\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them se mjetet e trustit nuk jan\u00eb fond i p\u00ebrbashk\u00ebt por jan\u00eb kursime individuale, prandaj mendoj se si nga aspekti ekonomik ashtu moral dhe social nuk ka askush t\u00eb drejt\u00eb e po ashtu edhe Qeveria q\u00eb t\u2019i ndaloj\u00eb kursimtar\u00ebt q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb mjetet e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb krize. Qeveria me marrjen e k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jap sqarime dhe normalisht te gjej nj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit momental\u201d.<\/p>\n<p>Edhe qytetar\u00ebt kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00ebrheqjen e mjeteve nga Trusti. Edis Pllana, p\u00ebr EO tha se duhet t\u00eb t\u00ebrhiqen parat\u00eb nga Trusti p\u00ebr t\u2019iu ndihmuar qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam pensionist qe 2-3 vite, disa ekonomist\u00eb profesor t\u00eb ekonomis\u00eb e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme me t\u00ebrheqje, po populli ka nevoj\u00eb. Besoj q\u00eb duhet me i t\u00ebrheq, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me t\u00ebrheq me i ndihmu se kriz\u00eb e madhe. Kan\u00eb shkuar artikujt ushqimor n\u00eb rritje me rroga 200 euro e 250 euro, pension 200 euro kjo \u00ebsht\u00eb tmerr\u201d.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb qytetar tjet\u00ebr thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb krize popullit i duhen parat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb me heq 30% e Trustit. Po ju vyen popullit parat\u00eb, kriz\u00eb ekonomike \u00ebsht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kurse Dalip Beiqi e konsideron t\u00eb padrejt\u00eb t\u00ebrheqjen e parave nga Trusti, pasi sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb pasi dikush mundet t\u00eb p\u00ebrfitoj e dikush tjet\u00ebr jo.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb edhe me i t\u00ebrheq, dikush q\u00eb nuk ka trust \u00e7ka me b\u00eb ata. Ata po deshka me u var\u00eb prej trustit. Ka shum\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb trust. Dikush me p\u00ebrfitu e dikush jo, jo\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi t\u00eb k\u00ebnaqur, me ngrit pak jo nuk ka b\u00eb mir\u00eb, me b\u00eb 200 jo mir\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, ne jemi t\u00eb pak\u00ebnaqur. Trusti deri tash 22 vite nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq, tani duhet me u t\u00ebrheq, trusti le t\u00eb rrin aty ku \u00ebsht\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar hapur se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb parave nga Trusti, duke th\u00ebn\u00eb se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Kurtit njoh\u00ebsi i ekonomis\u00eb, Erton Bega po e konsideron \u201ct\u00eb men\u00e7ur\u201d, pasi sipas tij, do t\u00eb kishte pasoja n\u00eb gjeneratat e ardhshme e do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":614117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-627476","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/627476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=627476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/627476\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/614117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=627476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=627476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=627476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}