{"id":631823,"date":"2022-04-26T15:25:21","date_gmt":"2022-04-26T13:25:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=631823"},"modified":"2022-04-26T15:25:21","modified_gmt":"2022-04-26T13:25:21","slug":"gjyqi-per-fajde-afrim-muciqi-jep-deshmine-e-tij-para-gjykates-seanca-mbyllet-per-publikun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/gjyqi-per-fajde-afrim-muciqi-jep-deshmine-e-tij-para-gjykates-seanca-mbyllet-per-publikun\/","title":{"rendered":"Gjyqi p\u00ebr fajde, Afrim Mu\u00e7iqi jep d\u00ebshmin\u00eb e tij para gjykat\u00ebs, seanca mbyllet p\u00ebr publikun"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00cbsht\u00eb mbyllur p\u00ebr publikun deklarimi i t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit, Afrim Mu\u00e7iqi, n\u00eb gjykimin ndaj Dalip Brahimit, Lulzim Berish\u00ebs, Ismet Salihut, Bujar G\u00ebrbeshit dhe Rrahim Brahimit, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, fajde dhe vepra tjera penale.<\/strong><\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se t\u00eb akuzuarit, duke e shfryt\u00ebzuar gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve, iu kishin dh\u00ebn\u00eb para me fajde, t\u00eb cil\u00ebt ishin detyruar q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kamat\u00ebs t\u00eb paguajn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat tejkalojn\u00eb shuma milion\u00ebshe, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs, kryetarja e trupit gjykues, gjykat\u00ebsja Shadije G\u00ebrguri, deklaroi se gjykata ka pranuar nj\u00eb parashtres\u00eb nga d\u00ebshmitari Afrim Mu\u00e7iqi, m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i nj\u00ebjti ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohet publiku gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsja G\u00ebrguri shtoi se pas vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, trupi gjykues ka marr\u00eb aktvendim me t\u00eb cilin ka mbyllur p\u00ebr publikun shqyrtimin gjyq\u00ebsor, n\u00eb pjes\u00ebn ku do t\u00eb d\u00ebgjohet i d\u00ebmtuari Mu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebr bixhoz t\u00eb paligjsh\u00ebm jan\u00eb akuzuar edhe Ismet Salihu e Alban Geci, por ata jan\u00eb d\u00ebnuar me nga gjasht\u00eb muaj burgim, pasi e kan\u00eb pranuar faj\u00ebsin\u00eb. T\u00eb akuzuarit Alban Geci, n\u00eb d\u00ebnimin e shqiptuar i \u00ebsht\u00eb llogaritur edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e d\u00ebnimit i \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me 3 mij\u00eb euro gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur m\u00eb 8 maj 2019, t\u00eb akuzuarit Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar G\u00ebrbeshi, nga data e pav\u00ebrtetuar e deri m\u00eb 20 dhjetor 2018 n\u00eb Prishtin\u00eb, duke e shfryt\u00ebzuar gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb financiare u kishin dh\u00ebn\u00eb para me fajde t\u00eb d\u00ebmtuarve Bejtush Zhugolli, Skender Blakqori dhe Besim Beqiri.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se i d\u00ebmtuari Bejtush Zhugolli, n\u00eb gusht 2008, shkurt dhe korrik 2010, nga i akuzuari Dalip Ibrahimi kishte marr\u00eb gjithsej shum\u00ebn prej 165 mij\u00eb e 914 euro, kurse i d\u00ebmtuari Zhugolli i kishte kthyer p\u00ebrmes transaksioneve bankare 599 mij\u00eb euro, kurse p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mbetur borxh i akuzuari Dalip Brahimi ia kishte marr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve Bejtush dhe Ilmi Zhugolli nj\u00eb lokal me \u00e7mim 167 mij\u00eb euro, tre banesa n\u00eb vler\u00eb prej 146 mij\u00eb e 805 euro, nj\u00eb vetur\u00eb \u201cMercedes\u201d, e cila pasuri q\u00eb i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Bejtush Zhugolli, tejkalon shum\u00eb prej nj\u00eb milion euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, thuhet se i akuzuari Dalip Brahimi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbulonte k\u00ebt\u00eb diferenc\u00eb kaq t\u00eb madhe t\u00eb parave, s\u00eb bashku me t\u00eb d\u00ebmtuarin Bejtush Zhugolli kishin n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb te noteri, kinse i akuzuari Dalip Brahimi i shiste t\u00eb d\u00ebmtuarit Zhugolli nj\u00eb parcel\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej 1,001,200.00 euro, edhe pse k\u00ebt\u00eb pron\u00eb i akuzuari e kishte bler\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb akuzuarit para n\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme me p\u00ebrqindje prej 5-15% i kishin dh\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb d\u00ebmtuarit Sk\u00ebnder Blakqori dhe n\u00eb momentin kur ai nuk kishte arritur t\u00eb kthej\u00eb kamat\u00ebn, i akuzuari Dalip Brahimi p\u00ebrmes t\u00eb d\u00ebmtuarit Bejtush Zhugolli dhe nj\u00eb personi me emrin Ekrem Leci, e kishin detyruar Blakqorin q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shitblerjen e banes\u00ebs n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 161.81 metra katror dhe t\u00eb nj\u00ebjtat para q\u00eb i d\u00ebmtuari Blakqori i kishte marr\u00eb nga shitja e banes\u00ebs, e kishin detyruar q\u00eb t\u2019ua paguaj\u00eb \u201cborxhet\u201d atyre.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se kjo patundshm\u00ebri ishte regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Dalip Brahimit, nd\u00ebrsa i d\u00ebmtuari Blakqori gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 2010-2019, kishte marr\u00eb para me fajde nga i akuzuari G\u00ebrbeshi, i cili p\u00ebrve\u00e7 parave q\u00eb i kishte marr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fajdes\u00eb, ia kishte marr\u00eb edhe nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb lagjen \u201cMati 1\u201d, n\u00eb sip\u00ebrfaqe 86.16 m2.<\/p>\n<p>I d\u00ebmtuari Jakup Blakqori, sipas aktakuz\u00ebs, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010 kishte kontaktuar me v\u00ebllan\u00eb e tij Sk\u00ebnderin, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb se i akuzuari Bujar G\u00ebrbeshi do t\u2019i sjell 15 mij\u00eb euro me q\u00ebllim t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb dogan\u00ebs p\u00ebr qeramikat q\u00eb i kishin importuar dhe me t\u00eb arritur i akuzuari G\u00ebrbeshi tek i d\u00ebmtuari Jakup Blakqori, i kishte th\u00ebn\u00eb se 8 mij\u00eb e 100 euro do t\u2019i ndal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kamat\u00ebs s\u00eb borxhit t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Sk\u00ebnderit, kurse 6 mij\u00eb e 900 euro mund t\u2019i marr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, si\u00e7 thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb, i d\u00ebmtuari Jakup Blakqori i kishte marr\u00eb shum\u00ebn prej 6 mij\u00eb e 900 euro dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb kishte paguar 10 mij\u00eb e 500 euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kamat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i d\u00ebmtuari Besim Beqiri kishte marr\u00eb para me fajde nga i akuzuari G\u00ebrbeshi, i cili e kishte detyruar Beqirin me t\u00eb bijt\u00eb e tij q\u00eb t\u00eb paguanin kamat\u00ebn e kontraktuar n\u00eb shum\u00eb prej 4 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>PSRK-ja t\u00eb akuzuarit Dalip Brahimi, Ismet Salihu dhe Bujar G\u00ebrbeshi po i ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201cFajde\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, t\u00eb nj\u00ebjtit po ngarkohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje dhe me t\u00eb akuzuarin Dalip Brahimi n\u00eb krye, kishin marr\u00eb dhe kishin negociuar p\u00ebr vete shum\u00ebn duksh\u00ebm joproporcionale t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sh\u00ebrbimit p\u00ebr personin tjet\u00ebr, duke e shfryt\u00ebzuar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve Bejtush Zhugolli, Skender dhe Jakup Blakqori.<\/p>\n<p>PSRK t\u00eb nj\u00ebjtit po i ngarkon edhe me vepr\u00ebn penale \u201cKrim i organizuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari G\u00ebrbeshi thuhet se gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore janar 2017, e deri m\u00eb 20 dhjetor 2018, i kishte dh\u00ebn\u00eb para me fajde t\u00eb d\u00ebmtuarit Afrim Mu\u00e7iqit, n\u00eb shum\u00eb rreth 10 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa i d\u00ebmtuari Mu\u00e7iqi ishte detyruar q\u00eb atij t\u2019ia kthej\u00eb shum\u00ebn prej 10-30% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kamat\u00ebs.<\/p>\n<p>G\u00ebrbeshin prokuroria po e ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201cFajde\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, i akuzuari Dalip Brahimi, m\u00eb 6 shtator 2015 n\u00eb Prishtin\u00eb, e kishte goditur n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit t\u00eb d\u00ebmtuarin Skender Blakqori, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, ku i d\u00ebmtuari Blakqori kishte shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb akuzuarit Brahimi q\u00eb t\u2019ia k\u00ebrkoj\u00eb lirimin e banes\u00ebs, por ai e kishte kanosur r\u00ebnd\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarin me fjal\u00ebt \u201cTa rujt Zoti djalin\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria t\u00eb akuzuarin Dalip Brahimi, po e ngarkon edhe me vepr\u00ebn penale \u201cDetyrim\u201d nga neni 340, paragrafi 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit Alban Geci dhe Ismet Salihu, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore t\u00eb pav\u00ebrtetuar e deri m\u00eb 20 dhjetor 2018, akuzohen se n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb lokalin e tyre kishin organizuar loj\u00ebra t\u00eb fatit pa lejen e organit kompetent shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Prokuroria t\u00eb akuzuarit Geci dhe Salihu po i ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201cOrganizimi i skemave piramidale dhe bixhozit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, sipas nenin 300, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, Rrahim Brahimi akuzohet se gjat\u00eb periudh\u00ebs janar 2017 e deri m\u00eb 20 dhjetor 2018, e kishte ndihmuar baban\u00eb e tij, t\u00eb akuzuari Dalip Brahimin q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit t\u2019i sjell\u00eb dobi pasurore.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se ai kishte kontaktuar dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuar m\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarin Gentrit Beqiri, n\u00eb lidhje me borxhin q\u00eb babai i tij, Besim Beqiri ia kishte t\u00eb akuzuarit Dalip Brahimi, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb i nj\u00ebjti t\u2019i p\u00ebrmbahet obligimeve q\u00eb kishte ndaj t\u00eb babait t\u00eb tij, Dalip Brahimit.<\/p>\n<p>PSRK edhe t\u00eb akuzuarin Rrahim Brahimi po e ngarkon me vepr\u00ebn penale \u201cFajde\u201d, nga neni 343 lidhur me nenin 33 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>I akuzuari Lulzim Berisha, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore janar 2017, e deri m\u00eb 20 dhjetor 2018, akuzohet se e kishte ndihmuar t\u00eb akuzuarin G\u00ebrbeshi q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit t\u2019i sjell\u00eb dobi pasurore, duke kontaktuar dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuar me t\u00eb d\u00ebmtuarin Afrim Mu\u00e7iqi, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb i nj\u00ebjti t\u2019i p\u00ebrmbahet obligimeve q\u00eb kishte ndaj t\u00eb akuzuarit G\u00ebrbeshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, i akuzuari Berisha po ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201cFajde\u201d, nga neni 343 lidhur me nenin 33 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb mbyllur p\u00ebr publikun deklarimi i t\u00eb d\u00ebmtuarit n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb d\u00ebshmitarit, Afrim Mu\u00e7iqi, n\u00eb gjykimin ndaj Dalip Brahimit, Lulzim Berish\u00ebs, Ismet Salihut, Bujar G\u00ebrbeshit dhe Rrahim Brahimit, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, fajde dhe vepra tjera penale. Aktakuza thot\u00eb se t\u00eb akuzuarit, duke e shfryt\u00ebzuar gjendjen e v\u00ebshtir\u00eb financiare t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":392294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-631823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/631823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=631823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/631823\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/392294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=631823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=631823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=631823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}