{"id":632999,"date":"2022-04-28T20:22:40","date_gmt":"2022-04-28T18:22:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=632999"},"modified":"2022-04-28T20:27:01","modified_gmt":"2022-04-28T18:27:01","slug":"deputetja-statovci-te-zbardhet-rasti-martin-berishajt-raportet-osmani-kurti-jane-te-palekundura-lista-guxo-po-shtrihet-cdo-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/deputetja-statovci-te-zbardhet-rasti-martin-berishajt-raportet-osmani-kurti-jane-te-palekundura-lista-guxo-po-shtrihet-cdo-dite\/","title":{"rendered":"Deputetja Statovci: T\u00eb zbardhet rasti i Martin Berishajt, raportet Osmani-Kurti jan\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundura, Lista Guxo po shtrihet \u00e7do dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><b>Nj\u00eb t\u00ebrheqje tjet\u00ebr e Trustit nuk i ndihmon qytetar\u00ebt. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vende t\u00eb reja pune. N\u00eb 4 mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti i kemi mbi 150 milion\u00eb euro t\u00eb hyra shtes\u00eb q\u00eb tejkalojn\u00eb buxhetin p\u00ebr vitin 2022. Raportet Osmani-Kurti dhe G\u00ebrvalla-Kurti jan\u00eb konsistente, t\u00eb nd\u00ebrtuara me vite, me shum\u00eb beteja politike. K\u00ebta t\u00eb tre e kan\u00eb kthyer dinjitetin n\u00eb institucionet q\u00eb i drejtojn\u00eb. Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 20 vjet, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vit qeverisje \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb sovraniteti n\u00eb veri. Krejt k\u00ebto i thot\u00eb deputetja Jeta Statovci n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net.<\/b><\/p>\n<p>Deputetja e List\u00ebs Guxo, pjes\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosjen, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ka folur edhe p\u00ebr planet e partis\u00eb q\u00eb aktualisht drejtohet nga Donika G\u00ebrvalla, p\u00ebr procesin e shtirjes s\u00eb k\u00ebtij subjekti politik dhe n\u00ebse ajo dhe deputet\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie planifikojn\u00eb t\u00eb ndahen nga grupi parlamentar i partis\u00eb s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se afera e ambasadorit Martin Berishaj duhet t\u00eb zbardhet, por ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos paragjykohet rasti. &#8220;Republika e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs, dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse duhet zbardhur secilin rast, pa paragjykuar tutje&#8221;, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Krisjet mes shefave t\u00eb shtetit i quan dezinformata. Jep edhe vler\u00ebsimin e saj, natyrisht pozitiv, p\u00ebr nj\u00eb vit e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb Qeverisjes s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>&#8220;Sfida m\u00eb e madhe do jet\u00eb forcimi i sundimit t\u00eb ligjit, andaj t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne kemi insistuar dhe do insistojm\u00eb p\u00ebr Vettingun&#8221;, thekson ajo.<\/p>\n<p><em><strong>Lexojeni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me deputeten e List\u00ebs Guxo (GP i LVV-s\u00eb) Jeta Statovci, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>REPORTERI.net:<\/em> Jeni n\u00eb mandatin e par\u00eb si deputete, si i keni par\u00eb zhvillimet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi q\u00eb ndodhin brenda Kuvendit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta Statovci:<\/strong> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jam p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend dhe p\u00ebrvoja \u00ebsht\u00eb interesante. P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgatitjes profesionale nga debatet q\u00eb ndodhin n\u00eb komisione e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb seanca jan\u00eb m\u00ebsim shtes\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr aktualitetin por gjith\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb sa i p\u00ebrket zhvillimeve n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>REPORTERI.net:<\/em> Ju dhe koleg\u00ebt nga Lista Guxo jeni pro apo kund\u00ebr t\u00ebrheqjes s\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb parave nga Trusti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta Statovci:<\/strong> Jemi deklaruar si Grup Parlamentar se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Q\u00ebndrimi i grupit parlamentar ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb vitin 2020 n\u00eb koh\u00ebn kur grupi ishte ne opozit\u00eb, dhe kur u b\u00eb e mundur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhej n\u00eb Trust.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se shteti duhet t\u2019i ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet rishp\u00ebrndarjes, n\u00ebp\u00ebrmjet rritjes s\u00eb pun\u00ebsimit, rritjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr ata n\u00eb skema sociale, f\u00ebmij\u00ebve, grave dhe t\u00eb rinjve, si dhe fermer\u00ebve e nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb mesme. Si mas\u00eb, t\u00ebrheqja e 30% s\u00eb Trustit nuk i ndihmon ata me t\u00eb ardhura t\u00eb vogla apo kategorit\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, pasi vet\u00eb p\u00ebrqindja e fondit pensional t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb e ul\u00ebt. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr qytetar\u00ebt me mbi 100 milion\u00eb euro, kan\u00eb p\u00ebrfituar mbi 800 mij\u00eb qytetare \u2013 pra duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr sa sa ata q\u00eb do p\u00ebrfitonin p\u00ebrmes mas\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kemi rritje ekonomike p\u00ebr 10.35%, por FMN pohoi se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb 10 vitet e fundit. Sipas jush, cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb dezinformim sepse deklarata e Kryeministrit Kurti ka qen\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e vitit 2021 q\u00eb ka qen\u00eb 10.35 dhe k\u00ebt\u00eb rritje nuk e kemi theksuar vet\u00ebm ne, por edhe Banka Qendrore e Banka Bot\u00ebrore e institucione t\u00eb tjera. Ajo \u00e7ka dim\u00eb p\u00ebr vitin 2022 \u00ebsht\u00eb se vet\u00ebm n\u00eb 4 mujorin e par\u00eb i kemi 150 milion\u00eb shtes\u00eb t\u00eb hyra q\u00eb tejkalojn\u00eb buxhetin p\u00ebr vitin 2022 q\u00eb \u00ebsht\u00eb indikacion i qart\u00eb i nj\u00eb ecje tejet t\u00eb mbar\u00eb sa i p\u00ebrket t\u00eb hyrave. N\u00ebse kemi arritur q\u00eb t\u00eb kemi 150 milion\u00eb shtes\u00eb t\u00eb hyra n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit, n\u00eb koh\u00ebn kur kemi luft\u00eb n\u00eb dyert e Evrop\u00ebs mes dy gjigant\u00ebve t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb dhe bujq\u00ebsis\u00eb, tregon se po b\u00ebhet maksimumi q\u00eb t\u00eb mbrohet ekonomia e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-633004\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346.jpg\" alt=\"\" width=\"852\" height=\"568\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346.jpg 852w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-24346-630x420.jpg 630w\" sizes=\"(max-width: 852px) 100vw, 852px\" \/><\/p>\n<p><b>Media t\u00eb caktuara, koh\u00eb pas kohe, kan\u00eb raportuar p\u00ebr p\u00ebrplasje mes presidentes Osmani e G\u00ebrvall\u00ebs me Kryeministrin Kurti. Ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Si jan\u00eb raportet mes tyre?<\/b><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dezinformat\u00eb, dhe m\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnvizoj nj\u00eb gj\u00eb, raportet e nd\u00ebrtuara mes k\u00ebtyre tri figurave q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje masive elektorale, jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara me vite, me shum\u00eb beteja politike; dua t\u00eb fokusohem sidomos te konsistenca jon\u00eb politike e cila \u00ebsht\u00eb baza e k\u00ebtyre raporteve. K\u00ebto raporte jan\u00eb parimore, andaj jan\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb fuqishme dhe garantojn\u00eb rrjedh\u00ebn institucionale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme, Donika G\u00ebrvalla jo pak jan\u00eb kritikuar nga partit\u00eb opozitare. Si keni par\u00eb ju k\u00ebto kritika, dhe personalisht \u00e7far\u00eb note i jepni pun\u00ebs s\u00eb tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Po nuk \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb tem\u00eb ku jemi lavd\u00ebruar nga opozita, dhe natyrsh\u00ebm nuk do t\u00eb mund t\u00eb lavdohemi nga ta. Pra, kemi par\u00eb q\u00eb ka shkuar deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb irracionaliteti opozitar saq\u00eb mbahen tubime e jepen deklarata n\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb edhe vet Fondit t\u00eb Siguris\u00eb. Mbase disa po e shohin k\u00ebt\u00eb fond si\u00e7 i kan\u00eb par\u00eb ata dikur fondet, dhe n\u00ebse nisen nga ajo logjik\u00eb, por gj\u00ebrat kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam jasht\u00ebzakonisht e k\u00ebnaqur me pun\u00ebt edhe t\u00eb Presidentes Osmani dhe t\u00eb ministres G\u00ebrvalla. Edhe n\u00eb Presidenc\u00eb, por edhe n\u00eb Ministri t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme \u00ebsht\u00eb kthyer dinjiteti dhe integriteti n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin ton\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme prej t\u00eb cilave ka nd\u00ebrruar m\u00eb pas edhe vet imazhi yn\u00eb si shtet e si vend. Kosova \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vend t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb drejt\u00eb e me integritet q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju jeni pjes\u00eb e partis\u00eb Lista Guxo ku jav\u00eb m\u00eb par\u00eb zyrtarisht kryetare u zgjodh Donika G\u00ebrvalla. Sa po arrini t\u00eb shtrini aktivitetin n\u00eb fshatrat dhe qytetet e vendit?<\/strong><\/p>\n<p>Personi i dyt\u00eb m\u00eb i votuar n\u00eb List\u00ebn Guxo ka qen\u00eb znj. Donika G\u00ebrvalla dhe ka qen\u00eb e vullnetshme mes ne, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ajo u zgjodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pra Lista pretendon t\u00eb nd\u00ebrtoj standarde t\u00eb fuqishme demokratike. N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes ton\u00eb, jemi p\u00ebrballur me fenomene akoma m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme se q\u00eb i kemi menduar. Pra aq shum\u00eb pun\u00eb kemi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb funksionim t\u00eb mir\u00eb dhe jasht\u00eb inateve politike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, saq\u00eb prioritet u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pun\u00ebve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shtrirja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i leht\u00eb, sepse n\u00eb proceset e shtrirjes politike \u00e7\u00ebshtjet teknike, organizative e logjistike jan\u00eb dyt\u00ebsore n\u00eb raport me nevoj\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe besim qytetar, k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit e g\u00ebzojm\u00eb n\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, andaj shtrirja jon\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb. Jemi n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb faze t\u00eb re shtrirje, dhe kjo faz\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong>Si po ec bashk\u00ebpunimi mes List\u00ebs Guxo dhe L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje? A synoni t\u00eb formoni Grup Parlamentar t\u00eb juajin?<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb interesim p\u00ebr k\u00ebto dy tema, dhe besoj q\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nga to i dhash\u00eb ca p\u00ebrgjigje, ndon\u00ebse mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris se ky bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb garanca p\u00ebr vazhdimin e ndryshimeve n\u00eb Kosov\u00eb, pra n\u00ebse standardi i vjet\u00ebr politik \u00ebsht\u00eb bukur mir\u00eb i unifikuar, kjo p\u00ebrcakton edhe m\u00eb fuqish\u00ebm unifikimin e standardit t\u00eb ri politik q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket Grupit Parlamentar, kjo \u00e7\u00ebshtje nuk paraqet tep\u00ebr esenc\u00eb. Pra n\u00ebse Grupi formohet, kjo do jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb fuqizuar akoma m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunimin ton\u00eb, kushdo q\u00eb e kupton ndryshe, gabon.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-633002\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"920\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242.jpg 1600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-300x173.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-1024x589.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-768x442.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-1536x883.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-696x400.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-1392x800.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-1068x614.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-730x420.jpg 730w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/jeta-statovci-1242-1461x840.jpg 1461w\" sizes=\"(max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/p>\n<p><strong>A duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje ambasadori Martin Berishaj pas raportimeve p\u00ebr dyshime n\u00eb p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb financiare n\u00eb Slloveni?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi par\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb lajmeve q\u00eb n\u00eb fakt nuk kan\u00eb ndihmuar n\u00eb kthjellimin e situat\u00ebs por mjegullimin e saj. P\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore n\u00eb Slloveni nuk kemi nevoj\u00eb t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb gjyqin askujt. N\u00ebse institucionet relevante vler\u00ebsojn\u00eb ndryshe, ne i besojm\u00eb plot\u00ebsisht institucioneve, por njer\u00ebzit duhet ta kuptojn\u00eb se po jetojm\u00eb edhe n\u00eb bot\u00ebn e lajmeve t\u00eb rreme, dhe pik\u00ebrisht k\u00ebto lloj lajme kan\u00eb d\u00ebmtuar reputacionin edhe t\u00eb medieve t\u00eb mira. E kujtojm\u00eb faktin qe informacioni ishte prezantuar nga media t\u00eb kontestuara dhe nga Financial Times.<\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb e s\u00eb drejt\u00ebs, dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse duhet zbardhur secilin rast, pa paragjykuar tutje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 1-vje\u00e7are t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti?<\/strong><\/p>\n<p>Qeverisja Kurti ashtu si\u00e7 ka marr\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen qytetare p\u00ebrve\u00e7 rezultateve konkrete tregon edhe disa gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb vendin ton\u00eb: se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb qeveriset me duar t\u00eb pastra, se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb qeveriset pa skandale dhe se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ndiqet krimi e mund t\u00eb mos bashk\u00ebpunohet me t\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vendin ton\u00eb tash kemi qeverisje q\u00eb nuk b\u00ebn koncesione n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs dhe se n\u00eb politik\u00ebn e jashtme p\u00ebrfaq\u00ebson politik\u00ebn e dinjitetshme e me parime. Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 20 vjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb 1 vit qeverisje \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb sovraniteti n\u00eb veri, \u00ebsht\u00eb ndaluar referendumi e po ashtu edhe zgjedhjet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb kthyer afria mes qytetar\u00ebve dhe politikan\u00ebve, jemi duke u rritur n\u00eb \u00e7do sektor p\u00ebrkund\u00ebr shum\u00eb rrjedhave negative q\u00eb po ndodhin.<\/p>\n<p>N\u00eb karakterin ekonomik, jan\u00eb marr\u00eb masa direkte t\u00eb impaktit ekonomik dhe theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb rishp\u00ebrndarjen e t\u00eb hyrave aty ku nevoja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe. Sfida m\u00eb e madhe do jet\u00eb forcimi i sundimit t\u00eb ligjit, andaj t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne kemi insistuar dhe do insistojm\u00eb p\u00ebr Vettingun. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi Nj\u00eb t\u00ebrheqje tjet\u00ebr e Trustit nuk i ndihmon qytetar\u00ebt. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vende t\u00eb reja pune. N\u00eb 4 mujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti i kemi mbi 150 milion\u00eb euro t\u00eb hyra shtes\u00eb q\u00eb tejkalojn\u00eb buxhetin p\u00ebr vitin 2022. Raportet Osmani-Kurti dhe G\u00ebrvalla-Kurti jan\u00eb konsistente, t\u00eb nd\u00ebrtuara me vite, me shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":633001,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-632999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/632999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=632999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/632999\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/633001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=632999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=632999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=632999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}