{"id":635083,"date":"2022-05-03T10:51:06","date_gmt":"2022-05-03T08:51:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=635083"},"modified":"2022-05-03T12:53:29","modified_gmt":"2022-05-03T10:53:29","slug":"sinani-arifi-kryetari-i-pare-ne-presheve-qe-me-kenaqesi-i-pergjigjet-serbise-e-me-neveri-refuzon-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/sinani-arifi-kryetari-i-pare-ne-presheve-qe-me-kenaqesi-i-pergjigjet-serbise-e-me-neveri-refuzon-kosoven\/","title":{"rendered":"Sinani: Arifi, kryetari i par\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb q\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi i p\u00ebrgjigjet Serbis\u00eb e me neveri refuzon Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Fortuna Shkodra Haliti\u00a0<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Ish-kryetarja e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani, ka vler\u00ebsuar se kryetari aktual Shqiprim Arifi, \u00ebsht\u00eb protagonisti q\u00eb shkarkoi at\u00eb nga posti i kryetares, m\u00eb 11 prill 2022. Sinani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ka kritikuar qasjen e tij derisa e ka quajtur \u201cpu\u00e7\u201d. N\u00eb Preshev\u00eb, thot\u00eb ajo, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrabandim mandati kuvendari. Sinani gjat\u00eb bised\u00ebs shton se uniteti lokal shqiptar karshi Beogradit nd\u00ebr vite n\u00eb Preshev\u00eb, u p\u00ebr\u00e7a me hyrjen n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb Shqiprim Arifit.<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryetarja e Preshev\u00ebs foli edhe p\u00ebr takimin me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti. Ka mir\u00ebpritur thirrjet e tij p\u00ebr mos shkarkimin e saj, derisa ka shtuar se Shqiprim Arifi, n\u00eb vazhdim\u00ebsi i ka th\u00ebn\u00eb dhe do t\u2019i thot\u00eb JO Kosov\u00ebs dhe Kurtit, p\u00ebr bashk\u00ebpunim. K\u00ebtu, ajo i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, teksa shton se k\u00ebto vende \u201cnuk duhet ta b\u00ebjn\u00eb me Lugin\u00ebn gabimin q\u00eb e b\u00ebri Sarajeva me Sanxhakun\u201d.<\/p>\n<p>Sinani, e ka p\u00ebrshkruar me pak fjal\u00eb edhe kryetarin Arifi, si nj\u00eb \u201ckryetar i etabluar me pu\u00e7, pa mb\u00ebshtetjen e popullit t\u00eb tij. Nj\u00eb kryetar i vetmuar dhe i izoluar\u201d.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se Shqiprim Arifi \u00ebsht\u00eb kryetari i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Preshev\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrgjigjet me k\u00ebnaq\u00ebsi ftesave t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebrderisa refuzon me neveri ftesat e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Sinani\u00a0 thot\u00eb se Arifi, e ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit n\u00eb krye t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPra, secil\u00ebn her\u00eb q\u00eb gishtat e pushtetit n\u00eb Beograd kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrcaktues se kush do ta qeveris Komun\u00ebn e Preshev\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur Shqiprim Arifi\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong><em>M\u00eb posht\u00eb, mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me ish-kryetaren e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Znj.Sinani, shkarkimi juaj s\u00eb fundi ishte i shpejt\u00eb. Si ka qen\u00eb situata atje para se t\u00eb merrej ky vendim?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kuptohet se qeverisja jon\u00eb ishte produkt i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb shprehur n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb vitit 2021. N\u00eb ato zgjedhje, shumica e zgjedh\u00ebsve votuan q\u00eb ish-partit\u00eb e opozit\u00ebs (PDSH, PVD, LR dhe UDSH) t\u00eb b\u00ebhen pushtet i ri dhe q\u00eb ish-pushteti (APN dhe SNS\/SPS) t\u00eb b\u00ebhet opozit\u00eb e re.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kjo qeverisje legjitime nuk kishte asnj\u00eb problem t\u00eb brendsh\u00ebm deri n\u00eb dit\u00ebn e shkarkimit tim. Madje edhe vet\u00eb ekzekutuesi i shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebsaj bashk\u00ebqeverisje, kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, deklaroi publikisht dit\u00ebn e shkarkimit tim, se nuk kishte asnj\u00eb v\u00ebrejtje ndaj qeverisjes son\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e aq m\u00eb pak ndaj meje personalisht si kryetar e Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sami Salihu \u00ebsht\u00eb mbase rasti i vet\u00ebm i njohur n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit rajonal, ku dikush shp\u00ebrb\u00ebn qeverisjen e tij nga brenda duke u shprehur nj\u00ebkoh\u00ebsisht i k\u00ebnaqur me t\u00eb. Edhe at\u00eb p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb qeverisje ku ka m\u00eb pak pushtet.<\/p>\n<p>E duke i pasur gjithashtu parasysh kund\u00ebrshtimet e shumta t\u00eb votuesve dhe bashk\u00ebpartiak\u00ebve t\u00eb tij, e sidomos thirrjet e Prishtin\u00ebs e Tiran\u00ebs, deri n\u00eb ftes\u00ebn direkte t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos vepruar n\u00eb drejtim t\u00eb shkarkimit, logjiksh\u00ebm parashtrohen pik\u00ebpyetjet p\u00ebr motivet e v\u00ebrteta t\u00eb Sami Salihut. M\u00eb leht\u00eb e ka p\u00ebr t\u2019u fshehur pas argumentit t\u00eb mosunitetit p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, ku ndryshe prej meje, ai ishte edhe protagonist.<\/p>\n<p>Rastet kur asamblist\u00ebt ndryshojn\u00eb ekstremisht kurs dhe p\u00ebrkat\u00ebsi parlamentare brenda mandatit qeveris\u00ebs jan\u00eb shpeshtuar n\u00eb Preshev\u00eb sidomos nga viti 2016. Ligji aktual n\u00eb Serbi, ku kryetari dhe ekzekutivi i Komun\u00ebs zgjidhen nga asamblist\u00ebt i ka dh\u00ebn\u00eb atyre pushtet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebrvoja e deritanishme ka d\u00ebshmuar se jo rrall\u00ebher\u00eb joshen nga qarqet joformale politike dhe financiare.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Pra, thoni se q\u00ebllimsh\u00ebm u b\u00eb shkarkimi juaj nga politikan\u00eb tjer\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb se n\u00eb zgjedhjet e fundit q\u00eb jan\u00eb realizuar n\u00eb territorin e Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, ato parlamentare, vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb para shkarkimit tim, dy protagonist\u00ebt q\u00eb m\u00eb shkarkuan, Sami Salihu dhe Shqiprim Arifi, p\u00ebsuan debak\u00ebl zgjedhor. Humb\u00ebn edhe n\u00eb Komun\u00ebn e Preshev\u00ebs, madje bashk\u00ebrisht si tri parti p\u00ebrball\u00eb partis\u00eb son\u00eb q\u00eb ishte e vetmja me shtrirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, jo vet\u00ebm kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb nj\u00eb rr\u00ebzim pushteti pa zgjedhje t\u00eb reja, t\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb mandatuar nga qytetar\u00ebt, por edhe nga ana e dy humb\u00ebsve t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kjo v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb quhet ndryshe p\u00ebrpos pu\u00e7. Sot n\u00eb Preshev\u00eb kemi realisht nj\u00eb pushtet lokal t\u00eb etabluar nga lart\u00eb me tjet\u00ebrsim t\u00eb vullnetit t\u00eb marr\u00eb nga posht\u00eb. Edhe me kontrabandim mandati kuvendari. Prandaj edhe gjith\u00eb ky mllef ndaj tyre n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve. Prandaj edhe frik\u00ebsohen nga zgjedhjet.<\/p>\n<p>Por, thelbi \u00ebsht\u00eb se shkarkimi im duhet par\u00eb p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pushtetit lokal. Ai ishte pjesa e fundit e nj\u00eb strategjie m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi u qart\u00ebsua n\u00eb ecje e sip\u00ebr. E shpalos\u00ebn vet me veprimet e tyre. Pasi d\u00ebshtuan n\u00eb zgjedhje parlamentare, \u00e7far\u00eb b\u00ebn Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu? Mu v\u00ebrsul\u00ebn mua n\u00eb Komun\u00eb si bashk\u00ebpartiake e Shaip Kamberit, duke e katapultuar Shqiprim Arifin si kryetar Komune.<\/p>\n<p>Pra me v\u00ebrsuljen ndaj Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs pasi d\u00ebshtuan n\u00eb zgjedhje parlamentare,\u00a0 Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu v\u00ebrtetuan se kishin b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb para vet fillimit t\u00eb procesit t\u00eb zgjedhjeve parlamentare. Nj\u00ebri t\u00eb b\u00ebhet deputet n\u00eb vend t\u00eb Shaip Kamberit dhe tjetri kryetar n\u00eb vend timin.<\/p>\n<p>Por q\u00ebllimi nuk ishte vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsim figurash p\u00ebrfaq\u00ebsuese, por eliminim politikash.<\/p>\n<p>Kjo u d\u00ebshmua n\u00eb faz\u00ebn e fundit kur nuk thirr\u00ebn p\u00ebr ta votuar Shaip Kamberin, edhe kur ai mbeti i vetmi kandidat shqiptar q\u00eb kishte shpresa p\u00ebr ta fituar mandatin e deputetit. Sepse duhet eliminuar k\u00ebt\u00eb model politik. Qoft\u00eb edhe me \u00e7mimin q\u00eb parlamenti i Serbis\u00eb t\u00eb mbetej fare pa shqiptar. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu than\u00eb realisht: M\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasin n\u00eb Beograd deputet\u00eb anti-shqiptar\u00eb nga Serbia p\u00ebr Lugin\u00ebn dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, se nj\u00eb deputet shqiptar sipas modelit t\u00eb Shaip Kamberit. Duhej eleminuar k\u00ebt\u00eb model politik. N\u00eb parlament. N\u00eb Komun\u00eb. Kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe kudo q\u00eb mundej.<\/p>\n<p>Pra, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb etablohet nj\u00eb politik\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb eliminohet politika shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb sipas modelit t\u00eb Shaip Kamberit q\u00eb u d\u00ebshmua shumic\u00eb absolute n\u00eb Lugin\u00eb me 10.000 vota dhe t\u00eb vendoset nj\u00eb politik\u00eb shqiptare sipas modelit t\u00eb Shqiprim Arifit q\u00eb u d\u00ebshmua pakic\u00eb absolute me 3000 vota. P\u00ebr ta kuptuar mjafton t\u00eb krahasohen q\u00ebndrimet e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit karshi pushtetit n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa nj\u00eb shqiptari e t\u00ebr\u00eb krenohej me q\u00ebndrimet dinjitoze gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb Shaip Kamberit ndaj pushtetit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb parlament, Shqiprim Arifi \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan shqiptar i Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs q\u00eb votoi p\u00ebr President t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb kritikon ngritjen e tem\u00ebs s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Beograd, q\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria dhe Kosova nuk duhen t\u00eb merren me Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, q\u00eb hesht kur Vulini institucionalizon gjuh\u00ebn e urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve, apo q\u00eb lavd\u00ebrohet publikisht nga pushteti aktual n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Pra, kjo nuk ka shpjegim tjet\u00ebr se po sforcohet nj\u00eb politik\u00eb shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb q\u00eb flet dhe vepron pa dinjitet si Shqiprim Arifi nga karrigia e dhuruar t\u00eb kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, e po luftohet nj\u00eb politik\u00eb shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb q\u00eb flet dhe vepron me dinjitet si Shaip Kamberi midis parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb nga karrigia e fituar prej popullit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu e harruan elementin popull dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebn. Se ky skenar do t\u00eb dukej prej aeroplanit. E sot rezultati i tyre \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb mbetur pakic\u00eb ekstreme. T\u00eb izoluar dhe t\u00eb pad\u00ebshiruar gjithandej. Me makth t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm ballafaqimin me popullin n\u00eb kutit\u00eb e votimit.<\/p>\n<p>Sot, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu, t\u00eb p\u00ebrkohshme kan\u00eb karriget. T\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm kan\u00eb emrat n\u00eb historin\u00eb e atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pushtet n\u00eb Serbi pa p\u00ebrkrahjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Ju keni th\u00ebn\u00eb se do ta p\u00ebrmir\u00ebsoni \u201cdegradimin e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs\u201d. Na thoni pak m\u00eb gjer\u00ebsisht, kush e ka degraduar, dhe sa keni punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Si\u00e7 dihet, pas luft\u00ebs s\u00eb armatosur m\u00eb vitin 2001, n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs filloi nj\u00eb proces i iniciuar dhe p\u00ebrkrahur nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, q\u00eb kishte kryesisht p\u00ebr orientim kryesor integrimin e shqiptar\u00ebve, avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre komb\u00ebtare, si dhe zhvillimin socio-ekonomik.<\/p>\n<p>Pra, presioni ishte i drejtuar ndaj Beogradit, p\u00ebr t\u2019i realizuar k\u00ebto detyrime ndaj t\u00eb cilave ishte zotuar n\u00eb pranin\u00eb e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar, edhe p\u00ebrmes miratimit t\u00eb nj\u00eb Plani dhe Programi qeveritar enkas p\u00ebr Preshev\u00ebn, Bujanocin dhe Medvegj\u00ebn. Ky presion pati ndikuar q\u00eb t\u00eb firmosen n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe dy marr\u00ebveshje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse p\u00ebrgjat\u00eb viteve, Beogradi nuk realizonte detyrimet e tij dhe vazhdonte shtypjen e diskriminimin ndaj shqiptar\u00ebve, sa i p\u00ebrket nivelit lokal, politika shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb qeveriste Preshev\u00ebn, Bujanocin dhe ishte n\u00eb bashk\u00ebqeverisje n\u00eb Medvegj\u00eb, pa ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrcaktues vendimmar\u00ebs nga Beogradi.<\/p>\n<p>U b\u00eb edhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar. Dhe kishim deputet\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Natyrisht se ky p\u00ebrfaq\u00ebsim nuk mjaftonte. Natyrisht se edhe politika lokale shqiptare dhe qeverisjet e tyre lokale kishin t\u00eb metat e tyre. Se duhej m\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsi dhe angazhim. Sado q\u00eb nuk duhet harruar se institucionet q\u00eb qeverisin shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb kompetenca serioze ekzekutive dhe buxhet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Se shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs mbeteshin t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga \u00e7do institucion me pushtet real ekzekutiv dhe me buxhet. Se shqiptar\u00ebt ishin dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga drejt\u00ebsia, ekonomia dhe siguria, si fusha kryesore p\u00ebr liri, zhvillim, mir\u00ebqenie dhe barazi.<\/p>\n<p>Pastaj thelbi i problemit: Kushtetuta aktuale, ligjet n\u00eb fuqi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, modeli administrativo-territorial i brendsh\u00ebm, si dhe klima e thell\u00eb antishqiptare dominuese n\u00eb elitat e tanishme politike dhe publike n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vend se t\u00eb kemi progres ndaj presionit ndaj Beogradit u st\u00ebrkeq brenda shqiptar\u00ebve, sidomos nga viti 2017.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, sado q\u00eb partit\u00eb tradicionale shqiptare kishin rivalitete t\u00eb ashpra midis tyre, ato ishin t\u00eb unifikuara ndaj Beogradit. Ky unitet shprehej edhe me k\u00ebrkesa dhe forume t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Hartuan dhe miratuan disa platforma e deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta politike. Funksionalizuan Kuvendin e Asambleist\u00ebve Shqiptar t\u00eb Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs, si organ i p\u00ebrbashk\u00ebt diskutimi dhe hartimi t\u00eb politikave konsensuale etj.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Kush po e p\u00ebr\u00e7an\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Ky unitet lokal shqiptar karshi Beogradit u p\u00ebr\u00e7a me hyrjen n\u00eb sken\u00eb politike t\u00eb Shqiprim Arifit. Duke u thirrur n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb \u201ckrejt ndryshe\u201d, ai u angazhua hapur dhe z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr si\u00e7 thot\u00eb ai \u201cqasje konstruktive\u201d ndaj Beogradit, duke akuzuar partit\u00eb e deriat\u00ebhershme p\u00ebr munges\u00eb rezultatesh, p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes \u201cjokonstruktive\u201d. Nj\u00eb nga shembujt konkret \u00ebsht\u00eb kritika e tij p\u00ebr politik\u00ebn lokale shqiptare p\u00ebr bojkotin e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, q\u00eb kishte rezultuar pastaj me largimin e gjykat\u00ebs nga Presheva. Ky regjistrim realisht zyrtarizonte zvog\u00eblimin artificial t\u00eb numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb. Sot i nj\u00ebjti Shqiprim Arif p\u00ebrpiqet ta paraqes si rezultat pozitiv ardhjen e gjykat\u00ebsve nga nj\u00eb her\u00eb jav\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procese gjyq\u00ebsore t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Pra e paraqet si t\u00eb arritur, e jo si diskriminim. E drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb kthimi i plot\u00eb i gjykat\u00ebs, jo ardhja e gjykat\u00ebsve nga nj\u00eb her\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 2017, nuk pati m\u00eb kurr\u00eb platforma dhe deklarata t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nga spektri politik shqiptar i Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Nuk u mblodh m\u00eb kurr\u00eb Kuvendi i Asamblist\u00ebve Shqiptar t\u00eb Preshev\u00ebs, Bujanocit dhe Medvegj\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Beteja kryesore politike u zhvendos n\u00eb Kuvende Komunale midis vet shqiptar\u00ebve. Filloi p\u00ebrpjekja p\u00ebr ndryshimin e (dis)kursit politik duke ia ndryshuar rendin e gj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr gjendjen n\u00eb Lugin\u00eb. P\u00ebrderisa partit\u00eb tradicionale shqiptare thonim se p\u00ebrgjegj\u00ebsia renditej si n\u00eb vijim: 1. Beogradi, 2. Politika shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb dhe 3. Tirana e Prishtina; Shqiprim Arifi e rendit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb si n\u00eb vijim: 1. Politika shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb, 2.Tirana e Prishtina. Madje Beogradi fare, as n\u00eb rend t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ndryshimit t\u00eb politik\u00ebs tradicionale dhe t\u00eb establishmentit lokal filloi realisht degradimi i orientimit, organizimit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik shqiptar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse me koh\u00ebn, Shqiprim Arifi e demantoi vet politik\u00ebn e tij. Me gjith\u00eb partneritetin dhe konstruktivitetin e tij ndaj pushtetit n\u00eb Beograd, p\u00ebr pes\u00eb vjet q\u00eb qeverisi me Komun\u00ebn e Preshev\u00ebs, ai nuk zgjidhi asnj\u00eb problem jetik, qoft\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave, qoft\u00eb n\u00eb zhvillimin socio-ekonomik. Shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs ju cunguan edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejtat (ishte ai n\u00eb qeverisje lokale kur filloi realisht pasivizimi i vendbanimeve shqiptare nga ana e Beogradit) dhe ju thellua edhe m\u00eb shum\u00eb papun\u00ebsia e varf\u00ebria. T\u00eb vetmit q\u00eb jetonin m\u00eb mir\u00eb se m\u00eb par\u00eb ishin Shqiprim Arifi dhe rrethi i tij i ngusht\u00eb i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Lugina rrezikoi t\u00eb mbetej fare pa deputet, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb prej kur se marrim pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare.<\/p>\n<p>N\u00eb Medvegj\u00eb, t\u00eb zgjedhurit lokal shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm u p\u00ebrjashtuan nga qeverisja lokale, por edhe po p\u00ebrmbyllet pastrimi etnik i shqiptar\u00ebve, tash edhe me metoda administrative, p\u00ebrmes pasivizimit t\u00eb vendbanimeve .<\/p>\n<p>N\u00eb Preshev\u00eb kemi ndikim direkt t\u00eb partis\u00eb-shtet n\u00eb qeverisjen lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb Bujanoc kemi vazhdimisht p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb me \u00e7do kusht partin\u00eb-shtet si p\u00ebrcaktuese t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb qeverisjen lokale.<\/p>\n<p>Goditet vazhdimisht politika aktuale e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar, q\u00eb po b\u00ebn luft\u00eb juriridike kund\u00ebr institucionalizimit t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi, me nxitjen e Ministrit t\u00eb policis\u00eb, z.Aleksand\u00ebr Vulin.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vend t\u00eb integrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrtej institucioneve komunale dhe zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, dinamika \u00ebsht\u00eb e orientuar drejt eliminimit politik t\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e v\u00ebrteta t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00ebnshtrimit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar dhe marrjen n\u00ebn kontroll t\u00eb qeverisjeve komunale t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Paraprakisht, pat\u00ebt edhe nj\u00eb vizit\u00eb me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurtin, i cili doli haptas kund\u00ebr iniciativ\u00ebs p\u00ebr shkarkimin tuaj. \u00c7far\u00eb biseduat tjet\u00ebr me t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Q\u00eb nga zgjedhja ime kryetare e Komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsues politik dhe qeveritar t\u00eb Tiran\u00ebs e Prishtin\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpeshta. Thellimi i bashk\u00ebpunimit dhe i bashk\u00ebrendimit t\u00eb Preshev\u00ebs me Prishtin\u00ebn dhe Tiran\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00ebllimi im politik. \u00cbsht\u00eb para s\u00eb gjithash bindja dhe besimi im politik.<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe bashk\u00ebrendim me kryeqytetet e bashk\u00ebkomb\u00ebsve \u00ebsht\u00eb vler\u00eb demokratike, praktik\u00eb evropiane dhe nevoj\u00eb komb\u00ebtare. Sidomos kur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e ke Serbin\u00eb e Vu\u00e7iqit, Da\u00e7iqit dhe Vulinit. N\u00eb Serbin\u00eb e sotme autoritare, n\u00ebse politika jote n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs nuk e ngarkon peshoren drejt Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, ajo s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrfundoj gjetiu p\u00ebrpos se te Vu\u00e7iqi, Da\u00e7iqi dhe Vulini.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb mandatim tim m\u00eb pak se nj\u00ebvje\u00e7ar:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Komunat e Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00ebs, si dhe Qeveria e Kosov\u00ebs ndihmuan Preshev\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sanuar d\u00ebmet e v\u00ebrshimeve.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs buxhetoj p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, me nj\u00eb shum\u00eb prej 2 milion euro.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ministria e Kultur\u00ebs e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs financoi p\u00ebrgatitjen teknike t\u00eb projektit t\u00eb ringjalljes s\u00eb \u00c7arshis\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ministria e Infrastruktur\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs filloi p\u00ebrkrahjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb Palestr\u00ebs s\u00eb Sportit n\u00eb Preshev\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb shkolle fillore n\u00eb fshatin Rahovic\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ministrit\u00eb e Kultur\u00ebs, Arsimit etj t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u angazhuan n\u00eb p\u00ebrkrahjen e projekteve t\u00eb ndryshme n\u00eb Preshev\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Komunat e ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe ato shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut filluan procedurat e binjak\u00ebzimit me Preshev\u00ebn, si dhe p\u00ebrpilimin e projekteve p\u00ebr IPA Fondet.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Unionit t\u00eb Bashkive dhe Komunave Shqiptare filluam projekte t\u00eb ndryshme, q\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e barazis\u00eb gjinore e deri t\u00eb ato t\u00eb mjedisit, kultur\u00ebs dhe arsimit.<\/p>\n<p>Prandaj, thirrjen p\u00ebr mos shkarkimin tim nga ana e Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet par\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshmes, para s\u00eb gjithash si veprim kund\u00ebr degradimit t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb. \u00cbsht\u00eb angazhim, si\u00e7 e ka shpjeguar vet z.Kurti, kund\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjeve dhe ndarjeve q\u00eb po i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm mbrojtjes dhe avancimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsues politik shqiptar nga Lugina e Preshev\u00ebs q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen ftesave t\u00eb institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si Shqiprim Arifi n\u00eb vazhdim\u00ebsi, e s\u00eb fundi edhe Sami Salihu. Pavar\u00ebsisht emrave dhe mbiemrave q\u00eb kan\u00eb drejtuar k\u00ebto institucione, ne ju kemi p\u00ebrgjigjur vazhdimisht ftesave t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Realisht ju kemi p\u00ebrgjigjur Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb JO Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jo z.Albin Kurti.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Edhe Kurti ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb mos mb\u00ebshteten tentimet p\u00ebr acarim mes shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb. A mendoni se ka nj\u00eb zgjidhje n\u00eb t\u00eb ardhmen, dhe si?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Pluralizmi i politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00eb demokratike q\u00eb duhet ruajtur, pasuruar dhe zhvilluar. Mir\u00ebpo n\u00eb gjendjen dhe vendin q\u00eb jemi, e sidomos pushtetin qendror q\u00eb kemi, ky pluraliz\u00ebm duhet t\u00eb ket\u00eb para s\u00eb gjithash unitet karshi Beogradit. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet kontribut i Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs zyrtare, se po shihet se aktualisht nuk kemi kapacitete p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb vet n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. P\u00ebrndryshe rrezikohet \u2018sanxhakizimi\u2019 i Lugin\u00ebs, si n\u00eb Novi Pazar, ku pushteti n\u00eb Beograd ndikoi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen rryma t\u00eb ndryshme antagoniste boshnjake me qasje t\u00eb ndryshme karshi tij. Kjo skem\u00eb i sh\u00ebrben edhe sot vet\u00ebm interesave t\u00eb pushtetit n\u00eb Beograd. Nuk ka avancim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb boshnjak\u00ebve dhe nuk ka zhvillim t\u00eb Sanxhakut. Ka pasurim t\u00eb politikan\u00ebve lokal boshnjak q\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb politik\u00eb. Pra, Prishtina dhe Tirana nuk duhet ta b\u00ebjn\u00eb me Lugin\u00ebn gabimin q\u00eb e b\u00ebri Sarajeva me Sanxhakun.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e nevojshme q\u00eb Prishtina dhe Tirana zyrtare, n\u00eb bashk\u00ebrendim me t\u00eb zgjedhurit e Lugin\u00ebs, ta hartojn\u00eb nj\u00eb Plan e Program p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohej me mekanizma t\u00eb brendshme (nd\u00ebr)qeveritare p\u00ebr zbatimin e tyre. Ky Plan dhe Program do t\u00eb duhej t\u2019i p\u00ebrfshinte edhe orientimet kryesore strategjike t\u00eb politik\u00ebs shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb punonte nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe rajonalisht drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb pozit\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs.\u00a0 Qeveria e Serbis\u00eb e ka nga viti 2001 nj\u00eb Plan dhe Program dhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb qeveritar p\u00ebr Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Madje e ka edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn (serb\u00ebt). Nuk ka kuptim t\u00eb mos ta ken\u00eb ende Shqip\u00ebria dhe Kosova m\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shtetet me vlera dhe kapacitete demokratike veprojn\u00eb k\u00ebsisoj n\u00eb raport me pakicat e tyre jasht\u00eb kufijve t\u00eb tyre administrativ. Sikur t\u2019i kishim pasur funksionale k\u00ebto n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, mbase edhe do ta kishim pasur list\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb k\u00ebtij viti, por edhe nuk do t\u00eb ndodhnin disa zhvillime regresive aktuale n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. P\u00ebr shembull, edhe pasivizimin e vendbanimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi do ta trajtonim si \u00e7\u00ebshtje gjith\u00ebkomb\u00ebtare, q\u00eb premton m\u00eb shum\u00eb efikasitet dhe sukses n\u00eb reagim dhe ballafaqim.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net: <\/strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Preshev\u00eb, Bujanoc dhe Medvegj\u00eb, shpesh shprehin shqet\u00ebsime lidhur me mosrespektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre. Sa \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga gjith\u00eb drejtuesit?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Q\u00eb nga fillim vitet e \u201990, politika lokale shqiptare n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u2019i avancuar t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve. Natyrisht se ka pasur l\u00ebshimet e veta. Se edhe ajo meriton kritik\u00eb. Por ka pasur edhe rezultate, sado q\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb Serbin\u00eb e till\u00eb si \u00ebsht\u00eb, sidomos nga vitet \u201990, ta identifikosh politik\u00ebn lokale shqiptare si p\u00ebrgjegj\u00ebsen kryesore p\u00ebr gjendjen e tanishme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb naivitet.<\/p>\n<p>Politika shqiptare e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs ka limitet e veta. Sigurisht se ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb aktive dhe m\u00eb e mir\u00eb, si p\u00ebr nga p\u00ebrmbajtja, ashtu p\u00ebr nga organizimi. Por ne jemi jo vet\u00ebm 1% p\u00ebr nga numri i banor\u00ebve t\u00eb vendit, por edhe t\u00eb zhveshur nga \u00e7do lloj pushteti real. Pastaj jemi n\u00eb nj\u00eb shtet thell\u00ebsisht autoritar e serbomadh si aparat shtet\u00ebror dhe me klim\u00eb t\u00eb thell\u00eb nacionalshoveniste ndaj shqiptar\u00ebve si brenda elitave, ashtu edhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Natyrisht se kjo nuk duhet t\u00eb na zhyt n\u00eb viktimizime q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb pasiv, apo q\u00eb i arsyetojn\u00eb abuzimet dhe politikat e k\u00ebqija lokale. Por as t\u00eb na sjell n\u00eb situat\u00eb q\u00eb mos ta shohim shtetin si p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor, e Beogradin si adres\u00eb t\u00eb shtypjes dhe diskriminimit. E ka koh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrmbytet kjo paradigm\u00eb. Q\u00eb po synohet q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr gjendjen e tanishme t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb ngarkohet ndaj politik\u00ebs lokale shqiptare dhe t\u00eb qeverisjes q\u00eb tyre n\u00eb institucione pa kompetenca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekzekutive dhe pa buxhete t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Si e shihni tash z.Shqiprim Arifi n\u00eb postin e kryetarit?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Kryetar i etabluar me pu\u00e7, pa mb\u00ebshtetjen e popullit t\u00eb tij. Nj\u00eb kryetar i vetmuar dhe i izoluar. Shqiprim Arifi \u00ebsht\u00eb kryetari i par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Preshev\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrgjigjet me k\u00ebnaq\u00ebsi ftesave t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebrderisa refuzon me neveri ftesat e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiprim-arifi-raportet-me-kurtin-i-kam-te-shkelqyera-liburn-aliu-eshte-bere-vegel-e-shaip-kamberit-dhe-ardita-sinanit\/\">S\u00eb fundi, kryetari Arifi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ju ka akuzuar p\u00ebr, si\u00e7 tha ai, \u201cprodhim skandalesh\u201d.<\/a> A keni ndonj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Besoj se mjafton me i shikuar paraqitjet e tij publike dhe mediatike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb realisht kuptim fjal\u00ebs skandal, t\u00eb cil\u00ebn me sa duket edhe nuk e kupton. Pa e analizuar fare qeverisjen e tij nepotiste, klientaliste dhe korruptive, q\u00eb p\u00ebr imazh kryesor ka arrestimin me pranga t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb administrat\u00eb komunale, nga ana e nj\u00ebsiteve t\u00eb agjencis\u00eb p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Mb\u00ebshtetjen e kujt mendoni se e ka z.Arifi n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Mbase k\u00ebto fakte q\u00eb e kan\u00eb mbajtur vazhdimisht n\u00eb pushtet lokal mjaftojn\u00eb si p\u00ebrgjigje:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shqiprim Arifi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtues i organit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm lokal nga Ministria n\u00eb Beograd edhe pse ishte i dyti me mandate asambleist\u00ebsh (me 11 mandate). Sipas ligjit n\u00eb fuqi, kjo i takon partis\u00eb q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb mandate n\u00eb Asamble Komunale sipas certifikimit, e q\u00eb ishte Partia Demokratike Shqiptare me 14 mandate.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Organin e P\u00ebrkohsh\u00ebm Komunal me 5 an\u00ebtar\u00eb, partit\u00eb e pushtetit n\u00eb Beograd me 1 mandat t\u00eb tyre ia b\u00ebnin shumic\u00ebn p\u00ebrcaktuese vendimmarr\u00ebse Shqiprim Arifit (me 2 mandate) kundrejt dy partive t\u00eb tjera shqiptare (me 2 mandate).<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij lokale, partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd me 2 asamblist\u00eb ia siguronin shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>Pra, secil\u00ebn her\u00eb q\u00eb gishtat e pushtetit n\u00eb Beograd kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrcaktues se kush do ta qeveris Komun\u00ebn e Preshev\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur Shqiprim Arifi kundrejt politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb lokal. Madje edhe duke mos e respektuar ligjin.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> A e shihni shkarkimin tuaj si hakmarrje?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Shkarkimi im \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr ta krijuar artificialisht nj\u00eb politik\u00eb shqiptare m\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrueshme dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reporteri.net:<\/strong> Keni k\u00ebrkuar s\u00ebrish zgjedhje t\u00eb reja. A mendoni se mund t\u00eb mbahen ato?<\/p>\n<p><strong>Sinani:<\/strong> Ky pushtet i ri n\u00eb Preshev\u00eb \u00ebsht\u00eb pushtet i grabitur p\u00ebrmes n\u00ebntok\u00ebs. \u00cbsht\u00eb rikthim n\u00eb destabilitetit. Si\u00e7 e kan\u00eb rr\u00ebzuar ish-pushtetin tin\u00ebza, ashtu tin\u00ebza po p\u00ebrpiqen me nd\u00ebrtuar pushtetin e ri. Kjo po reflektohet q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes s\u00eb tyre, ku nuk ka asgj\u00eb transparente. Nuk kan\u00eb as marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje. Nuk po munden t\u00eb ftojn\u00eb seanc\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kuvendit Komunal. Nuk po mund t\u00eb pajtohen as p\u00ebr em\u00ebrimet e zyrtar\u00ebve t\u00eb dikastereve qeveritare. E mos t\u00eb flasim p\u00ebr ndonj\u00eb program t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt qeveris\u00ebs. Zgjedhjet e reja jan\u00eb realisht mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb stabilitet e zhvillim, si dhe p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb qeverisje legjitime nga vota e popullit. Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu kan\u00eb frik\u00eb nga zgjedhjet e reja sepse jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se do t\u00eb riv\u00ebrtetohet se jan\u00eb sot dy individ pa p\u00ebrkrahje popullore. Zgjedhjet e reja do t\u00eb mbahen m\u00eb shpejt\u00eb se q\u00eb e kan\u00eb kalkuluar kur e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pazarin e tyre larg syve t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr ta marr\u00eb pushtetin pa proces zgjedhor.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Fortuna Shkodra Haliti\u00a0 Ish-kryetarja e Preshev\u00ebs, Ardita Sinani, ka vler\u00ebsuar se kryetari aktual Shqiprim Arifi, \u00ebsht\u00eb protagonisti q\u00eb shkarkoi at\u00eb nga posti i kryetares, m\u00eb 11 prill 2022. Sinani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net, ka kritikuar qasjen e tij derisa e ka quajtur \u201cpu\u00e7\u201d. N\u00eb Preshev\u00eb, thot\u00eb ajo, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":621084,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1349,269,1350,1078],"class_list":["post-635083","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-ardita-sinani","tag-intervista","tag-ish-kryetarja","tag-presheve"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=635083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/621084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=635083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=635083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=635083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}