{"id":635726,"date":"2022-05-04T12:47:52","date_gmt":"2022-05-04T10:47:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=635726"},"modified":"2022-05-04T12:48:24","modified_gmt":"2022-05-04T10:48:24","slug":"banka-boterore-rritja-ekonomike-e-kosoves-do-te-ngadalesohet-me-2022","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/banka-boterore-rritja-ekonomike-e-kosoves-do-te-ngadalesohet-me-2022\/","title":{"rendered":"Banka Bot\u00ebrore: Rritja ekonomike e Kosov\u00ebs do t\u00eb ngadal\u00ebsohet m\u00eb 2022"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rritja ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb vitin 2022 pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb nivelin mes 3 dhe 4 p\u00ebr qind, duke supozuar se \u00e7mimet do t\u00eb normalizohen gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit.<\/strong><\/p>\n<p>Investimet e vazhdueshme private dhe p\u00ebrshpejtimi i investimeve dhe konsumit publik pritet t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhet n\u00eb raportin e fundit t\u00eb rregullt ekonomik t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se ekonomia e Kosov\u00ebs p\u00ebrjetoi nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga konsumi privat, rritja rekord e eksporteve, rikthimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i vizitave nga diaspora, rritja e fort\u00eb e kreditimit, si dhe stimujt e konsideruesh\u00ebm fiskal\u00eb.<\/p>\n<p>Me rim\u00ebk\u00ebmbjen e ekonomis\u00eb u p\u00ebrmir\u00ebsua bilanci fiskal dhe u ngadal\u00ebsua rritja e borxhit publik fal\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb fort\u00eb t\u00eb t\u00eb hyrave publike. Megjithat\u00eb, Banka Bot\u00ebrore kujton se rim\u00ebk\u00ebmbja u shoq\u00ebrua edhe me presione jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta inflacioniste, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit, t\u00eb nxitura kryesisht nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb importeve.<\/p>\n<p>Ndikimet e zgjatura t\u00eb presioneve t\u00eb jashtme t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit mund t\u2019i p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej perspektivat ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs. Pengesat strukturore, si\u00e7 jan\u00eb kapacitetet e vjetruara t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb, e shtojn\u00eb m\u00eb tej pasigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja n\u00eb vitin 2022 pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb nivelin mes 3 dhe 4 p\u00ebr qind, duke supozuar se \u00e7mimet do t\u00eb normalizohen gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit. Investimet e vazhdueshme private dhe p\u00ebrshpejtimi i investimeve dhe konsumit publik pritet t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb rritjes.<\/p>\n<p>\u201cKa nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr trajtimin e kufizimeve p\u00ebr rritjen me produktivitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebr investime n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb avantazhet q\u00eb sjell popullsia n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re\u201d, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kosova nuk e forcon kapitalin e vet njer\u00ebzor, do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, nuk do t\u00eb ket\u00eb fuqi pun\u00ebtore t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr pun\u00ebt e s\u00eb ardhmes, si dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb konkurroj\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb globale,\u201d ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb raport p\u00ebrmendet se t\u00eb gjasht\u00eb vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor po p\u00ebrballen me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb re sfidash ekonomike, p\u00ebrkund\u00ebr ringritjes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa pritej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19.<\/p>\n<p>Rritja e BPV-s\u00eb n\u00eb rajon kapi nivelin prej 7.4 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2021, pas tkurrjes prej 3.2 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2020. Ky kthim n\u00eb rritje solli hapje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00ebsim ndihmoi n\u00eb uljen e varf\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb ekonomit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, shkalla e pun\u00ebsimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor kapi nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik prej 45.8 p\u00ebr qind. Megjithat\u00eb, rim\u00ebk\u00ebmbja pas pandemis\u00eb u nd\u00ebrpre nga val\u00ebt e tronditjeve q\u00eb lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka d\u00ebrguar n\u00eb mbar\u00eb rajonin. Tashm\u00eb, rritja p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor parashikohet t\u00eb jet\u00eb 3.1 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2022, thueht m\u00eb tej n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Rreziqet e r\u00ebnies p\u00ebr perspektiv\u00ebn ekonomike t\u00eb rajonit duken tep\u00ebr brengos\u00ebse. Zgjerimi i konfliktit ose zgjatja e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb trazime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb tregtis\u00eb globale dhe \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve. Rreziqet e rifinancimit mund t\u00eb lindin n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb shtr\u00ebngohen kushtet e tregut t\u00eb jasht\u00ebm financiar. Q\u00ebndrueshm\u00ebria e borxhit mund t\u00eb kthehet n\u00eb shqet\u00ebsim n\u00ebse hap\u00ebsira e kufizuar fiskale g\u00ebrryhet nga p\u00ebrgjigjet e politikave ndaj rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rriten edhe kostot e rifinancimit, thekson Banka Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb, politika e qeveris\u00eb duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb nd\u00ebrtimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e reformave strukturore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rritjen dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur drejtimin p\u00ebrgjat\u00eb krizave,\u201d tha Sanja Madzarevic-Sujster, Ekonomiste e lart\u00eb e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe nj\u00eb nga autoret kryesore t\u00eb raportit.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar fiskale, vendet do t\u00eb duhet t\u2019i peshojn\u00eb me kujdes kostot dhe p\u00ebrfitimet e zotimeve t\u00eb reja p\u00ebr shpenzime n\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve, duke u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi familjeve m\u00eb t\u00eb cenueshme,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs energjetike n\u00eb Evrop\u00eb, raporti ofron gjithashtu nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb cenueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor ndaj goditjeve prej \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb, masave t\u00eb marra nga qeverit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimet, dhe si mund t\u00eb ndikoj\u00eb kriza n\u00eb ecjen p\u00ebrpara me tranzicionin e energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur kriz\u00ebs aktuale energjetike dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e amvis\u00ebrive dhe firmave m\u00eb t\u00eb cenueshme, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk duhet t\u2019i harrojn\u00eb synimet e tyre afatgjata p\u00ebr t\u00eb arritur sigurin\u00eb energjetike dhe rezilienc\u00ebn si pjes\u00eb e agjend\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr,\u201d shton Richard Record, krye-ekonomist i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe nj\u00eb nga autor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb raportit.<\/p>\n<p>Raporti argumenton se rritja e q\u00ebndrueshme nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa reforma strukturore q\u00eb shtojn\u00eb produktivitetin, rrisin konkurrenc\u00ebn, investojn\u00eb n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor dhe forcojn\u00eb qeverisjen.<\/p>\n<p>Masat p\u00ebr uljen e kostove rregullatore t\u00eb biznesit, p\u00ebr rritjen e konkurrenc\u00ebs n\u00eb treg, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe p\u00ebr forcimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve publike, do t\u00eb ishin t\u00eb gjitha mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr rritjen n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb pasigurt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb vitin 2022 pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb nivelin mes 3 dhe 4 p\u00ebr qind, duke supozuar se \u00e7mimet do t\u00eb normalizohen gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit. Investimet e vazhdueshme private dhe p\u00ebrshpejtimi i investimeve dhe konsumit publik pritet t\u00eb jen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb rritjes. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb raportin e fundit t\u00eb rregullt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":635729,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-635726","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635726","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=635726"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/635726\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/635729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=635726"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=635726"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=635726"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}