{"id":637828,"date":"2022-05-09T07:31:02","date_gmt":"2022-05-09T05:31:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=637828"},"modified":"2022-05-09T08:49:49","modified_gmt":"2022-05-09T06:49:49","slug":"ukraina-shporta-e-bukes-e-evropes-si-po-i-godet-lufta-fermeret-ukrainas-dhe-sa-po-kercenohen-furnizimet-globale-ushqimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/ukraina-shporta-e-bukes-e-evropes-si-po-i-godet-lufta-fermeret-ukrainas-dhe-sa-po-kercenohen-furnizimet-globale-ushqimore\/","title":{"rendered":"Ukraina, \u201cshporta e buk\u00ebs\u201d e Evrop\u00ebs: Si po i godet lufta fermer\u00ebt ukrainas dhe sa po k\u00ebrc\u00ebnohen furnizimet globale ushqimore?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ukraina, e quajtur \u201cshporta e buk\u00ebs\u201d s\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb misrit, grurit dhe t\u00ebrsh\u00ebr\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/strong><\/p>\n<p>Por lufta ka pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb madh te fermer\u00ebt e vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej shkat\u00ebrrimit t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, bllokimi i porteve t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Detin e Zi nga Rusia do t\u00eb thot\u00eb se drith\u00ebrat mund t\u00eb d\u00ebrgohen jasht\u00eb vendit vet\u00ebm me transport hekurudhor dhe rrugor.<\/p>\n<p>Para fillimit t\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb, Ukraina eksportonte deri n\u00eb 6 milion\u00eb ton drith\u00ebra n\u00eb muaj. Por, sipas analist\u00ebve t\u00eb APK-Inform, vet\u00ebm 300,000 ton u eksportuan n\u00eb mars dhe 923,000 n\u00eb prill, shkruan Euronews, p\u00ebrcjell Telegrafi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nj\u00eb zyrtar i OKB-s\u00eb p\u00ebr ushqimin tha t\u00eb premten se rreth 25 milion\u00eb ton drith\u00ebra jan\u00eb bllokuar n\u00eb Ukrain\u00eb dhe nuk mund t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nj\u00eb zgjidhje nuk gjendet s\u00eb shpejti, pasojat do t\u00eb jen\u00eb apokaliptike, paralajm\u00ebron Andrii Baran, i cili \u00ebsht\u00eb CEO i kompanis\u00eb bujq\u00ebsore ukrainase Agroprodservice, e cila ka m\u00eb shum\u00eb se 40,000 hektar\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo duhet t\u00eb zgjidhet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kan\u00eb interes edhe vendet evropiane\u201d, mendon Baran, i cili paralajm\u00ebron rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe madje edhe t\u00eb uris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrndryshe, n\u00ebse ne nuk sigurojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb ushqim, ata (BE) do t\u00eb ken\u00eb edhe disa milion\u00eb refugjat\u00eb nga Afrika Veriore\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka folur rreth disa prej fushave t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb qytetin ukrainas per\u00ebndimor t\u00eb Ternopilit dhe thot\u00eb se Agroprodservice \u00ebsht\u00eb prekur nga mungesa e karburantit dhe kufizimet n\u00eb importet e makinerive \u2013 plus pasojat e luft\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai ka treguar se nj\u00eb pjes\u00eb e arave t\u00eb kompanis\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta n\u00eb pjes\u00ebn veriore, lindore dhe jugore t\u00eb Ukrain\u00ebs ose jan\u00eb t\u00eb pushtuara nga Rusia, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb pamundur prodhimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb eksportohet p\u00ebrmes porteve t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Detin e Zi p\u00ebr shkak t\u00eb bllokad\u00ebs ruse.<\/p>\n<p>Ajo ka l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm rrug\u00ebt tok\u00ebsore p\u00ebrmes Polonis\u00eb, Rumanis\u00eb, Sllovakis\u00eb dhe Hungaris\u00eb si opsione p\u00ebr eksport dhe megjithat\u00eb ato nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb marrin v\u00ebllime kaq t\u00eb m\u00ebdha, shpjegon Baran, duke krijuar nj\u00eb problem real.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb tani, ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb me vendet evropiane p\u00ebr t\u00eb arritur disi t\u00eb krijojn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sigurta p\u00ebr n\u00eb portet ose ndoshta edhe p\u00ebr t\u00eb gjetur se si ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me fqinj\u00ebt tan\u00eb si Polonia\u201d, tha Baran.<\/p>\n<p>\u201cPolonia nuk i ka t\u00eb gjitha ato kapacitete sepse nuk kan\u00eb punuar me v\u00ebllime t\u00eb tilla dhe ne kemi probleme me rrug\u00ebn dhe hekurudhat\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cUria mund t\u00eb godas\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit n\u00eb bot\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bujq\u00ebsore n\u00eb bot\u00eb dhe problemet n\u00eb Ukrain\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb shpejt nj\u00eb problem global.<\/p>\n<p>Sipas Departamentit Amerikan t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Rusia dhe Ukraina p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 19% t\u00eb eksporteve bot\u00ebrore t\u00eb misrit dhe 29% t\u00eb eksportit t\u00eb grurit.<\/p>\n<p>Ukraina \u00ebsht\u00eb gjithashtu eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb i vajit t\u00eb lulediellit dhe k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj furnizimeve ka rritur \u00e7mimet, duke goditur konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUkraina ka shum\u00eb miliona ton drith\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb eksportohen tani. N\u00ebse ato nuk eksportohen, ato do t\u00eb \u2018zhduken\u2019 n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjetr\u00ebn\u201d, ka paralajm\u00ebruar, Anders Aslund, nj\u00eb ekonomist suedez dhe ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin Atlantik.<\/p>\n<p>Ai tha se problemet e eksportit dhe ulja e mundshme e prodhimit do t\u00eb ken\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb uri n\u00eb bot\u00eb. Sipas mendimit tim, Rusia q\u00ebllimisht p\u00ebrpiqet t\u00eb shkaktoj\u00eb uri n\u00eb vendet e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d, vler\u00ebson Aslund, duke theksuar se do t\u00eb jen\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb bot\u00eb ato q\u00eb do t\u00eb goditen m\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve.<\/p>\n<p>Sipas tij, do t\u00eb ishte e pamundur t\u00eb kompensohej bllokada ruse e Detit t\u00eb Zi duke rritur eksportet p\u00ebrmes kufirit tok\u00ebsor me BE-n\u00eb, pasi drith\u00ebrat z\u00ebn\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>Bllokadat shihen si nj\u00eb faktor pas rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve, t\u00eb cilat arrit\u00ebn nj\u00eb rekord t\u00eb lart\u00eb n\u00eb mars, n\u00eb vazhd\u00ebn e pushtimit agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb leht\u00ebsoheshin pak n\u00eb prill, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujq\u00ebsis\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara (FAO).<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas shkrimit t\u00eb Euronews, Ukraina ka disa nga tokat bujq\u00ebsore m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb dhe e ka modernizuar k\u00ebt\u00eb sektor q\u00eb nga r\u00ebnia e Bashkimit Sovjetik.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2021, Ministria e Politik\u00ebs Bujq\u00ebsore dhe Ushqimit t\u00eb Ukrain\u00ebs tha se Ukraina prodhoi 106 milion\u00eb ton drith\u00eb, bishtajore dhe fara vajore, q\u00eb ishte nj\u00eb rekord.<\/p>\n<p><strong>Si e ka shkat\u00ebrruar lufta, tok\u00ebn bujq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>Agresioni rus i Ukrain\u00ebs sigurisht q\u00eb ka ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb. Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ushqimin dhe Bujq\u00ebsin\u00eb vler\u00ebson se \u201cmidis 20% dhe 30% e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb mbjella p\u00ebr t\u00eb korrat dim\u00ebrore n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb pa korrura gjat\u00eb sezonit 2022\/23\u201d dhe se ka \u201cpasiguri t\u00eb konsiderueshme rreth kapacitetit t\u00eb fermer\u00ebve ukrainas p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb kultura gjat\u00eb ciklit t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Andrey Novoselov \u00ebsht\u00eb nj\u00eb analist n\u00eb kompanin\u00eb konsulente analitike Barva Invest me fokus n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se fermer\u00ebt ukrainas po p\u00ebrjetojn\u00eb munges\u00eb karburanti, plehrash dhe pajisjesh. Shum\u00eb fermer\u00eb nga zonat p\u00ebrreth Ukrain\u00ebs veriore \u2013 nga ku trupat ruse jan\u00eb t\u00ebrhequr koh\u00ebt e fundit \u2013 kan\u00eb humbur shum\u00eb nga pajisjet e tyre dhe fushat e tyre jan\u00eb plot me mina.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrreth Chernihiv dhe Kievit, disa fermer\u00eb na than\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr shkak t\u00eb minave\u201d.<\/p>\n<p>Andaj, Novoselov b\u00ebri thirrje q\u00eb BE t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e eksporteve p\u00ebrmes kufirit tok\u00ebsor t\u00eb Ukrain\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet Polonis\u00eb dhe Rumanis\u00eb, nga ku mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb portet e tjera.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb kompensoj\u00eb mbylljen e porteve t\u00eb Detit t\u00eb Zi t\u00eb Ukrain\u00ebs, shtoi ai.<\/p>\n<p>\u201cPor edhe n\u00ebse lufta p\u00ebrfundon, mund t\u00eb duhen muaj p\u00ebr t\u00eb pastruar t\u00eb gjitha minat n\u00eb Detin e Zi\u201d, thekson Novoselov. \u201cDita dit\u00ebs, sa m\u00eb gjat\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb lufta, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb rriten \u00e7mimet e grurit e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendojn\u00eb fermer\u00ebt ukrainas?<\/strong><\/p>\n<p>Roman Gorobets \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fermer n\u00eb rajonin e Poltava n\u00eb verilindje t\u00eb Ukrain\u00ebs. Ai tha p\u00ebr Euronews se ka gjetur fragmente nga raketat ruse \u2013 t\u00eb rr\u00ebzuara nga mbrojtja ukrainase \u2013 n\u00eb fushat e tij, p\u00ebrcjell Telegrafi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Ai ishte n\u00eb gjendje t\u00eb shiste shumic\u00ebn e grurit t\u00eb tij p\u00ebrpara fillimit t\u00eb agresionit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi likuiditet, para n\u00eb bank\u00eb, q\u00eb t\u00eb funksionojm\u00eb normalisht p\u00ebr nj\u00eb ose dy muaj t\u00eb ardhsh\u00ebm. Por at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb pas\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Euronews.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb mbjellim si zakonisht dhe nuk do t\u00eb ndryshojm\u00eb procesin ton\u00eb t\u00eb rregullt. Pra, ne do t\u00eb mbjellim sepse kemi nevoj\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb ton\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion. T\u00eb sigurojm\u00eb pagat p\u00ebr punonj\u00ebsit. T\u00eb funksionojm\u00eb si normalisht me shum\u00eb shpres\u00eb se lufta do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb s\u00eb shpejti, me fitoren ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPor \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas, askush nuk e di\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ai shpreh shqet\u00ebsimin e t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb thon\u00eb se problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb eksporti.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi shum\u00eb larg nga kufijt\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb BE. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb tani dhe ne po k\u00ebrkojm\u00eb rrug\u00eb t\u00eb reja logjistike\u201d, tha Gorobets. \u201cPor n\u00ebse asgj\u00eb nuk ndryshon para sezonit t\u00eb korrjes, do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e madhe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb bota do ta ndihmoj\u00eb Ukrain\u00ebn t\u00eb kuptoj\u00eb se si t\u00eb zhbllokoj\u00eb portet tona\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ukraina, e quajtur \u201cshporta e buk\u00ebs\u201d s\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb misrit, grurit dhe t\u00ebrsh\u00ebr\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian. Por lufta ka pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb madh te fermer\u00ebt e vendit. P\u00ebrtej shkat\u00ebrrimit t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, bllokimi i porteve t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Detin e Zi nga Rusia do t\u00eb thot\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":637829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-637828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=637828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/637828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/637829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=637828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=637828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=637828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}