{"id":641322,"date":"2022-05-16T11:40:07","date_gmt":"2022-05-16T09:40:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=641322"},"modified":"2022-05-16T12:07:32","modified_gmt":"2022-05-16T10:07:32","slug":"krahasimet-mashtruese-te-putinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/krahasimet-mashtruese-te-putinit\/","title":{"rendered":"Krahasimet mashtruese t\u00eb Putinit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin, t\u00eb takohet me diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb ta krahasoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe vet\u00ebvendosje t\u00eb rajoneve t\u00eb Luhansk-ut dhe Donetsk-ut n\u00eb Ukrain\u00eb me rastin e Kosov\u00ebs. Pra, sipas tij, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana autoriteteve t\u00eb saj politike dhe institucionale, n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent tipik, se p\u00ebrse edhe rajonet e banuara me shumic\u00eb rusisht-fol\u00ebse n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs, i kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta q\u00eb t\u2019i krijojn\u00eb shtetet e tyre, pa e respektuar vullnetin e autoriteteve qendrore t\u00eb shtetit t\u00eb Ukrain\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai pohon se k\u00ebt\u00eb standard e ka vulosur edhe Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb, kur konstatoi se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga institucionet e saj nuk i ka shkelur parimet e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n<p>Madje, Moska zyrtare, krahas propagand\u00ebs p\u00ebr denazifikimin e Ukrain\u00ebs, krahasimin me rastin e Kosov\u00ebs dhe konfliktin nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb pat shp\u00ebrthyer nd\u00ebrmjet NATO-s\u00eb dhe ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb intervenimit ushtarak t\u00eb Aleanc\u00ebs Veri-Atlantike kund\u00ebr forcave policore dhe militare t\u00eb atij shteti, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullsin\u00eb civile, e ka p\u00ebrdorur q\u00eb nga shp\u00ebrthimi i kriz\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2014. Dhe gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme dhe var\u00ebsisht se si i ka konvenuar asaj p\u00ebr t\u2019i justifikuar politikat e saj imperiale kund\u00ebr k\u00ebtij shteti. Apo edhe p\u00ebr t\u00eb sulmuar vullnetin demokratik dhe orientimin pro-per\u00ebndimor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ukrainase.<\/p>\n<p>Bie fjala, sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij shteti, NATO s\u2019kishte baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb intervenuar at\u00ebbot\u00eb, por mediat per\u00ebndimore e fabrikuan nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb till\u00eb. Madje, sipas Jade MCgynn nw shkrimin e botuar n\u00eb Foreign Policy \u201cWhy Putin Keeps Talking About Kosovo\u201d p\u00ebr ministrin e pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Sergei Lavrov, ngjarjet revolucionare t\u00eb Euromaiddan-it, t\u00eb cilat rezultuan me p\u00ebrmbysjen nga pushteti t\u00eb presidentit t\u00eb deriat\u00ebhersh\u00ebm Viktor Yanukovych, nj\u00eb aleat ky i Putinit, ishin identike me m\u00ebnyr\u00ebn se si vendet per\u00ebndimore, n\u00eb krye me SHBA-t\u00eb, kishin komplotuar me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Serbi, me q\u00ebllim q\u00eb ta rr\u00ebzonin nga froni ish-presidentin e ish-federat\u00ebs Jugosllave, Sllobodan Milosheviq. Krahasime t\u00eb tilla tregojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se asgj\u00eb tjet\u00ebr, se zhvillimet q\u00eb lidhen me Kosov\u00ebn tash e nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme ruse.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb strategji propagandistike t\u00eb Putinit p\u00ebr q\u00ebllimet e tij subversive e ka detektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, studiuesi i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare Marc Weller, n\u00eb librin e tij t\u00eb njohur \u201cShtet\u00ebsia e kontestuar\u2013 administrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi\u201d. Pavar\u00ebsisht faktit se k\u00ebto raste nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, sipas, M. Weller, Putini n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme pat filluar ta p\u00ebrdor\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs si precedent p\u00ebr t\u00eb justifikuar mbrojtjen q\u00eb po u b\u00ebnte rajoneve secesioniste t\u00eb Osetis\u00eb Jugore dhe Abkhazis\u00eb n\u00eb Gjeorgji. Kurse m\u00ebnyra se si e b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb krahasim kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i mjegulloj\u00eb kushtet e ve\u00e7anta q\u00eb \u00e7uan n\u00eb pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs. Pra, m\u00eb shum\u00eb se si precedent, kjo qasje po i sh\u00ebrben si pretekst, p\u00ebr situata q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebvendosje q\u00eb duhet ta g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto rajone, por nuk e specifikon se p\u00ebr cil\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb fjala. Sepse, si\u00e7 dihet, Kosov\u00ebs iu mohua kjo e drejt\u00eb sipas parimeve klasike t\u00eb vet\u00ebvendosjes, ku mjafton vullneti politik i nj\u00eb segmenti t\u00eb popullsis\u00eb p\u00ebr ta kumtuar at\u00eb bot\u00ebrisht, q\u00eb ta fitoj\u00eb njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Madje, Kosova u privua nga e drejta p\u00ebr shtet\u00ebsi edhe sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Badinterit me rastin e dezintegrimit t\u00eb ish-Federat\u00ebs Jugosllave. Ky komision pat rekomanduar se vet\u00ebm republikat mund ta g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb. Pasi Kosova nuk ishte e till\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00ebsi autonome n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij shteti, ajo e humbi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Kosova u b\u00eb shtet, pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb politik dhe historik, ku dhuna e shfrenuar e regjimit t\u00eb Beogradit kund\u00ebr popullsis\u00eb civile shqiptare e mbylli \u00e7do alternativ\u00eb tjet\u00ebr. Krimet e shtetit serb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mir\u00eb dokumentuara nga organizatat kredibile nd\u00ebrkomb\u00ebtare Dhe po ashtu, pasi Serbia i kishte refuzuar paraprakisht t\u00eb gjitha opsionet tjera q\u00eb i pat ofruar diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, rrug\u00ebtimi i Kosov\u00ebs deri te shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik. Dhe n\u00ebse mund t\u00eb aplikohet ndonj\u00eb kategori e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebvendosje n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb \u201cvet\u00ebvendosja zhd\u00ebmtuese ( remedial seli-determintion)\u201d. Kjo e drejt\u00eb mund t\u00eb fitohet vet\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb d\u00ebmi t\u00eb shkaktuar nga qeveria ndaj nj\u00eb grupi q\u00eb k\u00ebrkon shk\u00ebputjen, d\u00ebme k\u00ebto q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, spastrimi etnik apo p\u00ebrjashtimi n\u00eb vendimmarrje i grupit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, po t\u00eb donte Putini t\u00eb ishte mir\u00ebfilli konsekuent p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar rastin e Kosov\u00ebs n\u00eb precedent edhe p\u00ebr konflikte t\u00eb tjera, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb fati i \u00c7e\u00e7enis\u00eb me t\u00eb, se sa i rajoneve q\u00eb ai pretendon se duhet ta g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebrkundrazi, qeveria qendrore n\u00eb Ukrain\u00eb nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb kurr\u00eb fushata t\u00eb spastrimit etnik kund\u00ebr popullsive rusisht-fol\u00ebse n\u00eb republikat e vet\u00ebshpallura t\u00eb pavarura t\u00eb Donestkut dhe Luhanskut, apo m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Krime. Ato jan\u00eb entitete q\u00eb u krijuan drejtp\u00ebrdrejt si rezultat i politik\u00ebs agresive dhe pushtuese ruse. Madje, Kievi ka d\u00ebshmuar vullnet t\u00eb plot\u00eb politik p\u00ebr t\u2019ua garantuar t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e mundshme popullsive lokale n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion. Marr\u00ebveshja e Minskut, e arritur nd\u00ebrmjet Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dokument ky q\u00eb u shp\u00ebrfill kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht nga vet\u00eb Moska zyrtare.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte tregojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se asgj\u00eb tjet\u00ebr se kjo politik\u00eb krahasuese nuk q\u00ebndron. Por ajo potencohet nga politika e jashtme e shtetit t\u00eb Rusis\u00eb, krahas interesave momentale gjeopolitike, edhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrdorohet nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb t\u00eb ardhmen si parim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr qeverit\u00eb qendrore, q\u00eb n\u00ebse nuk demonstrojn\u00eb vullnet demokratik p\u00ebr t\u2019i zgjidhur konfliktet e brendshme nd\u00ebretnike, at\u00ebher\u00eb bota nuk do t\u2019i toleroj\u00eb skenat morbide t\u00eb krimeve monstruoze, si ato q\u00eb i kishte aplikuar regjimi i Milosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, ky parim do t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si paralajm\u00ebrim se kur nj\u00eb \u201csegment i definuar, me r\u00ebnd\u00ebsi kushtetuese, i popullsis\u00eb s\u00eb shtetit i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar represionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar nga qeverisja n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vet kompakte t\u00eb jetes\u00ebs si dhe nga shteti qendror, dhe i cili i \u00ebsht\u00eb ekspozuar fushat\u00ebs sistematike dhe t\u00eb zgjeruar p\u00ebr zhvendosjen e vet t\u00eb p\u00ebrhershme, doktrina e unitetit territorial do t\u00eb mund ta humbte fuqin\u00eb e vet bind\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Afirmimi i k\u00ebtij parimi n\u00eb imperativ nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb hapte horizonte t\u00eb reja t\u00eb demokratizimit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet popujve. Po ashtu, do t\u2019i disiplinonte qeverit\u00eb qendrore nga rreziku q\u00eb i pret n\u00ebse nuk sillen n\u00eb pajtim me rregullat demokratike dhe mendojn\u00eb q\u00eb vet\u00ebm m\u00eb an\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs dhe metodave represive mund t\u2019i zgjidhin konfliktet nd\u00ebretnike e ta nd\u00ebrtojn\u00eb paqen e brendshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, abuzimi q\u00eb po i b\u00ebn Putini k\u00ebtij rregulli, tregon se ai \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb pik\u00ebrisht potencialet q\u00eb i mbart kjo e drejt\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sepse, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tenton t\u2019i maskoj\u00eb ato, si krimet e kryera nga regjimi i Milosheviqit n\u00eb Kosov\u00ebs, ta atakoj\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore se e nd\u00ebrtoi nj\u00eb shtet mbi nj\u00eb mashtrim fondator, ashtu edhe t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi ta vazhdoj\u00eb politik\u00ebn e dhunimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke i sulmuar shtetet e pavarura t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, pa asnj\u00eb arsye; t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb parimet humanitare n\u00eb ideologji t\u00eb interesave t\u00eb tij gjeopolitike dhe t\u2019i maskoj\u00eb metodat tipike luft\u00ebnxit\u00ebse t\u00eb shekullit XIX me retorik\u00eb t\u00eb shekullit XX.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb, krahas luft\u00ebs kund\u00ebr lajmeve t\u00eb rreme, t\u00eb \u00e7montohet edhe kjo propagand\u00eb, sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sepse, vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb mbrohet e drejta e viktimave kurdo q\u00eb regjime t\u00eb tilla jo demokratike prodhojn\u00eb me politikat e tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin, t\u00eb takohet me diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb ta krahasoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe vet\u00ebvendosje t\u00eb rajoneve t\u00eb Luhansk-ut dhe Donetsk-ut n\u00eb Ukrain\u00eb me rastin e Kosov\u00ebs. Pra, sipas tij, shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana autoriteteve t\u00eb saj politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-641322","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/641322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=641322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/641322\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=641322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=641322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=641322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}