{"id":643468,"date":"2022-05-20T11:30:47","date_gmt":"2022-05-20T09:30:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=643468"},"modified":"2022-05-26T12:58:37","modified_gmt":"2022-05-26T10:58:37","slug":"vrasja-e-trashegimise-politike-te-kadri-veselit-nga-pdk-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/vrasja-e-trashegimise-politike-te-kadri-veselit-nga-pdk-ja\/","title":{"rendered":"&#8220;Vrasja&#8221; e trash\u00ebgimis\u00eb politike t\u00eb Kadri Veselit nga PDK-ja"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Askush nuk i ka shp\u00ebrfillur m\u00eb shum\u00eb politikisht krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb sot ndodhen n\u00eb Hag\u00eb, se sa partia q\u00eb nominalisht pretendon se i p\u00ebrfaq\u00ebson. Merrni shembullin e ish-kryetarit Kadri Veseli. T\u00eb gjitha kauzat e tij politike, nj\u00eb nga nj\u00eb u margjinalizuan. U hesht\u00ebn. Me largimin e tij nga skena politike, p\u00ebr arsye q\u00eb dihen nga t\u00eb gjith\u00eb ne, ato filloi t&#8217;i mbuloj\u00eb pluhuri i harres\u00ebs. Ai sot nuk p\u00ebrfaq\u00ebson asgj\u00eb politikisht p\u00ebr partin\u00eb q\u00eb dikur e drejtoi. Nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb respekt vizitat private t\u00eb koh\u00eb pas kohshme n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb, deri sa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr me nj\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb padurueshme e braktis misionin e tij politik dhe publik. P\u00ebrkundrazi, kjo sjellje duale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb cinike, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij distancimi nga trash\u00ebgimia politike e ish-kryetarit Veseli, mund t\u00eb merret edhe vendimi i fundit i strukturave drejtuese t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, p\u00ebr t&#8217;u konvertuar brenda nat\u00ebs n\u00eb liberal, nga p\u00ebrpjekja q\u00eb ai e la trash\u00ebgim p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar identitetin konservator t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk i dim\u00eb motivet q\u00eb i kan\u00eb nxitur drejtuesit e ri t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr ta iniciuar k\u00ebt\u00eb kthes\u00eb ideologjike dhe politike. Sepse, nuk kemi pasur rastin t&#8217;i d\u00ebgjojm\u00eb publikisht arsyetimet e tyre, se pse projekti konservator \u00ebsht\u00eb jo adekuat p\u00ebr rrethanat e reja politike dhe shoq\u00ebrore. Dhe se ky ndryshim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb domosdoshm\u00ebri e koh\u00ebs. Madje t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00eb po i prijn\u00eb k\u00ebsaj \u201ckryq\u00ebzate\u201d dikur shfaqeshin rrug\u00ebve te Londr\u00ebs p\u00ebr ta afruar PDK-n\u00eb me partit\u00eb konservatore. Kurse, gjat\u00eb k\u00ebtyre bredhjeve nuk harronin t\u00eb orkestronin lajme mbi stilin e tyre t\u00eb veshjes dhe plot shije. E q\u00eb nuk i dallonte ata, as nga vendasit e k\u00ebtij metropoli. Megjithat\u00eb, i t\u00ebr\u00eb ai investim u shemb si kull\u00eb prej letre, kuptohet pos fotos q\u00eb e spikat pasionin tyre p\u00ebr mod\u00ebn. Mir\u00ebpo, pse u braktis ky mision ka mbetur nj\u00eb \u201cmister\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nuk ka paragjykim m\u00eb t\u00eb madh se sa besimi se konservatorizmi s\u2019\u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr parametrat e demokracis\u00eb. Apo nevoj\u00ebn p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb. Liberalizmi dhe konservatorizmi, si\u00e7 ka pohuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb prestigjiozja britanase The Economist, n\u00eb shkrimin \u201cThe Global Crisis of Conservatism\u201d jan\u00eb pjell\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs l\u00ebvizje politike, kulturore dhe mendore t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore; asaj t\u00eb iluminizmit.<\/p>\n<p>Ato u lindin si reagime ndaj flak\u00ebs gllab\u00ebruese q\u00eb shkaktoi zjarri i Revolucionit Francez. Terrorit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Dhe frym\u00ebs q\u00eb \u201cmerr sens vet\u00ebm nga shkat\u00ebrrimi i asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb objektive\u201d, si\u00e7 thoshte Hegeli n\u00eb kapitullin \u201cLiria Absolute dhe Terrori\u201d n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cFenomenologjia e Frym\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pra kontrollimi i impulseve t\u00eb reja politike q\u00eb i \u00e7liroj\u00eb flaka e k\u00ebsaj ngjarje u shtrua si nevoj\u00eb historike dhe teorike. Si duhej menaxhuar ndryshimet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pashmangshme. Dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ruhej rendi social dhe politik<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, filluan t\u00eb hov\u00ebzojn\u00eb edhe p\u00ebrgjigjet q\u00eb i ofruan liberalizmi dhe konservatorizmi. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn rendi social lind vetvetiu nga veprimet spontane t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, Kurse p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn rendi social dhe politik duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si parakusht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e liris\u00eb. Sepse, kur shkat\u00ebrrohet i pari rr\u00ebnohen edhe hap\u00ebsirat p\u00ebr manifestimin e s\u00eb dyt\u00ebs. Pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb synohej q\u00eb te gjendej nj\u00eb solucion adekuat p\u00ebr problemin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb politik\u00ebs, si\u00e7 pohon Hannah Arendt, ekuilibrimin e apetitit q\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb ri dhe ruajtjen tradit\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb sipas k\u00ebsaj teoriciene, aksioni dhe kujtesa jan\u00eb dy nga kapacitetet inherente politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, sipas konservatorizmit autoriteti i familjes, religjionit, asociacioneve lokale, p\u00ebr t\u2019i kanalizuar ndryshimet shoq\u00ebrore u pa si vendimtar. Prandaj, me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00ebri nga et\u00ebrit kryesor t\u00eb k\u00ebsaj doktrine Edmund Burke pat pohuar se nj\u00eb \u201cpolitik\u00eb pa instrumentet e ndryshimit, po ashtu \u00ebsht\u00eb privuar edhe pa mjetet konservimit\u201d.<\/p>\n<p>Kurse sipas studiuesit t\u00eb njohur t\u00eb shkencave politike Daiel Ziblatt n\u00eb librin e tij \u201cConservative Parties and the Birth of Democracy\u201d, lindja e k\u00ebtij sistemi as q\u00eb mund t\u00eb paramendohet pa rolin historik t\u00eb k\u00ebtyre partive. Madje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skrupuloze, ku hulumtues i p\u00ebrpikt\u00eb, ka argumentuar se si nd\u00ebrmjet Dy Luft\u00ebrave Bot\u00ebrore, pik\u00ebrisht n\u00eb ato vende, sikur Britania, ku k\u00ebto parti kishin tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb funksionimit, demokracia ia arriti q\u00eb ta mbijetoi at\u00eb kriz\u00eb. Kurse, n\u00eb vende q\u00eb mungonin tradita t\u00eb tilla t\u00eb organizimit politik, vendin vakant t\u00eb partive konservatore ia doli q\u00eb ta uzurpoi fashizmi, si variant ekstrem i t\u00eb djatht\u00ebs. Argumente mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj pandehme mund t\u00eb gjenden edhe n\u00eb librin e Francis Fukuyam-\u00ebs \u201cRendi Politik dhe Shthurja Politike\u201d. Mir\u00ebpo, elaborimi m\u00eb i gjer\u00eb i raporteve dhe rrug\u00ebtimit historik t\u00eb identitet ideologjik t\u00eb partive politike k\u00ebrkon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, anashkalimi i k\u00ebsaj teme dhe argumenteve shoq\u00ebruese t\u00eb saj, q\u00eb e pat filluar ish-kryetari Veseli, nuk paraqet asgj\u00eb tjet\u00ebr, pos nj\u00eb shp\u00ebrfillje t\u00eb besimit, bindjeve, vizionit dhe bot\u00ebkuptimit t\u00eb tij politik p\u00ebr rolin q\u00eb duhet ta ket\u00eb PDK-ja n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb spektrin politik t\u00eb Kosov\u00ebs. E synimeve t\u00eb tij p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb narracion autentik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt politik. Por, mjerisht ky investim ra n\u00eb uj\u00eb brenda nat\u00ebs. Ashtu si\u00e7 u varros n\u00eb arkivat e pluhurosur t\u00eb Kuvendit edhe insiativa e tij p\u00ebr themelimin e nj\u00eb komisioni parlamentar p\u00ebr hetimin e procesit t\u00eb privatizimit, si nj\u00ebri nga proceset me t\u00eb kontestuara dhe err\u00ebta n\u00eb Kosov\u00ebn e pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, ka ekzistuar nj\u00eb p\u00ebrpjekje e segmenteve t\u00eb caktuara vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u2019i paraqitur njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga kjo trash\u00ebgimi, si jo t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr politik\u00eb. Ku edhe n\u00ebse ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00ebn, tash politika u takon atyre q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi dhe mjesht\u00ebri teknokratike p\u00ebr ta drejtuar at\u00eb. Shum\u00eb kush mund ta kund\u00ebrshtoj k\u00ebt\u00eb opinion. Se p\u00ebrkundrazi, Kosova pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb qeverisur nga kjo struktur\u00eb. Po kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sepse \u00ebsht\u00eb dashur koh\u00eb bukur e gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb efekt ky inxhinering mental propagandistik. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrgatitur profesionalisht t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rezistenc\u00eb, sot nuk kan\u00eb ndonj\u00eb pesh\u00eb politike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke i suspenduar temat kryesore politike q\u00eb i la trash\u00ebgim ish-kryetari Veseli, pa ndonj\u00eb arsyetim publik, disa drejtues t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme apo t\u00eb pavet\u00ebdijshme e vulos\u00ebn k\u00ebt\u00eb prirje t\u00eb sip\u00ebr cekur. Ngase sipas k\u00ebsaj qasjeje nuk ka vend m\u00eb p\u00ebr bindjet e tij politike n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb publike<\/p>\n<p>A do t\u00eb ket\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb brendshme partiake ndaj k\u00ebsaj tendence mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Askush nuk i ka shp\u00ebrfillur m\u00eb shum\u00eb politikisht krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb sot ndodhen n\u00eb Hag\u00eb, se sa partia q\u00eb nominalisht pretendon se i p\u00ebrfaq\u00ebson. Merrni shembullin e ish-kryetarit Kadri Veseli. T\u00eb gjitha kauzat e tij politike, nj\u00eb nga nj\u00eb u margjinalizuan. U hesht\u00ebn. Me largimin e tij nga skena politike, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-643468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/643468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=643468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/643468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=643468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=643468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=643468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}