{"id":644497,"date":"2022-05-22T21:00:50","date_gmt":"2022-05-22T19:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=644497"},"modified":"2022-05-22T21:04:47","modified_gmt":"2022-05-22T19:04:47","slug":"rrezarta-krasniqi-vizita-e-kurtit-ne-shba-ekskursion-i-ka-te-mbyllura-dyert-ne-shtepine-e-bardhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rrezarta-krasniqi-vizita-e-kurtit-ne-shba-ekskursion-i-ka-te-mbyllura-dyert-ne-shtepine-e-bardhe\/","title":{"rendered":"Rrezarta Krasniqi: Vizita e Kurtit n\u00eb SHBA ekskursion, i ka t\u00eb mbyllura dyert n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet me aleatin ton\u00eb kryesor SHBA-n\u00eb, p\u00ebr fatin e keq duket se jan\u00eb ftohur pak n\u00eb koh\u00ebt e fundit. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me arroganc\u00ebn e tyre kan\u00eb sjellur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb raportet me SHBA-n\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shqet\u00ebsuese p\u00ebr nj\u00eb shtet kur udh\u00ebheq\u00ebsi i tij i ka t\u00eb mbyllura dyert n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana Kryeministri Kurti, nuk arriti ta d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d. K\u00ebshtu thot\u00eb deputetja e LDK-s\u00eb, Rrezarta Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb LDK-s\u00eb nuk ka ndodhur q\u00eb drejtuesi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mos pritet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb kesh dyert mbyllur, n\u00ebnkupton se je i pa d\u00ebshiruar\u201d, thot\u00eb deputetja Krasniqi.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb flet edhe p\u00ebr aplikimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin Evropian, poashtu p\u00ebr qeverisjen mbi 1-vje\u00e7are t\u00eb Kurtit, p\u00ebr dyshimet e p\u00ebrfshirjes n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb financiare n\u00eb Slloveni t\u00eb ambasadorit Martin Berishaj, p\u00ebr opozitarizmin e LDK-s\u00eb, problemet n\u00eb Deg\u00ebn e k\u00ebsaj partie n\u00eb Vushtrri, dhe p\u00ebr tema t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me deputeten e LDK-s\u00eb, Rrezarta Krasniqi dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>Kryeministri Albin Kurti po q\u00ebndron p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Si e keni par\u00eb ju k\u00ebt\u00eb? Pse nuk e takoi presidenti Biden?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rreth tri jav\u00eb prej kur Kryeministri Albin Kurti ka udh\u00ebtuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, por nuk ka arritur ta realizoj\u00eb asnj\u00eb takim brenda Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb n\u00eb Washington. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shqet\u00ebsuese p\u00ebr nj\u00eb shtet kur udh\u00ebheq\u00ebsi i tij i ka t\u00eb mbyllura dyert n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana Kryeministri Kurti, nuk arriti ta d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Krejt \u00e7far\u00eb pam\u00eb nga ky udh\u00ebtim i tij, i cili m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkufizohej si ekskursion, jan\u00eb takimet me nj\u00eb mori biznesesh t\u00eb famshme amerikane, disa politikan\u00eb t\u00eb rangut jo t\u00eb lart\u00eb, e shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim prej Kryeministrit Kurti, Kryeministrit t\u00eb Greqis\u00eb, Kyriakos Mitsotakis iu b\u00eb pritje e rrall\u00eb n\u00eb Washington. Ai fillimisht \u00ebsht\u00eb pritur nga Presidenti Joe Biden n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas takimet tjera t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb kjo situat\u00eb flet shum\u00eb edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me aleatin ton\u00eb kryesor SHBA-n\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebr fatin e keq duket se jan\u00eb ftohur pak n\u00eb koh\u00ebt e fundit. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi k\u00ebt\u00eb Kryeminist\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb kabinet qeveritar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me arroganc\u00ebn e tyre kan\u00eb sjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb raportet me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb drejtuesi i shtetit t\u00eb mos pritet n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. T\u00eb kesh dyert mbyllur, n\u00ebnkupton se je i pa d\u00ebshiruar. Un\u00eb nuk e shoh ndryshe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Por dua t\u00eb mbes me shpres\u00ebn se ai do t\u00eb realizoj\u00eb ndonj\u00eb takim n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb p\u00ebrderisa vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb atje. Ne nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb zbehen marr\u00ebdh\u00ebniet tona miq\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrtuara me dekada me SHBA-n\u00eb, aleatin kryesor t\u00eb Kosov\u00ebs. Z\u00ebvend\u00ebsimi i miq\u00ebsis\u00eb me SHBA-n\u00eb, nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb futet, n\u00ebse dikush ka synime t\u00eb tilla. Madje edhe n\u00ebse ka menduar dikush, ka gabuar r\u00ebnd\u00eb. Ne do t\u00eb angazhohemi maksimalisht p\u00ebr t\u00eb kultivuar marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb, e cila na ndihmoj\u00eb fillimisht p\u00ebr t\u00eb arritur tek liria, e m\u00eb pas edhe pavar\u00ebsia e shtet-nd\u00ebrtimi. Pa p\u00ebrkrahjen e tyre, gjakun e d\u00ebshmor\u00ebve dhe vizionin largpam\u00ebs t\u00eb Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Kosova nuk do t\u00eb ishte k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebvend\u00ebskryeministrja e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla e ka dor\u00ebzuar dosjen p\u00ebr aplikim n\u00eb K\u00ebshillin Evropian. A pritni q\u00eb shteti yn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/strong><\/p>\n<p>Aplikimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb selin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb Strasburg nuk mund t\u00eb shihet si e arritur e k\u00ebsaj qeverie, p\u00ebr shkak se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rrethana reja gjeopolitike n\u00eb rajon dhe bot\u00eb pas invazionit ushtarak rus n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kushdo q\u00eb do ishte n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb vendit do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar nj\u00eb momentum t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr shkak ka rrethanat e tensionuara n\u00eb mes t\u00eb Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. Ajo q\u00eb duhet t\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se nuk ka p\u00ebrfunduar ky mision me procesin e aplikimit, institucionet e vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebta q\u00eb po duan t\u2019i marrin meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duhet t\u00eb angazhohen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrkrahjen e nevojshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb KE. E kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa lobim, p\u00ebr \u00e7ka deri m\u00eb tani ne nuk kemi par\u00eb as p\u00ebrpjekjen me t\u00eb vog\u00ebl nga kjo qeveri.<\/p>\n<p><strong>Si e vler\u00ebsoni qeverisjen m\u00eb shum\u00eb se 1-vje\u00e7are t\u00eb Kurtit? Cil\u00ebn pun\u00eb t\u00eb tij e vler\u00ebsoni, dhe ku ka d\u00ebshtuar deri tani?<\/strong><\/p>\n<p>E rr\u00ebnuan ekonomin\u00eb dhe i varf\u00ebruan qytetar\u00ebt. Me pak fjal\u00eb ndoshta k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrkufizohej puna nj\u00eb vje\u00e7are e Qeveris\u00eb Kurti, e cila i shkaktoj d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha vendit nga paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr shtetin. P\u00ebr fatin jo t\u00eb mir\u00eb, pasojat po i vuan vet\u00eb populli. Pra flitet p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike. \u00a0Asnj\u00eb investitor serioz nuk ka ardhur p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe p\u00ebr t\u00eb hapur kompani e krijuar vende t\u00eb pun\u00ebs, \u00e7ka do t\u00eb ndikonte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes ekonomike n\u00eb vend. Kjo p\u00ebr faktin se Qeveris\u00eb Kurti i mungon strategji p\u00ebr t\u00eb sjell investitor t\u00eb ri n\u00eb vend. E si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj por edhe paaft\u00ebsis\u00eb n\u00eb qeverisje, ne \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po rrezikojm\u00eb q\u00eb t\u00eb largohen edhe k\u00ebta pak investitor t\u00eb huaj q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb vend. D\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha u shkaktuan edhe n\u00eb diplomaci, madje disa edhe t\u00eb pariparueshme nga komunikimet skandaloze e amatoreske dhe diskurs jo adekuat diplomatik. Kemi stagnim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Kosova nuk ka pranuar asnj\u00eb njohje t\u00eb re nga viti 2021.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb raportimi p\u00ebr dyshime n\u00eb p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb afer\u00eb financiare n\u00eb Slloveni t\u00eb ambasadorit Martin Berishaj. Si e shihni heshtjen e tij, dhe pse sipas jush nuk po e shkarkon Kurti?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e shum\u00eb skandaleve q\u00eb ka prodhuar kjo qeveri \u00ebsht\u00eb edhe ai me ambasadorin n\u00eb Kroaci Martin Berishaj, i cili dyshohet t\u00eb jet\u00eb implikuar n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb madh financiar me mafin\u00eb energjetike t\u00eb Serbis\u00eb. E akoma m\u00eb i madh b\u00ebhet ky skandal kur Qeveria Kurti e mbron at\u00eb dhe nuk e shkarkon nga sh\u00ebrbimi diplomatik deri n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rastit. Pra, nj\u00eb qeveri q\u00eb zotohej ta kishte n\u00eb prioritet luftimin e krimit dhe korrupsionit, tani e mbron krimin, n\u00eb nj\u00eb far forme jan\u00eb shnd\u00ebrru n\u00eb avokat t\u00eb tij, ndon\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa jav\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb skandal t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jeni pro t\u00ebrheqjes s\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb Trustit?<\/strong><\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se gjendja e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar tej mase ekonomikisht pasi q\u00eb ka munguar p\u00ebrkrahja e nevojshme nga ana e Qeveris\u00eb, andaj \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm lejimi i t\u00ebrheqjes s\u00eb kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve Trusti t\u00eb nj\u00eb shume t\u00eb caktuar t\u00eb parave, por pa e d\u00ebmtuar t\u00eb ardhmen pensionale t\u00eb qytetar\u00ebve, sepse dihet se ato para jan\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr pleq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Sa jeni e k\u00ebnaqur me opozitarizmin q\u00eb po b\u00ebn LDK-ja, ku jeni edhe ju deputete?<\/strong><\/p>\n<p>LDK \u00ebsht\u00eb dalluar me pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qeverisje dhe dallohet me angazhimin e saj edhe n\u00eb opozit\u00eb. Si\u00e7 dihet roli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur pun\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohen e keqja q\u00eb mund t\u2019i kanoset vendit nga drejtuesit e k\u00ebsaj qeverie. LDK si parti institucionaliste, opozitarizmin e kryen me mjete dhe m\u00ebnyr\u00eb demokratike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb zgjedhjet e fundit nacionale dol\u00ebt t\u00eb tret\u00ebt. A \u00ebsht\u00eb LDK e p\u00ebrgatitur p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja parlamentare dhe ku e shihni partin\u00eb tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare kurdo q\u00eb ato vendosen t\u00eb mbahen dhe jemi t\u00eb bindur se do t\u00eb dalim bindsh\u00ebm fitues t\u00eb tyre, ngaq\u00eb populli e ka kuptuar se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka deklaruar Albin Kurti dhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje para se t\u00eb vin\u00eb n\u00eb pushtet ka qen\u00eb vet\u00ebm mashtrim dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr, andaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb marrin nd\u00ebshkimin e merituar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr ju, m\u00eb e pranueshme n\u00eb t\u00eb ardhmen nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me VV-n\u00eb apo PDK-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb hipotetike, besoj se koalicioni p\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb reja, nuk do t\u00eb jet\u00eb i nevojsh\u00ebm me asnj\u00eb parti politike, as me VV-n\u00eb dhe as me PDK-n\u00eb. P\u00ebrkrahja e qytetar\u00ebve ndaj LDK-s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb masovike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb media \u00ebsht\u00eb raportuar p\u00ebr p\u00ebrplasje n\u00eb Deg\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Vushtrri, sidomos p\u00ebr krisje t\u00eb raporteve tuaja me Xhafer Tahirin. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Komunikoni me t\u00eb apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Aktualisht dega e LDK-s\u00eb n\u00eb Vushtrri ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jo t\u00eb favorshme. Pra, problemet e brendshme jan\u00eb evidente, por un\u00eb kam komunikim me t\u00eb gjitha strukturat e LDK-s\u00eb dhe besoj se shum\u00eb shpejt\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb edhe kjo gjendje.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fund, si e keni par\u00eb qeverin\u00eb n\u00ebn hije t\u00eb PDK-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dua t\u00eb rezervohem me komente lidhur me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet me aleatin ton\u00eb kryesor SHBA-n\u00eb, p\u00ebr fatin e keq duket se jan\u00eb ftohur pak n\u00eb koh\u00ebt e fundit. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie mbi kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me arroganc\u00ebn e tyre kan\u00eb sjellur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb raportet me SHBA-n\u00eb. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht shqet\u00ebsuese p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":644498,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-644497","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/644497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=644497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/644497\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/644498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=644497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=644497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=644497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}