{"id":64880,"date":"2019-07-05T15:33:02","date_gmt":"2019-07-05T13:33:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=64880"},"modified":"2019-07-05T15:33:02","modified_gmt":"2019-07-05T13:33:02","slug":"pd-publikon-videon-keshtu-u-mbushen-me-vota-kutite-me-30-qershor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/pd-publikon-videon-keshtu-u-mbushen-me-vota-kutite-me-30-qershor\/","title":{"rendered":"PD publikon videon: K\u00ebshtu u mbush\u00ebn me vota kutit\u00eb m\u00eb 30 qershor"},"content":{"rendered":"<p><strong>Partia Demokrartike ka denoncuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte p\u00ebrmes ish deputetit Oerd Bylykbashi nj\u00eb rast t\u00eb mbushjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit m\u00eb 30 qershor nga ana e komisioner\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Oerd Bylykbashi tregoi videon dhe tha se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebr dhjet\u00ebra provat q\u00eb opozita ka n\u00eb lidhje me fars\u00ebn e 30 qershorit, ku dhjet\u00ebra mij\u00ebra vota u \u00e7uan n\u00eb kutit\u00eb e votimit nga vet\u00eb socialist\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb rritej artificialisht.<\/p>\n<p>https:\/\/www.facebook.com\/partiademokratike\/videos\/391163121749650\/<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA:<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershor Edi Ram\u00ebn e braktis\u00ebn 85 p\u00ebrqind e votuesve shqiptar\u00eb. Vet\u00ebm 15 p\u00ebrqind e votuesve votuan p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb administrat\u00ebn, dhjet\u00ebra mij\u00ebra punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb trysnuar, t\u00eb dhunuar psikologjikisht dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me vendin e pun\u00ebs u detyruan t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebrndryshe dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, me dat\u00eb 1 korrik humbisnin vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra t\u00eb manipuluara t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb votim, n\u00eb or\u00ebn 11:00 t\u00eb asaj dite e dha pjes\u00ebmarrjen si 12 p\u00ebrqind, nd\u00ebrkoh\u00eb vet\u00eb shifrat e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve tregonin vet\u00ebm 6 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje dha shifr\u00ebn p\u00ebr or\u00ebn 19:00 duke manipuluar p\u00ebrs\u00ebri, deklaroi 24 p\u00ebrqind kur shifrat e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve jepnin vet\u00ebm 21 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Kjo maskarad\u00eb e urdh\u00ebruar nga Edi Rama, e ekzekutuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb piramidale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga kat\u00ebr militant\u00ebt e PS n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr k\u00ebto krime zgjedhore q\u00eb ata kan\u00eb kryer dhe ekzekutuar, duke filluar nga KQZ dhe urdhri q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb KZAZ-ve dhe Komisionit t\u00eb Qendrave t\u00eb Votimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i t\u00ebr\u00eb piramidal vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar porosin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, q\u00eb pjes\u00ebmarrja \u00ebn votime t\u00eb ishte sa m\u00eb e lart\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kjo ishte e pamjaftueshme p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, sepse numri i votave n\u00eb kuti nuk do t\u2019i korrespondonte pjes\u00ebmarrjes n\u00eb votim dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Vet\u00ebm 15 p\u00ebrqind kan\u00eb votuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb monitoruar nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb p\u00ebr 12 or\u00eb rresht nga v\u00ebzhguesit e Partis\u00eb Demokratike edhe pse opozita iu mohua aksesi n\u00eb qendrat e votimit.<\/p>\n<p>Sot ju paraqesim prov\u00ebn filmike t\u00eb k\u00ebsaj skeme kriminale t\u00eb manipulimit t\u00eb rezultatit zgjedhor. Mekanizmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i past\u00ebr: \u00ebsht\u00eb mbushja e kutive t\u00eb votimit me vota nga komisioner\u00ebt. Do t\u2019ju transmetojm\u00eb nj\u00eb video, nga nj\u00eb qend\u00ebr votimi n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do ta shihni kjo \u00ebsht\u00eb qendra e votimit q\u00eb nuk ka asnj\u00eb garanci, \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e hapur.<\/p>\n<p>Mund ta shihni ka edhe badge-n e an\u00ebtarit t\u00eb Komisionit, plot\u00ebsojn\u00eb flet\u00ebn e votimit komisioner\u00ebt dhe mbushin kutit\u00eb m\u00eb pas ulet tek tryeza e komisionit.<\/p>\n<p>Ky komisioner dhe t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta komisioner\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mbushjes s\u00eb kutive.<\/p>\n<p>Identifikojn\u00eb zgjedh\u00ebsit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin t\u00eb dh\u00ebnat dhe kart\u00ebn e identitetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb nuk vijn\u00eb dot t\u00eb votojn\u00eb, p\u00ebrfshi edhe emigrant\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb individuale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb fluksin e votimit, por si\u00e7 e shihni, aty nuk ka asnj\u00eb votues t\u00eb paraqitur.<\/p>\n<p>Komisioneri tjet\u00ebr plot\u00ebson flet\u00ebn e votimit, e mbush aty ku duhet. Jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PS, aty gjendet edhe komisioneri q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb falco vendosur nga shoq\u00ebria civile. Merret fleta e votimti, mbushet kutia dhe si\u00e7 tregohet nga videoja jemi her\u00ebt n\u00eb procesin e votimit pasi shihni se sa pak ka flet\u00eb votimi n\u00eb kuti dhe m\u00eb pas pasi kryen detyr\u00ebn komisioneri me badge-n e KQZ pasi kryen vepr\u00ebn penale \u201ckrimi zgjedhor\u201d ulet n\u00eb komision.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb skema me t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama ka mbushur kutit\u00eb. Sot Edi Rama ka urdh\u00ebruar dhe ia ka ekzekutuar KQZ q\u00eb n\u00eb kutit\u00eb t\u00eb ket\u00eb vota, sa i duhen Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Por m\u00eb 30 qershor ka patur vet\u00ebm 15 p\u00ebrqind votues, nd\u00ebrsa 85 p\u00ebrqind e zgjedh\u00ebsve e refuzuan 30 qershorin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb kriminale \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Provat jan\u00eb mbledhur, po dokumentohen p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe kall\u00ebzimet penale do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs duke filluar nga KQZ dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrim i Prokuroris\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb ndjekjen penale por si\u00e7 e dim\u00eb deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb veprim dhe si\u00e7 e dim\u00eb mbi dosjen \u201c339\u201d dhe \u201c184\u201d nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb skem\u00eb krimesh zgjedhore k\u00ebto zgjedhje nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb, jan\u00eb vet\u00ebm votime moniste, ODIHR e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se zgjedh\u00ebsit at\u00eb dit\u00eb nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato nuk jan\u00eb zgjedhje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokrartike ka denoncuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte p\u00ebrmes ish deputetit Oerd Bylykbashi nj\u00eb rast t\u00eb mbushjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit m\u00eb 30 qershor nga ana e komisioner\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Oerd Bylykbashi tregoi videon dhe tha se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nd\u00ebr dhjet\u00ebra provat q\u00eb opozita ka n\u00eb lidhje me fars\u00ebn e 30 qershorit, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":64881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-64880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}