{"id":650689,"date":"2022-06-04T10:09:41","date_gmt":"2022-06-04T08:09:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=650689"},"modified":"2022-06-04T10:09:41","modified_gmt":"2022-06-04T08:09:41","slug":"open-ballkan-kjo-eshte-marreveshja-qe-pritet-te-nenshkruhet-mes-serbise-shqiperise-e-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/open-ballkan-kjo-eshte-marreveshja-qe-pritet-te-nenshkruhet-mes-serbise-shqiperise-e-maqedonise\/","title":{"rendered":"Open Ballkan: Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja q\u00eb pritet t\u00eb n\u00ebnshkruhet mes Serbis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb e Maqedonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb obligohen me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb luftuar evazionin fiskal n\u00eb t\u00eb tri vendet.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhet n\u00eb tekstin e Memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit, n\u00eb t\u00eb cilin Radio Evropa e Lir\u00eb ka pasur qasje dhe t\u00eb cilin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tre vendeve duhet ta n\u00ebnshkruajn\u00eb n\u00eb qytetin maqedonas t\u00eb Ohrit, n\u00eb takimin e nism\u00ebs \u201cBallkani i Hapur\u201d, t\u00eb planifikuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 8 qershor.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj, n\u00eb Oh\u00ebr do t\u00eb n\u00ebnshkruhet edhe marr\u00ebveshje p\u00ebr njohjen e diplomave t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, si dhe memorandume p\u00ebr bashk\u00ebpunim kulturor dhe n\u00eb fush\u00ebn e turizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej kat\u00ebr dokumenteve t\u00eb planifikuara nuk p\u00ebrmendet zgjerimi, por u drejtohet ftesa shteteve tjera t\u00eb interesuara t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>N\u00eb samitin e Ohrit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Malit t\u00eb Zi, kryeministri Dritan Abazoviq.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb kritikuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e publikut n\u00eb vendin e tij p\u00ebr shkak se nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb \u201cBallkanin e Hapur\u201d, nj\u00eb nism\u00eb e nisur n\u00eb vitin 2019, e cila deri m\u00eb sot, pavar\u00ebsisht se ka mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb, si dhe t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme dhe asaj aktuale t\u00eb SHBA-s\u00eb, nuk arriti t\u00eb zgjerohej.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka refuzuar ftes\u00ebn e kryeministri t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Dimitar Kova\u00e7evski p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nism\u00ebn Ballkani i Hapur.<\/p>\n<p>Tre nism\u00ebtar\u00ebt, Edi Rama, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, presidenti i Serbis\u00eb dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, e ideuan k\u00ebt\u00eb koncept me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thuhet n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr taksat?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e Memorandumit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me taksat, i cili do t\u00eb n\u00ebnshkruhet dhjet\u00eb muaj pasi nisma e Ballkanit Per\u00ebndimor u em\u00ebrua zyrtarisht \u201cBallkani i Hapur\u201d, n\u00eb vend t\u00eb emrit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm \u201cmini-Schengen\u201d, thuhet se n\u00ebnshkruesit kan\u00eb parasysh \u201cr\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e shtuar\u201d t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr evazionit fiskal, gjegj\u00ebsisht, shmangies s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimit.<\/p>\n<p>\u201cDispozitat e k\u00ebtij dokumenti nuk do t\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb vendime apo veprimtari t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyrueshme dhe t\u00eb imponuara p\u00ebr asnj\u00eb pal\u00eb apo pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, gjithsej tet\u00eb nene t\u00eb marr\u00ebveshjes theksojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb inkurajuar p\u00ebrmbushjen e detyrimeve tatimore n\u00eb t\u00eb tre vendet dhe se secila pal\u00eb mund t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb koordinuar aktivitetet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, secila pal\u00eb i paguan shpenzimet e veta p\u00ebr zbatimin e Memorandumit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrshpejtimi i njohjes s\u00eb diplomave<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb parapar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e njohjes reciproke t\u00eb diplomave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Radio Evropa e Lir\u00eb ka pasur qasje, iniciativa mbron p\u00ebrshpejtimin e procedurave p\u00ebr njohjen e diplomave t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me shtat\u00eb nene i referohet kualifikimeve t\u00eb nivelit e pest\u00eb (arsimi i lart\u00eb), si dhe niveleve gjasht\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb t\u00eb Korniz\u00ebs Evropiane t\u00eb Kualifikimeve (nga njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e arsimit t\u00eb avancuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb lart\u00eb).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb specifikuar q\u00eb diplomat me vul\u00ebn apostile t\u00eb institucionit kompetent i n\u00ebnshtrohen njohjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Vula apostile \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e legalizimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb korrespondenc\u00ebn juridike nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se paraqitet dyshimi p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e diplom\u00ebs, parashikohet mund\u00ebsia q\u00eb p\u00ebrmes rrug\u00ebs elektronike t\u00eb k\u00ebrkohet v\u00ebrtetimi nga institucioni q\u00eb e ka l\u00ebshuar at\u00eb. Afati p\u00ebr p\u00ebrgjigje nga ajo adres\u00eb \u00ebsht\u00eb 14 dit\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr p\u00ebrfundimin e plot\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb njohjes, 20 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Specifikohet se diplomat n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb njihen nga Qendra p\u00ebr sh\u00ebrbime arsimore n\u00eb Ministrin\u00eb e Arsimit, n\u00eb Serbi nga Agjencia p\u00ebr kualifikime p\u00ebr njohje profesionale, si dhe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga Nj\u00ebsia p\u00ebr njohjen e diplomave profesionale e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Tri an\u00ebtaret e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, ftojn\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb rast vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u2019i bashkohen Marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p><strong>Memorandum p\u00ebr shk\u00ebmbimin kulturor<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 u tha, p\u00ebr t\u00eb promovuar shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb kulturore, dialogun nd\u00ebrkulturor dhe mir\u00ebkuptimin e nd\u00ebrsjell\u00eb, t\u00eb tre pal\u00ebt synojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb Memorandum mir\u00ebkuptimi p\u00ebr bashk\u00ebpunimin kulturor n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb shtat\u00eb nenet e Memorandumit, n\u00eb t\u00eb cilat Radio Evropa e Lir\u00eb kishte qasje, n\u00ebnshkruesit angazhohen p\u00ebr t\u00eb inkurajuar l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb e punonj\u00ebsve t\u00eb kultur\u00ebs dhe thellimin e bashk\u00ebpunimit institucional.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kontraktuese deklarojn\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb harmonizojn\u00eb kriteret dhe t\u00eb shtojn\u00eb numrin e konkurseve p\u00ebr financimin e projekteve kulturore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpar\u00ebsi do t\u2019i jepet projekteve t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb inovative, eksperimentale dhe\/ose shum\u00eb-disiplinare, si dhe q\u00eb lidhin operator\u00ebt e mundsh\u00ebm nga disa pal\u00eb kontraktuese\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Neni 6 i Memorandumit specifikon se shtetet n\u00ebnshkruese do t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb \u201ckalendar t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturor\u201d, \u201cn\u00eb afatin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>Planifikohet harta turistike<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Memorandumin e mir\u00ebkuptimit n\u00eb fush\u00ebn e turizmit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili gjithashtu duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb Oh\u00ebr dhe n\u00eb t\u00eb cilin Radio Evropa e Lir\u00eb ka pasur qasje, parasheh formimin e nj\u00eb harte turistike t\u00eb quajtur \u201cBallkani i Hapur\u201d.<\/p>\n<p>Shtetet n\u00ebnshkruese jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb inkurajojn\u00eb kontaktet nd\u00ebrmjet organizatave t\u00eb tyre turistike dhe pun\u00ebtor\u00ebve, si dhe parashikohet krijimi i grupeve t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke formuar grupe t\u00eb posa\u00e7me pune, pal\u00ebt kontraktuese marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb identifikojn\u00eb kuadrin ligjor n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, si dhe t\u00eb nisin p\u00ebrpjekjet p\u00ebr harmonizimin e ligjeve t\u00eb tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten reciprokisht me sistemin e operator\u00ebve turistik\u00eb\u201d, specifikohet n\u00eb nj\u00ebrin prej tet\u00eb neneve n\u00eb Memorandum.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00ebnshkruesit theksojn\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb informacione p\u00ebr legjislacionin e tyre n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb burimeve natyrore dhe ruajtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb historike dhe kulturore, t\u00eb cilat jan\u00eb atraksione turistike.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt kontraktuese, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e tyre t\u00eb brendshme, do t\u00eb nxisin krijimin e kushteve t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investimeve n\u00eb industrin\u00eb e turizmit\u201d, thuhet gjithashtu.<\/p>\n<p>Si element marr\u00ebveshjeje mes t\u00eb tre pal\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, sakt\u00ebsohet se zgjerimi i turizmit detar, lumor dhe liqenor mund t\u00eb konsiderohet si \u201cport\u00eb e turizmit rajonal\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb obligohen me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb luftuar evazionin fiskal n\u00eb t\u00eb tri vendet. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb tekstin e Memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit, n\u00eb t\u00eb cilin Radio Evropa e Lir\u00eb ka pasur qasje dhe t\u00eb cilin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tre vendeve duhet ta n\u00ebnshkruajn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":650690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-650689","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/650689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=650689"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/650689\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/650690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=650689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=650689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=650689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}