{"id":652923,"date":"2022-06-08T19:03:58","date_gmt":"2022-06-08T17:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=652923"},"modified":"2022-06-08T20:03:05","modified_gmt":"2022-06-08T18:03:05","slug":"ftesa-per-kosoven-qe-ti-bashkohet-ballkanit-te-hapur-cka-u-deklarua-sot-ne-samit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ftesa-per-kosoven-qe-ti-bashkohet-ballkanit-te-hapur-cka-u-deklarua-sot-ne-samit\/","title":{"rendered":"Ftesa p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb t&#8217;i bashkohet &#8220;Ballkanit t\u00eb Hapur&#8221;, krejt \u00e7ka u tha sot n\u00eb samitin n\u00eb Oh\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Oh\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb mbajtur dita e dyt\u00eb e samitit t\u00eb nism\u00ebs \u201cBallkani i Hapur\u201d. U n\u00ebnshkruan kat\u00ebr marr\u00ebveshje. N\u00eb nism\u00ebn q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga Kosova, pjes\u00ebmarr\u00ebs ishin edhe Gabriel Escobar (virtualisht) dhe Oliver Varhelyi. Pothuajse secili q\u00eb foli, i b\u00ebri ftes\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i bashkohet k\u00ebsaj iniciative. Gazeta Online Reporteri.net ju sjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb deklaratave t\u00eb lider\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Samitin e hapi Kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut,\u00a0Dimitar Kova\u00e7evski, i cili ftoi Kosov\u00ebn t&#8217;i bashkohet \u201dOpen Ballkan\u201d.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se ftesa p\u00ebr kryeministrin Kurti mbetet ende e hapur, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cSot bashk\u00eb me ne jan\u00eb kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Abazoviq dhe kryesuesi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb BeH, Tegeltia. Ftesa p\u00ebr kryeministrin e Kosov\u00ebs mbetet e hapur. Un\u00eb jam i bindur se benefitet e Ballkanit t\u00eb Hapur i meritojn\u00eb dhe do ti marrin edhe qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, BeH dhe Kosov\u00ebs\u201d, tha Kova\u00e7evski.<\/p>\n<p>Ai u shpreh i bindur se nisma do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb atraktive.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian ta mb\u00ebshtes k\u00ebt\u00eb mund tonin dhe ta njeh si inspirim p\u00ebr zgjidhjen e problemeve t\u00eb veta. T\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb Ballkanin e Hapur jemi t\u00eb bindur q\u00eb kjo iniciativ\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb atraktive\u201d, tha Kova\u00e7evski.<\/p>\n<p>Fjala m\u00eb pas iu dha Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq. Ai tha se askush nuk mund t\u2019i ndaloj\u00eb nism\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb na ndaloj\u00eb askush. Kjo varet vet\u00ebm nga ne, nga askush tjet\u00ebr\u201d, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq e ftoi Kosov\u00ebn, Malin e Zi dhe Bosnj\u00ebn, q\u00eb t\u2019i bashkohen Serbis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm, t\u00eb cilin propozoi ta mbajn\u00eb n\u00eb Serbin\u00eb jugore.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje, dhe n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb formimin e grupeve punuese edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, Prishtin\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d, tha presidenti serb.<\/p>\n<p>Ai e falenderoi t\u00eb d\u00ebrguarin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Ballkanin, Gabriel Escobar p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen virtuale dhe kryeministrin e Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se po merr pjes\u00eb atje vet\u00ebm si v\u00ebzhgues.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse d\u00ebshironi, urdh\u00ebroni, n\u00ebse nuk d\u00ebshironi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira juaj. Askush nuk do t\u2019ju detyroj. Kjo \u00ebsht\u00eb iniciativa jon\u00eb, iniciativa e njer\u00ebzve nga Ballkani. Iniciativ\u00eb e atyre q\u00eb e kan\u00eb kuptuar se duhet t\u00eb lidhen dhe t\u2019i zgjidhin vet\u00eb problemet e tyre\u201d, tha Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-652929\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"600\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1.jpg 900w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/FUrIa-RX0AQRlFC-1-900x600-1-630x420.jpg 630w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p>Fjal\u00ebn m\u00eb pas e mori Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama ha mesazhe n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryeministrit Albin Kurti q\u00eb po e refuzojn\u00eb nism\u00ebn shkaku i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kreu i Qeveris\u00eb shqiptare ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr lidhjet serbo-ruse dhe p\u00ebr konfliktin Kosov\u00eb-Serbi, por se Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb nuk ia kthen \u201ckurrizin t\u00eb ardhmes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe s\u2019e kemi pritur luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb p\u00ebr ta ditur marr\u00ebdh\u00ebnien speciale q\u00eb ka Serbia me Rusin\u00eb, s\u2019e kemi pritur luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb ka nj\u00eb histori, s\u2019e kemi pritur luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb se mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs ka nj\u00eb konflikt t\u00eb pazgjidhur. K\u00ebto i kemi ditur q\u00eb t\u00eb gjitha, por midis t\u00eb q\u00ebndruarit me kurriz nga e ardhmja dhe t\u00eb kthimit t\u00eb syve drejt t\u00eb ardhmes kemi zgjedhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Sot jemi k\u00ebtu sepse duam t\u00eb shkojm\u00eb drejt t\u00eb ardhmes, pa i mbyllur syt\u00eb ndaj problemeve ende t\u00eb pazgjidhura, por p\u00ebr t\u2019u bindur se problemet zgjidhen vet\u00ebm n\u00ebse afrohemi. Vet\u00ebm n\u00ebse ne dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb lir\u00eb sesa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Rama mori edhe shembullin e konflikteve n\u00eb mes t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Japonis\u00eb, Franc\u00ebs e Gjermanis\u00eb, Izraelit dhe Emirateve Arabe dhe zhvillimit t\u00eb raporteve n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre shteteve m\u00eb pas, duke u munduar q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7oj\u00eb mesazhin se duhet shikuar nga e ardhmja,<\/p>\n<p>Ai ka vazhduar argumentimin e tij se pse \u00ebsht\u00eb e dobishme kjo nism\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn po e refuzon Kosova.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb pro saj dhe se jan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga marr\u00ebveshjet me Serbin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ai tha se jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shuar zjarret nga ajri, prandaj ai e pat edhe nj\u00eb pyetje p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr Ballkanit t\u00eb Hapur, derisa foli edhe p\u00ebr arritjen e mundshme t\u00eb paqes mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMos vall\u00eb duhet m\u00eb mir\u00eb t\u00eb digjen pyjet sesa t\u00eb na ndihmoj\u00eb shkjau? Un\u00eb nuk i besoj k\u00ebto, un\u00eb besoj fort se sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb afrohemi aq m\u00eb shum\u00eb shanse ka p\u00ebr t\u2019i zgjidhur edhe konfliktet, aq m\u00eb shum\u00eb shanse ka q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet paqja p\u00ebrfundimtare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn s\u2019e kam asnj\u00eb dakord\u00ebsi me presidentin Vu\u00e7iq, por k\u00ebtu, zgjidhja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: ose kjo mosdakord\u00ebsi kthehet n\u00eb nj\u00eb konflikt permanent, me t\u00eb gjitha ato boshll\u00ebqe q\u00eb pastaj mbeten n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb e sigurin\u00eb ton\u00eb, ose e kund\u00ebrta duhet b\u00ebr\u00eb \u2013 afrohemi sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb n\u00eb fund vet\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb e ardhmja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se e shkuara\u201d, deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit ishte virtualisht edhe i d\u00ebrguari special amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Esocobar.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e p\u00ebrkrahin nism\u00ebn \u201cBallkani i Hapur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb stabilizuar Ballkanin. SHBA-ja nuk e sheh Ballkanin si nj\u00eb pik\u00eb e problemeve nga e kaluara, por n\u00eb prizmin e s\u00eb ardhmes. SHBA-ja e p\u00ebrkrah nism\u00ebn \u2018Ballkani i Hapur\u2019 sikur edhe t\u00eb gjitha nismat tjera q\u00eb promovojn\u00eb paqe dhe stabilitet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00ebse ka sukses duhet t\u00eb mb\u00ebshteten nga t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, ka deklaruar Escobar.<\/p>\n<p>Escobar tha kjo iniciativ\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e suksesshme.<\/p>\n<p>\u201cBesojm\u00eb se n\u00ebse kjo iniciativ\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sukses, duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Secila iniciativ\u00eb p\u00ebr nj\u00eb integrim ekonomik duhet t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe k\u00ebtu d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb jap disa propozime\u201d, tha Escobar.<\/p>\n<p>Escobar dha disa propozime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p>\u201cE para, sikur edhe q\u00eb e p\u00ebrmenda, ka shum\u00eb mund\u00ebsi, ka shum\u00eb iniciativa p\u00ebr integrime\u2026 prandaj ju jap kurajo lider\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra se si t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me iniciativa tjera t\u00eb cilat ve\u00e7 m\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb rajon. Me k\u00ebt\u00eb ju do t\u00eb kuptoni se nuk do t\u00eb duplifikohen pun\u00ebt, por do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, nj\u00ebashtu duhet t\u00eb keni edhe nj\u00eb plan p\u00ebr zhvillim institucional. P\u00ebrpar\u00ebsia e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb fuqia ekonomike, rritja e konomike, mir\u00ebpo kemi edhe p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb tjera konkurrente. P\u00ebr shembull, krijimi i kushteve m\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr investitor\u00ebt, pastaj p\u00ebrkrahje m\u00eb e madhe p\u00ebr e-qeverit\u00eb. Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb kirjimi i mund\u00ebsis\u00eb dhe zhvillimit institucional p\u00ebr institucionet t\u00eb cilat duhet t\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb, mundohen t\u2019iu shmangen pages\u00ebs s\u00eb tatimeve. Duhet nj\u00eb ekonomi q\u00eb do t\u2019iu ndihmoj\u00eb investitor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb lgij\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Gjithashtu, i p\u00ebrkrahim edhe lider\u00ebt e k\u00ebsaj iniciative t\u00eb ky\u00e7en m\u00eb tep\u00ebr dhe t\u00eb ken\u00eb m\u00eb tep\u00ebr an\u00eb interesi, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebrmes CEFTA-s apo Ballkanit t\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, ju mb\u00ebshtes q\u00eb kjo iniciativ\u00eb t\u00eb jet\u00eb ekonomike. Ky nuk \u00ebsht\u00eb projekt politik, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik. Dhe me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbetet projekt ekonomik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fokusohet n\u00eb krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr njer\u00ebzit e regjionit dhe t\u00eb keni p\u00ebrkrahje m\u00eb t\u00eb madhe\u201d, ishin propozimet e Escobar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-652930\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n.jpg\" alt=\"\" width=\"1398\" height=\"931\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n.jpg 1398w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-768x511.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-696x464.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-1392x927.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-1068x711.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-631x420.jpg 631w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/287028504_564581115037554_6829213908675852074_n-1261x840.jpg 1261w\" sizes=\"(max-width: 1398px) 100vw, 1398px\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb samit foli edhe Kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, i cili tha se shpreson q\u00eb edhe Kosova t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme.<\/p>\n<p>\u201cIdeja \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb vijon, hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira dhe dialog, ky shpie n\u00eb mir\u00ebbesimin ton\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos kemi frik\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri dhe s\u00eb bashku t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb aktivitete\u201d, deklaroi Abazoviq.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb interesuar edhe p\u00ebr sezonin e zjarreve q\u00eb bashk\u00eb me ju t\u2019i ndihmojm\u00eb vendeve, jemi t\u00eb interesuar t\u00eb kemi edhe oferta t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta turistike. Edhe k\u00ebt\u00eb vit ju ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb vini n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masovike n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Un\u00eb pres q\u00eb me k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb, q\u00eb edhe me kryeministrin e gjasht\u00eb t\u00eb Kosvo\u00ebs, t\u00eb vini n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb bashk\u00eb t\u00eb ulemi e t\u00eb flasim p\u00ebr nisma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga dhe mund\u00ebsia e vetme q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebshmohemi edhe para qytetar\u00ebve ton\u00eb, por edhe para Brukselit dhe \u00cbashingtonit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor largohen nga BE\u2019ja me deklaratat e tyre kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit kur shkojn\u00eb n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>\u201cKur keni lider\u00eb t\u00eb Ballkanit q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Bruksel e flasin kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, pa mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr vete, krijojm\u00eb kushte p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb larg BE. Shpresoj \u00a0q\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jemi gjasht\u00eb shtete q\u00eb do ulemi k\u00ebtu e do flasim p\u00ebr nevojat e qytetar\u00ebve. Edhe mesazhi drejt BE do jet\u00eb shum\u00eb ndryshe nga \u00ebsht\u00eb tani. Kjo pjes\u00eb e bot\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh \u00e7do v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb ka kaluar i p\u00ebrket familjes s\u00eb madhe europiane. Duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb sjelljen, deri diku edhe mentalitetin ton\u00eb. Duhet t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb mesazhe optimiste, jemi mjaft pesimist\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb na ndodh k\u00ebtu\u201d, deklaroi Abazoviq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioneri p\u00ebr Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi, tha \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>\u201c\u201cPjes\u00ebmarrjen time e shoh si ftes\u00eb q\u00eb BE-ja t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e procesit. Nisma \u2018Ballkani i Hapur\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e mir\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e mb\u00ebshtesin, por \u00ebsht\u00eb edhe si mund\u00ebsi q\u00eb rajoni ta ndryshoj\u00eb realitetin dhe t\u2019i ndryshoj\u00eb sfidat, me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet qe shum\u00eb vjet, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb dekada&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Mund t\u00eb jet\u00eb edhe si mund\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e rrug\u00ebs drejt BE-s\u00eb. Vler\u00ebsoj, n\u00ebse pun\u00ebn e b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrshpejtohet integrimi ekonomik i rajonit por edhe integrimin real i rajonit n\u00eb BE\u201d, ka deklaruar Varhelyi.<\/p>\n<p>Kosova e ka refuzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit.\u00a0 Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Dimitar Kova\u00e7evski, se refuzon pjes\u00ebmarrjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, pasi, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb, Kosova mbetet e angazhuar n\u00eb Procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se nisma \u201cBallkani i Hapur\u201d m\u00eb shum\u00eb i ngjan nj\u00eb \u201cBallkani t\u00eb hapur p\u00ebr ndikimet nga Lindja\u201d, sesa nj\u00eb nisme p\u00ebr treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal.<\/p>\n<p>Edhe Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se \u201cBallkani i Hapur\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi parimet e bashk\u00ebpunimit rajonal dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, gjasht\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Tre nism\u00ebtar\u00ebt e \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe ish-kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Zoran Zaev, e kan\u00eb ideuar k\u00ebt\u00eb koncept n\u00eb vitin 2019 me q\u00ebllim t\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, krijimit t\u00eb nj\u00eb zone t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Oh\u00ebr sot \u00ebsht\u00eb mbajtur dita e dyt\u00eb e samitit t\u00eb nism\u00ebs \u201cBallkani i Hapur\u201d. U n\u00ebnshkruan kat\u00ebr marr\u00ebveshje. N\u00eb nism\u00ebn q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga Kosova, pjes\u00ebmarr\u00ebs ishin edhe Gabriel Escobar (virtualisht) dhe Oliver Varhelyi. Pothuajse secili q\u00eb foli, i b\u00ebri ftes\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i bashkohet k\u00ebsaj iniciative. Gazeta Online Reporteri.net ju sjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":652926,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-652923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/652923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=652923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/652923\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/652926"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=652923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=652923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=652923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}