{"id":654070,"date":"2022-06-10T22:04:31","date_gmt":"2022-06-10T20:04:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=654070"},"modified":"2022-06-10T22:04:31","modified_gmt":"2022-06-10T20:04:31","slug":"para-ose-seks-si-funksiononte-skema-e-mashtrimit-me-pacientet-shqiptare-per-te-hyre-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/para-ose-seks-si-funksiononte-skema-e-mashtrimit-me-pacientet-shqiptare-per-te-hyre-ne-itali\/","title":{"rendered":"Para ose seks, si funksiononte skema e mashtrimit me \u201cpacient\u00ebt\u201d shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p><strong>SPAK ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb reja lidhur me operacionin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb vepronte p\u00ebrmes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ku n\u00eb fokus ishte mashtrimi me barnat por dhe mashtrimi p\u00ebr kurimin falas t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Pas bashk\u00ebpunimit n\u00eb organeve ligjzbatuese shqiptare me ati italiane, u b\u00eb i mundur arrestimi i p personave, mes tyre mjek\u00eb dhe infermier\u00eb, nga Shqip\u00ebria dhe Italia, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00ebn hetim 82 shtetas shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb aksionit jan\u00eb jan\u00eb sekuestruar m\u00eb shum\u00eb se 500 000 euro nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb t\u00eb dyshuarve dhe barna me p\u00ebrmbajtje narkotike n\u00eb vler\u00eb prej 20 000 euro.<\/p>\n<p><strong>Por si funksiononte mashtrimi p\u00ebr kurim falas t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin mjek\u00ebt shqiptar\u00eb dhe Italian\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb dokumentacioni t\u00eb falsifikuar dhe me s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda (mashtrim), b\u00ebnin t\u00eb mundur hyrjen n\u00eb Itali t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, me pretendimin se kishin nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr ndihm\u00eb m\u00eb t\u00eb specializuar.<\/p>\n<p>Fillimisht k\u00ebrkesa b\u00ebhej nga ana e mjek\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i d\u00ebrgonin n\u00eb Itali emrin e \u201cpacientit\u201d bashk\u00eb me diagnoz\u00ebn, dhe menj\u00ebher\u00eb ishte p\u00ebrgjigja e mjek\u00ebve italian\u00eb q\u00eb jepnin \u201cOk\u201d q\u00eb qytetarit t\u2019i hapej drita jeshile p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo b\u00ebhej p\u00ebrmes p\u00ebrfitimit t\u00eb parave ose sh\u00ebrbimeve seksuale q\u00eb mjek\u00ebt shqiptar\u00eb dhe italian\u00eb merrnin nga \u201cpacienti\u201d, pasi ky i fundit sapo kalonte kufirin vijonte jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb nga SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur nga Eurojust, autoritetet gjyq\u00ebsore dhe ligjzbatuese n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri kan\u00eb \u00e7montuar nj\u00eb rrjet kriminal q\u00eb dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit komb\u00ebtar sh\u00ebndet\u00ebsor italian, korrupsionit dhe trafikut t\u00eb barnave me p\u00ebrmbajtje narkotike. Gjat\u00eb nj\u00eb dite aksioni, jan\u00eb arrestuar n\u00ebnt\u00eb t\u00eb dyshuar. U sekuestruan m\u00eb shum\u00eb se 500 000 euro nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb t\u00eb dyshuarve dhe barna me p\u00ebrmbajtje narkotike n\u00eb vler\u00eb prej 20 000 euro.<\/p>\n<p>Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provinc\u00ebs s\u00eb Milanos, n\u00eb Itali, dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Me bashk\u00ebpunimin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimesh mjek\u00ebsore t\u00eb shtrenjta dhe t\u00eb panevojshme q\u00eb do t\u00eb lejojn\u00eb hyrjen e jasht\u00ebligjshme n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Hetimi dokumentoi l\u00ebshimin e \u00e7ertifikatave t\u00eb rreme mjek\u00ebsore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb nevoj\u00ebn e shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr trajtim urgjent mjek\u00ebsor jet\u00ebshp\u00ebtues n\u00eb Itali, gj\u00eb q\u00eb i lejoi t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend dhe t\u00eb marrin sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore dhe farmaceutike n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Mjek\u00ebt e korruptuar dyshohen se kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me grupin e organizuar kriminal n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave ose sh\u00ebrbime seksuale.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun e barnave me p\u00ebrmbajtje narkotike, q\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga sistemi komb\u00ebtar sh\u00ebndet\u00ebsor italian dhe jan\u00eb shitur n\u00eb Shqip\u00ebri. Disa nga k\u00ebto barna me p\u00ebrmbajtje narkotike ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb trajtuar pacient\u00ebt me COVID-19, t\u00eb cilat ishin shum\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuara gjat\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor komb\u00ebtar italian i t\u00eb pakt\u00ebn 82 shtetasve shqiptar\u00eb nd\u00ebrmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. K\u00ebta pacient\u00eb kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 383 sh\u00ebrbime ambulatore dhe 1,554 vizita t\u00eb specializuara, q\u00ebndrime n\u00eb spital dhe receta, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Eurojust mb\u00ebshteti autoritetet n\u00eb Itali dhe Shqip\u00ebri me ngritjen dhe financimin e nj\u00eb skuadre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt hetimore (SPH) n\u00eb mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese nga Eurojust p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr koordiminimin e hetimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb aksionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt m\u00eb 10 qershor, n\u00eb Itali u arrestuan 6 (gjasht\u00eb) t\u00eb dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogarit\u00eb bankare dhe barna me p\u00ebrmbajtje narkotike t\u00eb t\u00eb dyshuarve n\u00eb vler\u00eb prej 20 000 euro.<\/p>\n<p>Sot m\u00eb dat\u00ebn 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, me pranin\u00eb e Oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Italiane, n\u00eb zbatim t\u00eb Vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kan\u00eb kryer 11 (nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) kontrolle n\u00eb ambjetet e banesave, zyrave shtet\u00ebrore (QSUT) dhe t\u00eb subjekteve tregtare. Gjat\u00eb kontrolleve jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave materiale dokumente mjek\u00ebsore n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, medikamente mjek\u00ebsore dhe pajisje kompjuterike dhe prova t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr hetimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb reja lidhur me operacionin p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb vepronte p\u00ebrmes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ku n\u00eb fokus ishte mashtrimi me barnat por dhe mashtrimi p\u00ebr kurimin falas t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Pas bashk\u00ebpunimit n\u00eb organeve ligjzbatuese shqiptare me ati italiane, u b\u00eb i mundur arrestimi i p personave, mes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":654071,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-654070","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=654070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654070\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/654071"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=654070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=654070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=654070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}