{"id":654555,"date":"2022-06-11T22:13:34","date_gmt":"2022-06-11T20:13:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=654555"},"modified":"2022-06-11T22:13:34","modified_gmt":"2022-06-11T20:13:34","slug":"gazetari-nga-tirana-vjosa-vajze-instagrami-qe-ka-ne-agjende-urrejtjen-ndaj-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gazetari-nga-tirana-vjosa-vajze-instagrami-qe-ka-ne-agjende-urrejtjen-ndaj-shqiperise\/","title":{"rendered":"Gazetari nga Tirana: Vjosa vajz\u00eb Instagrami q\u00eb ka n\u00eb agjend\u00eb urrejtjen ndaj Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazetari Mero Baze, ka komentuar sjelljen e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb rrjetet sociale, kur kjo e fundit njoftoi p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e samitit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rajonit n\u00eb Procesin e Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore (SEECP) q\u00eb u zhvillua n\u00eb Greqi. Aty thot\u00eb Baze, Osmani shfaqi urrejtjen q\u00eb ka ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb nga fotot e publikuara nga Osmani, ajo nuk u pa n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Madje, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, ai edhe u pre.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mero Baz\u00ebn, ky veprim i t\u00eb par\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk e m\u00ebrziti ask\u00ebnd, e as vet\u00eb Ram\u00ebn, por d\u00ebmtoi t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur as me ne q\u00eb i kemi botuar fotot lakuriq, e jo me Vjos\u00ebn, q\u00eb se ka botuar fare\u201d, shkruan Baze.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb, thot\u00eb ai, e shfaq Osmanin n\u00eb rolin e nj\u00eb \u2018vajze Instagrami\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb ai moment, q\u00eb dhe n\u00ebse e shfaj\u00ebsojm\u00eb si vajz\u00eb instagrami, q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy se ka heq ka\u00e7urrelat dhe i ka shtrir\u00eb flok\u00ebt, apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, g\u00ebzimi i pap\u00ebrmbajtur i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj, pa llogaritur militant\u00ebt, i kan\u00eb prishur pun\u00eb ndoshta motivit personal fem\u00ebror q\u00eb ka shtyr\u00eb Vjos\u00ebn tek ai gjest\u201d, shkruan Baze.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu, gazetari flet p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb thot\u00eb, se ajo ja shkaktoi Kosov\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<p>\u201cShp\u00ebrthimi i urrejtjes ndaj kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj dhe t\u00eb Albinit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb d\u00ebmton Kosov\u00ebn dhe jo Shqip\u00ebrin\u00eb apo Edi Ram\u00ebn. D\u00ebmton Kosov\u00ebn, pasi n\u00eb vend t\u00eb prodhoheshin lajme p\u00ebr prioritetin kryesor t\u00eb Kancelarit Scholz p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja afatgjate me Serbin\u00eb, portalet u mbush\u00ebn me lajme p\u00ebr prioritetin kryesor t\u00eb Vjosa Osmanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitja e urrejtjes ndaj Edi Ram\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shkruan Baze.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb i Bazes:<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj se Vjosa Osmani ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebm ndaj Shqip\u00ebris\u00eb me gjestin e saj si vajz\u00eb instagrami. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ka plot njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr stilin e veshjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs, apo pamjen e tij . Po ashtu edhe ajo ka t\u00eb drejtat e saj t\u00eb v\u00ebr\u00eb veten n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fotove. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebkat i madh q\u00eb e ka prer\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe ka l\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iqin me t\u00eb tjer\u00eb. E di q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb vet\u00ebdije k\u00ebt\u00eb, se nuk e duron dot, por nuk u m\u00ebrzit askush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Sidomos Edi Rama. Ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzitur as me ne q\u00eb i kemi botuar fotot lakuriq, e jo me Vjos\u00ebn, q\u00eb se ka botuar fare.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb tek g\u00ebzimi q\u00eb ka ngjallur tek gjith\u00eb enturazhi qeveritar i Kosov\u00ebs ky gjest. Ky \u00ebsht\u00eb ai moment, q\u00eb dhe n\u00ebse e shfaj\u00ebsojm\u00eb si vajz\u00eb instagrami, q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy se ka heq ka\u00e7urrelat dhe i ka shtrir\u00eb flok\u00ebt, apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, g\u00ebzimi i pap\u00ebrmbajtur i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj, pa llogaritur militant\u00ebt, i kan\u00eb prishur pun\u00eb ndoshta motivit personal fem\u00ebror q\u00eb ka shtyr\u00eb Vjos\u00ebn tek ai gjest. Madje ata jan\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb, se askush n\u00eb Tiran\u00eb nuk i ka par\u00eb postimet e Vjos\u00ebs dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb konstatonte munges\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb krah t\u00eb saj. Poston aq shum\u00eb foto Edi Rama sa t\u00eb lodh me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb aty.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i urrejtjes ndaj kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj dhe t\u00eb Albinit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb d\u00ebmton Kosov\u00ebn dhe jo Shqip\u00ebrin\u00eb apo Edi Ram\u00ebn. D\u00ebmton Kosov\u00ebn, pasi n\u00eb vend t\u00eb prodhoheshin lajme p\u00ebr prioritetin kryesor t\u00eb Kancelarit Scholz p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja afatgjate me Serbin\u00eb, portalet u mbush\u00ebn me lajme p\u00ebr prioritetin kryesor t\u00eb Vjosa Osmanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitja e urrejtjes ndaj Edi Ram\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn joserioze gjith\u00eb situat\u00ebn, pasi Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr armiq\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb dhe zbulon se prioritet \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsia e njer\u00ebzve n\u00eb pushtet n\u00eb Kosov\u00eb, me Shqip\u00ebrin\u00eb. Dhe n\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsia reale, e cila fshihet dhe pastaj vet\u00eb lexohet nga po ajo vet\u00eb n\u00eb detaje t\u00eb tilla banale, q\u00eb dhe kur nuk i shikojm\u00eb ne, duartrokasin idiot\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe na e b\u00ebjn\u00eb me dije.<\/p>\n<p>Tani merreni me mend n\u00ebse sekretarja e Kancelarit Scholz, nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes i \u00e7on reagimet e shtypit p\u00ebr dark\u00ebn n\u00eb Selanik dhe do t\u00eb reshtoj si ngjarje kryesore q\u00eb Vjosa Osmani e paska prer\u00eb nga foton e Edi Ram\u00ebs n\u00eb krah t\u00eb saj. Mendo \u00e7far\u00eb hallesh ka kancelari i Gjermanis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00e7far\u00eb prioritetesh ka caktuar n\u00eb axhend\u00ebn e tij dhe \u00e7far\u00eb hallesh ka presidentja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kaq \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb d\u00ebmi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Vjosa. As e ka fyer Edi Ram\u00ebn, as Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe as ka shkaktuar ndonj\u00eb shqet\u00ebsim k\u00ebtej kufirit. Maksimumi ka nxitur ndonj\u00eb batut\u00eb.<\/p>\n<p>Pushtetin e Kosov\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb qesharak, pasi ka treguar q\u00eb ata q\u00eb e drejtojn\u00eb sot Kosov\u00ebn, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb m\u00eb shfaj\u00ebsues, si\u00e7 un\u00eb dua t\u00eb jem n\u00eb an\u00ebn e Vjos\u00ebs k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, na tregon q\u00eb ka Presidente nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb kujdeset t\u00eb dal\u00eb mir\u00eb n\u00eb foto me njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb tjer\u00ebt i heq se i prishin foton.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe i v\u00ebrteti, ashtu si\u00e7 e interpretoi dhe nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs i Albin Kurtit, na tregon q\u00eb Presidentja e Kosov\u00ebs ka n\u00eb axhend\u00eb urrejtjen ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb detyrimit p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po investohet BE dhe SHBA.<\/p>\n<p>Dhe s\u2019ka m\u00eb keq kur nuk t\u00eb marrin m\u00eb seriozisht pas gjesteve t\u00eb tilla. Shpresoj q\u00eb dikush t\u2019ia shpjegoj\u00eb kancelarit Scholz, me ngjyra sho\u00ebbizz-i k\u00ebt\u00eb episod. Ti thot\u00eb se Vjosa ka pasur merak se kan\u00eb qen\u00eb fotot e para pas operacionit n\u00eb stomak si dhe pas frizur\u00ebs s\u00eb re t\u00eb flok\u00ebve. T\u00eb pakt\u00ebn do ta shikoj\u00eb si di\u00e7ka njer\u00ebzore, p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka qen\u00eb i frustruar nga fiziku i vet dhe jo si nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb e frustruar nga kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Madje ti thot\u00eb se ajo edhe pasaport\u00ebn e par\u00eb diplomatike si Presidente ja ka l\u00ebshuar rrobaqep\u00ebsit t\u00eb saj, qe i qep fustanet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj n\u00eb bot\u00ebn e instagramit.<\/p>\n<p>Se p\u00ebrndryshe, njeri \u00ebsht\u00eb dhe Kancelari gjerman, nxehet dhe thot\u00eb \u201cscheisse\u201d, \u00e7\u2019pun\u00eb kam un\u00eb me k\u00ebta idot\u00eb. Ndaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta paraqesim Vjos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si vajz\u00eb instagrami dhe jo si njeri q\u00eb urren Shqip\u00ebrin\u00eb. S\u00eb paku me versionin e par\u00eb na shkakton humor, edhe pse e dim\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Mero Baze, ka komentuar sjelljen e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, n\u00eb rrjetet sociale, kur kjo e fundit njoftoi p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e samitit t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb rajonit n\u00eb Procesin e Bashk\u00ebpunimit t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore (SEECP) q\u00eb u zhvillua n\u00eb Greqi. Aty thot\u00eb Baze, Osmani shfaqi urrejtjen q\u00eb ka ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb nga fotot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":654556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,317],"tags":[],"class_list":["post-654555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=654555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/654555\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/654556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=654555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=654555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=654555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}