{"id":660749,"date":"2022-06-23T19:05:01","date_gmt":"2022-06-23T17:05:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=660749"},"modified":"2022-06-23T21:33:37","modified_gmt":"2022-06-23T19:33:37","slug":"57-deputetet-e-pushtetit-i-lene-qytetaret-pa-terheqjen-e-trustit-te-propozuar-nga-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/57-deputetet-e-pushtetit-i-lene-qytetaret-pa-terheqjen-e-trustit-te-propozuar-nga-opozita\/","title":{"rendered":"57 deputet\u00ebt e pushtetit i l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt pa t\u00ebrheqjen e Trustit t\u00eb propozuar nga opozita"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar ta miratoj\u00eb sot Projektligjin q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb s\u00ebrishme t\u00eb kursimeve nga Trusti. Nism\u00ebs s\u00eb propozuar nga deputeti i PDK\u2019s\u00eb, Bekim Haxhiu, i dol\u00ebn kund\u00ebr 57 deputet\u00ebt e pushtetit, derisa p\u00ebrkrahje i dhan\u00eb 44 deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Votimit i paraprin\u00eb diskutimet disa or\u00ebshe, e koh\u00eb pas kohe edhe p\u00ebrplasjet. Gazeta Online Reporteri.net ju sjell nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb seanc\u00ebs, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera u votua edhe p\u00ebr t\u00ebrheqjen e Trustit.<\/strong><\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs u mblodh\u00ebn s\u00ebrish sot, pasi dje Kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet e seanc\u00ebs n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kuorumit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej pikave t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme ishte edhe hedhja n\u00eb votim e Projektligjit q\u00eb do t\u2019ju mund\u00ebsonte qytetar\u00ebve t\u00eb vendit t\u00ebrheqjen e nj\u00eb pjese t\u00eb kursimeve nga Trusti. Kjo pik\u00eb doli n\u00eb votim sot.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 edhe pritej, Projektligji s\u2019kaloi. Nga 102 deputet\u00eb sa ishin n\u00eb sall\u00eb n\u00eb momentin kur po votohej, vet\u00ebm 44 votuan pro nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb s\u00ebrishme. 57 deputet\u00ebt e pushtetit dol\u00ebn kund\u00ebr k\u00ebsaj nisme, e nj\u00eb abstenoi.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie, opozita l\u00ebshoi sall\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Para se ky projektligj t\u00eb hedhej n\u00eb votim, deputet\u00ebt dhan\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Secili nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, mundohej t\u00eb bindte ata t\u00eb Vet\u00ebvendosjes q\u00eb t\u00eb votonin pro.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb mori fjal\u00ebn ishte deputeti i PDK\u2019s\u00eb, Bekim Haxhiu, i cili ishte edhe propozues i k\u00ebtij projektligji.<\/p>\n<p>Ai ftoi deputet\u00ebt, pa dallim partie, q\u00eb ta miratojn\u00eb projektligjin n\u00eb fjal\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb buron nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa buron nga qytetar\u00ebt dhe ne si deputet\u00eb duhet ta mb\u00ebshtesim k\u00ebt\u00eb projektligj pa dallim partie. Duhet t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve. Qytetar\u00ebt q\u00eb nga fillimi i vitit 2020 jan\u00eb duke u p\u00ebrball\u00eb me kriza t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Nj\u00ebher\u00eb pandemia, pastaj kriza energjetike dhe tash kriza ekonomike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haxhiu\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, fjal\u00ebn e mori deputeti i VV\u2019s\u00eb, Armend Muja, si Kryesues i Komisionit p\u00ebr Buxhet Pun\u00eb dhe Transfere, i cili tregoi pse ky komision nuk rekomandon votimin e k\u00ebtij projektligji.<\/p>\n<p>Muja tha se propozimi q\u00eb n\u00ebnkupton t\u00ebrheqjen e 594 milion\u00eb eurove \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb favor t\u00eb 5 p\u00ebrqind t\u00eb kontributdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfitonin m\u00eb s\u00eb shumti nga t\u00ebrheqje e mjeteve, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se si Komision duhet t\u00eb ndalojn\u00eb edhe p\u00ebrmes intervenimeve ligjore p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Fondin Pensional.<\/p>\n<p>Muja po ashtu ka potencuar se Kosova vazhdon t\u00eb ket\u00eb performanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike dhe se jan\u00eb krijuar 25 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p>\u201cTregu i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb stabilizuar, vendet e prekura t\u00eb pun\u00ebs gjat\u00eb pandemis\u00eb jan\u00eb kthyer, jan\u00eb hapur edhe 25 mij\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs. Kosova vazhdon t\u00eb ket\u00eb performanc\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Ky propozim n\u00ebnkupton t\u00eb t\u00ebrhiqen 594 milion\u00eb euro. Ky propozim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb favor t\u00eb 5 p\u00ebrqind t\u00eb propozuesve q\u00eb i kan\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb.<\/p>\n<p>Masat e propozuara nga qeveria prekin nj\u00eb grup m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebrfituesish. FMN dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb propozim. Ne si Komision duhet t\u00eb ndalojm\u00eb edhe p\u00ebrmes intervenimeve ligjore p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar fondin Pensional. Ato jan\u00eb t\u00eb obligueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqen vet\u00ebm pas mosh\u00ebs 65 vje\u00e7are\u201d, u shpreh Muja n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit.<\/p>\n<p>Pas Muj\u00ebs, fjal\u00ebn e mori Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb VV\u2019s\u00eb, Mimoza Kusari-Lila.<\/p>\n<p>Kusari tha para deputet\u00ebve se u b\u00ebn\u00eb disa muaj q\u00eb ky Projektligj po trajtohet nga individ\u00eb t\u00eb caktuar me plane e k\u00ebrc\u00ebnime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Tutje shefja e grupit parlamentar t\u00eb VV-s\u00eb tha se t\u00ebrheqja e 30% t\u00eb Trustit l\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha, pasi me t\u00eb do ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve, pasi Trusti \u00ebsht\u00eb mekanizmi i vet\u00ebm q\u00eb ofron nj\u00eb rrjet\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebn\u00eb disa muaj prej kur filloi t\u00eb trajtohej me pasion e presion, plane e k\u00ebrc\u00ebnime ideja e Terheqjes 30% t\u00eb Trustit. N\u00eb t\u00eb gjitha diskutimet tona kan\u00eb mbizot\u00ebruar emocionet dhe parashikimet individuale. Kur u t\u00ebrhoqen 10% ishte periudha e pandemis\u00eb, kur nuk dinim se \u00e7far\u00eb do b\u00ebhej n\u00eb vazhdim. Propozimi p\u00ebr 30% t\u00eb Trustit pas l\u00ebn\u00eb shum\u00eb pasoja tjera. Asnj\u00eb nga pasojat qe prodhon ky proces nuk e ka marr\u00eb v\u00ebmendjen e duhur ne diskursin publik. Rreth 90% kan\u00eb kursime me m\u00eb pak se 10 mij\u00eb euro. T\u00ebrheqja e k\u00ebtyre fondeve n\u00eb shum\u00eb nivele ndikon n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve. \u00cbsht\u00eb mekanizmi i vet\u00ebm q\u00eb ofron nj\u00eb rrjet\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr shtetin, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu moshen e tret\u00eb. Nuk e mb\u00ebshtet propozimin, por q\u00ebndron me qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr t\u00eb kaluar kriz\u00ebn aktuale\u201d, tha Kusari Lila.<\/p>\n<p>Ishte Memli Krasniqi, kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs , ai i cili konsideroi se \u201c\u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00ebrheqja e nj\u00eb pjese t\u00eb Trustit\u201d, duke shtuar se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ekskluzive dhe nevoj\u00eb e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ai u k\u00ebrkoi deputet\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje q\u00eb ta votojn\u00eb Projektligjin p\u00ebr Trustin, duke shtuar se \u201cp\u00ebr kodin Civil s\u2019e keni d\u00ebgjuar kryeministrin, veproni nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr Trustin\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj e dha vet\u00eb Kryeministri Albin Kurti.<\/p>\n<p>Kurti deklaroi se me k\u00ebt\u00eb projektligj rr\u00ebnohet sistemi pensional i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri \u00ebsht\u00eb shprehur se nga t\u00ebrheqja e Trustit p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb iniciuar k\u00ebt\u00eb projektligj, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cAf\u00ebr gjyma e kontributdh\u00ebn\u00ebsve nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqnin as 100 euro nga Trusti, por ne ua kemi nda. Un\u00eb kam qen\u00eb edhe si Qeveri, edhe si opozit\u00eb kritik ndaj FMN-s\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se kan\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb keq. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb gabim q\u00eb k\u00ebta 10 p\u00ebrqind q\u00eb do t\u00eb ishin p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb e kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim n\u00eb Kuvend, dhe q\u00eb po e p\u00ebrdorin edhe rrjetin medial p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin. Ata po manipulojn\u00eb me konceptin e varf\u00ebris\u00eb ku nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb vet. Mjetet n\u00eb Trust jan\u00eb tonat, nj\u00ebsoj edhe pensionet nuk jan\u00eb p\u00ebr tash por p\u00ebr koh\u00ebn kur t\u00eb plakemi. Nuk mundemi q\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ta rr\u00ebnojm\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb. N\u00ebse e rr\u00ebnojm\u00eb sot, kur krijohen panika t\u00eb paqena\u201d, u shpreh Kurti n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00eb na kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje dhe po duan q\u00eb edhe ato pak t\u00eb mira q\u00eb kemi ti rr\u00ebnojn\u00eb. Nuk kemi si e mb\u00ebshtesim nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Kurti u tall\u00eb me propozimin e deputetit Haxhiu.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb person doktoratur\u00eb n\u00eb Fizioterapi e ka vet\u00ebbesimin q\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb di\u00e7ka kaq t\u00eb madhe n\u00eb ekonomi\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj deklarate i reagoi kreu i PDK\u2019s\u00eb, Memli Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cKryeminist\u00ebr kurgjo nuk the, sepse me mjeshtrin t\u00ebnde konfliktuale u mundove me e kthy n\u00eb personale. Qytetar\u00ebt presin me ju tregu pse nuk po e lejon. Po ju thua se po ia ban dertin kur t\u00eb dalin ata n\u00eb pension pas 30 vitesh, por t\u2019i duhesh me ua bajt\u00eb dertin me problemet q\u00eb p\u00ebrballen sot. 37 vjet osht mosha mestare, jan\u00eb tatimpagusit mestar n\u00eb Kosov\u00eb. Po ti lejo q\u00eb ata 96% t\u00eb njer\u00ebzve, ato pak mjete q\u00eb i kan\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me kriz\u00ebn q\u00eb po kalojn\u00eb. Nuk rr\u00ebnohet fondi me 15%. I ke rahatu f\u00ebmij\u00ebt me 10 euro n\u00eb muaj, por prind\u00ebrit e tyre \u00e7ka me bo, fermer\u00ebt poashtu, pra mos fol n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre se nuk i ke takuar\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Deklarat\u00ebs s\u00eb Kurtit se nga t\u00ebrheqja e Trustit p\u00ebrfitojn\u00eb milioner\u00ebt, i reagoi Shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb AAK-s\u00eb, Besnik Tahiri.<\/p>\n<p>Ai tha se Kryeministri Kurti \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr i manipulimit t\u00eb opinionit publik me intelegjenc\u00ebn e tij, dhe se nuk po shihet rritja ekonomike q\u00eb Qeveria po e p\u00ebrmendin vazhdimisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cA b\u00ebn me t\u00eb pyet pse nuk u rr\u00ebnua Fondi Pensional kur u t\u00ebrhoq\u00ebn 10%. A \u00ebsht\u00eb po i nj\u00ebjti fond k\u00ebtu. N\u00eb qoft\u00ebse mendoni q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb e tille, q\u00eb t\u00eb num\u00ebroni n\u00eb vend dhe t\u00eb mos merrni asnj\u00eb vendim, \u00ebsht\u00eb gabim. A b\u00ebn me ma tregu at\u00eb rritje ekonomike q\u00eb ju po e p\u00ebrmendni ju. E dim\u00eb q\u00eb pensioni shfryt\u00ebzohet n\u00eb pleq\u00ebri, por ju nuk keni zot\u00ebsi me ndihmu k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb. Kam pritur nga ti me dh\u00ebn\u00eb alternativ\u00eb, e jo me e kund\u00ebrshtu pa e dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb vetme, por t\u00eb thuash se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb ku me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebnohet Fondi Pensional, \u00ebsht\u00eb hipokrizi. K\u00ebrkoj\u00eb nga ju, t\u00eb reflektoni p\u00ebr gjendjen ekonomike n\u00eb vend, e cila \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e keqe. Keni th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb milionerat, por ata nuk jan\u00eb n\u00eb zor p\u00ebr Trust, por p\u00ebr Trust jan\u00eb n\u00eb zor ata zyrtar\u00eb publik, e pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat t\u00eb cil\u00ebt dojn\u00eb me i mbyll disa probleme q\u00eb i kan\u00eb\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn e mori edhe deputetja e PDK\u2019s\u00eb, Ganimete Musliu, e cila tha se p\u00ebr inate personale nga partia n\u00eb pushtet nuk po lejohet t\u00ebrheqje e kursimeve nga Trusti.<\/p>\n<p>Musliu e ka akuzuar kryeministrin Kurti p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb cilin e ka quajtur \u201cegoist t\u00eb papar\u00eb dhe g\u00ebnjshtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQeveria ende nuk e ka kuptuar se p\u00ebr t\u00eb qeverisur me nj\u00eb vend duhet t\u00eb p\u00ebrball\u00ebsh me \u00e7do sfid\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve jo t\u2019i keqp\u00ebrdor\u00ebsh ata. Ai \u00ebsht\u00eb Albin Kurti i cili p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, q\u00ebndrimet e veta i mb\u00ebshtolli me demagogji. Ju q\u00eb e soll\u00ebt n\u00eb pushtet k\u00ebt\u00eb egoist t\u00eb papar\u00eb, duhet ta keni kuptuar se i besuat nj\u00eb g\u00ebnjeshtari. Pa i llogaritur t\u00eb gjitha d\u00ebmet q\u00eb i solli Kosov\u00ebs, nuk mund t\u00eb mos e p\u00ebrmend q\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb e quajti tradhti dje doli dhe e prezantoi n\u00eb Kuvend. Pa Albin Kurtin kjo marr\u00ebveshje do t\u00eb n\u00ebnshkruhej para 7 vitesh. P\u00ebr inate personale po lejohet k\u00ebrkesa e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mjeteve\u201d, tha Musliu.<\/p>\n<p>Musliu tutje u ka b\u00ebr\u00eb thirrje deputet\u00ebve t\u00eb VV-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebgjojn\u00eb partin\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb pro k\u00ebtij projektligji.<\/p>\n<p>\u201cJu drejtohem deputet\u00ebve, merrni guximin e thoni PO p\u00ebr Trustin\u201d, tha Musliu.<\/p>\n<p>Kah fundi i seanc\u00ebs, para se t\u00eb hidhej projektligji n\u00eb votim, deputeti Bekim Haxhiu e mori s\u00ebrish fjal\u00ebn, e iu kthye Kurtit p\u00ebr pun\u00ebn e doktorratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Tha se e njeh Kurtin qysh kur kan\u00eb qen\u00eb student\u00eb, e sot ai ka PhD, e Kurti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me studime themelore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua q\u00eb e njoh Albin Kurtin q\u00eb nga Unioni i Student\u00ebve t\u00eb vitit 1997, t\u00eb dy at\u00ebher\u00eb student\u00eb, un\u00eb sot me PhD, ky me studime themelore, e kuptoj q\u00ebllimin e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tensionimi, polarizimi p\u00ebr me blloku nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, tha Kamishi, derisa dha arsyet p\u00ebr ta votuar k\u00ebt\u00eb projektligj.<\/p>\n<p>Ndryshe, Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka dal\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebr iniciativ\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrheqjen e 30 p\u00ebrqind t\u00eb kursimeve nga Trusti.<\/p>\n<p>Sipas FMN\u2019s\u00eb, t\u00ebrheqjet shtes\u00eb nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK), do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sistemit t\u00eb pensioneve dhe do t\u00eb reduktonin ndjesh\u00ebm vler\u00ebn reale t\u00eb pensioneve t\u00eb ardhshme, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cStafi i FMN-s\u00eb shprehi kund\u00ebrshtimin e fort\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjet shtes\u00eb nga fondi i kursimeve private pensionale (TKPK) meq\u00eb k\u00ebto do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e sistemit t\u00eb pensioneve dhe do t\u00eb reduktonin ndjesh\u00ebm vler\u00ebn reale t\u00eb pensioneve t\u00eb ardhshme. Gjithashtu, k\u00ebto t\u00ebrheqje do t\u00eb p\u00ebrktheheshin n\u00eb ngjeshje t\u00eb madhe t\u00eb tregjeve vendore t\u00eb kapitalit, duke kompromentuar seriozisht financimin buxhetor dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e borxhit.\u201d. thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e FMN\u2019s\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar para nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>Propozimi p\u00ebr t\u00ebrheqjen deri n\u00eb 30 p\u00ebr qind t\u00eb mjeteve nga Trusti, ka ardhur nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij propozimi, kontributpaguesit q\u00eb kan\u00eb m\u00eb pak se 10 mij\u00eb euro kursime pensionale k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb 30 p\u00ebr qind t\u00eb mjeteve.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb deri 20 mij\u00eb euro \u2013 25 p\u00ebr qind, nga 20 mij\u00eb deri 30 mij\u00eb \u2013 20 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>P\u00ebr kontributpaguesit q\u00eb kan\u00eb kursime pensionale n\u00eb shum\u00ebn prej 30 mij\u00eb eurosh \u2013 15 p\u00ebr qind dhe ata mbi 40 mij\u00eb euro \u2013 10 p\u00ebr qind t\u00eb shum\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00ebrheqje e ngjashme deri n\u00eb 10 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2020, pas p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb gjendjes financiare t\u00eb familjeve, p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga koronavirusi.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar ta miratoj\u00eb sot Projektligjin q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb s\u00ebrishme t\u00eb kursimeve nga Trusti. Nism\u00ebs s\u00eb propozuar nga deputeti i PDK\u2019s\u00eb, Bekim Haxhiu, i dol\u00ebn kund\u00ebr 57 deputet\u00ebt e pushtetit, derisa p\u00ebrkrahje i dhan\u00eb 44 deputet\u00ebt e opozit\u00ebs. Votimit i paraprin\u00eb diskutimet disa or\u00ebshe, e koh\u00eb pas kohe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":660752,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140,21],"tags":[],"class_list":["post-660749","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/660749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=660749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/660749\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/660752"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=660749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=660749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=660749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}