{"id":664308,"date":"2022-06-30T18:45:46","date_gmt":"2022-06-30T16:45:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=664308"},"modified":"2022-06-30T18:46:55","modified_gmt":"2022-06-30T16:46:55","slug":"qeveria-e-abazoviqit-ne-rrezik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/qeveria-e-abazoviqit-ne-rrezik\/","title":{"rendered":"Qeveria e Abazoviqit n\u00eb rrezik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tradhti ndaj Malit t\u00eb Zi, kapitullim i shtetit para Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, fars\u00eb&#8230; K\u00ebto jan\u00eb disa vler\u00ebsimet e disa partive politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr nj\u00eb version t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore, q\u00eb rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet e shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Kish\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Reagimi m\u00eb i ashp\u00ebr ka qen\u00eb nga partit\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi ose i ofrojn\u00eb asaj mb\u00ebshtetje politike n\u00eb Kuvend: Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS).<\/p>\n<p>Kritikat jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me paralajm\u00ebrime se Qeveria, e zgjedhur dy muaj m\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb humbas\u00eb mb\u00ebshtetjen n\u00eb Kuvend, ku ka nj\u00eb shumic\u00eb prej vet\u00ebm tri votash.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kund\u00ebrshtohet me t\u00eb madhe n\u00eb propozim-tekstin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb e njeh subjektivitetin e Kish\u00ebs Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi gjasht\u00eb shekuj m\u00eb her\u00ebt se at\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>E njohur si Marr\u00ebveshja Themelore, ajo n\u00ebnshkruhet me bashk\u00ebsit\u00eb fetare p\u00ebr t\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrsjella pron\u00ebsore dhe juridike.<\/p>\n<p>Pas gati nj\u00eb dekade negociatash t\u00eb pasuksesshme t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, kryeministri aktual i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazoviq, ka premtuar n\u00ebnshkrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p><strong>SDP k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Qeverin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb propozim-tekstit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore m\u00eb 28 qershor, p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se ka pasur dakordim midis Qeveris\u00eb dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, pasuan reagime t\u00eb furishme.<\/p>\n<p>Draginja Vuksanoviq, deputete e SDP-s\u00eb, partis\u00eb q\u00eb ka dy ministra n\u00eb Qeverin\u00eb e Abazoviqit, tha se projekt-marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb \u201cfars\u00eb, tradhti dhe okupim\u201d.<\/p>\n<p>Nga kjo parti than\u00eb jozyrtarisht p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se, n\u00ebse Qeveria e pranon k\u00ebt\u00eb version t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn, \u201cQeveria, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, do t\u00eb bjer\u00eb dhe do t\u00eb shpallen zgjedhje t\u00eb reja parlamentare\u201d.<\/p>\n<p>Nga DPS-ja than\u00eb se n\u00eb tekst ka \u201cq\u00ebllime duksh\u00ebm t\u00eb k\u00ebqija\u201d ndaj Malit t\u00eb Zi dhe shtuan se Qeveria \u00ebsht\u00eb e obliguar q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb interesat komb\u00ebtare malazeze.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrndryshe, pasojat dihen\u201d, tha Millosh Nikolliq, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i DPS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Predrag Boshkoviq, nga kjo parti, tha se \u201cdokumenti i p\u00ebrshtatur p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse Serbe\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje \u201cp\u00ebr t\u00eb vjedhur historin\u00eb dhe thesarin kulturor\u201d t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe shtoi se ai nuk do t\u00eb kaloj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa duruar ky shtet dhe pushtues m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Do t\u2019i duroj\u00eb edhe k\u00ebta\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edhe pse DPS nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Qeveri, kjo parti i jep mb\u00ebshtetje parlamentare Qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Abazoviq, e cila \u00ebsht\u00eb votuar n\u00eb fund t\u00eb prillit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Nga \u201cMatica crnogorska\u201d, institucion kulturor n\u00eb Mal t\u00eb Zi, than\u00eb se me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb, vendi \u201cdo t\u00eb n\u00ebnshkruante aktin e kapitullimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si u p\u00ebrgjigj Abazoviq?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7se kam d\u00ebgjuar q\u00eb jam tradhtar, nuk kam d\u00ebgjuar ende se nene t\u00eb caktuara t\u00eb marr\u00ebveshjes nuk jan\u00eb n\u00eb rregull\u201d, tha Abazoviq.<\/p>\n<p>Ai tha se pal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura me tekstin e harmonizuar t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesit e DPS-s\u00eb dhe SDP-s\u00eb e kan\u00eb ditur tekstin dhe nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb kund\u00ebrshtim p\u00ebr pjes\u00ebn normative\u201d, tha Abazoviq.<\/p>\n<p>Por, ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, nga SDP-ja, publikoi nj\u00eb let\u00ebr drejtuar kabinetit t\u00eb Abazoviqit, e cila tregon se kjo parti ka kund\u00ebrshtuar projekt-marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Nga DPS-ja than\u00eb se kryeministri po mashtron opinionin dhe se kjo parti ka kund\u00ebrshtime p\u00ebr marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Abazoviq takoi m\u00eb 30 qershor n\u00eb Beograd patriarkun e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, Porfirije. Ky i fundit tha se miratimi i tekstit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore mund t\u00eb vendos\u00eb \u201ckuror\u00eb\u201d mbi normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Malit t\u00eb Zi dhe Kish\u00ebs Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Abazoviq tha pas takimit se \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb kryhen t\u00eb gjitha procedurat n\u00eb nivel t\u00eb grupeve punuese dhe t\u00eb organeve t\u00eb tjera n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi dhe n\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p><strong>Kush nuk kund\u00ebrshton?<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm Fronti Demokratik (DF), parti pro-serbe dhe pro-ruse, nuk shprehu kund\u00ebrshtime, duke th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe \u00ebsht\u00eb e pranueshme p\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse Kisha e vler\u00ebson si t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-kryeministri Zdravko Krivokapiq, paraardh\u00ebs i Abazoviqit, tha se versioni i publikuar i Marr\u00ebveshjes Themelore \u00ebsht\u00eb pothuajse identik me at\u00eb q\u00eb Qeveria e tij i ka d\u00ebrguar p\u00ebr miratim Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Qeveria e Krivokapiqit ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e diskutueshme?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e versionit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore \u00ebsht\u00eb i diskutuesh\u00ebm fakti q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi njihet si subjektivitet juridik nga viti 1219, nd\u00ebrsa n\u00eb Serbi subjektiviteti i saj juridik njihet nga viti 1836.<\/p>\n<p>Pra, sipas propozim-marr\u00ebveshjes, pjes\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht kat\u00ebr dioqeza q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, jan\u00eb gati gjasht\u00eb shekuj m\u00eb t\u00eb vjetra se vet\u00eb kisha \u201cn\u00ebn\u00eb\u201d &#8211; selia e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Kisha Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi do t\u00eb ishte \u201cm\u00eb e vjet\u00ebr\u201d se vet\u00eb shteti i Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e diskutueshme \u00ebsht\u00eb edhe ekstraterritorialiteti i Kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas versionit t\u00eb marr\u00ebveshjes, shteti malazez i garanton Kish\u00ebs Ortodokse Serbe se organet shtet\u00ebrore nuk mund t\u00eb marrin masa t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb objektet dhe hap\u00ebsirat e saj, pa miratimin paraprak t\u00eb organeve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb Kish\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtje urgjente t\u00eb jet\u00ebve dhe sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb Kisha Ortodokse Serbe garanton paprekshm\u00ebrin\u00eb e pron\u00ebs mbi objektet fetare tashm\u00eb t\u00eb regjistruara, shteti ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr regjistrimin edhe t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb paregjistruara n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dioqezave t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Partit\u00eb dhe institucionet pro-malazeze e shohin nj\u00eb formulim t\u00eb till\u00eb si \u201ckapje\u201d t\u00eb thesareve kulturore dhe historike t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>Termi \u201cthemelore\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi, deri m\u00eb tani, ka n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshje Themelore me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb Vatikan dhe me marr\u00ebveshje ka rregulluar edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e nd\u00ebrsjella me komunitetin islam dhe me at\u00eb hebre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht termi \u201cthemelore\u201d \u00ebsht\u00eb i diskutuesh\u00ebm n\u00eb marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, sepse ajo nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk e ka statusin e kish\u00ebs shtet\u00ebrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja Themelore, e n\u00ebnshkruar nga Qeveria e Malit t\u00eb Zi me Selin\u00eb e Shenjt\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2011, p\u00ebrmban at\u00eb p\u00ebrcaktues, sepse \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe shtetit t\u00eb Vatikanit, i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Kur jan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjet me komunitetin islamik dhe hebre n\u00eb Mal t\u00eb Zi, termi \u201cthemelore\u201d ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Disa politikan\u00eb dhe ekspert\u00eb thon\u00eb se n\u00ebnshkruese t\u00eb marr\u00ebveshjes me Kish\u00ebn do t\u00eb duhej t\u00eb ishin kat\u00ebr dioqezat e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e jo selia e tyre n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb ngjashme ka pasur Kroacia.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2001, kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kroacis\u00eb, Ivica Ra\u00e7an, ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe n\u00eb Kroaci. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kish\u00ebs ka n\u00ebnshkruar Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjan\u00ebs, Jovan.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nuk ka qen\u00eb \u201cthemelore\u201d, por \u201cmarr\u00ebveshje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga patriarku i at\u00ebhersh\u00ebm i Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, Pavle.<\/p>\n<p>Negociatat e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr Marr\u00ebveshjen Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe kan\u00eb nisur dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb DPS-s\u00eb, e cila ka r\u00ebn\u00eb nga pushteti n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tradhti ndaj Malit t\u00eb Zi, kapitullim i shtetit para Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, fars\u00eb&#8230; K\u00ebto jan\u00eb disa vler\u00ebsimet e disa partive politike n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr nj\u00eb version t\u00eb Marr\u00ebveshjes Themelore, q\u00eb rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet e shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Kish\u00ebn. Reagimi m\u00eb i ashp\u00ebr ka qen\u00eb nga partit\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":638669,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-664308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/664308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=664308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/664308\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/638669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=664308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=664308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=664308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}