{"id":669187,"date":"2022-07-11T18:56:00","date_gmt":"2022-07-11T16:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=669187"},"modified":"2022-07-20T17:12:58","modified_gmt":"2022-07-20T15:12:58","slug":"a-po-shnderrohen-emigrimet-e-popullsise-ne-kercenim-te-pergjithshem-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/a-po-shnderrohen-emigrimet-e-popullsise-ne-kercenim-te-pergjithshem-per-kosoven\/","title":{"rendered":"A po shnd\u00ebrrohen emigrimet e popullsis\u00eb n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Sami Behrami<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kosova ndodhet n\u00eb fillimet e kriz\u00ebs demografike e cila dita dit\u00ebs po thellohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr ku kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kan\u00eb emigrimet e popullsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Kosova p\u00ebr dallim prej shum\u00eb vendeve evropiane ende karakterizohet me trende pozitive t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb dhe shtimit natyror\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase e zbusin efektin negativ t\u00eb emigrimeve t\u00eb popullsis\u00eb. Megjithat\u00eb emigrimet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb marr p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs ku vet\u00ebm n\u00eb vitin 2021 nga Kosova jan\u00eb larguar 42.728 persona, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 4.3 here m\u00eb i lart\u00eb se sa shtimi natyror. Pra shtimi natyror n\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb konsumuar nga emigrimet e vitit 2021.<\/p>\n<p><strong>Emigrimet <\/strong>nga Kosova fatkeq\u00ebsisht vazhduan me p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese edhe pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999. K\u00ebshtu n\u00eb periudh\u00ebn 2000-2021, Kosov\u00ebn e kan\u00eb braktisur 422.761 banor\u00eb(sipas statistikave te ASK), me mesatare prej mbi 20.000 banor brenda vitit. Kontingjenti i emigrant\u00ebve pa dyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh kur dihet fakti i emigrimeve ilegale t\u00eb kosovar\u00ebve dhe emigrimi me pasaporta te vendeve tjera.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet ekonomike q\u00eb lidhen me papun\u00ebsin\u00eb dhe varf\u00ebrin\u00eb jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor edhe shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Hulumtimet e fundit t\u00eb opinionit tregojn\u00eb se k\u00ebt\u00eb dy parametra ekonomik jan\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kosova. Sipas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave rreth 70 % e t\u00eb anketuarve besonin se shkalla e lart\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se bazuar n\u00eb sondazhe t\u00eb realizuara n\u00eb vend, rreth 60% e t\u00eb anketuarve kan\u00eb shprehur d\u00ebshir\u00ebn t\u00eb ikin nga Kosova kryesisht gjenerata t\u00eb reja (20 deri n\u00eb 40 vjet)\u00a0 te cil\u00ebt p\u00ebrbejn\u00eb kontingjentin kryesor demografik dhe lindshm\u00ebris\u00eb, kontingjentin e pun\u00ebs, te siguris\u00eb etj., duke shkaktuar r\u00ebnie te \u201ckapitalit human\u201d, si bart\u00ebsin kryesor t\u00eb zhvillimit socio-ekonomik.<\/p>\n<p><strong>Emigrimi m\u00eb tep\u00ebr pozitiv apo negativ<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi nga emigracioni mund\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebse ato p\u00ebrcillen me bashk\u00ebpunim dhe politika t\u00eb mir\u00ebfillta me m\u00ebrgat\u00ebn, t\u00eb cilat fatkeq\u00ebsisht Kosov\u00ebs i mungojn\u00eb, duke e kthyer emigrimin n\u00eb proces shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me efekte negative se sa pozitive.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, shuma totale e d\u00ebrgesave financiare \/ remitancave n\u00eb Kosov\u00eb nga diaspora q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb (2008) e deri n\u00eb vitin 2021 \u00ebsht\u00eb 9 miliard\u00eb e 874 milion\u00eb euro. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ky potencial ende mbetet jo sa duhet i shfryt\u00ebzuar n\u00eb aktivitetet produktive q\u00eb do t\u00eb kishin efekte zinxhirore ekonomike. Gjysma e remitencave n\u00eb para t\u00eb gatshme jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr konsum, 18% jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive dhe p\u00ebr riparime, 17% p\u00ebr q\u00ebllime sh\u00ebndet\u00ebsore, 15% p\u00ebr arsim dhe vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb modeste prej 3% , p\u00ebrdoret p\u00ebr investime,\u00a0 q\u00eb tregon se vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl e remitencave investohet n\u00eb aktivitete prodhuese\/nd\u00ebrmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe pse struktura e shpenzimit t\u00eb remitancave n\u00eb Kosov\u00eb mbetet shum\u00eb e pa favorshme sa i p\u00ebrket zhvillimit ekonomik, ato luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb stabilitetin social duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb uljen e varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasojat nga emigrimet<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebzet vitet e fundit, Kosova karakterizohet me emigrime masive sidomos t\u00eb t\u00eb rinjve me arsim t\u00eb lart\u00eb por koh\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shtuar emigracion jo vet\u00ebm si individ\u00eb, por edhe familje t\u00eb t\u00ebra. T\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb rinj q\u00eb emigrojn\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk largohen vet\u00ebm por me familje\u00a0 e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb krijojn\u00eb familje n\u00eb vendin mikprit\u00ebs duke ndikuar k\u00ebshtu ndjesh\u00ebm n\u00eb pasqyr\u00ebn demografike kosovare.<\/p>\n<p>Pasojat e migrimit reflektohen n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e popullsis\u00eb, shkall\u00ebn e lindjeve, shtimin natyror, struktur\u00ebn popullsia (demografike, ekonomiko-sociale, etnike etj),- rritje t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb t\u00eb moshuarve n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme etj.<\/p>\n<p><strong><em>Pasojat demografike <\/em><\/strong>&#8211; \u00e7\u00ebshtjet demografike jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ky\u00e7e p\u00ebr zhvillimin e secilit t\u00eb shtetit, sepse nuk \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb arrihet zhvillim n\u00eb kushte t\u00eb pafavorshme demografike ku emigrimet luajn\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Emigrimet ndikojn\u00eb n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e popullsis\u00eb duke shkaktuar humbjen e asaj pjese t\u00eb popullsis\u00eb, e cila p\u00ebrb\u00ebn potencial zhvillimi, nivelin e lindjeve (me r\u00ebnie t\u00eb lindjeve), rritjes natyrale s\u00eb popullsis\u00eb dhe strukturat e popullsis\u00eb (demografike, ekonomike, sociale, etnike dhe t\u00eb tjera) p\u00ebrcjell kjo me\u00b7 shpopullim natyror, emigracionin e trurit (brain drain), plakjes t\u00eb popullsis\u00eb etj.<\/p>\n<p>Si pasoj e zvog\u00eblimit t\u00eb numrit t\u00eb lindjeve nga 38.687 (2000) n\u00eb 22.830 (2021), q\u00eb n\u00ebnkupton r\u00ebnie p\u00ebr 15.857 lindje ose gat p\u00ebrgjysmim t\u00eb lindjeve (-41 %) dhe rritjes s\u00eb numrit t\u00eb vdekjeve, shtimi natyror karakterizohet me tendin edhe me t\u00eb shpejt t\u00eb r\u00ebnies se sa edhe lindshm\u00ebria. K\u00ebshtu , n\u00eb raport me vitin 2000 kur shtimi natyror ishte 34.296 persona ne vitin 2021 zvog\u00eblohet ne 9811, q\u00eb paraqet zvog\u00eblim p\u00ebr 24.485 persona, ose p\u00ebr af\u00ebr 3\/4 ( -71.4%). Shtimi natyror n\u00eb vitin 2021 \u00ebsht\u00eb i p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>R\u00ebnja shum\u00eb e shpejt e shtimit natyror dhe emigrimet selektive ( grup moshat 20-39 vjet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb af\u00ebr gjysm\u00ebn e emigrant\u00ebve) kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin e plakjes s\u00eb popullsis\u00eb. K\u00ebshtu, deri sa ne vitin 2011 grup moshat mbi 60 vjet p\u00ebrb\u00ebnin 9.6% te popullsin\u00eb, ne vitin 2021 kjo pjes\u00ebmarrje rritet ne \u00a013.3% . N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb grup moshat 0-19 vjet, kan\u00eb treguar tendenc\u00eb te zvog\u00eblimit t\u00eb pjes\u00ebmarrjes nga 38.1% n\u00eb 32.3%. Plakja e popullsis\u00eb p\u00ebrcillet me pasoja negative p\u00ebr \u00a0zhvillimet demografike, ekonomike, sociale etj.<\/p>\n<p><strong><em>Pasojat socio- ekonomike <\/em><\/strong>&#8211; emigrimi i popullsis\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs kan\u00eb pasoja jasht\u00ebzakonisht negative p\u00ebr ekonomit\u00eb prandaj kontrollimi (ngadal\u00ebsimi ose edhe frenimi) i k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr perspektiv\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Emigrimi i popullsis\u00eb ka ndikim negativ n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit p\u00ebrmes: rritjes s\u00eb ul\u00ebt e PBB-s\u00eb p\u00ebr kok banori, ngadal\u00ebsimi i rritjes ekonomike, humbjen e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, ulja e konkurrenc\u00ebs dhe ndikimi negativ n\u00eb sistemin shoq\u00ebror dhe pensionet, emigrimin e personave t\u00eb kualifikuar etj. Kosova me shkall\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb prej mbi 30% ( te grup moshat e reja papun\u00ebsia arrin edhe deri n\u00eb 50%), shkall\u00eb t\u00eb varfr\u00ebs rreth 20 %, standardin e ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs, nivelin e ul\u00ebt t\u00eb pagave ( m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtin edhe n\u00eb rajon) parqet vend me potencial shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigrimit. Numri i lart i emigrimeve tregon pasigurin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve te ekonomis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn pas luft\u00ebs, Kosova ka pasur nj\u00eb rritje ekonomike e cila nuk mund t\u00eb konsiderohet e q\u00ebndrueshme dhe e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbutur problemet ekonomike dhe sociale, si\u00e7 jan\u00eb papun\u00ebsia dhe varf\u00ebria nd\u00ebrsa motivi kryesor p\u00ebr t\u00eb emigruar sidomos te\u00a0 t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb papun\u00ebsia.<\/p>\n<p>Pasojat sociale t\u00eb emigrimit t\u00eb t\u00eb rinjve jan\u00eb t\u00eb dukshme n\u00ebp\u00ebrmjet humbjes s\u00eb kapitalit t\u00eb investuar, d.m.th t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb shp\u00ebrngulen marrin me vete investimet e m\u00ebparshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe familjes n\u00eb edukimi dhe arsimini e tyre. Shteti u siguron arsim, p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb mir\u00eb jep bursa dhe mund\u00ebson zhvillimin profesional, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri shum\u00eb e zakonshme q\u00eb pik\u00ebrisht raste t\u00eb tilla, q\u00eb i nevojiten m\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, largohen dhe gjejn\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shtete te tjera.<\/p>\n<p><strong><em>Pasojat n\u00eb sistemin arsimor<\/em><\/strong>&#8211; edhe pse si pasoja m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kriz\u00ebs demografike llogariten pasojat n\u00eb trendin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore &#8211; tregun e pun\u00ebs, sistemin e mbrojtjes sociale, sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor etj., n\u00eb realitet norma e ul\u00ebt e lindshm\u00ebris\u00eb dhe emigrimeve n\u00eb periudha afatgjate m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi godet kontingjentet e popullsis\u00eb t\u00eb moshave shkollore.<\/p>\n<p>Si pasoj e emigrimeve dhe r\u00ebnjes drastike t\u00eb shtimit natyror, n\u00eb arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm te ulet ne periudh\u00ebn 2007-2021, numri i nx\u00ebn\u00ebsve \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr -95.880, nx\u00ebn\u00ebs ose p\u00ebr -29.4% Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka humbur m\u00eb tep\u00ebr se \u00a0\u00bc e numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. K\u00ebshtu, Kosova ne vitin 2021 kishte 5047 paraleleve m\u00eb pak se ne vitin 2007 (19 nx\u00ebn\u00ebs p\u00ebr paralele). Statistika edhe me shqet\u00ebsuese jan\u00eb ato te numrit te nx\u00ebn\u00ebsve te regjistruar ne klas\u00ebn e pare ku r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Edhe pse ne arsimin e mes\u00ebm t\u00eb lart ndikimi i zhvillimeve negative pritej te shfaqej me vone megjithat\u00eb nga viti shkollor 2011\/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trend\u00eb t\u00eb \u00a0zvog\u00eblimit t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. K\u00ebshtu n\u00eb raport me vitin 2012 numri i nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb vitin 2021 \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr \u00a0m\u00eb shum\u00eb se 35 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs. N\u00eb raport me vitin 2012 n\u00eb vitin 2020, Kosova kishte 1849 paralele m\u00eb pak n\u00eb arsimin e mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb universitetet e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar rritje e numrit te student\u00ebve edhe pse edhe n\u00eb ket\u00eb nivel, n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit jan\u00eb sh\u00ebnuar trend\u00eb shqet\u00ebsuese te zvog\u00eblimit t\u00eb numra t\u00eb student\u00ebve. N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit (2017\/2021) numri i student\u00ebve \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebr rreth 30 mij\u00eb\u00a0 q\u00eb \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e perspektives dhe emigrimin masiv t\u00eb t\u00eb rinjve nga Kosova.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb shtat vitet e fundit \u00ebsht\u00eb konstatuar zvog\u00eblim i numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr:\u00a0 16.1%\u00a0 n\u00eb arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm te ulet, 11.2% n\u00eb arsimin e mes\u00ebm t\u00eb lart dhe 21.3% n\u00eb fakultete ( n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit).<\/p>\n<p><strong><em>Pasojat p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit<\/em><\/strong>&#8211; n\u00eb shekullin XXI, koncepti i \u201csiguris\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb transformuar shum\u00eb dhe nuk barazohet vet\u00ebm me sigurin\u00eb ushtarake, por p\u00ebrfshin edhe lloje t\u00eb tjera, t\u00eb tilla si siguria demografike, ekonomike, ekologjike, politike dhe lloje t\u00eb tjera t\u00eb siguris\u00eb. Pa siguri veprimtaria e njeriut \u00ebsht\u00eb joefikas dhe nganj\u00ebher\u00eb e pakuptimt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e emigrimet e popullsis\u00eb nuk trajtohet m\u00eb vet\u00ebm si humbje n\u00eb sfer\u00ebn demografike dhe sociale, por gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po trajtohen edhe n\u00eb kontekstin e ndikimit n\u00eb sigurin\u00eb lokale dhe at\u00eb globale. Viteve te fundit ne literature demografike gjithnj\u00eb e me tep\u00ebr po gjene p\u00ebrdorim koncepti i \u201csiguris\u00eb demografike\u201d i cili n\u00ebnkupton r\u00ebnien e popullsis\u00eb dhe l\u00ebvizjet negative demografike si \u00e7\u00ebshtje te siguris\u00eb se p\u00ebrgjithshme, ku k\u00ebto l\u00ebvizje mund te ndikojn\u00eb ne sigurin\u00eb komb\u00ebtare qoft\u00eb ne aspekt te fuqis\u00eb ushtarake, ekonomike etj., ne krahasim me grupet e caktuara brenda vendit ose edhe ne raport me vendet fqinje, prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb konteks\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn emigrimit jan\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb sot.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, edhe pse emigrimet p\u00ebrmes remitancave dhe investimeve kan\u00eb efekte pozitive p\u00ebr ekonomin, efektet negative jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vendin. N\u00ebse zhvillimit demografike (sidomos emigrimeve) nuk i kushtohet v\u00ebmendje e duhur me masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebrmes politikave t\u00eb mir\u00ebfillta popullatave, at\u00ebher\u00eb nga\u00a0 dekada e tret\u00eb e shek. XXI, zhvillimit demografike dhe emigrimet do t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb faktor kufizues p\u00ebr zhvillim n\u00eb t\u00eb gjitha sferat zhvillimore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Perspektiva e zhvillimit t\u00eb ardhsh\u00ebm e b\u00ebn\u00eb t\u00eb domosdoshme nd\u00ebrmarrjen e masave n\u00eb drejtim t\u00eb v\u00ebnies n\u00ebn kontroll t\u00eb emigrimeve q\u00eb ato t\u00eb jen t\u00eb rregullta, t\u00eb sigurta dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebrmes politikave t\u00eb planifikuara dhe mir\u00eb te menaxhuara me qellim q\u00eb t\u00eb mos shnd\u00ebrrohen n\u00eb problem demografi socio- ekonomik dhe t\u00eb siguris\u00eb si\u00e7 jan\u00eb zhvillimet e tanishme n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Emigracioni mund t\u00eb konsiderohet \u00ebnd\u00ebrr dhe zhg\u00ebnjim nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Bazuar n\u00eb trend\u00ebt e gjertanishme zhvillimore n\u00eb Kosov\u00eb ky fenomen do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet nj\u00eb plag\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb kosovare, p\u00ebr aq koh\u00eb sa situata ekonomike te ne t\u00eb mbetet e v\u00ebshtir\u00eb, e fatkeq\u00ebsisht si\u00e7 duket kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb vjet e q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcillet edhe me emigrime t\u00eb popullsis\u00eb, meqen\u00ebse tash m\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur q\u00eb qeniet njer\u00ebzore aspirojn\u00eb p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edukim cil\u00ebsor\u00eb, jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, pun\u00eb, pag\u00eb e pensione dinjitoze, solidaritet, siguri etj.<\/p>\n<p><strong><em>*<\/em><em>Autori \u00ebsht\u00eb doktor i shkencave t\u00eb demografis\u00eb- gjeografis\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>(Sot \u00ebsht\u00eb 11 korriku- Dita Bot\u00ebrore e Popullsis\u00eb e cila sh\u00ebnohet q\u00eb nga viti 1989.\u00a0 K\u00ebt\u00eb dat\u00eb Programi i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim,\u00a0 e shpalli si Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Popullsis\u00eb i inspiruar nga interesimi i madh i t\u00eb gjitha qarqeve (shkencore e jo shkencore) me rastin e lindjes s\u00eb \u201c banorit t\u00eb pes\u00eb miliard t\u00eb planetit\u201d q\u00eb llogaritet t\u00eb ket\u00eb lindur me 11 korrikut t\u00eb vitit 1987 n\u00eb Zagreb.<\/em><\/p>\n<p><em>Tem\u00eb e Dita Bot\u00ebrore e Popullsis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb: Nj\u00eb bot\u00eb prej 8 miliard\u00eb banor\u00ebsh: drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje te q\u00ebndrueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb &#8211; shfryt\u00ebzimi i mund\u00ebsive, sigurimi i t\u00eb drejtave dhe zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb&#8221;. Megjithat\u00eb tem\u00eb trajtimi i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi nuk ka t\u00eb b\u00ebj me tem\u00ebn por me nj\u00eb problem madhor\u00eb dhe shekullor me t\u00eb cilin po p\u00ebrballet Kosova, q\u00eb jan\u00eb emigrimet e popullsis\u00eb).\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Sami Behrami Kosova ndodhet n\u00eb fillimet e kriz\u00ebs demografike e cila dita dit\u00ebs po thellohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr ku kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm kan\u00eb emigrimet e popullsis\u00eb. Kosova p\u00ebr dallim prej shum\u00eb vendeve evropiane ende karakterizohet me trende pozitive t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb dhe shtimit natyror\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase e zbusin efektin negativ t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":669198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-669187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/669187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=669187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/669187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/669198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=669187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=669187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=669187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}