{"id":669613,"date":"2022-07-12T15:30:12","date_gmt":"2022-07-12T13:30:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=669613"},"modified":"2022-07-12T16:31:16","modified_gmt":"2022-07-12T14:31:16","slug":"a-mund-ta-shpetoje-kisha-qeverine-e-abazovicit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/a-mund-ta-shpetoje-kisha-qeverine-e-abazovicit\/","title":{"rendered":"A mund ta shp\u00ebtoj\u00eb Kisha qeverin\u00eb e Abazovi\u00e7it?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tani kur Qeveria e Dritan Abazovi\u00e7it n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka mbetur pa mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb pjese t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse, ka lindur pyetja n\u00ebse do t\u2019i votohet mosbesimi apo do t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht, duke siguruar mb\u00ebshtetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokrat\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto parti, s\u00eb bashku me L\u00ebvizjen URA t\u00eb Abazovi\u00e7it, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2020, por, pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimeve politike, atyre u \u00ebsht\u00eb votuar mosbesimi \u2013 pik\u00ebrisht me votat e URA-s, dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Demokrat\u00ebve, Aleksa Be\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga posti i kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Analisti politik nga Podgorica, Zllatko Vujoviq, beson se Demokrat\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb ndikim ky\u00e7 n\u00eb fatin e m\u00ebtejsh\u00ebm politik t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Abazovi\u00e7it, e cila ka mbetur pa mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS) kan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb, pasi Qeveria e Abazovi\u00e7it, m\u00eb 8 korrik, ka miratuar tekstin e Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, e cila rregullon marr\u00ebdh\u00ebniet midis shtetit dhe Kish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnon interesat e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnia e Qeveris\u00eb aktuale mund t\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb rrug\u00ebn e Malit t\u00eb Zi drejt Bashkimit Evropian, por ne nuk mund ta tolerojm\u00eb neglizhenc\u00ebn ndaj interesave komb\u00ebtare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari i DPS-s\u00eb, Millo Gjukanoviq, nj\u00ebher\u00ebsh president i Malit t\u00eb Zi, m\u00eb 11 korrik.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, blloku politik q\u00eb ka votuar p\u00ebr Qeverin\u00eb e Abazovi\u00e7it, nuk ka mjaftuesh\u00ebm deputet\u00eb p\u00ebr ta shkarkuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt dhe DF-ja, me gjith\u00eb kritikat dhe rezistenc\u00ebn ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb pakic\u00ebs, nuk jan\u00eb deklaruar ende n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite n\u00ebse do t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Qeveris\u00eb ose jo.<\/p>\n<p><strong>Tre skenar\u00eb dhe pasojat<\/strong><\/p>\n<p>Vujoviq thot\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se ekzistojn\u00eb s\u00eb paku tre skenar\u00eb p\u00ebr fatin e Qeveris\u00eb s\u00eb Abazovi\u00e7it.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb votimi i mosbesimit p\u00ebr Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, thot\u00eb Vujoviq, pal\u00ebt e interesuara p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb siguronin mb\u00ebshtetjen e Demokrat\u00ebve t\u00eb Be\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cOpsioni m\u00eb real \u00ebsht\u00eb q\u00eb Demokrat\u00ebt apo dikush tjet\u00ebr nga opozita, t\u00eb sigurojn\u00eb votat p\u00ebr shkarkimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Abazovi\u00e7it dhe, pas k\u00ebsaj, t\u00eb vendoset n\u00ebse Qeveria aktuale do t\u00eb lejohet t\u00eb zhvilloj\u00eb procesin zgjedhor apo do t\u00eb formohet qeveri e re\u201d, thot\u00eb Vujoviq.<\/p>\n<p>Por, ai shton se Qeveria do t\u00eb mund t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht, n\u00ebse shp\u00ebtimi i saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Ai v\u00eb n\u00eb dukje edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta t\u00eb Demokrat\u00ebve me Kish\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndodh q\u00eb ata [Kisha Ortodokse Serbe] ushtrojn\u00eb ndikim te Demokrat\u00ebt \u2013 t\u00eb cil\u00ebve u konvenon rr\u00ebzimi i Abazovi\u00e7it \u2013 at\u00ebher\u00eb kryeministri aktual mund t\u00eb shpresoj\u00eb n\u00eb vazhdimin e mandatit t\u00eb tij. P\u00ebrndryshe, na pret shkarkimi i Abazovi\u00e7it dhe Qeveris\u00eb s\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, faktori ky\u00e7 q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Qeverin\u00eb e Dritan Abazovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb Kisha Ortodokse Serbe, p\u00ebrmes ndikimit t\u00eb saj te Demokrat\u00ebt\u201d, thot\u00eb Vujoviq.<\/p>\n<p>Qeveria e Abazovi\u00e7it ka miratuar Marr\u00ebveshjen Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe m\u00eb 8 korrik \u2013 pas s\u00eb cil\u00ebs gj\u00eb kan\u00eb pasuar kritika t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>\u201cQeveria ka braktisur agjend\u00ebn e integrimeve evropiane dhe me nguti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe pa u konsultuar me ekspert\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, duke u shkaktuar d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme interesave shtet\u00ebrore t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga DPS-ja.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shihet se \u201ccili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se DPS-ja nuk do t\u00eb mund t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn prej 41 deputet\u00ebsh p\u00ebr shkarkimin e Qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb kritik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb kryeministrit Abazovi\u00e7 dhe kan\u00eb protestuar n\u00eb disa raste kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb tij, Demokrat\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur m\u00eb her\u00ebt n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Por, nga sektori civil e kritikojn\u00eb Qeverin\u00eb e Abazovi\u00e7it p\u00ebr, si\u00e7 thon\u00eb, injoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Daliborka Ulareviq, nga Qendra p\u00ebr Edukim Qytetar, thot\u00eb se Abazovi\u00e7 dhe ministrat jan\u00eb \u201cmbyllur hermetikisht\u201d ndaj t\u00eb gjitha argumenteve q\u00eb ka ofruar sektori i OJQ-ve.<\/p>\n<p>Ulareviq thot\u00eb se paralajm\u00ebrimi i Abazovi\u00e7it se do t\u00eb organizoj\u00eb konsultime me sektorin joqeveritar dhe ekspert\u00ebt p\u00ebr marr\u00ebveshjen q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar, \u00ebsht\u00eb \u201cfyerje e logjik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 korrik, Qendra p\u00ebr Edukim Qytetar ka prezantuar nj\u00eb sondazh t\u00eb opinionit publik, i cili ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah se vet\u00ebm 11 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes Themelore me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p>Vujoviq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se ekzistojn\u00eb edhe dy skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por m\u00eb pak t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri, sipas tij, \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrcaktimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve brenda shumic\u00ebs aktuale qeveris\u00ebse, q\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, do t\u00eb n\u00ebnkuptonte t\u00ebrheqjen e Abazovi\u00e7it. Por, Vujoviq nuk beson se Abazovi\u00e7 do ta pranonte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>I dyti \u00ebsht\u00eb formimi i nj\u00eb koalicioni t\u00eb ri midis DF-s\u00eb, Demokrat\u00ebve dhe URA-s.<\/p>\n<p>\u201cFormimi i nj\u00eb shumice t\u00eb re nga partner\u00ebt e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ndoshta skenari m\u00eb pak i mundsh\u00ebm, sepse nuk zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e integrimit evropian dhe n\u00ebnkupton hyrjen e DF-s\u00eb n\u00eb Qeveri \u2013 gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn partner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar deri m\u00eb tani\u201d, thot\u00eb Vujoviq.<\/p>\n<p>Abazovi\u00e7 \u2013 Qeverin\u00eb e t\u00eb cilit e mb\u00ebshtesin partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 nuk ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb qart\u00eb nga Brukseli dhe Uashingtoni p\u00ebr miratimin e Marr\u00ebveshjes Themelore.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ambasadorja e Republik\u00ebs \u00c7eke n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Janina Hrebickova \u2013 vendi i s\u00eb cil\u00ebs kryeson aktualisht me Bashkimin Evropian \u2013 ka th\u00ebn\u00eb se nga pik\u00ebpamja e Brukselit, marr\u00ebveshja me Kish\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb prioritet p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb zgjedhjet e reja opsion?<\/strong><\/p>\n<p>DPS-ja dhe SDP-ja kan\u00eb gjithashtu mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr shkurtimin e mandatit t\u00eb Kuvendit, e cila do t\u00eb \u00e7onte pastaj n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb \u2013 si n\u00eb rastin e mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb \u2013 p\u00ebrve\u00e7 votave t\u00eb partive t\u00eb pakicave, t\u00eb cilat nuk dihet n\u00ebse i kan\u00eb, u duhet s\u00eb paku edhe nj\u00eb vot\u00eb nga radh\u00ebt e partive t\u00eb mbledhura rreth Frontit Demokratik pro-rus ose Demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>Edhe pse k\u00ebto parti, pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, kan\u00eb k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb reja \u2013 duke i konsideruar ato si opsion m\u00eb korrekt sesa zgjedhjen e Qeveris\u00eb pakic\u00eb t\u00eb Abazovi\u00e7it \u2013 ato, aktualisht, nuk duan t\u00eb deklarohen n\u00ebse do ta mb\u00ebshtesnin ose jo shkurtimin e mandatit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>As q\u00ebndrimi i partive t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme \u00ebsht\u00eb edhe situata n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ajo garanton mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb vot\u00ebs dhe pa nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese funksionale, nuk do t\u00eb ket\u00eb mbrojtje institucionale n\u00eb rast se shkelen t\u00eb drejtat zgjedhore t\u00eb qytetar\u00ebve. Gjykata Kushtetuese e Malit t\u00eb Zi aktualisht ka kat\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe nj\u00ebrit do t\u2019i skadoj\u00eb mandati s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese, s\u00eb shpejti, do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm tre an\u00ebtar\u00eb. Kjo nuk mjafton, sepse p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr zgjedhjet, duhet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku kat\u00ebr\u201d, thot\u00eb Vujoviq.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shton ai, aktualisht nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr caktimin e zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare.<\/p>\n<p>Qeveria e Dritan Abazovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb zgjedhur m\u00eb 28 prill t\u00eb k\u00ebtij viti me votat e DPS-s\u00eb, URA-s, SDP-s\u00eb, Partis\u00eb Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive t\u00eb popujve pakic\u00eb. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani kur Qeveria e Dritan Abazovi\u00e7it n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka mbetur pa mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb pjese t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse, ka lindur pyetja n\u00ebse do t\u2019i votohet mosbesimi apo do t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht, duke siguruar mb\u00ebshtetjen e partive opozitare: Frontit Demokratik pro-rus (DF) dhe Demokrat\u00ebve. K\u00ebto parti, s\u00eb bashku me L\u00ebvizjen URA t\u00eb Abazovi\u00e7it, kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":669620,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-669613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/669613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=669613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/669613\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/669620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=669613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=669613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=669613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}