{"id":670585,"date":"2022-07-14T13:47:23","date_gmt":"2022-07-14T11:47:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=670585"},"modified":"2022-07-14T13:47:23","modified_gmt":"2022-07-14T11:47:23","slug":"protestohet-kunder-propozimit-francez-para-kuvendit-te-maqedonise-se-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/protestohet-kunder-propozimit-francez-para-kuvendit-te-maqedonise-se-veriut\/","title":{"rendered":"Protestohet kund\u00ebr propozimit francez para Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut"},"content":{"rendered":"<p><strong>Derisa n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nis t\u00eb enjten debati p\u00ebr miratimin e dokumentit t\u00eb njohur si \u201cpropozimi francez\u201d, p\u00ebr zgjidhjen e kontestit me Bullgarin\u00eb, protestuesit kan\u00eb filluar t\u00eb mblidhen para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit n\u00eb Shkup.<\/strong><\/p>\n<p>Dy vendet, prej koh\u00ebsh, kan\u00eb mospajtime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs, t\u00eb identitetit dhe t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs historike, q\u00eb kan\u00eb bllokuar integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Franca ka dal\u00eb me nj\u00eb propozim prej shtat\u00eb pikash, q\u00eb k\u00ebrkon l\u00ebshime nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Shkupi, mes tjerash, duhet t\u00eb angazhohet p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs, me q\u00ebllim njohjen e pakic\u00ebs bullgare si komb i barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Qeveria maqedonase e ka mb\u00ebshtetur propozimin, por jo edhe opozita, e cila, tash e dy jav\u00eb gati, organizon protesta. Para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit, jan\u00eb mbledhur protestues me flamujt maqedonas e pankarta n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u2019iu drejtohet sot me nj\u00eb fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr miratimin e propozimit, si mund\u00ebsi e vetme p\u00ebr integrimin evropian t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por edhe p\u00ebr, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, forcimin e paqes dhe t\u00eb stabilitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Miratimi i propozimit n\u00eb Kuvend do t\u00eb n\u00ebnkuptonte mbajtjen e konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb nd\u00ebrqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, nd\u00ebrsa kapitujt e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb BE do t\u00eb nisnin vet\u00ebm pas ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e pakic\u00ebs bullgare n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Pika e propozimit q\u00eb ka nxitur m\u00eb s\u00eb shumti debat, \u00ebsht\u00eb ajo e gjuh\u00ebs maqedonase, e cila kontestohet nga Sofja, me pretendimin se para vitit 1945 ajo ka pasur \u201crr\u00ebnj\u00eb bullgare\u201d, sikurse edhe e kaluara e shum\u00eb figurave historike, identiteti i t\u00eb cilave pretendohet nga t\u00eb dyja shtetet.<\/p>\n<p>Sipas saj, propozimi nuk do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb momentin kur do t\u00eb nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy t\u00eb tretat e votave, t\u00eb cilat shumica parlamentare nuk i ka.<\/p>\n<p>\u201cKonkluzionet do t\u00eb kishin kuptim vet\u00ebm n\u00ebse Qeveria [e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut] pranon t\u00eb korrigjohet propozimi francez, duke hedhur posht\u00eb t\u00eb gjitha shantazhet, p\u00ebrfshir\u00eb ndryshimin e Kushtetut\u00ebs. N\u00ebse pranohet k\u00ebshtu, Maqedonin\u00eb [e Veriut] do ta fusin n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb krizave politike dhe tensioneve, n\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm. Por, besoj se propozimi do t\u00eb ngec\u00eb te ndryshimet kushtetuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski u ka b\u00ebr\u00eb thirrje deputet\u00ebve q\u00eb interesat shtet\u00ebrore t\u2019i vendosin, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb, para atyre partiake.<\/p>\n<p>Sipas Grupit Parlamentar t\u00eb LSDM-s\u00eb, konkluzionet q\u00eb do t\u2019i miratoj\u00eb Kuvendi, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb m\u00eb interesat komb\u00ebtare maqedonase.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike shqiptare, Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim n\u00eb pushtet dhe Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb, e mb\u00ebshtesin propozimin, si \u201czgjedhja e vetme dhe m\u00eb e mir\u00eb e mundshme p\u00ebr zhbllokimin e integrimit evropian t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d.<\/p>\n<p>Miratimi i propozimit, sipas tyre, \u201cdo t\u00eb evitonte mund\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb ndikimeve ruse n\u00eb vend dhe do t\u00eb forconte stabilitetin jo vet\u00ebm n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, por edhe m\u00eb gjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE tash e 17 vjet. Edhe pse zyrtar\u00ebt evropian\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn jeshile p\u00ebr nisjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, Bullgaria, si vend i BE-s\u00eb, i ka v\u00ebn\u00eb veto procesit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit n\u00eb Kuvend priten edhe protesta, por Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb forta sigurie para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe institucioneve t\u00eb tjera n\u00eb Shkup\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nis t\u00eb enjten debati p\u00ebr miratimin e dokumentit t\u00eb njohur si \u201cpropozimi francez\u201d, p\u00ebr zgjidhjen e kontestit me Bullgarin\u00eb, protestuesit kan\u00eb filluar t\u00eb mblidhen para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit n\u00eb Shkup. Dy vendet, prej koh\u00ebsh, kan\u00eb mospajtime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs, t\u00eb identitetit dhe t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs historike, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":670586,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-670585","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/670585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=670585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/670585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/670586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=670585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=670585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=670585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}